Feja dhe shkenca, ku bashkohen dhe ndahen ...

Hektor12

Locus omnem
Po kerkojme disa te verteta dhe ato qe konsiderohen mistike dhe te prekshme, mendova te hap dicka te tille te diskutojme ku bashkohen dhe ndahen feja dhe shkenca ... Jeni te mirepritur dhe hapur te diskutoni per kete pa u indikuar ne besimin reciprok ...
 

Al-Punk

Still here
Dikur pata lexuar nje artikull te nje prifti katolik qe eshte dhe astronom. Me pelqeu kur shkruante se shkenca eshte aty per te vene ne dyshim gjithcka, e feja per te treguar ku eshte e drejta dhe e gabuara...

Nuk munda ta gjej artikullin per fat te keq ta vendosja ne kete teme pasi me verte ishte interesant.
 

Hektor12

Locus omnem
Islami dhe shkenca – përputhshmëria apo konflikti?
Nga prof. dr. Abdus Salam, fitues i çmimit Nobel
Ky fjalim u mbajt nga prof. dr. Abdus Salami, fituesi i çmimit nobel në fizikë (1979) në UNESCO House të Parisit, më 27 prill të vitit 1984, pas ftesës nga organizata “Islam and the West” (Islami dhe Perëndimi). Takimin e inauguroi dr. Habib Chatti, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islame. Sipas programit, në këtë takim ishin ftuar dy përfaqësues nga feja Islame, ndërsa dy të tjerë për të paraqitur pikëpamjen perëndimore. Nga pala islame ishte dr. Abdus Salami dhe dr. Hussein AlJazaeri, ish-ministrër i shëndetësisë së Arabisë Saudite dhe tashmë drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga ana perëndimore ishte prof. Louis Leprince-Ringuet, profesor në politeknikë Ecole dhe prof. Jean Bernard, president i Akademisë Franceze për Shkencën dhe drejtor i Institutit për kërkime ‘Leukemia’.


KURANI FAMËLARTË DHE SHKENCA

Le të nisem me pohimin se unë jam mysliman dhe njëkohësisht një besimtar praktikues i fesë islame. Jam mysliman sepse i besoj mesazhit shpirtëror të Kuranit Famëlartë, i cili duke më dhënë shembuj nga kozmologjia, fizika, biologjia dhe mjekësia, më këshillon si shkencëtar t’i kushtoj rëndësi studimit të ligjeve të natyrës

Kurani thotë:

Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! Po qiellin, se si është ngritur?! Po malet, se si janë vënë të patundura?!

[El-Gashije 88:18-20]

dhe thekson:

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto. I lartësuar qofsh (nga çdo e metë)!” [Ale-Imran 3:189-190]

Kurani tregon epërsinë e ālimit, pra atij që zotëron diturinë dhe mendjehollësinë, duke parashtruar pyetjen: Si mund të qëndrojnë këta, të cilëve u mungojnë këto atribute, përballë atyre që i zotërojnë ato? Shtatëqind e pesëdhjetë ajete kuranore (pothuaj një e teta e librit) nxit besimtarët që të studiojnë natyrën, të përsiatin e të shfrytëzojnë arsyetimin në kërkimin e të përsosurit e për të kthyer kërkimin e diturisë dhe të kuptuarit shkencor në pjesën thelbësore të shoqërisë.

I Dërguari i Allahut savs ka theksuar se kërkimi i dijes dhe shkencës është detyrim i çdo myslimani dhe i çdo myslimanje. Ai urdhëroi ndjekësit e tij ta fitojnë dijen edhe nëse do t’u duhej të merrnin udhën për në Kinë në këtë kërkim. Këtu, pa dyshim, ai më shumë synonte dijen shkencore sesa atë shpirtërore, si dhe nënvizonte natyrën mbarënjerëzore në kërkimet shkencore.

Ky duhet të jetë kushti paraprak, nga i cili duhet të niset çfarëdolloj mendimi fundamental i Islamit. Krahas këtij kushti, do ta shtojmë atë që Maurice Bucaille ka pranuar shprehimisht në veprën e tij madhështore “The Bible, the Quran and Science” (Bibla, Kurani dhe shkenca):

‘Nuk ka asnjë ajet në Kuran, ku përmenden fenomenat natyrore dhe që bien në kundërshtim me atë që ne dimë me siguri nga zbulimet shkencore.’

Përpos këtyre vihet kushti i tretë; gjatë gjithë historisë islame, nuk ka ngjarë asnjëherë ajo që i ndodhi Galileut apo Gjordano Brunos. Persekutimet kanë qenë, dënimet publike madje përjashtime dhe bojkote kanë ndodhur, por gjithmonë për mospajtime doktrinare e jo për idetë shkencore. Aq më tepër, inkuizicioni i parë, i cili u shfaq në Islam, nuk drejtohej nga teologët ortodoks, por nga të ashtuquajturit racionalistët, Mu’tazala. Këta ishin teologët që krenoheshin për përdorimin e arsyetimit. I famshmi Ahmad bin Hanbali ishte një ndër ata që iu nënshtrua tiranisë së tyre.
 

Hektor12

Locus omnem
ZANAFILLA E ISLAMIT DHE SHKENCA

A në të vërtetë myslimanët e parë i kishin marrë seriozisht këto udhëzime të Kuranit të Shenjtë dhe të Dërguarit të Allahut savs?

Vetëm njëqind vjet pas vdekjes së Profetit të shenjtë savs, myslimanët i caktuan vetes zotërimin e shkencave të asokohshme si detyrë kryesore. Në një mënyrë sistematike, ata përkthyen gjithë korpusin e diturisë së deriatëhershme në gjuhën fetare, pra arabisht. Duke themeluar qendrat e studimit shkencor (Bejtul Hikmah), ata fituan epërsinë e padiskutueshme në fushën e shkencën që do të vazhdonte për treqind e pesëdhjetë vitet e ardhshme.

George Sartoni në veprën e tij monumentale, History of Science (Historinë e Shkencës) përshkruan përmasën madhështore të kësaj arritjeje. Sartoni ka ndarë historinë e tij të arritjeve të mëdha në fushën e shkencës në Epokë, ku secila Epokë shtrihet për një periudhë kohore prej pesëdhjetë vjetësh. Në krye të çdo epoke qëndron një figurë kryesore: bie fjala, 500-450 p.e.s. ishte epoka e Platos, e ndjekur nga epoka e Aristotelit, Euclidit, Arkimedesit dhe me radhë. Por nga 750 deri në 1100 është një seri e vazhdueshme epokash me emrat si Xhabiri, Kuarizmi, Razi, Masudi, Abul Uafa, Biruni dhe Umer Hajjam. Në këto 350 vjet kimistët, algjebristët, mjekët, gjeografët, matematikanët, fizikanët dhe astronomët arab,turk, afgan dhe persian nga federata të ndryshme myslimane pushtuan skenën botërore të shkencave. Vetëm pas viteve 1100, nisen të shfaqen emra të parë perëndimorë në skemën e Sartonit, megjithatë akoma për 250 vjet të tjera, ata do të ndanin këtë nder me burrat e shquar myslimanë si Ibni Rushd, Nasiruddin Tusi dhe Ibni Nafis.

Një ndër arsyet kryesore pas arritjes së studimeve shkencore të Islamit ishte karakteri i tij mbarëbotëror. Perandoria myslimane tejkalonte kufijtë gjeografik e kombëtar dhe shoqëria e saj hershme ishte tolerante ndaj popujve të tjerë dhe ideve të tyre.

Një ndër aspektet e nderimit të shkencës në Islam ishte patronazhi që ajo gëzonte në perandorinë Islame. Mund të parafrazohet mendimi i H.A.R. Gibbit në lidhje me letërsinë arabe si një situatë paralele për shkencë “Në një shkallë më të gjerë, lulëzimi i shkencave në Islam ishte i kushtëzuar… me gjerësinë e botëkuptimit dhe nën patronazhin e gradave të larta. Ndërkaq shoqëria Islame ishte në rënie, shkenca humbi gjallërinë e forcën e saj. Por derisa, në një kryeqytet apo tjetrin, princat dhe ministrat gjenin kënaqësi, përfitim apo famë duke mbrojtur shkencën, pishtari vazhdoi të ndriçohej.”
 

Hektor12

Locus omnem
EPOKA E ARTË E SHKENCËS NË ISLAM

Epoka e artë e shkencave në Islam padyshim ishte periudha e viteve 1000, pra epoka e Ibn-e-Sinasë (Avecenna), i fundit nga mesjeta dhe nga bashkëkohësit e tij, e i pari nga modernistët, të Ibn-al-Haithamit dhe Al-Birunit. Ibn-al-Haithami (Alhazen, 965-1039) konsiderohet një ndër fizikanët më të shquar e të gjitha kohërave. Ai parashtroi tezën se një rreze drite, duke përshkuar përmes një ambienti, ndjek rrugën më të lehtë dhe “më të shpejt”. Në këtë mënyrë ai parashikonte parimin e Fermatit për ‘kohën minimale’ që ai do të paraqiste pas disa shekujsh.a Ai gjithashtu parashtroi tezën e inercisë (plogëtisë), e cila më vonë do të bëhej ligji i parë i lëvizjes te Njutoni. Ai shpjegoi procesin e thyerjes për nga marrëdhëniet materiale, duke studiuar lëvizjen e ‘grimcave të dritës’ kur ato përshkonin nëpër sipërfaqen e dy mjeteve, në përputhje me ligjin drejtkëndësh të forcës. Kjo arritje u ri-zbulua e u përpunua më vonë nga Njutoni. Pjesa V e ‘Opus Majus’-it të Roger Bacon-it është pothuajse kopje e Optikës të Ibn-al-Haithamit.b S’është për t’u çuditur se Bacon-i gjithmonë thoshte se njohja e gjuhës arabe dhe të shkencave arabe ishte e vetmja rrugë drejt dijes së vërtetë.

Al-Biruni (973-1048), bashkëkohësi i dytë e i shquar i Ibn-i-Sinasë punoi në Afganistan. Ai ishte shkencëtar që ndiqte metodën empirike ashtu si Ibn-i-Haithami. Ai ishte modern dhe jo-mesjetar në pikëpamjet e tij si Galileo, bashkë me të cilin ai do të ndante zbulimin e pavarur (paraprak) të ashtuquajturit ‘invariant Galilian të ligjeve natyrore’- një formulim emancipues sipas të cilit ato Ligje Fizike që veprojnë në tokë, janë në fuqi edhe mbi trupat qiellor në këtë gjithësi.

Nuk ka asnjë pikë dyshimi se shkenca perëndimore është trashëgim greko-islam. Megjithatë, në përgjithësi mendohet se shkenca islame është një dukuri e përftuar. Sipas këtij mendimi, shkencëtarët mysliman ndoqën traditat teorike greke në mënyrë të verbër dhe nuk kontribuuan aspak në metodat shkencore.

Ky pretendim është i gabuar. Si në të gjitha periudhat e studimeve intensive shkencore, në fazën e parë njeriu bazohet në atë që ka trashëguar; ndërsa në fazën tjetër të formimit, ngrihen dyshimet mbi mësimet e mjeshtërve të parë. Kjo fazë ndiqet nga një ndërprerje. Një ndërprerje e tillë u shoqërua me lindjen e vrojtimit dhe eksperimenteve pikërisht në shkencat Islamike. Përfaqësuesit e shquar të kësaj kthese ishin Ibn-al-Haitham dhe El-Biruni. Dëgjoni këtë vlerësim të Aristotelit nga el-Biruni. Dëgjoni vlerësimin që El-Biruni i bën Aristotelit:

“Problemi që kanë një shumicë njerëzish është tejkalimi në respektin e pikëpamjeve të Aristotelit. Ata janë të mendimit se pikëpamjet e tij nuk mund të kenë asnjë lajthitje, edhe pse ata dinë se Aristoteli thjesht merrej me përfundimet teorike në kapacitet të plotë, dhe asnjëherë nuk pohoi se pikëpamjet e tij ishin të mbrojtura nga Zoti dhe ai vetë kishte imunitet ndaj gabimeve.”

Ose ja shikoni përfundimin e ngulmët të tij për gjeologji:

“… por nëse ju të shikoni tokën Indiane me sytë tuaj dhe të përsiatni mirë natyrën e saj, nëse të studioni gurë të rrumbullakët që gjenden në thellësinë e saj, sado të gërmoni, që mund të jenë në përmasa të mëdha afër vendeve malore ku lumenjtë rrjedhin me rrymë të fortë, në përmasa të vogla larg vendeve malore ku lumenjtë rrjedhin të qetë e ngadaltë dhe të copëtuar (të pluhurzuar) në formën e rërës aty ku uji është i amullt (i ndenjur) sidomos afër burimit të tyre ose afër grykës së derdhjes së lumenjve në det – po të shqyrtoni të gjitha këto fakte, me siguri do të arrish përfundimin se India dikur ishte një det dhe gjatë një periudhe të gjatë u mbush nga aluvioni i lumenjve.”

Më në fund, el-Biruni shkruan për besëtytnitë mesjetare:

Sipas popullit më datën 6 (të janarit) vjen një çast kur i gjithë uji i kripur shndërrohet në ujë të ëmbël. Meqenëse të gjitha veçoritë e ujit varen krejtësisht nga natyra e tokës… andaj këto cilësi e vlera kanë një farë qëndrueshmërie… prandaj ky mendim është plotësisht i pabazuar. Vëzhgimet dhe eksperimentimet e vazhdueshme do t’i tregojnë çdokujt kotësinë e këtij pohimi.”
 

Hektor12

Locus omnem
SIPAS BRIFFAULTIT

“Ndonëse grekët ishin të parët që sistemuan, përgjithësuan dhe teorizuan (gjërat), por mënyra të ngadalta të hulumtimit, grumbullim i diturisë pozitive, metoda të hollësishme shkencore, shqyrtime të detajuara e të zgjatura dhe kërkime eksperimentale të gjitha ishin të papajtueshme në temperamentin grek. Atë që ne e quajmë shkencë, lindi në Evropë si rezultat i një frymëzimi të ri të shqyrtimit, të metodave të reja të kërkimit, të metodave të eksperimentit, të studimit, të përcaktimit dhe të zhvillimit të matematikës në një formë të panjohur te Grekët. Këtë frymë dhe këto metoda ia paraqitën Arabët botës evropiane. Shkenca moderne është kontributi më i rëndësishëm i qytetërimit Islam.”

Këto vlerësime të Briffaultit përforcohen nga Sartoni:

“Një ndër tragjeditë e historisë është se agimi i frymës moderne në shkencë udhëhequr nga el-Biruni dhe Ibn al-Haithami u ndërpre; ajo nuk arriti të sillte një ndryshim të përhershëm në metodologjinë shkencore. Vetëm pas njëqind vjetësh gjatë të cilëve punuan El-Biruni dhe Ibn al-Haithami, krijimi shkencor në Islam mori fund. Bota duhet të priste pesëqind vjet të tjera derisa të arrinte të njëjtin nivel pjekurie dhe këmbënguljeje në kërkim e eksperimentim me Tycho Brahen, Galileon dhe bashkëkohësit e tyre.”
 

Hektor12

Locus omnem
RËNIA E SHKENCËS NË ISLAM

Sipas mendimit tim, fundi i shkencës organike ndër federata islame rrjedh kryesisht nga shkaqet e brendshme. Së i pari nga izolimi i iniciativës sonë shkencore dhe së dyti nga dekurajimi e mospërfillja ndaj ndryshimit dhe risisë (teklid).

Pse krijimtaria shkencore u zhduk në Islam? Duke filluar nga vitet 1100 e.r., kjo tatëpjetë u përfundua rreth 1350 e.r. Pse ne nga toka Islame mbetëm mprapa?

Askush nuk e di këtë me siguri. Vërtet kanë qenë edhe arsyet e jashtme, si shkatërrimi i shkaktuar nga mësymja e Mongolit, ndonëse e rëndë, por kjo mësymje shkaktoi një ndërprerje. Sepse gjashtëdhjetë vjet pas Xhengizit, nipi i tij Halagu do të themelonte një observator në Maraga, ku më vonë do të punonte Nasiruddin Tusi.

Sipas vështrimit tim, fundi i shkencave organike brenda federatave islame vjen më shumë nga shkaqet e brendshme – së pari nga izolimi i ndërmarrjes sonë shkencore dhe së dyti nga dekurajimi për ndryshim dhe risi. Fundi i shek. XI dhe fillimi i shek. XII ishte periudha me konflikte të mëdha fetare dhe sektare të motivuara nga interesa të ulëta politike. Madje dikush si Imam Gazali, shkroi në veprën e tij me famë Ihjai ulumuddin (Rilindje e Diturisë Fetare) rreth 1100 e.r.:

“Një krim i rënd po bëhet kundër besimit nga njeriu që përfytyron se Islami mbrohet nga mohimi i shkencave matematike. Sigurisht e vërteta e shpallur nuk mban asnjë gjë që t’u kundërvihet këtyre shkencave përmes mohimit apo pohimit, ndërsa edhe këto shkenca nuk kanë qëllim t’i kundërvihen vërtetësisë së besimit.”

Edhe pse Imam Gazali shkroi këto fjalë, prirja e asaj kohe u kthye nga krijimtaria shkencore te sofizmi me shpirtëroren e tij dhe te mungesa e tolerancës për ndryshim (teklid) dhe risi në të gjitha fushat e diturisë përfshirë këtu edhe shkencat.

Për të ilustruar këtë plogështi e apati ndaj veprimtarisë shkencore që kaploi gjithë Islamin, më lejoni të citoj Ibne Haldumin (1332-1406), një ndër historianët më të mëdhenjtë dhe nga intelektualet më të shquar të të gjitha kohërave. Ibne Haldumi shkruan në veprën e tij Mukedima:c

“Ne kemi dëgjuar në kohë të fundit se në vendin e Frankut dhe në brigjet veriore të Mesdheut, gjendet një kulturë e pasur e shkencës filozofike. Thuhet se këto studiohen atje dhe mësohen në nivele të ndryshme. Shpjegimet sistematike ekzistuese që parashtrohen prej tyre, thuhet se janë gjithëpërmbledhëse, njerëzit që kanë dijeni për këtë janë të shumtë, ndërsa studentët e tyre janë akoma më shumë. Allahu e di më së miri se çfarë ndodhet atje. … por një gjë është e qartë se problemet e fizikës nuk mbajnë ndonjërëndësi tek ne në çështjet tona fetare. Prandaj ne duhet t’i lëmë mënjanë.”

Ibne Halduni tregon shumë pak kureshtje, por dëshirë aspak. Plogështinë që fjalët e tij duken se përcjellin na çon drejt një tërheqje nga brenda dhe një izolimi të ndërmarrjes sonë shkencore. Kush nuk e di se izolimi në fushën shkencore dhe respekti ndaj autoriteteve që e shkaktojnë atë, nënkupton vdekjen intelektuale. Gjatë ditëve tona më të bukura, në shek. IX dhe X, ne kishim gjetur në Bagdad dhe Kajro institute ndërkombëtare për studime të larta (Bejtul Hikmah) ku zhvilloheshin konkurse me famë botërore për shkencëtarët e studiuesit. Por që nga 1300 e.r., nuk ka më. Çfarëdo shkence që u kultivua, ishte e përqendruar në shkollat fetare, ku traditat vlerësoheshin më shumë se sa përtëritja e risia. Të diturit e Transoxianas, pasi që mësuan për hapjen e medresesë së parë, caktuan një shkencë serioze si menesonial në përkujtimin e shkencës së vdekur. Ata u treguan më korrekt në vlerësimin e tyre. E gjithë natyra enciklopedike e dijes dhe shkencës në Islam ishte pengesë në një periudhë specializimi. I tërë fakulteti i kritikës, përmes të cilit, një studiues i ri mund të dyshonte çka i mësohej, e rishqyrtonte dhe mund të parashtronte koncepte të reja, tashmë nuk as nuk lejoheshin e as inkurajoheshin.

Për të përfunduar historinë, nga koha e Ibne Haldumit, ky izolim intelektual e shkencor vazhdoi – madje edhe gjatë perandorive të mëdha Islame, gjatë perandorisë Osmane, perandorisë persiane Safvi dhe asaj indiane Mugal. Nuk mund të mendohet se këta sulltanë dhe shehensha s’kishin asnjë dijeni për avancime teknologjike të evropianëve. Është shumë e vështirë që ata të kishin mbetur të paditur nga epërsia e rrëmbyeshme e venedikasve apo gjenovezëve në prodhimin e armëve apo mjeshtërinë e portugezëve në lundrim dhe ndërtim anijesh, sidomos kur ata sundonin oqeanet e botës, përfshirë të gjitha ato që preknin kufijtë e vendeve myslimane si dhe rrugën detare të haxhit. Por një gjë është e sigurtë se myslimanët kurrë nuk arritën të kuptonin se mjeshtëria lundruese e portugezëve nuk ishte e rastësishme, por ajo ishte formuar në mënyrë shkencore dhe ishte kultivuar pas shumë përpjekjeve, duke filluar nga themelimi i institucionit kërkimor në Sagres, ngritur nga princ Henri Navigator në 1419.

A kjo dobësi buroi nga arroganca e keqpërdorur? William Eton, konsulli anglez në perandorinë Osmane, shkruan në një letër në vitin 1800:

“Askush nuk ka idenë për navigacionin dhe përdorimin e magnetit. Udhëtimi, si burim kryesor i shtrirjes dhe ngritjes kulturore është plotësisht i ndaluar nga shpirti arrogant i besimit të tyre dhe … smira me të cilën vështrohen marrëdhëniet me të huaj – është i natyrës që nuk reflektohet në karakterin zyrtar – pra njeriu i shkencës së përgjithshme – nuk njihet veçse si një mjeshtër që duhet të merrej me prodhimin e topave, ndërtimin anijesh dhe etj., ai vlerësohet pak më mirë se një çmendur.”

Ai përfundon me një vërejtje, në një zë ogurzi modern:

“Ata pëlqejnë të bëjnë tregti me ata që u sjellin artikuj të dobishëm dhe të vlefshëm, pa menduar fare për të prodhuar ata.”
 

Hektor12

Locus omnem
SHKENCA MODERNE DHE BESIMI

Çfarë është situata sot? Ndër të gjitha qytetërimet e mëdha botërore gjendja më e katandisur e shkencës është në vendet islame. Unë ndonjëherë dyshoj se disa prej myslimanëve besojnë se nëse teknologjia në themel është neutrale dhe skajshmëria e saj mund të zbutet përmes ndjekjes së etikës Islame, shkenca në anën tjetër vjen me një mendim të paracaktuar, që shkenca moderne me doemos duhet të na çojë drejt “arsyetimit” “racionalizmit” dhe përfundimit drejt braktisjes; domethënë ata që ndjekin shkencën ‘do të mohojnë përcaktimet e kulturës sonë’. Pikërisht në këtë mendim fshihet një fyerje ndaj vlerave tona kulturore për shkak të brishtësisë së tyre mendore. Por, duke e lënë mënjanë këtë vështrim, më lejoni të them: Mos luftoni betejat e së shkuarës kur të ashtuquajturit ‘filozofë racional’ me pikëpamjet e tyre dogmatike e të paarsyeshme, në doktrinat kozmologjike, që ata trashëguan nga Aristoteli, hasën vështirësi për t’i pajtuar këto koncepte me fetë e tyre.

Më duhet të rikujtoj që këto ndeshje ishin më të përgjakshme midis studiuesve që u përkisnin shkollave krishtere të mesjetës. Problemet kryesore që i merakosnin këta studiues lidheshin me kozmologjinë e metafizikën: ‘A toka gjendet në një vend të paluajtshëm, a ekziston diçka përtej saj? Zoti a drejton gjjithësinë lëvizës drejtëpërdrejt për një synim efikas ose Atij i intereson vetëm synimi përfundimtar? A të gjithë trupat qiellor vihen në lëvizje nga një forcë lëvizëse apo disa të tillë? A forcat lëvizëse qiellore kanë dobësi e lodhje? Çfarë është karakteri i lëndës qiellore? Ajo a i ngjan lëndës tokësore, për sa i përket cilësive të qenësishme si nxehtësi, ftohje, lagështi dhe thatësi? S’kemi pse të çuditemi kur Galileo u mundua për herë të parë të klasifikonte këto probleme, që i përkisnin domosdoshmërish sferës së fizikës, për të gjetur përgjigjet e tyre përmes eksperimentimit fizik, ai u persekutua. Kthimi nga vendimi që u mor atëherë kundër tij po bëhet tani pas 350 vjetësh.

Më 9 maj 1983, në një ceremoni të posaçme në Vatikan, Shenjtëria e tij Papa Xhon Paul II në praninë e 33 nobelistëve dhe 300 shkencëtarëve të tjerë, deklaroi:

“Përvoja e Kishës, gjatë dhe pas çështjes së Galileos, e ka përcjellë te një qëndrim më të pjekur. … Kisha nga ana e saj mëson vetë nga përvoja e shqyrtimi dhe ajo tashmë dallon më mirë kuptimin që i duhet dhënë lirisë shkencore … një ndër cilësitë më të shquara të njeriut. Është kërkim përmes të cilit njeriu e arrin të vërtetën. … prandaj Kisha është e bindur që nuk mund të ketë asnjë mospajtim midis shkencës dhe besimit… (megjithatë) përmes një studimi modest dhe ngulmues (Kisha) ka mësuar të ndajë vetitë themelore të besimit nga sistemi shkencor i një periudhe të dhënë, veçanërisht kur duket se studimi i Biblës, i ndikuar nga kultura, detyrimisht lidhet me kozmogoni.
 

Hektor12

Locus omnem
KUFIJTË E SHKENCËS

Në fjalët e tij, nëse Papa nënvizoi pjekurinë që Kisha kishte arritur në marrëdhënie me shkencën; ai gjithashtu duhet të kishte theksuar të kundërtën – pranimin e kufizimeve të disiplinave të tyre nga shkencëtarët që nga koha e Galileos – identifikimin e faktit se janë akoma shumë çështje që qëndrojnë përtej territorit të shkencës së sotme, madje edhe asaj të së ardhshmes. Edhe pse ne mund të hamendësojmë për disa probleme, por kurrsesi nuk mund të vërtetojmë spekulimet tona në mënyrë empirike. Ama është boshti empirik që qëndron në thelb të shkencës moderne. Ne jemi më modest se sa do të kishte qenë Ibne Rushdi (Averroesi). Ibne Rushdi ishte fizikan me njohuri të jashtëzakonshme, me kontribute të mëdha në studimin e ethes dhe të retinës. Ky është një ndër deklarimet e tij për përjetësinë shkencore. Megjithatë, në një disiplinë tjetër si ajo e kozmologjisë, ai pranoi spekulime e Aristotelit, pa i njohur se ato ishin vetëm spekulimet që mund të dilnin të gabuara në eksperimentimet e së ardhmes. Shkencëtari i sotëm di më mirë se kur e ku ai bën spekulime, ai nuk hedh deklarata për mbylljen e çdo lloj mendimi rreth tyre. Madje edhe për fakte tashmë të pranuara gjerësisht, ne bindemi që mund të zbulohen fakte të reja, të cilat pa i shtrembëruar zbulimet e mëparshme, mund të na shpien drejt përgjithësimit; pra duke sjellë ndryshime të mëdha në konceptet e botëkuptimit tonë.

Në fushën e fizikës, kjo ndodhi në krye të këtij shekulli me zbulimin e teorisë së relativitetit dhe kuanteve. Kjo mund të ndodhë sërish, sepse nëse po kufizohen rastet e koncepteve të reja, botëkuptimi ynë i deritanishëm po bëhet gjithnjë më i pranueshëm dhe më gjithpërfshirës.

Mua më është thënë të shtjelloj këtë pikë:

Unë kam përmendur për kthesën rrënjësore në konceptet e fizikanëve në lidhje me relativitetin e kohës. Na duket e pabesueshme se gjatësia e kohës së intervalit varet nga shpejtësia, pra sa më shpejtë do të lëvizim, aq më gjatë do t’i dukemi në të jetuarit atij që nuk lëviz me ne. Kjo nuk është pjellë e fantazisë sonë. Ejani në laboratorit e grimcës elementare të CERN-it në Gjenevë, ku prodhohen grimca jetëshkurtëra siç është mouni, ose në laborator këtu në Orsaj dhe shënoni kohën intervale që kalohet derisa muaonët e shpejtësive të ndryshme prishen në elektron e neutron. Muonët me shpejtësi më të lartë pushojnë më vonë se sa ata që kanë shpejtësi të ngadaltë, pikërisht në përputhje me ligjin sasior (kuantitativ) të relativitetit, parashtruar për herë të parë nga Ajnshtajni në 1905. Fizikës iu desh shumë kohë për të vërtetuar apo kuptuar Ajnshtajnin. Fatmirësisht, me sa duket, filozofët akoma s’kanë kuptuar Ajnshtajnin. Me sa di unë, nuk ekziston asnjë sistem filozofik, që ngrihet mbi idenë e hapësirës dhe të kohës.

E dyta dhe mundësisht kthesa vendimtare në mendim erdhi në 1926 me parmin e Paqartësisë të Heisenbergut. Ky parim i përket ekzistencës së kufizimit konceptual në njohjen tonë. Ky konfirmon p.sh. se asnjë matje fizike nuk mund të tregojë se në këtë tryezë qëndron një elektron dhe që ai është në gjendje të palëvizshme. Mund të bëhen disa prova për të treguar se saktësisht ku ndodhet elektroni; por këto eksperimente do të asgjësojnë mundësinë e gjetjes së njëhershme të pyetjes se a elektroni është në lëvizje dhe nëse po, atëherë në çfarë shpejtësie? Njohja jonë ka një kufizim të qenësishëm që me sa duket është i dekretuar. Unë rrëqethem nga tmerri duke përfytyruar se çfarë do t’i ndodhte Heisenbergut, nëse ai do të ishte lindur në mesjetë – kur betejat teologjike mund ta kishin ndërkryer atë se vallë a mos ekziston kufizimi i ngjashëm për dijen që zotëron Zoti.

Pra siç ndodhu, u plasën betejat, por në fushën e fizikës së shek. XX. Opinioni revolucionar i Heisenbergut, i përkrahur nga të gjitha prova të njohura, asnjëherë nuk është pranohet nga shumica e fizikanëve. Fizikani më i shquar i të gjitha kohërave, Ajnshtajni harxhoi një pjesë të bukur nga jeta e tij, duke kërkuar mangësitë në argumentet e Heisenburgut. Ai nuk arriti të mohonte provat eksperimentale, por shpresoi se prova të tilla mbase mund të shpjegoheshin brenda një sistemi tjetër teorik. Pavarësisht nga përpjekjet e përsëritura të Ajnshtajnit, një sistem i tillë akoma nuk është gjetur. Edhe pse vështirë të shfaqet, por kush nga ne mund të shpallë se ai nuk do të gjendet kurrë.

A shkenca moderne i bie ndesh pasqyrimit metafizik? Le të shqyrtojmë disa shembuj rreth këtij konteksti nga mendimi modern shkencor:

Shembulli im i parë i takon doktrinës metafizike të krijimit nga asgjëja. Sot ne besojmë në kozmologji.
 

rikima

Forumium maestatis
Hemm shume shume interesante kjo teme.Une e mendoj se te dyja mundohen te bejne "mire" ta bejne boten me te mire por asnjera nuk e arrin.Te dyja kane thelbin per ta bere njerezimin me te mire por nuk zbatohen sepse te dyja kontrollohen nga njeriu dhe dora e njeriut vetem ka bere keq.prandaj te dyja keto "arme" ne doren e njeriut jane te rrezikshme.Por pa njera tjetren sdo kishte kuptim njerezimi yne *:D
 

Hektor12

Locus omnem
SHKENCA DHE FEJA - MUNDËSIA E NJË BASHKËPUNIMI TË NDËRSJELLË?!

Gabim i madh është se shumë definoma nga veprat religjioze më tepër merren ashtu konkrete sikur edhe janë, pa në interpretim paraprak të gjithanshëm dhe të përsiatur.(gnostik) Ta zëmë, religjioni si princip hyjnor e potencon veprimin e Ligjit të përhershëm evolutiv të të kundërtave në Univers. Ligjshmëri kjo, që shkenca e fizikës dhe shkencat tjera ekzakte e kanë dëshmuar atë princip në disa lëmi.

Të gjithë ne, në njëfarë forme, jemi të armatosur me një presion të imponuar si bindje se, shkenca, si vetëdije më e avancuar e njeriut të sotëm bashkëkohor, është e vetmja e vërtetë që e mësojmë e cila ka treguar rezultate më pragmatike materiale deri më sot. Nga ana tjetër, një njohuria paradoksale me të është religjioni. Kjo formë më e vjetër dhe ende tejet e përhapur në botë si vetëdije, që ende, sot e kësaj dite, është thellë e instaluar në botëkuptimin tonë bashkëkohor civilizues. Në fakt, e pra, gjithnjë na reflektohet si njohuri materiale pragmatike dhe racionale, ndërsa e dyta, si njohuri jomateriale shpirtërore- irracionale. Sido që të jetë, që të dyja këto mësime doktrinarë, për nga sasia dhe përhapja hapësinore globale, janë njësoj të përqafuara si realitete dhe përshtypja e përbashkët është dominimi i një bindje mbi raportet ekstreme antagoniste dhe armiqësore që ato kanë në mes veti. Një kundërshti aq e fuqishme saqë duket se patjetër njëra do te triumfojë tek atëherë kur te vdesë tjetra.

Por, në historinë njerëzore, gjithnjë kanë ekzistuar mendimtarë të urtë, të cilët, edhe përpos ekstremeve paradoksale evidente në mes këtyre urtësive, kanë tentuar që t’i vejnë ato në një bashkëpunim të shkëmbimit të ndërsjellët së paku informativ. Edhe pse jo e zyrtarizuar dhe jo aq publikisht, sot kjo tendencë e mirëfilltë, mbase dita ditës është aktuale dhe mund të thuhet lirisht se, në këtë drejtim, janë bërë hapat e para serioze të rishikimit akademik të një mundësie të tillë.
A thua, a është e mundur që për të mirën e gjithë njerëzimit, më në fund të arrihet një pajtim i tillë historik: shkenca dhe feja të bashkëpunojnë në mes veti?!!

Ne njërën anë të të kundërtave, si më të imponuar në këtë çështje, qëndrojnë disa shkencëtarë, bie fjala, kimisti Piter Atkins, i cili mendon se pajtimi i fesë me shkencën është i pamundur. Më pas, Atkinsi thotë se te besosh ''qe Perëndia është shpjegimi për ekzistencën (e diçkaje, aq me pak te gjithçkaje) është e përbuzshme nga ana intelektuale''.

Në anën tjetër qëndrojnë njerëzit fetare qe për këtë pamundësi të pajtimit dhe bashkëpunimit e fajësojnë shkencën për rrënimin e besimit te feja. Këta individë besojnë se shkenca, me mënyrën se si zbatohet sot, është një mashtrim; faktet e saj mund te jene te vërteta, por keqinterpretimi i këtyre fakteve i minon bindjet e besimtareve. Për shembull , biologu William Provain thotë se darvinizmi nuk nënkupton ''themelin baze te etikes; as se cila është ne thelb domethënia e jetës''.

Megjithatë, deri ne një fare mase konflikti është zhvilluar për shkak te pohimeve te rreme ose te pavërtetuara te bëra nga te dyja palët. Udhëheqësit fetare kane mësuar për shekuj me radhe legjenda te trilluara dhe dogma te gabuara, qe bien ndesh me zbulimet shkencore te kohës se sotme dhe qe nuk bazohen te shkrimet e frymezuara. Per shembull, kisha katolike e Romes e dënoi Galileon për shkak te përfundimit të saktë qe nxori se toka rrotullohet rreth diellit. Në fakt, Pikëpamja e Galileos nuk ishte aspak kundër Biblës, por ishte kundër asaj qe mësonte kisha ne atë kohe.


Nga ana tjetër, shkencëtaret ngarkohen me faj kur e mësojnë si FAKT teorinë e pavërtetuar se jeta evoluoi nga materia e pajete, pa ndërhyrjen e Perëndisë. Ata tallen me besimin fetar duke e quajtur injorancë dhe joshkencore.

A thua në cilat çështje mund të pajtohet shkenca me fenë?

Në lidhje me këtë shqetësim, në vazhdim, do të tentojmë së bashku të japim disa shembuj që sot nga shkenca konsiderohen si zbulime të rëndësishme, e në fakt, ato, në një farë forme, tërthorazi apo drejtpërdrejtë, veç kanë qenë si të kamufluara në shumë predikime të religjioneve të ndryshme.

Për të tentuar që të japim ndonjë shembull sa më të kapshëm logjik në këtë drejtim, fillimisht duhet konstatuar se mësimet religjioze janë shkrime dhe predikime me kuptime metaforike, pas deshifrimit të së cilave, qëndron një porosi e vlefshme praktike. Ato gjithnjë janë të përgjithshme dhe jo konkrete, pikërisht sepse vlefshmëria e tyre është paraparë të vazhdoj për të gjitha kohët e ndryshme të shoqërive njerëzore.

Gabim i madh është se shumë definoma nga veprat religjioze më tepër merren ashtu konkrete sikur edhe janë, pa në interpretim paraprak të gjithanshëm dhe të përsiatur.(gnostik) Ta zëmë, religjioni si princip hyjnor e potencon veprimin e Ligjit të përhershëm evolutiv të të kundërtave në Univers. Ligjshmëri kjo, që shkenca e fizikës dhe shkencat tjera ekzakte e kanë dëshmuar atë princip në disa lëmi.

Nga ana tjetër, lufta në mes: të së mirës dhe të së keqes është pikërisht ai konflikt psikologjik që psikiatria bashkëkohore e ke konstatuar si veprim i përhershëm dhe kontradiktor mental i vetëdijes dhe nënvetëdijes, ku edhe qëndron vatra e shumë problemi dhe sëmundjeve të sotmes bashkëkohore. Në vazhdim, si shembull, ta marrim predikimin religjioz mbi ekzistimin e engjëjve dhe të djallit në realitetin tonë. Edhe pse gjatë kohës, varësisht nga niveli i vetëdijesimit të shoqërive të kaluara njerëzore kjo metaforë religjioze ka përjetuar shumë personifikime të domethënies mitologjike, në fakt, ajo duhet interpretuar si një tregues i vepruarit permanent të kësaj ligjshmërie të të kundërtave. Si makrokozmos-në natyrë dhe në si mikrokozmos – në bendinë e qenies tonë.

Po ashtu, duke u çliruar paraprakisht nga çfarëdo paragjykimi i imponuar, edhe shkenca e jonë e historisë, shumë të dhëna të ngjarjeve të treguara dhe të konsideruara si mitologjike nëpër veprat e ndryshme religjioze, mund t’i merr si pikënisje për orientimin e kërkimeve të saja të mëtejshme në këtë fushë. Tanimë, konsiderohet si fshehtësi publike, se shumë shkencëtarë, që sot për ne mihen me zbulimet e tyre epokale për njerëzimin, bazën e inspirimit fillestar, e kanë bazuar pikërisht nga disa metafora filozofike që i kanë hasur nëpër veprat e ndryshme religjioze...
Dhe për fund, edhe një herë t’i kthehemi asaj hamendje të fillimit: A mund të pajtohen dhe të bashkëpunojnë në mes veti shkenca me fenë??

Përgjigja e jonë duhet të jetë PO! Dhe ne fakt, vetëm shkenca e vërtetuar dhe feja e vërtetë mund të plotësohen dhe ato nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën...
 

Hektor12

Locus omnem
Feja dhe shkenca: dy botë kryekëput të papërputhshme

‘Pavarsisht predikimit fetar, se njerëzit nuk duhet të urrejnë njëri-tjetrin, urrejtja minimizohet përmes shkencës ndërsa maksimizohet përmes fesë.’

Ylli Përmeti

Përse urrejmë?

Nëse kërkojmë të mësojmë diçka më shumë në jetë, zakonisht u referohemi teksteve që kanë shkruajtur pararendësit tanë. Çdo tekst mbart njohuri. Fundja, kjo është arsyeja që shkollat kanë tekste mësimor. Dhe atje, sigurisht, ka tekste që janë të mbushur me abstraksione dhe teori që nuk lidhen as me realitetin dhe as me kontekstin e një ngjarje ose dukurie. Por, pavarësisht njohurisë librike, çdonjeri mbart disa ‘bindje’ empirike lidhur me botën e jashtme dhe e ka të vështirë që të kuptojë bindjet shkencore, d.m.th ato ‘bindje’ që gjenerohen nga dikush tjetër — që burojnë nga hulumtimi induktiv, deduktiv dhe shumë elementëve të tjerë shkencor. Për shembull, njerëzit lindin në regjime ku demokracia nuk është themeluar në tërësinë e saj, në kuptimin që “demokracitë” moderne nuk kanë krijuar kushtet për një shoqëri që të zhvillojë mendimin dhe veprimin racional, dhe, si pasojë, njerëzit përballen me disa “dogma” (fetare apo sistemike qofshin ato) dhe binden, pa i dyshuar ato! Dhe ky është, në fakt, problemi kryesor për shoqëritë moderne. Dhe ‘bindjet’, siç dihet, skaliten në botëkuptimin e njeriut —bëhen ndjenjë në vetë-vete dhe, kur dyshohen, nga dikush tjetër, njeriu ose reagon armiqësisht ose me urrejtje. Por, nëse dikush shqetësohet më pak se ç’duhet për shakun përfundimtar të një dukurie, ndoshta sepse do të cënojë ndjenjat e dikujt tjetri (që bindet nga të “vërteta” të padyshuara dhe hulumtuara), atëherë, ai është burracak. Sepse shkenca —ose shkencëtari, që të jetë e papërgënjeshtrueshëm, ka nevojë të paktën për tre cilësi kryesore: urtësinë teorike, kurajën dhe trimërinë. Nëse një nga këto cilësi mungon, atëherë, çdo shkencëtar do të ishte i pjesshëm. Por nga buron armiqësia dhe urrejtja? Aristoteli e vendos si vijon:

Armiqësia dhe Urrejtja duhet qartësisht të studjohen në lidhje me të kundërtat e tyre. Armiqësia mund të gjenerohet nga zemërimi ose nga mërzia ose nga shpifja. Tani ndërsa zemërimi buron nga fyerjet kundër një njeriu, armiqësia mund të lindë qoftë edhe pa atë; ne mund të urrejmë njerëz thjesht për arsye të karakterit të tij. Zemërimi shqetësohet përherë me individët—një Kalia ose një Sokrat—ndërsa urrejtja drejtohet gjithashtu drejt klasave: ne të gjithë urrejmë ndonjë vjedhje dhe ndonjë spiun. Për më shumë, zemërimi mund të kurohet nga koha; por urrejtja nuk mund të kurohet. Njëri synon të nxisë dhimbje te objektet e tij, tjetri synon të shkaktojë dhimbje; njeriu i zemëruar do që viktimat e tij të ndjejnë; ai që urren nuk shqetësohet se çfarë ndjejnë ata. Të gjitha gjërat i dhimbshme ndjehen; por të këqijat më të mëdha, padrejtësia dhe marrëzia, ndjehen shumë pak, meqënse paraqitja e tyre nuk shkakton dhimbje. Zemërimi shoqërohet me dhimbje, urrejtja jo; njeriu i zemëruar ndjen dhimbje, por urrejtësi jo. Shumë gjëra mund të ndodhin që t’a bëjnë një njeri të zemëruar të ndjejë keqardhje kundrejt atyre që e fyejnë, por urrejtësi në asnjë mënyrë nuk dëshiron që t’a falë një njeri që e ka urryer dikur: sepse njëri do të ketë bër ofenduesit që të vuajnë për ato që kanë bërë; tjetri do të ketë ndaluar ata së ekzistuari.[1]

Në fjalë të tjera, urrejta është më e rrezikshme se zemërimi. Njerëzit që urrejnë një tjetër zakonisht nuk pranojnë ekzistencën e një tjetri. As edhe aryetimin e tjetrit. Dhe as edhe qëndrimet e tij publik. Në fakt, pikërisht sepse është themeluar një regjim ku njerëzit nuk janë mësuar të kuptojnë kënvështrimin ose deduktimin e një tjetri, ata urrejnë dhe kacafyten me njëri-tjetrin. Për shembull, në botën post-moderne dhe virtuale, njerëzit më të ndjeshëm ndaj ‘bindjeve’ të dikujt tjetri, janë fetarët. Dhe kjo, sepse ata janë mësuar që të mos dyshojnë, por vetëm të ‘besojnë’,[2] në disa të vërteta të dhëna —zakonisht, nga një elitë fetare. Kjo dukuri përforcohet më shumë, kur në një regjim nuk është themeluar demokracia, d.m.th se atje nuk ka të vërteta të dhëna, por vetëm të vërteta të arsyetuara bindshëm nga një njeri — që do të jenë në shërbim të jetës individuale, shoqërore dhe ekologjike. Kjo është arsyeja, d.m.th. mungesa totale e një ndërveprimi intelektual publik, që do të synonte ndriçimin e një problematike, se përse fetarët, dhe shumë jofetarë, janë aq të ndjeshëm dhe shpesh fyejnë dhe kacafyten. Dhe situata bëhet më e keqe, kur të tjerë, duke shpërnjohur tekstet analitikë, dhe duke u përqëndruar te ndonjë qëndrim publik, qoftë edhe në facebook, shkëpusin një element dhe e sulmojnë atë, pa kuptuar thelbin e kumtit.

Kështu, bota virtuale është tejet problematike për zhvillimin e një teze — sidomos lidhur me fetarët, të cilët flasin për të “vërteta” të dhëna, dhe jo të dyshuara, nga vetë ata. Dhe ‘dyshimi’, nënupton, gjykimin e problematike ose të një të vërtete të dhënë, fakt —që nëse ajo nuk përgënjeshtrohet, atëherë, ajo është e vërteta përfundimtare, por, kujdes: atje mund të ketë një tjetër të vërtetë që mund t’a përgënjeshtrojë tjetrën. Dhe kjo, sepse metodologjia kërkimore, është vendimtare: nëse një njeri nuk ka kuptuar rrugët përmes të cilave të indukojë dhe deduktojë — rreth një problematike, është e vështirë që ai të ketë arritur në të vërteta përfundimtare. Kështu, feja, ose njerëzit që binden nga ajo, janë problem në vetë-vete, sepse, jo vetëm që nuk kuptojnë rolin e shkencës dhe metodologjitë e saj, por, pengojnë edhe ata pak shkencëtarë me sulmet dhe fyerjet e tyre. Dhe nëse fyerja kalon kufijtë e zemërimit, d.m.th dëshirën për të nxitur dhimbje te një anti-fetar që nuk pajtohet me këndvështrimin e një fetari, dhe bëhet urrejtje, sa e rrezikshme është kjo situatë? Përgjigjja që marrin është se ajo është tejet e rrezikshme.

Kjo do të thotë, se në një botë ku dominon injoranca, lidhur me shkencën, ai individ që zgjedh dëftimin e një të vërtete, pavarisht se cënohet bindja e verbër e dikujt tjetri, nuk është vetëm burr ose burrneshë, por është tejet i nevojshëm për shoqërinë.

Kështu, pyetja tjetër që duhet të ngrihet këtu, është se cili ka mundësi të urrejë më shumë: një njeri që është mësuar të arsyetojë rreth një problematike, duke aplikuar edhe metodologji shkencore, dhe mëson paraprakisht shkak-pasojat rreth një dukurie, apo një njeri që nuk është mësuar të arsyetojë, dhe nuk di (ose nuk mund të dijë) shkak-pasojat? Qartësisht, njeriu i dytë, është problem, jo vetëm për veten e tij, lidhur me praktikat që ushtron në jetën e tij (familjare etj.), por, edhe për të tjerët. Ndaj, vetëm kur një fetar kupton rolin e shkencës, ai mund të bëjë krahasime dhe të gjykojë se ‘bindjet’ e tij, të dhëna ose të gatshme, lidhur me rolin e shkencës, nuk qëndrojnë. Kështu, pretendimi se feja, që nënkupton besimin në disa të vërteta të dhëna, mund të bashkëjetojë me shkencën, është i gabuar — sepse shkenca nuk ka të vërteta të dhëna por, ka metodologji shkencore, gjithashtu dhe fakte, që ndihmojnë dikë për të (ri)eksploruar ose (ri)ekzaminuar dukuri fizike dhe sociale.

Kështu, ndërsa shkenca ndihmon dikë për të dëftuar shkaqet përfundimtar të një dukurie (fizike ose sociale) dhe përmes shkaqeve dikush ndriçohet, dhe përmes ndriçmit kuptojmë dhe mësojmë, dhe kur mësojmë nuk paragjykojmë, dhe kur nuk paragjykojmë, gjykojmë, vlerësojmë dhe respektojmë, dhe minimizojmë urrejtjen, feja, nuk e ndihmon fetarin në kuptimin e botës së jashtme, për mos të përmendur këtu botën e brendshme, sepse ajo nuk i ofron asnjë fetari ose shkollari ‘instrumentet’ e duhur për të hulumtuar dhe ekzaminuar botën ku jeton dhe, rrjedhimisht, pavarsisht se çfarë predikon, ajo, duke qëndruar në errësirën e saj rreth rolit të shkencës, themelon urrejtjen në zemër të një komuniteti. Ndaj, se çfarë ‘duhet’ dhe ‘nuk duhet…’ —e përcakton arsyeja — dhe arsyeja varet vendimtarisht nga shkenca, d.m.th nga “besime shkencore” ose “fakte induktivë” —sepse edhe kur urrejmë karakterin e dikujt, që nënkupton një sjellje të veçantë, hamendësisht të papëlqyeshme, duhet të kuptojmë shkakun përfundimtar se përse, ai ose ajo, sillet ashtu siç sillet…dhe kur kuptojmë shkakun, ndriçohemi, dhe në vend që të urrejmë, adoptojmë rolin ndriçuesit dhe kështu, ndriçojmë edhe të tjerët…
 

Hektor12

Locus omnem
Shkenca kundra fesë apo feja kundra shkencës?
Postuar te 3 Prill, 2011


Babai im kishte një librari të gjerë, me libra të ndryshme. Librat rradhiteshin si ushtarë të dijes njerzore, Frashëri, Noli, Kadare, Hemingway, Tolstoy, Dostoevsky, Homeri, Xoxe, Dumas… Lexova shumë prej tyre. Një ditë teksa shikoja librat e tim eti, më ra në sy një libër i vogël, nga një autor që nuk i mbaj mënd emrin. Titulli i librit ishte “Feja dhe shkenca janë të papajtueshme.” Feja dhe shkenca nuk pajtohen; shkenca dhe feja janë në luftë, shkenca dhe feja nuk mund të jenë i të njëjti mendimi, thotë titulli i librit. Por a është e vërtetë kjo?


Për shkak të ateizmit zyrtar në shqipëri, dhe mungesës së apologjisë shqiptare, një pohim i tillë nuk është ngacmuar kurrë, dhe si pasojë njerzit mendojnë se shkenca ka mundur fenë, dhe se feja ka marrë një goditje kaq të rëndë, sa ekziston vetëm në mëndjet e disa primitivëve, që nuk ja kanë idenë shkencës, ose janë shplarë nga trutë nga misionarë të huaj, që në të vërtetë këta misionarë ishin spiunë perëndimorë. Unë besoja të njëjtën gjë, deri kur fillova të interesohesha në shkencë. Aq shumë e pëlqeva shkencën, sa vendosa të diplomohesha në shkencat biokimike.

Pakëz histori.
Revolucioni shkencor filloi në Europë pas Rilindjes Europiane së shekujve 17-18. Thuhet se fillimtarët e kësaj ere ishin Koperniku dhe Vesaliu. Njëri shkruajti mbi trupat qiellorë dhe tjetri shkruajti mbi trupat njerzorë dhe përbërjen e tyre anatomike. Koperniku vinte nga një familje fetarësh dhe vetë zuri punë në një katedrale, dhe më vonë teksa vazhdonte këtë punë, shkruajti veprën e parë të tij mbi turpat qiellorë. Vesaliu poashtu ishte besimtar. Pasi shkruajti anatominë e parë mbi trupin e njeriut, pati shumë kërkesa për tu bërë profesor në universitetet fetare të Europës. Teksa vizitonte Jeruzalemin si pelegrin, morri më shumë kërkesa dhe nga Venediku për të qënë profesor në universitetet e tye.

Dmitri Mendeleev, autori i tabelës periodike vinte nga një familje priftërinjsh, dhe vetë vazhdoi studimet teologjike në seminarin Rus të teologjisë. Mendeleev ishte një kimist i mrekullueshëm.

Gregor Mendeli ishte një murg Austriak, i cili u interesua në biologji, dhe bëri studimet e para në botë, në fushën e gjenetikës. Ai shquhet si babai i gjenetikës, me eksperimentet e tija me bizelet, dhe hibridizimet e luleve.

Rene Descartes ishte një gjeni i matematikës. Nga puna e tij kemi dhe ne sot koordinatat kartesiane, të cilat lejojnë që trupat gjeometrikë të shprehen me formula algjebrike. Descartes ishte poashtu një fiozof, i cili shkruajti gjerë mbi ekzistecën e Zotit. Descartes shquhet si babai i gjeometrisë analitike.

Blaise Paskal ishte francez si Descartes, dhe një gjeni në fushën e matematikës, fizikës dhe filozofisë. Ishte një zheni që nga fëmijëria, dhe shkruajti mbi shkencat natyrale të lëngjeve, ai saktësoi principet e panjohura të presionit dhe vakuumit. Poashtu shpiku makinën llogaritëse. Paskali ishte një besimar në Krisht, i cili shkruajti gjerë mbi mbrojtjen e besimit.

Evangjelista Toriçeli shpiku barometrin. Që kur ishte fëmijë, studioji në shkolla fetare, dhe pasi mori mësime fetare e shkencore në shkollën e mesme, xhaxhai i tij (një prift) i tha të shkonte në universitet të studionte shkencë.

Galileo Galilei, shquhet si babai i revolucionit shkencor, dhe si babai i astrologjisë, dhe shpikësi i teleskopit të parë. Që nga fëmijëria studjoi në manastir, dhe ishte një besimtar i vërtetë. Shkaku i kundështimit të tij nga kisha katolike është përdorur nga shumë anti-fetarë, si një evidencë se feja është kundra shkencës. Historia na tregon se ishin kundra Galileut vetëm një pjesë e kishës katolike e cila donte pushtet politik. Këta elementë në krye të kishës kishin frikë se nëse njerzit do të besonin se dielli nuk rrotullohej rreth tokës, at’her njerzit nuk do të shkonin më në kishë, dhe kështu kisha do të humbiste pushtetin politik që zotëronte.

Bibla nuk është një libër shkencor. Ky pozicion që mbante dhe Agustini mbante dhe Galileu, mbaj dhe unë. Bibla thotë Kush e krijoi natyrën, dhe puna e shkencës është të gjejë si u krijua natyra. Bibla nuk pretendon të jetë libër shkencor.

Ka shumë shkencëtarë që janë poashtu besimtarë në Zot. Unë i solla këto shëmbuj historikë për të treguar se feja nuk është kundra shkencës, sepse nëse do të ishte e tillë, nuk do të kishin dalë nga gjiri i besimit kaq shumë shkencëtarë. Revolucioni shkencor doli nga gjiri i besimit të krishter.

Bibla thote:

Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

21 ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

22 “Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t’ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

23 Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t’ju bëj të njohura fjalët e mia.

24 Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

25 përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

26 edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

27 kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t’ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

28 Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

29 Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

30 nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. Fjalët e urta 1

Bibla nuk është kundra dijes dhe përparimit shkencor. Zoti si krijues i njohurisë dhe diturisë na thotë të marrim dituri. Feja dhe shkenca nuk janë në kundërshtim me njëra tjetrën.

Një argument filozofik.
Feja dhe shkenca nuk mund të jenë kundra njëra tjetrës sepse i përkasin dy fushave të ndryshme të mendimit njerzor. Fejsa ose besimi i përket metafizikës dhe teologjisë. Këto fusha flasin për gjëra që nuk mund të eksperimentohen apo vëzhgohen qartë në natyrë. Nëse feja flet për të vërtetën, shkenca nuk mund të flasë për të, sepse e vërteta nuk ka njësi fizike që mund të matet me aparetet tona. Nuk mund të peshojmë tri kile të vërtetë. Nocione si e vërteta, apo e mira, e keqja, e drejta, dashuria kanë aplikim në realitet po janë në vetvete abstrakte.

Shkenca punon në botën natyrale sipas metodës shkencore që thotë këtë: 1. Bëj vëzhgim të një fenomeni në natyrë. 2. Formulo një hipotezë mbi këtë fenomen dhe analizoje. 3. Formulo një eksperiment që mund të provojë ose hedhë poshtë hipotezën. 4. Nëse eksperimenti është i suksesshëm, at’her hipoteza bëhet teori. 5. Teoria nuk është absolute, sepse një teori tjeter mund ta hedhë poshtë.



Shkenca punon në sajë të ç’ka mund të vëzhgohet, dhe eksperimentohet. Nëse shkenca bën një pohim metafizik, një pohim që nuk mund të provohet me eksperiment, shkenca del nga kufinjtë e saja. Pra, sheknca nuk mund të bëjë poimin “nuk ekziston e vëteta” pa dalë nga kufinjtë e saj. Nëse feja bën një pohim shkencor, pohim i cili nuk është bazuar në shkencë, at’her feja del nga kufinjtë e saja.

Këto dy praktika janë në fusha të ndryshme, ndaj nuk mund të jenë në kundërshtim. Nëse një shkencëtar bën pohimin se nuk ka Zot, ai nuk ka bërë një pohim shkencor, por një pohim fetar, apo metafizik. Zoti nuk mund të eksperimentohet sepse nuk është pjesë e natyrës, nuk është i krijuar. Deri tani asnjë shkencëtar nuk ka kapur Zotin, apo X sasi Zoti dhe të bëjë eksperimente mbi të.

Besoj, se çdo pohim për të qënë shkencor duhet të aplikojë metodën shkencore. Nëse nuk aplikohet metoda shkencore at’her ajo nuk është shkencë. Deri tani nuk më është pranuar asnjë eskperiment shkencor nga eprorët e mij, nëse nuk kam aplikuar metodën shkecore.
 

Hektor12

Locus omnem
Shkenca dhe feja: Konflikti ndërmjet tyre

«A nuk konceptohet feja kryesisht si një sëmundje infektive e mendjes?»—Biologu Riçard Dokins.

NDONJËHERË mendohet se feja dhe shkenca janë armike të betuara të njëra-tjetrës. Për disa ato janë vetëm në një luftë të vazhdueshme, luftë kjo e përmasave të tilla ku duket se njëra do të triumfojë vetëm kur të vdesë tjetra.

Në njërën anë qëndrojnë disa shkencëtarë, si kimisti Piter Atkins, të cilët mendojnë se pajtimi i fesë me shkencën është «i pamundur». Atkinsi thotë se të besosh «që Perëndia është shpjegimi për ekzistencën (e diçkaje, aq më pak, të gjithçkaje) është e përbuzshme nga ana intelektuale».

Në anën tjetër qëndrojnë njerëzit fetarë që fajësojnë shkencën për rrënimin e besimit te feja. Këta individë besojnë se shkenca, me mënyrën se si zbatohet sot, është një mashtrim; faktet e saj mund të jenë të vërteta, por keqinterpretimi i këtyre fakteve i minon bindjet e besimtarëve. Për shembull, biologu Uiliam Provain thotë se darvinizmi nuk nënkupton «themelin bazë të etikës; as se cila është në thelb domethënia e jetës».

Megjithatë, deri në njëfarë mase konflikti është zhvilluar për shkak të pohimeve të rreme ose të pavërtetuara të bëra nga të dyja palët. Udhëheqësit fetarë kanë mësuar për shekuj me radhë legjenda të trilluara dhe dogma të gabuara, që bien ndesh me zbulimet shkencore të kohës së sotme dhe që nuk bazohen te Shkrimet e frymëzuara. Për shembull, Kisha Katolike e Romës e dënoi Galileon për shkak të përfundimit të saktë që nxori se toka rrotullohet rreth diellit. Pikëpamja e Galileos nuk ishte aspak kundër Biblës, por ishte kundër asaj që mësonte kisha në atë kohë. Nga ana tjetër, shkencëtarët ngarkohen me faj kur e mësojnë si fakt teorinë e pavërtetuar se jeta evoluoi nga materia e pajetë, pa ndërhyrjen e Perëndisë. Ata tallen me besimin fetar duke e quajtur joshkencor.

Pra, a mund të pajtohet shkenca me fenë? Po. Në fakt, shkenca e vërtetuar dhe feja e vërtetë e plotësojnë e nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
 

Hektor12

Locus omnem
Feja dhe shkenca janë gjithmonë në përputhje

Materialistët, për të mbuluar dështimet e tyre shkencore, shpesh fshihen pas metodave të ndryshme propagandistike. Më e përhapura prej tyre është ideja e "konfliktit mes shkencës dhe fesë", e shumëpërfolur në botimet materialiste. Këto burime përfshijnë ngjarje artificiale, duke sugjeruar se përgjatë historisë feja ka qenë gjithmonë kundër shkencës dhe se shkenca mund të përparojë vetëm nëse feja lihet jashtë.

Megjithatë, një vështrim i shpejtë i historisë së shkencës do të ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë në pah falsitetin e kësaj thënieje.

Kur shikojmë historinë e Islamit, shohim se shkenca u paraqit në Lindjen e Mesme në të njëjtën kohë me Kur'anin. Arabët paraislamikë besonin në të gjitha llojet e supersticioneve dhe nuk bënin asnjë vëzhgim në univers apo natyrë. Me ardhjen e Islamit ky komunitet u civilizua dhe duke filluar të ngrejë lart rëndësinë e dijes si dhe duke ndjekur urdhërat e Kur'anit, filloi të ekzaminojë botën rreth tij. Jo vetëm Arabia por edhe shumë vende të tjera si Irani, Turqia apo Afrika e Veriut u ndriçuan pasi përqafuan Islamin. Vënia në përdorim e arsyes dhe vëzhgimit e urdhëruar në Kur'an, solli një rritje të theksuar civilizimi në shekujt e 9-të dhe 10-të. Shumë shkencëtarë Muslimanë të asaj kohe bënë një numër të madh zbulimesh në mjaft fusha si astronomi, matematikë, gjeometri dhe mjekësi.

Rëndësia e dijes në Islam është mjaft e dukshme në hadithe të Profetit tonë, të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë mbi të. Ka shumë prej këtyre haditheve që nxisin Muslimanët të fitojnë dije dhe ta përhapin atë. Disa prej tyre janë:

Ai që ecën drejt kërkimit të dijes, Zoti e bën të ecë drejt Kopshteve (Parajsës) … Të diturit janë trashëgimtarë të Profetëve, pasi profetët nuk lanë pas si trashëgim të mirat materiale por dijen. Prandaj kushdo që merr pjesë prej saj do marrë mirësi të bollshme.44

Një besimtar nuk ngopet kurrë së fituari dituri; ai e kërkon atë deri në vdekjen dhe hyrjen e tij në Parajsë.45

Tregohet se Profeti (s.a.u.s.) thoshte pas faljes së sabahut, "O Zot, të lutem Ty për dije të vlefshme, vepra të lejuara dhe furnizime të mira." 46

Një rol të rëndësishëm në transferimin e diturive shkencore në Europë si dhe në nxjerrjen e shkencëtarëve muslimanë ka luajtur Andaluzia, që ishte pika e zbulimeve revolucionare dhe përparimit shkencor sidomos në fushën e mjeksisë. Mjekët Muslimanë nuk u specializuan në një drejtim të caktuar, por zhvilluan studime në shumë fusha si farmakologji, kirurgji, oftalmologji (shkenca që merret me sëmundjet e syrit), gjinekologji, fiziologji, bakteorologji dhe higjenë. Një nga mjekët më të njohur andaluzë ka qenë Ibn Xhulxhul (?-992), i cili kreu studime intensive mbi bimët mjeksore dhe prodhoi vepra mbi historinë e mjeksisë dhe bimëve mjeksore. Një mjek tjetër i njohur i asaj kohe ka qenë Ebu Xha'far Ibn el-Xhezer (?-1009) nga Tunizia i cili zotëronte shkencën e terapisë së barnave për trajtimin e simptomave dhe sëmundjeve specifike dhe është autor i mbi 30 librave. Abd el-Latif el-Bagdadi (1162-1231) njihet për studimet e tij në anatomi. Ai rregulloi gabimet e bëra në të shkuarën mbi studimet anatomike të shumë kockave të trupit si ato të nofullës dhe kraharorit. Libri i Bagdadit, El-Ifade ue'l Itibar, u ribotua në vitin 1788 dhe u përkthye në latinisht, gjermanisht dhe frengjisht. Libri tjetër i tij, Mekeletun fi'l Hauas, fliste për pesë shqisat.

Zotit ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët; Zoti është mbi gjithçka, është mëkatfalës. (Sure Fatir: 28)

Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijtarët se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër perveç Tij, Fuqiplotit, të Urtit. (Sure Al' Imran: 18)

Anatomistët muslimanë përcaktuan saktësisht numrin e kockave në kafkën e njeriut dhe zbuluan ekzistencën e tre kockëzave në vesh. Një nga shkencëtarët muslimanë kryesorë që ka punuar për anatominë ishte Ibn Sina (980-1037), i njohur në perëndim si Aviçena. I edukuar në letërsi, matematikë, gjeometri, fizikë, shkenca natyrore, filozofi dhe logjikë, në rininë e tij Ibn Sinai njihej jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim. Vepra e tij më e njohur, El Kanun fi el-Tibb, i njohur si 'Traktati' në Perëndim, u shkrua në arabisht dhe pas përkthimit të tij në latinisht në shekullin e 12-të, u bë teksti kryesor i shkollave të Europës deri në shekullin e 17-të. Traktati trajton sëmundjet dhe medikamentet në një mënyrë sistematike. Përveç këtij ai shkroi më shumë se 100 libra mbi filozofinë dhe shkencat natyrore. Një pjesë e mirë e diturive mjeksore të përfshira në Traktat ende pranohet sot.

Zakarija Kazuini gjeti shumë gabime në studimet e zemrës dhe trurit që kanë qenë shtruar botërisht nga koha e Aristotelit. Faktet që ai nxorri rreth zemrës dhe trurit janë shumë të ngjashme me ato që ne dimë sot.

Veprat e Zakarija Kazuini mbi anatominë, Hamdullah el-Mustaufi el-Kazuini (1281-1350) dhe Ibn el-Nefis, hodhën themelet e mjeksisë moderne. Këta shkencëtarë treguan, në shekujt e hershëm të 13-të dhe 14-të, lidhjet midis zemrës dhe mushkërive, se arteriet mbartin gjakun e oksigjenuar dhe venat mbartin gjakun e papastër, se pasurimi i gjakut me oksigjen ndodh në mushkëri dhe ky gjak i oksigjenuar që kthehet në zemër i kalohet trurit dhe organeve të tjera të trupit nëpërmjet aortës.

Vëllimi i parë i veprës prej tre vëllimeve të Ali Bin Isa (?-1038) mbi sëmundjet oftalmologjike, e quajtur Tezkiratu'l Kahalin fi'l Ajn dhe Emreziha, i kushtohet totalisht anatomisë së syrit dhe përfshin informacion mjaft të detajuar. Vepra u përkthye në latinisht dhe gjermanisht.

El-Biruni ishte një shkencëtar musliman i shekullit të 11-të. Ai e dinte se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj 600 vjet më parë se Galilei dhe përcaktoi perimetrin e Tokës 700 vjet përpara Njutonit.

Muhammed ibn Zakarija er Razi (Raziu) (865-925, Burhan el-Din Nefis (?-1438), Ismail Xhurxhani (?-1136), Kutb el-Din el-Shirazi (1236-1310), Mensur ibn Muhammed, Ebu el-Kesim el-Zahraui (Albukazi) janë disa nga shkencëtarët muslimanë të njohur për studimet e tyre në astronomi, matematikë, mjekësi dhe anatomi.

Ka gjithashtu dhe shumë shkencëtarë të tjerë që dhanë kontributet e tyre në fusha të tjera përveç mjeksisë dhe anatomisë. Për shembull, el-Biruni e dinte se Toka rrotullohej rreth boshtit të saj rreth 600 vjet përpara Galileut dhe përcaktoi perimetrin e saj rreth 700 vjet para Njutonit. Ali Kushçu, shkencëtar i shekullit të 15-të, ishte i pari që bëri një hartë të Hënës dhe një rajoni të Hënës iu dha emri i tij. Thebit ibn Kurrah (Tebiti), që jetoi në shekullin e 9-të, shpiku llogaritjet diferenciale shekuj përpara Njutonit. Batani, shkencëtar i shekullit të 10-të, është zhvilluesi i parë i trigonometrisë. Abdul Uafa Muhammed el-Bazxheni prezantoi për herë të parë në trigonometri funksionet "sekant-kosekant". El-Huarizmi shkroi librin e parë mbi algjebrën në shekullin e 9-të. El-Maghribi shpiku ekuacionin e njohur sot si trekëndëshi i Paskalit, gati 600 vjet para Paskalit. Ibn el-Kejtem (Alhazen), i cili jetoi në shek. e 11-të, ishte themeluesi i optikës. Roxher Beikon dhe Kepleri përdorën veprat e tij dhe Galilei ndërtoi teleskopin duke iu referuar atyre. El-Kindi (Alkindus) prezantoi fizikën relative dhe teorinë e relativitetit rreth 1100 vjet përpara Ajnshtajnit. Shems el-din, që jetoi 400 vjet përpara Pastërit, ishte i pari që zbuloi ekzistencën e baktereve. Ali ibn el-Abas jetoi në shek. e 10 dhe ishte i pari që kreu ndërhyrje kirurgjikale ndaj kancerit. Në po këtë shekull, Ibn el-Xhesar paraqiti arsyet dhe metodat e trajtimit të lebrozes. Këta shkencëtarë muslimanë, ku vetëm disa janë përmendur këtu, kanë bërë zbulime të rëndësishme të cilat hodhën themelet e shkencës moderne.

Kur shikojmë qytetërimin perëndimor, shohim se shkenca moderne erdhi së bashku me besimin tek Zoti. Shekulli i 17-të, i njohur si "Epoka e Revolucionit Shkencor", është e mbushur me shkencëtarë qëllimi kryesor i të cilëve ishte eksplorimi i universit dhe natyrës të krijuara prej Zotit. Të gjitha institutet shkencore të ngritura në vende të ndryshme si Britania dhe Franca, kishin si synim të tyrin "afrimin me Zotin duke zbuluar ligjet e Tij". Kjo frymë vazhdoi edhe në shekullin e 18-të. Disa nga shkencëtarët e njohur për përkushtimin e tyre ndaj Zotit dhe që i dhanë kontribute të veçanta botës së shkencës ishin Njutoni, Kepleri, Koperniku, Bekoni, Galilei, Paskali, Bojli, Peili dhe Kuviè. (Për detaje të mëtejshme, ju lutem shikoni kapitullin "Shkencëtarë të fesë").

Këta shkencëtarë besonin në Zot dhe praktikonin kërkimin shkencor me një frymëzim që rridhte pikërisht nga ky besim. Një nga treguesit më të mirë të kësaj ishin "Traktatet Brixhuoter" një seri botimesh e nxjerrë në Britani në shekullin e 19-të. Një numër shkencëtarësh kryen kërkime në fusha të ndryshme dhe përcaktuan objektin e studimit të tyre si "shenjat e harmonisë dhe rregullit që Zoti krijoi në univers dhe natyrë". Metoda e praktikuar nga këta shkencëtarë njihet si "Teologjia Natyrale", që do të thotë "të njohësh Zotin nëpërmjet natyrës".

Ishte vepra Teologjia Natyrale: Evidenca të Ekzistencës dhe Vetive të Zotit, mbledhur nga Shfaqjet e Natyrës, botuar në vitin 1802 e Uilliam Peili, ajo që i hapi rrugën Traktateve Brixhuoter. Në këtë libër Peili dha shembuj të modelimit në natyrë duke shpalosur njohuri të qarta mbi anatominë.

Duke marrë si model veprën e Paleit, iu bë një thirrje anëtarëve të Shoqërisë Mbretërore të Londrës. Më pas u udhëzua që këta të zgjedhur duhet të shkruanin, shtypnin dhe botonin një mijë kopje të një vepre: "Mbi Fuqinë, Urtësinë dhe Mirësinë e Zotit të shfaqur në Krijimin" duke e ilustruar këtë vepër me të gjithë argumentet e arsyeshëm si për shembull shumëllojshmëria dhe formimi i krijesave të Zotit në botën bimore, shtazore dhe minerale; efekti i tretjes dhe i kalimit, ndërtimi i dorës së njeriut dhe një pafundësi të tjera argumentesh; dhe gjithashtu zbulime në artet antike dhe moderne, shkencë si dhe shtrirje në të gjithë letërsinë moderne."

Kjo thirrje në kërkim të shenjave të ekzistencës së Zotit u përgjigj nga shumë shkencëtarë që nxorrën studime mjaft të vlefshme. Si pasojë e kësaj u prodhuan këto vepra:

(1) "Përshtatja e Natyrës së Jashtme ndaj Ndërtimit Moral dhe Intelektual të Njeriut", nga Tomas Çalmers (1833).

(2) "Kimia, Meteorologjia dhe Tretja", nga Uilliam Prut, (1834)

(3) "Historia, Zakonet dhe Instiktet e Kafshëve", nga Uilliam Kirbi (1835)

(4) "Dora, modelim i dukshëm", nga Sër Çarls Bell (1837)

(5) "Gjeologjia dhe Mineralogjia", nga Din Baklend (1837)

(6) "Përshtatja e Natyrës ndaj Kushteve Fizike të Njeriut", nga J. Kid, (1837)

(7) "Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme", nga Dr. Uilliam Uivëll (1839)

(8) "Fiziologjia Shtazore dhe Bimore", nga P. M. Roxhet, (1840)

Traktatet Brixhuoter janë vetëm një shembull i takimit mes fesë dhe shkencës. Ndërhyrja më e madhe që qëndronte pas shumë studimeve shkencore të kryera si përpara ashtu dhe pas këtyre veprave ishte pranimi i universit të krijuar nga Zoti dhe perceptimi i gjithëfuqisë së Tij.

Devijimi i komunitetit shkencor nga kjo rrjedhë fillestare doli si pasojë e mbizotërimit të filozofisë materialiste në kulturën Perëndimore të shekullit të 19-të, si rezultat kjo i disa rrethanave të caktuara sociale e politike. Ky proces shfaqet plotësisht në teorinë e evolucionit të Darvinit dhe arrin kulmin, në kundërshtim direkt me pikëpamjen e mëparshme, duke e paraqitur shkencën dhe fenë si dy burime diturie kundërshtuese.

Harun Jahja
 

hareid

Papirus rex
Ne lidhje me kete teme do ta kisha cituar Albert Einstein-in i cili thote:

Shkenca pa fene eshte e çalë (sakate), feja pa shkencen eshte e verber".
 

gurax

Pan ignoramus
Perhere e perhere demonstrohet se si legjendat kerkojne kohe shume te gjate qe njerezit te pranojne faktin se jane thjesht legjenda.
Rikthim ne kohe ne 2008, ne kete forum, me identik te njejtin pretendim.
Ketu: http://www.albforumi.com/threads/a-ajnshtajn-feja-supersticion-femijenor.16702/#post-897423
Origjinali eshte ketu: http://www.theguardian.com/science/2008/may/12/peopleinscience.religion

Dhe per hir te konsistences, shkrimin e 2008 (para 6 vjetesh nga sot) po e bej copy/paste ketu pa as me te voglin ndryshim. Retrospektiva nganjehere nuk ka fare nevoje per koment.

Shkenca, nuk eshte opinion.

-------------------------------------------------

"Shkenca pa fene eshte e gjymtuar, feja pa shkencen eshte e verber." Keto jane fjale te Albert Einstein. Ky aforizem i famshem ka qene burim i debateve te pafundme midis besimtareve dhe jobesimtareve per te perfshire ne grupin e vet shkencetarin me te njohur te shekullit 20.

Sidoqofte, nje leter e tij e permendur shume pak mund tu jape fund ketyre debateve, ose te pakten ti jape fund debateve te reja qe mund te lindin mbi kete ceshtje.

Letra ne fjale do te hidhet ne ankand ne Londer. Per 50 vjet kjo leter ka qene pjese e nje koleksioni privat, tashme ky dokument nuk le vend per dyshime qe fizikanti nuk ka qene pasues i besimeve fetare, te cilat ai i konsideron "supersticione femijnore."

Einstein e shkoi letren ne 3 janar 1954 dhe i drejtohet filozofit Eric Gutkind, i cili i kishte derguar nje kopje te librit te tij "Zgjidh jeten: thirrja Biblike per Revolte". Letra u shit publikisht nje vit me vone dhe qe atehere ka qene pronesi private.

Ne leter thuhet: "Fjala Zot per mua s'eshte asgje me teper sesa nje shprehje dhe frut i dobesise njerezore, Bibla nje koleksion i legjendave te nderuara por sidoqofte primitive, dhe ne cdo rast teper femijenore. Nuk ka ndonje interpretim sado te rafinuar qe ta ndryshoje (per mua) kete gje."

Einstein, i cili ishte hebre dhe i cili refuzoi oferten per te qene presidenti i dyte i Izraelit, gjithashtu ka refuzuar dhe idene qe hebrejte jane popull i favorizuar nga Zoti.

"Per mua, feja hebreje eshte nje misherim i supersticioneve me femijenore, ashtu si cdo fe tjeter. Dhe hebrejte, pjese e te cileve une jam shume i gezuar qe bej pjese dhe me te cilet kam familjaritet botekuptimesh, per mua nuk jane me te ndryshem sesa cdo popull tjeter. Aq sa mund te flas nga eksperienca ime, nuk jane me te mire sesa cdo lloj grupimi tjeter njerezor, ndonese jane te mbrojtur nga kanceret me te eger prej nje mungese pushteti. Ne cdo rast tjeter une nuk arrij te gjej ndonje gje 'te zgjedhur' tek ta."

Letra do te dale ne shitje ne Bloomsbury Auctions ne Mayfair te marten dhe pritet te kete nje vlere prej 8000 pound. Permbajtja e letres, e shkruar me dore gjermanisht, nuk eshte e listuar si reference ne nje nga materialet me te njohur per kete ceshtje, ne librin e Max Jammer "Ainshtajn dhe feja".

Nje nga ekspertet e vendit per shkencetarin, John Brooke ne Universitetin e Oksfordit, u shpreh qe nuk kishte degjuar me pare per kete leter.

Ainshtajn eshte me shume i njohur per teorite e tij te relativitetit dhe per ekuacionin e famshem E=mc2 mbi ekuivalencen e mases me energjine, por mendimet e tij mbi fene ka shume kohe qe terheqin debate.

Prinderit e tij nuk ishin fetare por ai ndoqi nje shkolle fillore katolike dhe ne te njejten kohe ka marre mesime private per Judaizem. Kjo gje coi ne ate qe ai me vone e quajti "parajsa fetare e rinise" gjate te ciles ai vezhgonte rregulla te ndryshme te fese, si psh te mos hante mish derri. Kjo gje nuk zgjati shume dhe ne moshen 12 vjecare tashme ishte duke dyshuar per vertetesine e shume historive biblike.

Me vone ai ka shkruar per ate periudhe: "Si pasoje e kesaj, kisha nje orgji pozitive mendimi te lire perzjere me pershtypjen se rinia po genjehej nga shteti me mashtrime, ishte nje ndjenje me nje peshe shkaterruese."

Ne vitet qe pasuan ai i referohet nje "ndjenje fetare kozmike" e cila mbizoteronte dhe ushqente vepren e tij shkencore. Ne 1954, nje vit perpara vdekjes, ai foli per nje deshire te tij per te "ndjere universin si nje entitet te vetem kozmik." Atij i pelqente shume qe te perdorte shprehje me referenca fene, ne 1926 qe tha shprehjen e famshme "Zoti nuk luan me zara" dhe nderkohe qe i referohej rastesive (randomness) te pershkruara nga teoria kuantike.

Pozicionimi i tij per Zotin eshte keqinterpretuar ne shume raste nga te dy anet e debatuesve ateizem/fe por Ajnshtajn perhere i rrezistonte damkosjes se kesaj natyre.

"Si shume shkencetare te tjere te famshem, ai nuk mund te rrije ne kutite ideologjike me te cilat mjaft polemiste tentojne ta perkufizojne" ka thene Brooke. "Eshte shume e qarte psh qe ai kishte respekt per vlerat e propaganduara nga traditat Hebraike dhe Kristiane... por ajo qe ai kuptonte si fe ishte shume me e rafinuar sesa nga cfare kuptohet ne pergjithesi me kete fjale."

Me gjithe refuzimin kategorik te fese konvencionale, Brooke ka thene se Ajnshtajn inatosej kur pikepamjet e tij pershtateshin nga evangjelistet perkundrejt ateizmit. Ai ofendohej nga kjo mungese thjeshtesie dhe modestie dhe nje here shkroi: "Misteri i perjetshem i botes eshte kuptueshmeria e saj."

--------
Kurse ketu eshte nje pjese e letres. Ende nuk e kam gjetur te plote dhe do ta perkthej dhe sjell ketu kur ta gjej.

... Fjala Zot per mua s'eshte asgje me teper sesa nje shprehje dhe frut i dobesise njerezore, Bibla nje koleksion i legjendave te nderuara por sidoqofte primitive, dhe ne cdo rast teper femijenore. Nuk ka ndonje interpretim sado te rafinuar qe ta ndryshoje (per mua) kete gje. Keto interpretime te rafinuara jane ne pjesen derrmuese te tyre rezultat i aktivitetit njerezor dhe gati s'kane te bejne fare me tekstin origjinal. Per mua, feja hebreje eshte nje misherim i supersticioneve me femijenore, ashtu si cdo fe tjeter. Dhe hebrejte, pjese e te cileve une jam shume i gezuar qe bej pjese dhe me te cilet kam familjaritet botekuptimesh, per mua nuk jane me te ndryshem sesa cdo popull tjeter. Aq sa mund te flas nga eksperienca ime, nuk jane me te mire sesa cdo lloj grupimi tjeter njerezor, ndonese jane te mbrojtur nga kanceret me te eger prej nje mungese pushteti. Ne cdo rast tjeter une nuk arrij te gjej ndonje gje 'te zgjedhur' tek ta.

Ne pergjithesi me duket i dhimbshem fakti qe ti pretendon nje pozicion te privilegjuar dhe perpiqesh ta mbrosh me dy mure krenarie, nje i jashtem si njeri, dhe nje i brendshem si hebre. Si njeri, le te themi qe ti pretendon nje distancim nga shkaqet dhe pasojat qe ne rastet e tjera pranohen, si hebre pretendon privilegjin e monoteizmit. Por nje relacion i pjesshem midis shkakut dhe pasojes nuk eshte me fare i tille, sic ka vene ne dukje dhe Spinoza yne i mrekullueshem ne skalitjet e tij, ndoshta qe me te paren. Gjithashtu dhe interpretimet animistike (qe cdo gje ka shpirt) fetare te natyres, ne princip nuk anullohen nga monopolizimi. Me mure te tilla ne vetem mund te fitojme nje fare vete-genjimi, por perpjekjet tona morale nuk zgjerohen prej tyre. Perkundrazi.

Tashme qe i kam shprehur qarte ndryshimet tona per bindjet intelektuale, e kam te qarte qe jemi afer njeri tjetrit per gjerat esenciale, psh ne vleresimin tone per sjelljen njerezore. Ajo qe na diferencon jane vetem 'pohime' intelektuale dhe 'racionalizime' sic do quheshin ne gjuhen Frojdjane. Prandaj mendoj se ne do te mund ta kuptonim njeri tjetrin shume mire nese do te flisnim per gjera konkrete.

Me falenderime miqesore dhe urimet me te mira,
juaji, A. Ainshtain.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Babai im ishte kryeinxhinier ne fushen e prodhim-shfrytezimit te naftes dhe gazit dhe vitet e fundit te karrieres se tij profesionale, i kaloi si anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Pa dashur te levize familjen e tij nga Fieri ai e pranoi kete titull me kushtin e punes ne ambjente shtepiake. Kohen me te madhe te dites se punes ai e perdorte per te pergatitur skedina te materialeve shkencore te cilat do te sherbenin me vone per ruajtjen e ketij informacioni brenda nje sistemi informatik. Aftesia e tij analizuese ishte e tille qe ai brenda per brenda nje faqeje fletoreje te kongjestiononte nje liber te tere. Ai kishte aftesine te hiqte te gjitha fjalet boshe dhe bombastike nga nje liber duke vene ne pah vetem esencen e librit. Kjo eshte njesoj sikur te thuash se ai i vinte koken muhabetit.

Si te gjithe intelektualet e kohes se tij, babi edhe pse i thjeshte me njerezit e thjeshte, mbante nje qendrim teper superior ndaj pseudoshkencetareve dhe nuk kishte durim per ceshtje qe anashkalonin thelbin e nje teme. Kjo vinte nga aftesia e tij e madhe filtruese dhe nepermjet kesaj metode ai ishte ne gjendje te dallonte shkencetarin e mirefillte nga nje wanna-be.

Ashtu si ai nuk kishte durim per perrallat e prifterinjve dhe per menyren se si ata e trajtonin fene, po keshtu ai nuk duronte dot shkencetaret ateiste te cilet pohonin se shkenca nuk eshte opinion.

Shkencat aplikative ndryshojne nga shkencat teorike.

Te mohosh informacionin shkencor te librave biblike dhe kuranik eshte njesoj sikur t'i heqesh nje shtylle mbi te cilen ato mbeshteteten. Doktrina shkencore.

Ne keto vepra magjike te cilat kane aftesi apokaliptike te gjithe lexuesit zbulojne vetveten. Si nje shkencetar astrofizikant ashtu edhe nje diktator si Hitleri.

Fjalia me domethenese e Bibles e cila eshte shfrytezuar dhe keqperdorur me teper eshte e meposhtmja:

Ne fillim ishte FJALA. Fjala ishte me Zotin. Fjala ishte ZOT.

Nje shkencetar i mirefillte ashtu si edhe nje qenie e peshtire e kane perdorur kete arme. Nuk eshte vetem arme por eshte edhe para, argjend e flori. Sa me teper e perdor aq edhe me teper vret. Sa me teper e perdor, aq edhe me i varfer behesh sepse ti e perdor kete monedhe per te blere "pasuri personale". Po ashtu ne te kundert.

Keshtu qe mos u habisni nqs se Newton-i apo Einstein-i paten fuqine e fjales po aq sa e paten edhe oligarke, pushtues e sundues, kabaliste e sinagogiste, prifterinj dhe hoxhallare.

Kush ia ka pare te mirat materiale dhe fitimet personale ne kete bote nuk ka per t'i pare ne tjeter vend.

Kush e ka perdorur si arme per te me vrare, le t'a marre vesh tani se eshte i vdekur dhe i pa kallur. Nga vete dora e vet.

Kush ka lozur me fjalen dhe me buken e saj me ta do te lozet ashtu si loz macja me miun para se t'a haje.



El
 
Top