Faqja Shqiptare me e Bukur ?

bam-ja

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Aman mer, kush jeni ju qe gjykoni? Si nuk ngeli nje gje pa u gjykuar nga shqiptaret. Po ju vete sa te afte jeni qe flisni per te tjeret, shpalosni veprat tuaja, dijenite dhe qellimet qe keni, pasi ketu shoh vetem cmire dhe urrejtje.

Kjo gje haset vetem tek ne shqiptaret, sepse me sa shoh nuk ka muhabet konstruktiv nga ato qe thoni, por vetem degjenerim muhabeti, qe si gjithmone, ai qe ka nje faqe prej 3 vitesh, del me i forte dhe me i bukur se ai i rinovuari, ose qe e ka hap dje. Me kete ide, na dilka qe Albasouli ua merr te gjitheve /pf/images/graemlins/smile.gif .

Per mua, nese doni ti jepni nje ngjyre "pak" profesionale, pa ofenduar as krijuesit dhe as veten tuaj qe i thoni keto gjera, beni nje radhitje te faqeve dhe e vini per votim, apo s'ua mban se beni reklame faqeve te tjera? Hidhe-prite, prape muhabeti juaj mbetet ne rrethin e "partnereve" tuaj, as me shume as me pak. Sidoqofte, me mire do ishte sa me shume faqe shqiptare online, me apo pa material, fundja gjithe bota kenaqet duke shprehur individualizmin e vet, dhe ju s'jeni askush qe ti beni te tjeret te ndryshojne permbajtje sipas mendjes tuaj, apo ti beni faqet te gjitha njelloj. Liri mbi te gjitha, me se tepermi ne internet.

bye
 

olti

Neo
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Edhe te forumi shqiptar jane te njejta tema dhe po te shohesh atje eshte dhe me keq, dalin e thone edhe kalamajt me faqe tip .tk se kane faqet me te mira /pf/images/graemlins/tongue.gif Po ti Bame pse me kaq zjarr? Kush po gjykon ketu? Vec po vlereson secili sipas rradakes se tij, apo sipas interesit.

Duket sikur ke ardh me mison nga albasoul ketu /pf/images/graemlins/tongue.gif Albasoul ne fakt eshte shembulli i gjethe faqeve te keqia shqiptare. Faqe me ne pamje te shpifme, te vjeter sa vete interneti dhe qe vjedh te drejtat e autorit me te dyja duart.
 

bam-ja

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Neo, captain Albania, nuk kam moshen e "te ardhurit me mision" qe perdoret aq me qejf nga vocerraket kur bejne sulme neper dhomat shqiptare te chatit, apo reklama rendom neper forume a faqe vizitoresh.

Nuk kam asnje qellim te keq, dhe as kam kohe per te patur, dhe me e rendesishmja, nuk kam perse ti kem kundra bashkekombasve te mi.
Sidoqofte, ai çuni renea me lart, vertet ka nje faqe interesante, por dhe aq madheshtore nuk mund te pretendoje ta kete.
Ketu vihet ne diskutim grafika, menyra e sistemimit te permbajtjes, pra llogjikes, apo materiali? Nese i permbahemi titullit te pyetjes, pergjigjet duhet te ishin per grafiken, dhe per mendimin tim, nese do te ishte akoma online, do t'a merrte Ezeta.org, dhe Mjaft.org.
Per nga origjinaliteti i grafikes, Peshkupauje.com, ndersa per permbajtje origjinale dhe tematika te veçanta permbajtjeje, do te veçoja Fokusi.com, Albaniac.com, Agimi.com, Parajsa.com, Rruzull.net dhe ndonje tjeter qe tani s'me vjen nder mend.

shendet
 

Tarasi

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Kam pershtypjen qe tema po perdoret vetem per reklame dhe jo per nje diskutim real. E kam thene edhe me perpara qe te vleresosh duhet te kesh disa kritere dhe bashkesia e ketyre kritereve dhe vleresimi mbi kete bashkesi percakton se kush mund te jete me e bukura me e mira etj. Ketu flitet per websitin me te bukur dhe nuk dihet se cili eshte perkufizimi i te bukures. Eshte njesoj sikur te flitet per nje femer dhe ti thohet e bukur por bukurine e saj dikush e gjen te syte , dikush te trupi , dikush te bota e brendshme, dikush te gjoksi etj e nderkohe dikush tenton ti permbledhe te gjitha keto e ti vleresoje ne total.
Tashi ketu per cfare flitet qe me gjithe mend te diskutohet apo qe secili qe shkruan te reklamoje?
Hajde tung te gjitheve
 

GONI

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Elian shof qe paske bo perparime ne pergjigje temash!
Veriu Portal nuk e ka adresen veriu.info por veriu.com ai web eshte nje website qe cdo vizitore mund ta pasuroje me foto artikuj dhe shume gjera te tjera. Deri tani nuk kam nje staf te mirefillte ku mund te merrem me historine, gjegrafine, etj e te gjithe veriut te shqiperise (ndoshta ne nje te ardhme). Per momentin ofroj aq sa vizita kam dhe cdo dite po kerkoj te ndryshoj per dicka per me mire /pf/images/graemlins/wink.gif .
Sikur te kishe nje website dhe do ta kisha kthyer pergjigjen me mire. ec tani!
 

fkvllaznia

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Pershendetje te gjithve .

Ne rradhe te pare nqs duhet te behet nje vleresim per faqet shqiptare duhet te percaktohen disa kritere, sic thane edhe parafolsit .
Pastaj qe te jemi realiste shumica e faqeve shqiptare jane te ndertuar me portale te gatshme : si PhpNuke ,PhpBB Plus , Mambo , , etj. te po ketij lloji , per sa i perket ndertimit te faqeve .
Kurse nga ana informative po ashtu pothuajse te gjitha faqet kane po te njejtin subjekt, forum ,chat , ndonje foto , ndonje info (qe jane po keto info qe qarkullojne ne te gjitha faqet).
Kurse qe te them qe nje faqe eshte me mire se nje tjeter, nuk mund te jap nje vleresim sepse nuk ka kritere per nje vleresim te tille si edhe pothuajse te gjitha jane te ndertuar ne te njejten menyre .


Shendet e pare te gjithve /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Fillimisht postuar nga nexho_shabani:
[qb] Pershendetje te gjithve .

Ne rradhe te pare nqs duhet te behet nje vleresim per faqet shqiptare duhet te percaktohen disa kritere, sic thane edhe parafolsit .
Pastaj qe te jemi realiste shumica e faqeve shqiptare jane te ndertuar me portale te gatshme : si PhpNuke ,PhpBB Plus , Mambo , , etj. te po ketij lloji , per sa i perket ndertimit te faqeve .
Kurse nga ana informative po ashtu pothuajse te gjitha faqet kane po te njejtin subjekt, forum ,chat , ndonje foto , ndonje info (qe jane po keto info qe qarkullojne ne te gjitha faqet).
Kurse qe te them qe nje faqe eshte me mire se nje tjeter, nuk mund te jap nje vleresim sepse nuk ka kritere per nje vleresim te tille si edhe pothuajse te gjitha jane te ndertuar ne te njejten menyre .


Shendet e pare te gjithve /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
kriteri percaktohet VETVETIU, qe kur fillojme e flasim vetem per FAQE interneti. po ti krahasonim keto me fruta ose automobilat, ketu po duheshin perdor (gjetur) kritere speciale.

si dhe te gjitha veturat jane me kater rrota dhe perdoren per te njejtin qellim, por kjo spengon aspak krahasimin midis tyre.


ps; delphin shume e lezetçme faqja e kartolinave. sikur ikonat dhe grafikat te kishin nje trajtim me te mire, do te qe top fare.
çfare ekrani perdor krijuesi saj ?

sepse tek ekranet e çfaredoshem (jo per grafizem) nuk arrijme ta bejme mire dallimin e cilesise se fotove ose grafikave te perdorura.
 

fkvllaznia

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] kriteri percaktohet VETVETIU, qe kur fillojme e flasim vetem per FAQE interneti. po ti krahasonim keto me fruta ose automobilat, ketu po duheshin perdor (gjetur) kritere speciale.
si dhe te gjitha veturat jane me kater rrota dhe perdoren per te njejtin qellim, por kjo spengon aspak krahasimin midis tyre.
[/qb]
Pershendetje !!
Nuk jam dakort sepse krahasimi mund te behet ne disa aspekte si psh se cfare permban ajo faqe interneti , se si eshte ndertuar , sherbimet qe ofron .
Pastaj sa i perket veturava sa per analogji ka vetura sportive ka familjare ka edhe per pune etj.
Keshtu qe edhe mes tyre ka krahasim ne baze te disa kritereve se nuk mund te thuash qe nje makine nje sportive eshte me e mire se nje makine per pune sepse nuk mund te krahasahen mes tyre sepse nuk ka kritere , keshtu mendoj se eshte edhe me faqet e internetit .
Faleminderit .
Shendet e pare !!
 

Kristoi

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Albaniac.Com Reviste e bukur
Veriu.Com bashkohem me mendimet e te tjereve qe ska noi gje te bukur (pa ofendim per pronarin por respektoni mendimin privat)
Kartolina.Com portal i bukur
faqet.tk - kalamoj..
Por per mendimin tim nr1 AlbaniaFoto.Com
Ciao
 

renea

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Shume bukur parabolla, ngjrat, vizatimi, vec germat i kishin shume te vogla, eshte si tip epidemie midis ketyre studiove te medhaja qe i bejne shkronjat sa me te vogla. ne fund te fundit ti po kekron te ndash nje mesazh me klientin e ardhshem, pse mos ta ndash mesazhin qarte.

Shume faqe e mire.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

edhe mua me pelqeu shume...e fresket dhe elegante...shkronjat e vogla shoh qe i bejne shpesh ne sitet e fundit,ndoshta sepse rrit elegancen
 

wtf

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

I mbyll shumë shpejt faqet që më hapin në maksimum dritaren e shfletuesit tim. Cënojnë (in)direkt hapësirën time të punës! Do kisha preferuar një pop-up më mirë (këshillë kjo).

Sa i përket faqes, me aq sa pashë, i duhen rrahur shpatullat autorit për "ambjentin" jo sy-lodhës...ah, mëkat që në Flash do ishte aq e komplikuar mundësia e zmadhimit të gërmave (kundrejt faqeve më të thjeshta).

Pra, personalisht mendoj që e ardhmja e internetit dhe shfletimit në rrjet nuk është "design" në Flash. Faqe interaktive dhe dinamike mund të arrihen fare mirë me PHP, CSS, etj.(ku mbi të gjitha mund të ndryshosh madhësinë e gërmave). Por duhet pranuar dhe tjetra, që çdo gjë evoluon, kështu që përmirësimet e Flash-it mund të jenë të dukshme në të ardhmen.

PS. parabolla i thuhet andej nga Kosova? Apo ka ndonje kuptim që s'ja di unë?
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Hey!

Se pari, do thoja qe eshte nje nga faqet me te bukura shqiptare qe kam pare, ne mos me e bukura.

Germat jane vertete te vogla, por jo ne shkallen qe te prishin pune.

Faqja eshte e rende, dmth kerkon lidhje interneti te shpejti, por ne fund te fundit ka si shenjester kompani te medha qe nuk e çajne koken per kete gje (gjithe faqet e haute-couture jane ne flash dhe njesoj te renda).

Disa nga link nuk punojne. Nje gje qe nuk duhet te ndodhe me nje faqe te ketij lloji...

Fillimisht postuar nga h3li0s:
[qb] I mbyll shumë shpejt faqet që më hapin në maksimum dritaren e shfletuesit tim. Cënojnë (in)direkt hapësirën time të punës! Do kisha preferuar një pop-up më mirë (këshillë kjo).
[/qb]
Kjo qendron, dhe te them te drejten une nuk arrij ta kuptoj pse duhet te ndodhe nje gje e tille, sepse faqja eshte bere per nje rezolucion 800x600, por me siguri eshte cilesi e flash.

Perveç ketyre verejtje te mesiperme, bravo i qofte atij (atyre) qe e ka bere...

Nese programuesi e lexon kete mesazh le te dale perpara qe t'i bejme komplimentat ne person!
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Pergezime...! Pune shume e bukur.

Programimi i faqes eshte shume kreativ plot surpriza por gjithashtu edhe grafikat jane super.

Estetikisht me duket gjithcka ne vendin e vet duke mos qene e mbingarkuar.

Kam vetem nje koment-sugjerim qe do te beja pasi i vizitova faqet e tjera te zhvilluara nga kjo studio. Eshte shume e dukshme qe jane te gjitha prodhim i nje studioje. Nese une do te porositja nje faqe, do te doja qe kjo te mos ishte copy-cat i faqes se kesaj studioje apo i nje faqeje tjeter.

Teper e veshtire te jesh kreativ ne secilen pune qe ben pa perseritur vetveten.
 

Turing

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

Nga ana e disign une do thosha qe eshte nje nga faqet shqipetare me te bukura.

Une nuk kuptova nje gje, pse i kane vene emrin studios se tyre si studio interactive ???

Ku qendron interactioni ne faqet e tyre ?
 

Turing

Primus registratum
Re: Faqja Shqiptare me e Bukur ?

ja kush do ishte per mua nje faqe interaktive qe mbi te tjera eshte gati 3 here me e shpejte per shkarkuar se faqja per te cilen flitet me siper, te cilen cilido me nje lidhje interneti nen 126kb/sek do ti duhesh te pakten 1 minute per ta hapur.
 
Top