cufi_bardhit
Primus registratum
Familja Shqiptare qe sundoi per 150 vjet Egjiptin
Nuk dija se ku ta vendosja kete shkrim, tek historia shqiptare apo ajo boterore.
Megjithate ju keshilloj ta lexoni sa per kulture te pakten se pak veta e dine kete gje.
Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siç ai njihej në Perandorinë Osmane ishte një shqiptar i lindur në vitin 1182 pas Hixhretit apo 1769 sipas kohës së re, në pjesën evropjane të Perandorisë Osmane. Në këtë vit në Evropë do të lindte edhe një strateg tjetër i cili do t’i jepte fytyrë të re Evropës dhe fuste atë në kohët moderne. Ai ishte Napoleon Bonaparti. Si Bonaparti në Perëndim, edhe Mehmet Aliu në Lindje, do t’i jepnin botëve të tyre çelësin e ndryshimeve të mëdha dhe progresit në fushat ushtarake, ekonomike dhe politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siç ai njihej pas vizitës që kreu në qytetet e Shenjta të Mekës dhe Medinës, është një nga njerëzit më të spikatur që historia shqiptare e shekullit të 19-të ka prodhuar. Ai u lind në qytezën e Kavallës, që në atë kohë ishte një port i vogël i Rumelisë, apo pjesës evropjane të perandorisë. Kavalla shtrihej rreth nëntëdhjetë milje në Lindje të Selanikut dhe shquhej për cilësinë e lartë të duhanit që toka e këtij vendi prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte bimbashi i Kavallës që kishte emigruar në këtë qytet, nga fshati i bukur i Korçës, Zëmblaku, disa vite përpara lindjes së të birit. Por ai do të vdiste ndërsa i biri ishte ende i ri, dhe për këtë arsye çorbaxhiu apo bashkiaku i Kavallës do t’a mbante pranë, dhe kujdesej për të birin e korçarit të vdekur si për djalin e tij. Në kohën kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nën kujdesin e çorbaxhiut, në disa fshatra përreth Kavallës disa grekër kishin nisur të rebelohen ndaj eprorëve të tyre shqiptarë dhe refuzojnë të paguajnë taksat. Ndërsa çorbaxhiu ishte i pavendosur sesi të sillej me rajatë grekë, Mehmet Aliu, në krye të një bataljoni shqiptarësh do të vinte nën kontroll fshatrat rebele të zonës, të cilat pas kësaj do t’i bindeshin guvernatorit të tyre në Kavallë dhe paguajnë taksat në mënyrë të rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e mahniti çorbaxhiun, i cili e emëroi djaloshin Bylyk Be, apo komandant të policisë së qytetit. Gjatë kësaj kohe Mehmet Aliu do të martohej me një vejushë të bukur nga Kavalla me të cilën do të lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe Ismailin. Pas martesës, ai do të merrej me tregtinë e duhanit e cila ishte më fitimprurësja në këtë kohë në Rumeli. Megjithatë, nw kohën në fjalë, pjesa afrikano – veriore e perandorisë, apo më saktë Egjipti do të pushtohej nga francezët të cilët me Bonapartin në krye do të mundnin mamlukët e Egjiptit në betejën e piramidave dhe më pas, pushtojnë Kajron. Për këtë arsye, në vitin 1800 Porta e Lartë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe do të deklaronte xhihad kundër francezëve dhe nisw luftën për të çliruar Egjiptin. Apelit të sulltanit për luftë në frontin egjiptian, do t’i përgjigjeshin të gjithë muslimanët besnikë të perandorisë. Në kontigjentin e 300 trupave vullnetare që do të niseshin nga Kavalla për këtë punë, do të ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij në bataljonin shqiptar ishte të shërbejë si zëvendës komandant i trupës, pas Ali Agait, djalit të çorbaxhiut të Kavallës. Por meqë Ali Agai do të mërzitej shpejt në luftë dhe kthehej në Kavallë, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do të emërohej bimbash në ushtrinë e kryevezirit. Në luftimet që trupat osmano - shqiptare do të kryenin kundër francezëve, Mehmeti i ri do të shquhej si një nga strategët më të mirë dhe efikas të palës osmane.
<span style="color: #FF0000">Probleme me Mamlukët</span>
Beteja e trupave të bashkuara osmane dhe britanike do të çonte pushtimin francez të Egjiptit drejt kolapsit shumë shpejt. Megjithatë, mundja dhe tërheqja e francezëve nga Egjiptit ishte vetëm një pjesë e luftës për të vënë nën kontroll vendin. Problemi kryesor që Egjipti do të haste pas largimit të francezëve ishte se kush do ta kontrollonte atë. Ndërsa Stambolli kërkonte të emëronte njerëzit e tij, forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kërkonin të instalojnë njerëzit e tyre për të qeverisur vendin e madh arab. Në përplasjet e shumta që ndodhën në Egjiptin e pasluftës, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do të shfaqej si një nga lojtarët më të aftë të betejës për pushtet dhe pozitë. Duke patur që në 1803-shin, nën komandë bataljonin e shqiptarëve, Mehmetit do t’i duhej të përballej me fuqinë e bejlerëve vendas të njohur si mamlukë që udhëhiqeshin nga dy fraksione, njëri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe tjetri nga Muhamed Bej al-Alfî. Kundër bejlerëve egjiptian, fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalë të fuqishëm osmanë. I pari dhe më i rrezikshmi ishte një turk i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte një komandant shqiptar, i quajtur Tâhir Pasha. Etja për pushtet do ta kthente Egjiptin e viteve 1803 – 1805 në një zonë të vështirë për të jetuar. Këtu duhet përmendur që në krahun e osmanëve, forca më e vështirë për tu vënë nën kontroll ishin shqiptarët. Rebelimi i tyre në prill të vitit 1803 në Kajro, kur të fundit do të kërkonin rrogat e vonuara nga valiu turk, do të detyronte Husrev Pashën të arratiset për në Damieta. Pushteti i lënë bosh nga Husrevi do të merrej nga Tâhiri, i cili lidhi aleancë më mamlukët e Egjiptit të Sipërm për të mos lejuar Husrevin të kthehet më në Kajro. Megjithatë, Tahiri do të vritej pas disa kohësh, dhe komandën e trupës shqiptaro – turke do ta merrte Mehmet Aliu. Detyra e parë që vihej përpara Mehmetit pas marrjes së komandës së trupave shqiptare në Egjipt ishte vënia e rendit në vend dhe mundja e Husrev Pashës në Damieta që pretendonte të shpallej vali i Egjiptit. Por përveç të parit Mehmetit do t’i duhej të shtypte edhe pretendentët e tjerë për fronin e Egjiptit, siç ishin mamlukët Muhamed al-Alfî dhe Osman Bej Bardisi. Duke përdorur aftësitë e trupës shqiptare dhe influencën e popullatës së Kajros, e cila në pashain shqiptar shihte dorën e hekurt që mund të sillte paqe në vend, ai do të mundte kundërshtarët e tij njëri pas tjetrit. Pas shtypjes së tyre, lufta civile në Egjipt do të vinte drejt fundit. Për t’i dhënë fund asaj, do të kontriubonin shumë edhe hoxhallarët e lartë të Universitetit të Azharit, të cilët 14 Mars 1805, i kërkuan sulltanit të zgjedhë Mehmet Aliun vali të Egjiptit. Fermani konfirmues nga Stambolli për kërkesën egjiptiane do të vinte më 12 Maj 2005, një ditë të djelë në mëngjes, kur sheikët e Kajros, me çallma dhe mjekra, të mbledhur në Portën e Kadiut të qytetit do të deklaronin Mehmet Aliun, guvernator të Egjiptit dhe lusin Allahun të sjellë prosperitet dhe mirësi në vend.