Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?
Dua te shpreh mendimin tim se jam kunder hapjes se universiteteve te reja kete vit akademik dhe kete e bazoj ne argumente, se, per hapjen e nje universiteti duhet pergatitur tere infrastruktura e nevojshme, fizike dhe intelektuale, me qellim qe ato te kryejne sa me mire misionin e tyre. Ky qendrim nuk dua te keqinterpretohet nga kandidatet per student dhe prinderit e atyre zonave ku presin hapjen e universiteteve te reja, as nga kandidatet per te filluar punen ne to, por e bej nisur thjesht nga ideja per te shmangur kaosin, qe universitetet te mos kthehen ne kioska qe japin diploma, por ne vatra te verteta te pergatitjes intelektuale.
Shumica e pedagogeve ne universitete, jane shnderruar ne biznesmene qe shesin njohurite e rreme kundrejt pageses. Nuk jane vetem konkurset ku mbizoteron korrupsioni, i cili ne kete rast nuk eshte vetem korrupsion, por nje krim i mirefillte. Sezonet e provimeve jane nje tjeter arene ku paraja derdhet lume. Ne universitetet e Tiranes e akoma me shume ne ato te rretheve, marrja e nje note kaluese kundrejt pageses eshte tashme e ligjeruar. Edhe kjo nuk eshte nje gje e re. Ne çdo fakultet dihet se sa e ka çmimin secili pedagog. Pra, gjithçka dihej dhe dihet. Pyetja qe ne vazhdojme te bejme, eshte se perse nuk reagohet. Nese dje nje njeri i mire nuk do te kishte ofruar bashkepunimin per te denoncuar kete skandal, fituesit e Juridikut pas tre javesh do te ishin ne auditore. Ndersa ata qe vertet ishin pergatitur dhe nuk fituan, do te ishin rikthyer ne shtepi. Metoda e shitjes se tezave eshte identike edhe ne fakultetet e tjera. Por, çfare bejne autoritetet per ta ndaluar kete epidemi? Pergjigjja eshte e thjeshte, asgje!...
Ne keto kushte, me shume se per investime e strategji, arsimi ne Shqiperi ka nevoje te pastrohet nga korrupsioni...
Jam shume dakord qe te liberalizohen universitetet ne Shqiperi, por jo pa nje studim te detajuar te kerkesave, domethene te numrit te mundshem te studenteve qe do te hyjne dhe kapaciteteve reale te fakulteteve, si nga ana e akomodimit, ashtu edhe nga perballimi me staf pedagogjik dhe ambiente mesimdhenieje.
Mendoj se çdo hap ne drejtim te permiresimit dhe reformimit te universiteteve ne Shqiperi duhet te jete shume i studiuar dhe me pjesemarrjen e te gjitha paleve, perveç politikes.