Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?
Duket se gjithandej ne Shqiperi problemet "zgjidhjen" vetem me akuza dhe kunderakuza e asnje veprim konkret.
Kule: Ministri merret me bojatisjen e fakulteteve
Reagojnë dekanët, pas akuzave të ministrit të Arsimit se drejtuesit universitarë janë përgjegjës për provimet
"Ministri merret me bojatisjen e shkollave të larta", tha Kule. Sipas tij, përmes këtyre daljeve publike me akuza ndaj profesorëve, ministri po përpiqet të mbulojë problemet e vërteta të fakulteteve. Ky reagim vjen pas një nisme të marrë nga ministri Pollo për të minimizuar korrupsionin në arsim.
Ai ka hapur debatin e provimeve semestrale ku ka kërkuar nga pedagogë dhe studentë të propozojnë rregulla të reja për provimet. Por kjo është kundërshtuar hapur, jo vetëm nga dekani Kule, por edhe nga rektorët e universiteteve. Sipas tyre, rregullat janë dhe nuk është kompetencë e ministrit nxjerrja e urdhrave për rregulla të reja. "Ministri, nëse do të ndërhyjë, duhet të mbledhë drejtuesit dhe të thotë se këto rregulla nuk zbatohen dhe të marrim masa t‘i bëjmë eficente", tha Kule. Dekani i Ekonomikut deklaron se ky fakultet është shembull i rregullit. "Ministri të vijë në Fakultetin Ekonomik dhe të shohë modelin e mësimdhënies dhe të vlerësimit të studentëve", ka thënë për "Shqip" ai, duke aluduar me shprehjen e Kryeministrit Berisha të para disa muajve, i cili e quajti Fakultetin e Ekonomisë si modelin universitar.
I pyetur se çfarë dëshiron të fshehë ministri Pollo, me rregullat e provimeve, Kule tha "ato çka janë detyrë e tij, sigurimi i stafeve dhe ambienteve". Sipas tij, ministri është vënë në dijeni disa herë për nevojën e madhe që kanë fakultetet përfshi edhe atë të Ekonomisë, për profesorë, sidomos gjatë këtij viti akademik, kur u rrit ndjeshëm numri i studentëve. "Për këtë temë dhe për atë të ndërtimit të godinave të reja universitare, ministri nuk shprehet asnjëherë. Këto janë përgjegjësitë e tij", tha Kule, duke këmbëngulur se rregullat për provimet janë dhe s‘kanë asnjë ndryshim me ato të publikuara nga grupi i punës i ngritur nga Pollo. "Të gjithë së bashku, studentë, pedagogë dhe drejtues duhet të punojmë për t‘i zbatuar", përfundoi ai.