EVROPA ne RREZIK
Al Kaida kërcënon të shkatërrojë Europën
Kryeministri italian, Berluskoni, në krye të “listës së zezë”. Roma: Nuk trembemi nga rebelët
Autori i Lajmit: Albi Serani
Italia, e para në listë pas
“11 marsit të Madridit”
Kërcënimi i djeshëm i Al Kaidës ndaj Italisë është i fundit në radhën e një serie të gjatë mesazhesh të tilla, të shpëndara nëpërmjet faqeve islamike të internetit apo televizioneve arabe, Al Xhazira dhe Al Arabija. Ja një listë e shkurtër e kërcënimeve të fundit:
26 korrik 2004: “Do të trondisim Italinë”. Në një mesazh të shpërndarë nëpërmjet një faqeje interneti të lidhur ngushtë me Al Kaidës, militantët deklarojnë se “pas armëpushimit të shpallur nga Osama Bin Ladeni më 15 prill, tashmë gadishulli Apenin duhet të presë përgjakjen
24 korrik 2004: Po nëpërmjet një mesazhi interneti, kësaj radhe audio, organizata terroriste deklaron se do të nisë dërgimin e autobombave kundër qendrave të qyteteve kryesore të Italisë
16 korrik 2004: Një ditë pas skadimit të ultimatumit të liderit terrorist të Al Kaidës, krahu evropian i organizatës kërcënon me “përgjakje të fuqishme në Romë”
12 mars 2004: Një ditë pas tragjedisë së Madridit, ku pas atentateve terroriste vdiqën rreth 200 persona, organizata terroriste deklaron se tani i vjen radha Italisë, si një prej aleateve kryesore të Shteteve të Bashkuara në luftën në Irak. Ky ishte kërcënimi i parë i drejtëpërdrejtë ndaj qeverisë së Romës
ROMË – Europa në përgjithësi, por sidomos populli italian dhe kryeministri i vendit, Silvio Berluskoni, janë në qendër të kërcënimeve më të fundit të Al Kaidës. Në një mesazh të shpërndarë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, “Brigadat e Abu Hafs al Masrit”, një grup i lidhur me organizatën e Bin Ladenit, deklaron se “kryeministri italian i ka ditët e numëruara”.
Thelbi i mesazhit është i përmbledhur në pak fjalë: “Do të trondisim Evropën dhe do të nisim nga ty, Berluskoni. Do të kryejmë atentate të përgjakshme deri sa ju të vendosni të tërhiqni trupat nga Iraku”, thuhet në tekstin komunikatës së shpërndarë dje në një faqe islamike interneti, e cila mbante poshtë firmën e grupit terrorist që vepron në kontinentin e vjetër.
Kërcënimi: “Tani
është radha e juaj”
“Prisni Berluskoni, ti dhe të gjithë aleatët e juaj: prisni realizimin e premtimt tonë, përgjakjen. Një premtim që e kemi mbajtur në zona të tjera dhe tashmë do të mbajmë edhe për Europën”, thuhet më tej në mesazh. Grupi i lidhur me Al Kaidën kërcënon me “një luftë të përgjakshme” kundër Evropës pas, sipas komunikatës, skadimit të armëpushimit tre-mujor të shpallur më 15 prill nga Osama Bin Laden, krijuesi dhe lideri historik i rrjetit terrorist. “Sot ju kemi shpallur luftë dhe nuk do t’i ndalim atentatet kundër jush derisa të vendosni të përmbushni kërkesat tona, të largoni trupat pushtuese nga vendet arabe” vazhdon më tej kërcënimi, i cili vjen vetëm një ditë pas përgjakjes së madhe të Irakut, ku mbetën të vdekur rreth 120 persona në atentate që mbanin firmën e grupit terrorist. “Pas skadimit të afatit të armëpushimit, të shpallur nga sheiku ynë, Osama Bin Laden ne i deklarojmë luftës Evropës dhe popujve të saj memecë, heshtja e të cilëve provon mbështetjen ndaj vendimeve të qeverive”, shkruhet më tej në komunikatë. Në një kasetë audio, të shpërndarë më 15 prill, lideri i Al Kaidës u dha evropianëve tre muaj kohë për të tërhequr trupat nga Iraku, Afganstani dhe vende të tjera arabe. Në rast se nuk do t’i përmbaheshin kushteve, thuhej në atë kasetë që i atribuohet Bin Ladenit, në shumë vende evropiane do të përsëriteshin skenat makabre të 11 marsit në Madrid, ku pas atentateve në disa stacione hekurudhore vdiqën rreth 200 persona.
Italia: Nuk trembemi nga Al Kaida
Megjithëse ka qenë një kërcënim shumë i rëndë, duket se për autoritetet italiane nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me komunikatën e fundit të Al Kaidës, shprehet: “Alarmet terroriste ne i marrim shumë seriozisht, por ato nuk na trembim. Kërcënimi terrorist,- shton kryediplomati i Romës,- po e ndjekin Italinë që pas sulmeve të 11 marsit në Spanjë. Ne i kemi marrë masat në mënyrë të shkëlqyer për të shmangur çdo lloj akti terrorist dhe për këtë duhet vlerësuar puna shumë e madhe që ka bërë kolegu i im, ministri i Brendshëm Xhuzepe Pizanu”. Më tej, kreu i Farnezinës (Ministrisë së Jashtme Italiane) ka deklaruar se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit ka bërë të mundur shmangien e shumë sulmeve terroriste në kontinent dhe do të vazhdojë të ketë këtë sukses për faktin se janë bashkuar të gjithë forcat demokratike evropiane.