Re: Fabrika Sociale
Mirdita te gjithve,
Po kontrolloja albforumin dhe rastesisht me zuri syri temen e Fabrikes Sociale. Une jam pjestare ne kete website dhe me vjen keq qe shoh nje fryme shume jo tolerante ndaj saj. Jam e sigurte qe e keni keqkuptuar idene e kesaj faqeje ne shume aspekte. Fabrika sociale eshte nje faqe ku sigurisht qe nga emri kuptohet qe ka aspirata te majta. Kjo sdo te thote se nuk pranohen debatet, perkundrazi, do te ishte e mrekullueshme sikur te gjithe ju qe ndiqni nje ideologji te caktuar te vinit dhe te diskutonit ato tema aty, gjithmone nese do kishit deshire, dhe gjithmone me argumenta. Jo vetem krijon debat, qe sjell me pas permiresim si te ideve tuaja si te ideve tona, por jam e sigurte se duke bere kete do kuptoni dhe se eshte faqe shume tolerante dhe aspak imponuese. Per sa i perket komunizmit. Doja te sqaroja dhe dicka. Tani une smund te flas ne emer te te gjithve, dhe sdua te gjeneralizoj prandaj ky mesazh vjen vetem nga mua. Une jam teper kundra komunizmit te aplikuar ne gjithe historine e politakave boterore. Ka qene nje deformim i shemtuar i ideve qe kane mbetur ne leter. Sigurisht ne Fasoc ka shume njerez qe vijne dhe japin idete e tyre dhe secili perkrah ideologji te ndryshme dhe diskuton. E njejta gje vlen dhe per perkrahjen e partive te majta ne Shqiperi(nese skane vetem emrin e majte por dhe nje ideologji te majte), te gjithe ndajne opinione te ndryshme.
Per mos u bere e merzitshme dua thjeshte tju kerkoj miresine per te mos u treguar paragjykues dhe sigurisht nese jeni te interesuar ne politikat e majta(qe nga neo-liberalizmi,socializmi ne Vendet skandinave, deri tek komunizmi) te shihni cbehet ne forumin e Fasocit. Jeni te gjithe te mirepritur.