Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Italia lujti mire ne pjesen e pare por si gjithmone ne pjesen e dyte i rane pendet.
Per mua nga italianet vetem ai Zambrota ishte mire dhe gatuzo por vetem qe ky i fundit luan si budall dhe mer kartona me shumice.Ai Casano mire ishte por si i ri qe eshte nuk duhet te lodhej aq shpejt.Bravo Suedia edhe sidomos Ibrahimoviç me nje take elegante e la Buffonin me gisht ne goje.
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Per mendimin tim kalon Suedia me Danimarken
Suedi-Danimark nje Barazim 2-2 ose 3-3 edhe italia i thote Ciao Euros.
Por edhe me Bullgarin mos ju duket ndeshje e lehte se Bullgari nuk do te kthehet ne shtepi vetem me humbje.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Per Mistic River: nje nga arsyet e barazimit ishin,sipas mendimit tim ,edhe zevendesimet e gabuara te Trapattonit...Te zevendesosh Gattuson me nje mbrojtes si Favalli me duket nje zgjedhje e çuditshme...Pastaj Fiore..Pse nuk futi ne loje Di Vaion??.

Pastaj Cassano ,eshte per here te pare ne nje Europian,besoj se ka dhene mjaft per skuadren.

Duke pa eksperienca e meparshme shpresoj qe historia te riperseritet:nuk eshte hera e pare qe Italia rezikon te skualifikohet ne grup dhe pastaj arrin deri ne finale.Shpresoj te ndodhi kshu edhe kesaj rradhe!
 

assassino26

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ai GAtuzo,u tregu i madh fare dje.Per menimin tim e ndrroi se u demtua,e grine me shkelma te shkretin.Sa keq,qe sluan kunder Bullgarise /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ishte hera e pare qe Italia nuk merrte te pakten 3 pike ne dy ndeshjet e para te nje Europiani...
Gattuso e provoi edhe vete per here te pare ate qe ka vite qe ia ben kundershtareve pa meshire. E pa edhe vete se cdo te thote te demtosh te tjeret pa arsye...
Gjermania barazoi turpshem me ekipin surprize te Letonise 0-0 dhe tani rrezikon te eliminohet, duke pritur ndeshjen e mbremjes Hollande-Ceki.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Gjermania?? pfffff... A ka ndonje lojtar gjerman te ajo kombetare?
Hollande-Ceki ndeshje ideale per nje finale te madhe. Sa keq moj lori per tulipanet /pf/images/graemlins/frown.gif po loja nuk eshte vetem me nje pjese! U lodhen pjesen e dyte
Performance e shkelqyer e Cekise
Man of the match--> me duket se Nedved
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

me ne fund nji neshje per tu majt men nga ky evropjan. hollanda po doli nga grupi ka per ta fitu evropjanin.
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ashtu si ndaj Letonise, Cekia permbys edhe nje here rezultatin. Kesaj here nga 2-0 per tulipanet, ne 2-3 gjate pjeses se dyte. Tashme skuadra ceke ka 6 pike dhe eshte e kualifikuar per ne cerekfinale, madje ka te sigurt edhe vendin e pare. Gjermania ka 2 pike, e ndjekin Hollanda e Letonia me nga 1 pike. Ne ndeshjet e ardhshme Gjermani-Ceki dhe Hollande-Letoni, te tria skuadrat pretendojne per te zene vendin e dyte, disi me e favorizuar eshte Gjermania, pasi do te luaje perballe cekeve tashme te sigurt. Hollande s'do ta kete te lehte perballe Letonise.
 

Iness

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ndeshje e madhe vertet! Me vjen keq per hollandezet sepse jane nxire fare. Nuk i flitet njeriu me goje... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Thus_I_spoke...

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

po edhe po te plasi, kujt i plasi, nje hamendje dhashe. Po flasim per sport ketu jo per politike. Nuk e thashe te ofendohej ndokush!!! Dakort ateher mos te te mbetet hatri nuk kualifikohet Greqia.
Po po u kualifikua ne cerekfinale pastaj, ka mundesi te te plase edhe ndonje gje tjeter.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Neshja e mromshme ishte klas fare.Kishte vite qe s'kisha pare ndeshje aq te bukur.I lumte Cekeve,bene 1 loje fantastike.Nedved i madh.Sikur te luante sic luajti mbreme edhe me Juventusin,Juventusi tashme do ishte kampion Evrope e Italie.
Kur thojne italianet
Meno male che eranno ceki /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ndeshja e mbremshme ishte nje mrekulli!!!"Ndeshja me e bukur qe kam pare ne kete kampionat!!!!!
Shpresojme qe Cekia te mos kete shume deshire per loje ne ndeshjen e ardhshme! /pf/images/graemlins/wink.gif
Forca Gjermania!!
 

Iness

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Shpresojme qe cekia te kete shume deshire per ndjeshjen e ardhshme. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Forca Hollanda!
 

assassino26

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Shpresojme qe Lituani te kete shume deshire per loje ndeshjen e ardhshme...
Forza Italia :tipsy:
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Vec te skualifikuarve Totti, Cannavaro e Gattuso, kombetares italiane ne ndeshjen decizive te dites se marte perballe Bullgarise do t'i mungoje edhe C.Zanetti, i cili ka pesuar nje demtim dhe nuk do te jete i disponueshem.
Veshtiresohet edhe me shume gjendja per "azzurri-t"...
Sot ndeshjet e fundit te Grupit A, ora 20.45 Rusi-Greqi dhe Spanje-Portugali.
 
Top