Re: Feja e Shqiptarit eshte...
SI U ISLAMIZUAN SHQIPTARËT E KRISHTERË?
(Sipas burimeve që ia dha dr. Don Shan Zefi Rilindjes, para dhjetë vitesh)
Kisha Shqiptare, e themeluar qysh para dymijë vitesh, prej Shën Palit dhe Apostujve tjerë, u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike, si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare
Shumëkush habitet pse studjojmë në një vend të varfër. Të rrallë janë ata që e dinë se Bukureshti ka qenë dikurë kryeqendra e Shqipërisë së mërguar, vatra e zjarrtë e atdhedashurisë shqiptare, qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip. Me ishliderin e shqiptarëve të këtij vendi, njihemi që nga janari i vitit 1971, që nga ajo këhë kur na njihte me bijtë dhe bijat e rilindasve tanë. Një pjesë e tyre jetojnë edhe sot e kësaj dite. Disa i ka kapluar mosha 90 vjeçare, ndërsa një plakush me prejardhje korçare, e ka kaluar moshën 103 vjeçare. Në kohën kur zoti Maksuti mbron nëpër tubime shkencore idenë se shqiptarët e kanë përqafuar krishërimin për njëmijë vjet para sllavëve, zoti Thanas Kristo Rëmbeci, i biri i një patrioti shqiptar, na furnizon me fotografi, artikuj e dokumente mbi kishën shqiptare të Bukureshtit, ku është mbajtur mesha e parë shqipe, në vitin 1911, falë prezencës së Nolit në këtë seli të shenjtë.. Përnga pikëpamja fetare, janë këto tema historike, që na ndërlidhin me lashtësinë tonë, që nga koha e Jezu Krishtit. Jo më kot, Don Antoni, që faktikissht është Xhemal Mustafa, e mba në ballë të klubit të tij, portretin e Papës, atë të Skënderbeut dhe të Nënë Terezës. Don Antoni i ka rrënjët nga Kosova.
Nga Kosova e kemi edhe dr. Don Shan Zefin, i lindur në vitin 1959, në fshatin Danub të Gjilanit. Është i biri i Nazifit dhe Ferides. Duke kuptuar qysh në rini, se të parët tanë kishin qenë katolikë, shpreh dëshirën për të studjuar teologjinë, së pari në Seminarin klasik ? Paulinum, të Suboticës, për të vazhduar pastaj studimet filozofiko ? teologjike te Jezuitët e Zagrebit. Diplomoi filozofinë (1983), si dhe teologjinë (1987), duke përfituar titullin ?dakaleureati?. Po atë vit, u shugurua si meshtar në Ferizaj, ku shërbeu si prift një vjet e gjysmë. Filloi të shkruajë aartikuj nëpër revista të ndryshme, ndërsa me pëlqimin e Imzot Nikë Prelës dhe Joakim Herbutit, në vitin 1988, u dërgua në studime post-diplomike, në Vatikan, ku magjistron pas tre vitesh (1991) me tezën ?Vlerësimi juridik të Koncilit të parë shqiptar (1703) ndaj laramanëve? (La valutazione Giuridica del Primo Concilio Nazionale Albanese del 1703 verso i cripto-cattalici).
Dy vjet më vonë (dhjetor, 1992), e mbrojti me sukses ttë lartë tezën e doktoratës ?RISERCA ASTORICO-JURIDICA SULL?ISLAMIZZAZIONE E LARAMANIZZAZIONE DEGLI ALBANESI, DAL XV.ALXX SEC.? (Kërkime historiko-juridike mbi islamizimin dhe laramanizimin e shqiptarëve, prej shek.XV deri në shek.XX). Në paraqitjen dhe mbrojtjen e doktoratës morën pjesë personalitete të shquara, ndër të cilët edhe meshtarët nga Kosova: Dr. Don Lush Gjergji, Don Zef Gashi, Don Ndue Gjergji...Profesorët, si dhe publiku, punimin shkencor të Don Shanit e vlerësuan si hulumtim serioz mjaft të thellë, shumë interesant dhe adekuat jo vetëm për shqiptarët, por edhe më gjerë. Përgjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës, e kemi njohur nga kjo zonë, edhe një prift tjetër shqiptar: Isak Ahmetin. Ishte nga Stublla e Epërme, dhe kishte studjuar teologjinë katolike, në Dubrovnik. Ka gjasë që Don Shan Zefi i do prindërve me emra myslimanësh, njësoj si Isak Ahmeti dhe bashkëfshatarët e tyre, nga pushtuesi osman i kishin marrë vetëm emrat, por jo edhe fenë.
Në bazë të një interviste që e realizoi Avni Shabani për Rilindjen, nga ana e këtij teologu kuptojmë se nuk është lehtë të merresh me një temë kaq të ndërlikuar, siç është laramanizimi i shqiptarëve, braktisja e krishtërimit dhe përqafimi i islamizmit. Duhen hulumtuar burime të shumta, ndër të cilat edhe arkivat sekrete të Vatikanit, aktet e koncilerve ekumenike, shkrimet e mbajtura nëpër kongrese. Pjesa e parë e disertacionit i referohet periudhës së lashtë të krishtërimit shqiptar, organizimit kishtar shqiptar, korrespondencës mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare, jetës monastike dhe të Shenjtërit e parë të kishës shqiptare deri në shek.VII, pastaj kalohet deri në invasionin dhe pushtimin turk të territoreve shqiptare, duke i nënvizuar periudhat e saja më të rëndësishme.
Pjesa e dytë, sipas Don Shan Zefit, sëbashku me pjesën e tretë, shtjellon islamizimin në kompleksin e tij: përhapjen territoriale dhe kohore të këtij fenomeni(...), diskriminimin juridiko-administrativ, persekutimin permanent të kishës ? klerit, kripto ? kristianizmi, propaganda ortodokse (sllavizimi i shqiptarëve) etj. Pjesa e fundit që është vazhdimësi e islamizimit sipërfaqsor, trajton fenomenin ?unik? të laramanizmit ndërshqipëtar, përhapjen kohore dhe territoriale, rikthimin në fenë e mëparshme dhe motivet kryesore të laraminizimit. Autori përpiqet t?i sqarojë qëndrimet zyrtare të Kishës ndaj laramanëve-myslimanëve, nën dritën e dokumenteve.
Si pasojë e invazonit osman, u shkatërruan tokat e shenjta shqiptare
Në pyetjen që ia bëri për Rilindjen zoti Avni Shabani autorit lidhur me përfundimet e arritura në fushë të hulumtimeve shkencore mbi krishtërimin dhe islamizimin e popullit tonë, Don Shan Zefi përgjigjet: Kisha Shqiptare qe e themeluar prej vetë Shën Palit (që ish Apostulli i parë, pra që nga koha e Jezu Krishtit- B.Y.), ) si dhe prej Apostujve të tjerë. Ajo u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike, duke filluar prej Nicuet 35 2 tutje, nga shumë Sinoda krahinore apo ndërkrahinore, ose dhe prej Asambleve hierarkike, si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare.
Pas pushtimit turk, vazhdon Don Shan Zefi, shumë Seli ipeshkvore (rreth 30 ? sosh) ose qendra kishtare, u shuan, u zhdukën, pra, edhe rregulltarët që kishin kontribuar të mbanin katolicizmin e kombin e vendit. Jo vetëm qendrat kishtare dhe manastiret do të rrënohen, por edhe qytete e fshatra të tëra do të fshihen nga fytyra e tokës. Popullata e krishterë detyrohet në nomadizëm dhe në shpërndarje. Ajo masakrohet apo reduktohet në robëri. Kështu perandoria osmane do t?i islamizojë 2/3 % të popullsisë, kundër vullnetit ose dëshirës së tyre. Argumentet që na i ofron autori, janë të qarta e bindëse. Jo më kot, teza e tij e doktoratës, e pregaditur dhe e mbrojtur para elitës shkencore të Romës, mori notën më të lartë. Sherri i klerit për shqiptarët, ka qenë përherë i rrezikshëm, si ai i priftërinjve që s?i duronte myslimanët, poashtu edhe ai i hoxhallarëve, që s?i duronte të krishterët. Neve s?na mbetet tjetër, veçse të zgjedhim rrugën e mesme: respekt, edhe ndaj njërës, edhe ndaj tjetrës fe, duke i shkrirë të dyjat, në një të përbashkët: atë të atdhedashurisë.