Re: Favourite Metallica songs!!
Meqe sot kam pak kohe po ju them dy fjale per albumin e ri St.Anger.
Ky album del 6 vjet pas albumit te fundit te rregjistruar ne studio dhe perben albumin e 8-te te mjeshtrave.Eshte rregjistruar ne studiot e HQ (studiot prone e mjeshtrave) mbas kthimit te James
nga rehab.
Perbehet nga 11 kenge qe titujt e te cilave jane diku ketu dhe albumi zgjat 75 min.
pjeset e basit jane bere nga James dhe luajtur nga Bob Rock,qe ndihmoi shume ne procesin e rregjistrimit.ndryshe nga albumet e meparshme me te ,mjeshtrat kesaj radhe kishin dore te lire te benin cfare te donin,Rock ka nderhyre fare pak.
tekstet jane shkruajtur prej te treve,james,lars,kirk gjithashtu dhe muzika.
po le te shkojme tek ajo qe eshte me e rendesishme,muzika.
Harrojeni baladen nr.1 Nothing else matters dhe ritmin e saj te qete.Fshijeni nga kujtesa super-hitin The unforgiven 2.Mos kerkoni me kot kenge si untill it sleeps,hero of the day,turn the page apo gjera te tilla si keto.
mjeshtrat kane kthyer faqe,ky eshte albumi me i dhunshem qe nga kohet e ...And justice for all.
gjerat e para qe te bien ne vesh kur fillon e degjon jane:ritmi tejet i shpejte,mungesa e nje filli logjik dhe mungesa e assolo te kirk,tingulli tejet metalik i baterise dhe cmenduria e james.
FRANTIC
kenga qe hap albumin fillon me nje ritem shperthyes,nje prezantim i mire ky,dhe vazhdon me james qe uleret me sa ka ne koke,pastaj e ul tonin,kitarat dhe bateria gjithashtu,per te shperthyer ne refrenin tejet heavy "my lifestyle,determines my deathstyle"per te shkaterruar gjithcka me mbylljen e kenges qe ka ritem apokaliptik,a thua se nje ushtri demonesh eshte duke luftuar.
St.Anger
kete kenge e keni pare ne video keshtu qe po mjaftohem te them qe me pelqen shume.
Some kind of monster
kjo kenge qe zgjat rreth 8 min,eshte me e moderuar,ritmi caste caste me i qete per tu kthyer per seri ne frenezine pa fund.
DIRTY WINDOW
ketu ndihet paksa influenca grunge ne muzike,eshte kenge e piset,me ulje ngritje katastrofale dhe james qe ve ne prove fuqine e zerit te vet duke bertitur"projector,rejector,infector".
INVISIBLE KID
Kjo kenge paraqet nje vije melodike qe e dallon nga kaosi i albumit.zgjat rreth 8 minuta dhe ketu eshte hera e pare qe james e ul tonin e zerit.
MY WORLD
shume e bukur,fillon me ritem te forte dhe kaosi mbizoteron pjesen e pare te kenges ndersa pjesen e dyte eshte tejet e bukur me vargjet
god it feels like it only rains on me.
SHOOT ME AGAIN
fillon si nje pushke qe gjuan per te vazhduar me james qe fillon me ze te pervuajtur per te shperthyer me vone ne cmendurine e tij dhe me nje finale masakrante.
SWEET AMBER
kenga me e shpejte e ketij albumi,fillon si nje balade dhe vazhdon si kulmi i shpejtesise(te kujton battery)me refrenin qe eshte marre nga Alice in chains me te mire.
UNNAMED FEELING
KJO kenge eshte e bazuar ne nje strukture muzikore me pak te shpejte,james i moderon paksa tonet dhe zgjat 8 min.
PURIFY
rikthehet kaosi dhe cmenduria,ne pjesen e dyte teper e bukur pjesa
I CAN FIND THE DIRT ON ANYTHING/I AM DANCING WITH YOUR SKELETONS.
ALL WITHIN MY HANDS
Edhe kjo kenge e bazuar ne nje strukture monolitike,me uje ngritje ritmi te herpashershme,
teper e bukur pjesa"I WILL ONLY LET YOU BREATHE,MY AIR THAT YOU RECIEVE,THEN WE'LL SEE IF I LET YOU LOVE ME.zgjat rreth 9 min.
PERFUNDIMISHT ky albun konfirmon kthimin e metallica ne origjine duke bere muzike sa heavy aq dhe moderne.eshte nje album qe nuk mund te vleresohet qe ne degjimin e pare por kerkon nje degjim te gjate per te arritur tek muzika.per te gjithe metalaret ky album eshte i mirpritur ndersa per te gjithe ata qe prisnin ato kalerimet rrok te maskuara si metal qe bene famen e memory remains duhet te pershtaten me metallica te 2003
qe kane sjelle shkaterrimin. :rockband: :rockband: :rockband:
ju keni gje per te shtuar?
OBEY YOUR MASTER!!!