Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

dd84

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

sot italia fiton.jam i bindur se do fitoje se trapattoni ka ndryshuar formacion qe per mua douhet ta bente edhe duke mos qene skualifikuar totti.sa per rastin e tottit me vjen keq se eshte me te vertete lojtar i madh,s'kerkoj t'a mbroj po nuk eshte e drejte qe shtypi t'i kundervihet keshu nje lloj te tilli lojtari i cili eshte edhe ambasador i unicefit.po ja qe eshte gjaknxehte.menyre sesi e denoncuan danezet ishte e planifikuar pasi kamera qe e morri peshtymen e tottit ndaj poulsenit nuk ishte shteterore edhe nuk mund te filmohet nje lojtar ne 90 minutat e gjithe lojes..ai poulseni eshte lojtar dinak edhe 1000 here me i poshter se totti edhe nuk u morren masa ndeshkuese edhe per te.kjo uefe le per te deshiruar pasi eshte e njeanshme ne gjykime..italia po humb shume pike nga penalizimet e uefes edhe te fifes se dikush atje siper nuk e do kampione evrope.c'do gje fillon nga shtypi..forza azzurri..sot fiton italia 2-0,3-0 ose 3-1
 

mostro

Putraku
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Totti po pse mer zemer na thyve zemrat /pf/images/graemlins/frown.gif
Forza italia.
 

rosela

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

FORZA ITALIA THAM EDHE UNE!!!!HAJT ISHALLA SONTE ME KAME TE MARE!!!
:rockband: :rockband: :rockband: :rockband:
 

rosela

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

he mor a jeni tu ma pa ndeshjen!!!
forza italiaaaaaaaaaaaaaaa!!!! :rockband: :rockband: :rockband:
 

erisa

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

BRAVO Suedijaaaaaaa ja doli zladan ta bente nje gol..ndeshje e mrekullueshme ...mi dispiace per l'italiani po cti besh Suedija na mban me buke (fjale e urte kjo) :goofy: /pf/images/graemlins/wink.gif :thumbsup: :thumbsup:
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

ja pra dhe Italia rrezikon kampionatin!!!!
Gjynah,ishte alamet loje!!!!
Ashtu ndodh!!!Po ndodh me te tere,ashtu edhe Gjermanise!
 

Alanis

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

C'ma zene gjithmone radhen neper tema! /pf/images/graemlins/blush.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
Ne italianet jemi me shume realista, goli i atij vicit ishte me te vertet shume elegant. Sa per italine, me mire pa Tottin.
 

La_Lune

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ka ndonje tifoz Hollandez ketu ? /pf/images/graemlins/smile.gif

Te pakten te mos bej tifo vetem neser

Loads of Love

Lori
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Lori hajde ketej nga une se t'i kam treguar hollandezet mire!!!!!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Nje tjeter zhgenjim per kombetaren italiane. Pas nje pjese te pare te mire, me loje te bukur dhe me nje gol te shenuar nga Antonio Cassano dhe te mbyllur ne avantazh 1-0, "azzurri-t" bien ndjeshem ne pjesen e dyte, deri kur vjen goli i barazimit ne minuten e 86-te nga Ibrahimovic pas nje lemshi ne zone...
Trapattoni gabon rende duke zevendesuar lojtaret kryesore dhe duke kerkuar te mbroje rezultatin, me nje formacion krejtesisht te terhequr ne 30 minutat e fundit. Dhe kur nordiket barazojne, eshte teper vone per t'u kujtuar per sulmin, Vieri i vetem nuk mund te beje asgje, e gjithe skuadra ne sulm, por rezultati nuk ndryshon.
Nje tjeter barazim, i cili kompromenton se tepermi kualifikimin per italianet, te cilet tashme kane 2 pike, dy me pake se Suedia e Danimarka me nga 4 pike, duke lene pas vetem Bullgarine e eliminuar me 0 pike. Ndeshja e ardhshme do te jete pikerisht me ballkanasit, nevojitet nje fitore patjeter, madje e thelle, duke shpresuar ne nje rezultat te mire ne sfiden mes kryesuesve. Nese Italia fiton thelle, dhe nordiket barazojne, ne cerekfinale kalon Suedia dhe te kaltrit fale golavarazhit te mundshem, duke eliminuar Danimarken. Nese njera prej kryesueseve fiton (duke ditur se Italia duhet detyrimisht te fitoje), kualifikimi do te arrihet. Pra, kombetarja italiane e ka te detyrueshme marrjen e 3 pikeve me nje rezultat te thelle, qe te mund te shpresoje. Ne pamje te pare duket e lehte perballe nje skuadre me golavarazh 0-7 si Bullgaria, por per kete perfaqesuese asgje s'mund te quhet e thjeshte, pasi edhe synimi i detyrueshem per te kaluar grupin, tashme po zvanitet, si shume here vitet e fundit per nje nder ekipet me te medha te te gjitha koherave...
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Problemi eshte se Italia varet nga rezultati i ndeshjes Danimarke - Suedi .
Nese Dan - Suedi del 2-2 , 3-3 ose cdo barazim me shume gola ITALIA eleminohet direkt , pavaresisht sesa fiton me Rusin.
Nese del Dan - Suedi 0 - 0 atehere Italia duhet te fitoje 2 -0 .
Nese del 1-1 atehere Italia duhet te fitoje 3 - 0 .
 

zog

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

o debil jo me rusin po me bullgarin. permeteper ket idiotllik s'ke len forum shqiptar pa e postu.

pranej nderhyra. italian paçavure!
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

O harabel ! Pse e ke marre me kaq zjarr ...Nuk eshte rusi eshte bullgari.
Te gjithe e dine ..nje gabim ishte.
Kam shkruar edhe tek forumi tjeter ...E ca pastaj , ti mua me ruan ...
Nejse ..befsh qef debil..
 

La_Lune

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Devilo cte me tregosh ti mua more si kom syte ne ball une /pf/images/graemlins/tongue.gif
Si shpirt e kom hollanden plas nga inati heheheheh
 

Diddy19

Su@mi
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Me vjen shume keq per Italine...Ndeshja ishte e bukur,perparesia e italianeve ndaj suedezve ishte e dukshme ..Akoma se marr vesh ama si ka mundesi qe italianet pas golit te avantazhit u duket se ndeshja mbaron nderkohe qe duhet ta dijne tashme nga eksperiencat e hidhura, qe loja zgjat 90 minuta dhe se golat mund te shenohen edhe ne minuten e 92-te!

Per sa i perket rastit te Tottit,pavaresisht se bej tifo per skuadren italiane prej vitesh ,mendoj se ishte nje gjest qe duhet denuar..per me teper ai si kapiten skuadre s'duhej te ulej ne nje nivel te tille.Ama edhe skuadra daneze shume dinake.Gjate gjithe ndeshjes " i ndjenjen mbi koke" Tottit sepse e dinin shume mire se duke bere kshu ai nervozohej...Dhe kshu ndodhi...E keni pyetur ndonjehere veten ça mund ta kete shtyre Tottin te veproje siç beri?? Une them se ka patur nje arsye shume shume te forte ...ndryshe s'do rezikonte kampionatin..Kshuqe mendoj se edhe danezet meritonin nje ndeshkim...Pezullimi i Tottit per 3 dite ishte nje mase goxha i rende!
 

helibak mucogllava

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Su@mi tani qe po lexoj kete qe ke shkruajtur ti mendoj se ai danezi e ka kap tottin nga (__|__) /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ps: ska faj danezi ashtu ishin ber ata /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

o inter mos mu merzit lal, kush te kritikon te don.


boh qe thoni ju pas neshjes pash emisionin e dedikuar te Rai-t. ishte nje i vjeter i vetmi qe pak a shum e gjeti problemin shekullor italian ne futboll.

e vertete pjesen e pare te lojes, ose si me thene deri tek goli, italiani luajti mire duke U DUKUR superior ndaj suedezve. luajti mire sepse DHA maksimumin e tij, sa i perket energjive fizike e bile teknike. italiani s'mund te jape me shume se kaq, ndersa nga sa u duk suedia kete energji e perballoi duke dhene jo te tere forcen e saj.

pra italiani u terhoq jo se deshi, por se s'mundi te presonte gjate. goli i vetem ishte LIMIT pozicion jashte loje. arbitri po te donte e te mos ta jepte, asnje s'do protestonte.
rasti me i paster perpara golit qe suedez, islamaili me viç, gjuan fare nga afer lart.

ndersa ai gatuzo, ne çdo nderhyrje te tij meriton karton te kuq, sepse ai nderhyn te te bej keq, te te imponoje frike.

toti eshte nje "plere", star italian i mediave, italianet e duan futbollin, kane nevoje per te si dhe per staret e tij, e kur si kane keta i krijojne.

italiani i vertete nga natyra eshte MBROJTES, pranej dhe stari natyrisht gjendet tek keta. maldini, psh eshte me te vertet nje mbojtes i MADH.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Krejtesisht dakort me parafolesin.

Italia ashtu me breke neper kembe, si perhere, ka gjasa te kualifikohet. Me Suedine luajten nje pjese te pare te pelqyeshme, por duke u terhequr ne pjesen e dyte zbuluan keqpergatitjen e tyre fizike dhe taktike. Kjo ndeshje provoi se edhe barazimi me Danimarken nuk ishte rastesi sic pretendonte ekipi italian, media dhe tifozat.

Sa per Totin mendoj se duhet te ishte denuar me shume, sikur Mihajlovici. Pak rendesi ka se cfare e shtyu te vepronte ashtu, apo presioni ne te cilin ai ndodhej, apo karakteri i tij "i nxehte". Te peshtysh kundershtarin gjate gjithe ndeshjes NUK eshte asnjehere e justifikueshme.
 
Top