Re: eurovision 2005
Interviste e Ledinos per eurovizion tv, perkthyer nga
www.tepelena.com
Pas nje kohe te gjate ku Ledina qe me fotografet per te bere fotografi, ajo u tregua e gatcme te ndaje dy fjale me Eurovizion.tv.
eurovision.tv: Miredita Ledina, si duket fotografet jane me te preokupuar me pamjes tuaj se sa me zerin tuaj.
Ledina Çelo /pf/images/graemlins/laugh.gif: Jam mesuar me ate fakt. Koha ime si modele qe nje ekperience e mire. Mendoj se shumica e vajzave do te donin te ishin modele nese do te kishin mundesine. Por ketu jam per te kenduar dhe per te perfaqesuar vendin tim.
eurovision.tv: A mund te na thoni se c'fare influencash ke pasur ne muziken tuaj? Juve udhetoni shume, keshtu qe duhet te keni shume influenca.
Ledina Çelo: Ne fillim dua te them, Ledina eshte nje kengetare. Kam deshire te kombinoj, muziken time me pamjen fizike . Rrenjet e mija jane ne muziken klasike sepse studiova ne Akademine e Arteve. Muzika ime me e pelqyer eshte Hip-Hop dhe R&B. Me pelqen shume Whitney Houston dhe Aretha Franklin. INe disa koncrte kam kenduar kenge nga ato dy kengetare te medhaja. Por, kur flaism per Eurovision dua te shfaq muziken tradicionale Shqiptare.
eurovision.tv: Pra, ju zgjidhini kete lloj muzike vecanerisht per Eurovizion?
Ledina Çelo: Po, padyshim. Ne koncertin Eurovizion, kur degjon muziken mund te kuptosh se kujt kombi i perket kjo muzike. Meqe perfaqesoj vendin tim Shqiperine, dua qe njerzit te mesohen me kete muzike fantastike. Eshte shume e rendesishme per mua qe te kendoj muzike traditcionale Shqiptare. Ti e di, nuk do te dukej mire sikur te kendoja dicka nga Tina Turner /pf/images/graemlins/laugh.gif.
eurovision.tv: Teorikisht, sikur te kishe dy zgjedhje, midis nje kenge fantastike R&B dhe nje kenge traditcionale Shqiptare, ke do zgjidhje?
Ledina Çelo: Hmmm, pyetje e forte. Per mua, Eurovizion nuk eshte thjesht nje gare. Me teper eshte nje feste e gjithe vendeve Europiane. Keshtu qe do te zgjidhja kengen Shqiptare ne cdo kohe. Gjithashtu, kjo skene eshte nje ure-lidhese per nje publik me te gjere Internacional. Shikohesh me shume ne Eurovizion. Pasi te kendeoj "Neser Shkoj" do te shikoj te kendoj ndonje stil tjeter. Kjo eshte strategjia me e mire, qe te kem mbeshtetjen e Shqiptareve kudo ne Europe, kjo nuk duhet nenvleftesuar.
eurovision.tv: Le ta zeme se ti fitove Eurovizion. C'do te behs ti si kengetare dhe c'mund te presim nga Shqiperia si vend organizator?
Ledina Çelo: Sikur uen te fitoj? Te them te drejten nuk e di c'do te bej, nuk e kam menduar mundesine. Nese Shqiperia do te ishte vendi organizues vitin qe vjen, stili muzikor d ote ishte me popullor me ju ketu ne Kiev. Ne do t'iu tregonim te gjitheve c'vend i bukur eshte Shqiperia, dhe do ti ftonim te gjithe ta perjetonin kete fakt. Shqiptaret jane njerez te mrekullueshem dhe mikprites. Ata i bejne te hujat te rikthehen ne Shqiperi. Nu ke them kete se jam Shqiptare! [Qesh]
eurovision.tv: Faleminderit per intervisten, shpresoj te shikohemi vitin tjeter!