Falsifikonin diplomat e gjimnazit, 5 në pranga

pranga-inspektorit.jpg


Pesë persona janë arrestuar në Tiranë dhe Fier të akuzuar për falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme.

Në pranga në Fier përfunduan Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi në Fier dhe Aleksa Troka, sekretare e gjimnazit, ndërsa në Tiranë në pranga përfunduan shtetasit Afeta Koka, Gramoz Sheshu dhe Arbër Pelo.

Pesë të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim përfitonin në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lëshimit të diplomave false të shkollës së mesme.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur nëse në skemën e falsifikimit të diplomave ka të përfshirë persona të tjerë.
/ Top Channel
 

joetisti_

Locus omnem
Atyre qe marrin false s'mendoj aspak se do t'u vleje. Si te thuash i shpenzojne ato para kot. Por qe ka raste te shumta qe te punesuar me arsimim te tille qe pak ose fare e justifikojne ate vend pune, ka. Dhe ka raste kur punojne aty ku me veperimet e gabuar te tyre te marrin me qafe. Ja, pershembull; te kete dikush patente te marre me te paguar, rrezikon cdo njeri jeten ne cdo moment te dites.

Para disa kohesh kjo dukuri u perhap shume. Por te pakten t'u kete vlejtur per disa kohe sepse sa vjen e asgje false s'do te kete vlere.
Keq te vjen per keta qe denohen, por duhet bere. Po s'u ndaluan sot, do te kemi probleme te medha mot.
 
Top