Euro 2004 ... he si thoni?!

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Jam shume dakort me Inter_forever. Ty sudboy nuk te sulmoi njeri, ta kesh te qarte, thjesht u befasova nga ato qe kishe thene per Materazzin, vetem kaq...
Tironci_NY, si nuk e meritoka kombetaren Cristiano Zanetti ?! Mesfushor shkaterrues me te mire se ai nuk gjen ne Itali, ai e ka vendin te sigurt ne qender te mesfushes dhe per te nuk eshte polemizuar ndonjehere, pasi s'ka qene e nevojshme. Mendoj se je gabuar ne kete gjykim tendin, per nje prej lojtareve te paket qe nuk hapin goje ndonjehere te kerkojne asgje dhe thjeshte kryejne detyren e tyre, madje më së miri do te thoja per te.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Ja pra dhe grekerit nuk jane aq te keqinj sa thoni ju!!!
jane aq sa ia futen Portugalise ne shtepine e saj!!!
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Goli i pare i Euro 2004 u realizua nga nje lojtar i INTER-it. Eshte pikerisht Georgios Karagounis, i cili ne minuten e shtate habiti vendasit me nje gjuajtje nga jashte zone, duke kaluar helenet ne avantazh. Ndeshja u mbyll 1-2, ndersa Spanje-Rusi perfundoi 1-0. Renditja e Grupit A: Greqi e Spanje 3 pike, Rusi dhe Portugali 0 pike.
 

Juventini.

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Grupi A:

Portugali - Greqi 1-2
Edhe nese statistikat e ndeshjes flasin per Portugezet, ndeshjen e fitoi me merite Greqia.
''Karagounis'' shenon nje gol te bukur me te djathten duke ''heshtur'' tifozet Portugeze dhe duke entuzizmuar nje kend te stadiumit qe ndodheshin tifozeria Greke. Pjesa e pare perfundoi 1-0, ne te cilen Greket humben disa ''gjysem shanse''.
Fillimi i pjeses se dyte ''ekzekutoi'' ndeshjen, pikerisht minuta e 51 kur shenon golin e dyte per Greket ''Basinas'' me penallti, e cila fitohet pas nje nderhyrje te parregullt brenda zones nga ana e Ronaldo-s qe hyri ne loje ne pjesen e dyte.
Portugezet luajten shume gjate gjithe pjeses se dyte duke krijuar presion te vazhdueshem tek zona Greke, rrjeta e te ciles sdo te prekej deri ne minuten 93 te ndeshjes, autori i golit ishte shkaktari i penalltise, Ronaldo duke shenuar me koke pas nje goditje kendi.
Spanje - Rusi 1-0
Spanjollet dominuan qe nga fillimi i ndeshjes deri ne fund. Ruset e filluan ne menyre amatore ndeshjen, dukeshin te corejentuar por me kalimin e kohes, pas minutes 30 ndryshuan pak dhe rrezikuan 1-2 here, kur Spanjollet kishin humbur disa raste shenimi.
Spanjollet dolen pjesen e dyte ne kerkim te golit, ndryshe nga Ruset te cilet dukeshin te kenaqur dhe me nje barazim. Valeron hyn ne loje ne minuten e 60 dhe pas 36 sekondash shenon golin e fitores per skuadren Spanjolle.
Spanja mori nje 3 pikesh me vlere dhe te merituar, Ruset duken qe jane kandidatet kryesore per t'i thene lamtumire Europianit.
 

rrok deda

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

EURO2004 luhet sa per te zbavite pak njerezit se ky kampionat dihet qe do te perfundojr me Oliver Kahn qe çon kupen me dt04.07.Futbolli eshte nje loje me top,11 kunder 11 ne nje fushe dhe ne fund fitojne GJERMANET.(Geri Lineker)
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

he...?
anglia them ,pasi aktualisht ka nje ekip me nje moshe mesatare 23-24,por i duhet te perballet me francen pretendente.
Por topi eshte i rrumbullaket,cudirat s`kane te sosur.
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

hahah,
anglia e hengri 2-1 nga franca, per turp. me kujtojn ekipin shqiptar kur jane ne fush. ne fillim luajn mire pastaj e dhjesin.
per mu italia e merr kte her
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Anglia ishte e pa fat edhe nuk e meritonte humbjen sepse luajti shume mire dhe ishte shume me mire fizikisht se Franca.
Franca pati pak fat edhe perfitoi nga dy gabime te mbrojtjes angleze.
 

dd84

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Goli i pare i Euro 2004 u realizua nga nje lojtar i INTER-it. Eshte pikerisht Georgios Karagounis, i cili ne minuten e shtate habiti vendasit me nje gjuajtje nga jashte zone, duke kaluar helenet ne avantazh. Ndeshja u mbyll 1-2, ndersa Spanje-Rusi perfundoi 1-0. Renditja e Grupit A: Greqi e Spanje 3 pike, Rusi dhe Portugali 0 pike.

te rrofte karagounisi o christian.he mo ku e kishe italine mo te vierit,zanettit,cannavaros.pati raste vieri mo...christian une s'flas kot lal me armiqesi ndaj interisteve a ku di une po nje sulmues i pare si gilardino duhet mer lal sado i ri qe te jete sic thote xhoni edhe ti a ku di une.vieri s'shifej me sy sot imagjino te shenonte gol vieri..me te vertete sot ngela i zhgenjyer nga italia.hiq mbrojtjen te gjithe te tjeret ishin cope-cope..c'a te them me shume.do jete mrekulli nqs italia do kaloje turnin se mos e merrni bullgarine e suedine si skuadra vari k... se t'a mbeshjtellin sumen me gjethe fiku keto skuadra.keshu o trapattoni togliti dai marroni ,shko behu trajner i skuadrave te serise c...
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Nuk e kish fajin Vieri sot o sudboy !
Italia sot nuk ishte SKUADER . Asgje nuk funksiononte .Mesfusha ishte cope-cope .Del Piero ishte me i dobeti ne fushe dhe nuk meriton te lozi titullar sepse eshte jashte forme. Ti akuzon Vierin ..Po Totti ???
Lojtari i mrekullirave ca beri ????
Kush eshte Gilardino ..PELE ??? E merr topin nga mezi fushes dhe ben gol ???
Po nese mesfusha nuk funksionon dhe nuk te vjen asnje top , si mund te shenoje sulmusi .Vierit i erdhi vetem nje kros i sakte dhe ate e futi ne porte , por ishte portieri qe grushtoi.
Une nuk dua te justifikoj Vierin , por ai beri edhe shume nderhyrje me koke ne ndihme te mbrojtjes..Ja dhe vleresimet e shtypit italian :
Bufon 7, Panuci 6,Nesta 7 , Canavaro 6.5 ,Zambrota 6 , C.Zanneti 5 ,Gatuso 5.5 ,Perrota 6 , Camoranesi 4.5 ,Fiore 5.5 ,Totti 6 ,Del Piero 4.5 , Cassano 5.5 , Vieri 6 .
Trapatoni dhe gjithe lojtaret jane fajtore per paraqitjen skandaloze te sotme.
 

karamel

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

do te ndodhi si para 4 vjetesh : nje finale france -itali ( prognostik 2-0 )
 

eros111

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Anglia ishte e pa fat edhe nuk e meritonte humbjen sepse luajti shume mire dhe ishte shume me mire fizikisht se Franca.

plako nqs e quan te mbylluren ne mbrojtje loje te mire, fli gjume rehat se e ke ne rregull :tipsy:

te them te drejten megjithese franca nuk kishte raste te pastra (as anglia), pjesa me e madhe e lojes u zhvillua ne gjysem-fushen angleze...

me pelqeu ky komenti qe u be nga nje komentator : ndeshja france-angli thjeshtohet ne duelin zidane-beckam...i dyti kishte rast per ta mbyllur ndeshjen dhe deshtoi, i pari tregoi qe eshte nje lojtar i klasit te pare dhe sic ndodh shpesh zgjidhi ndeshjen ne nje moment kritik /pf/images/graemlins/wink.gif
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Shoku eshte normale qe franca sulmoi dhe beri presion mbi angline ne minutat e fundid te ndeshjes.
Une jam ne France edhe vete francezet thone qe Anglia nuk e meritonte te humbte.
Zidani kishte 90 minuta dhe nuk beri dot gol por perfitoi nga goditja e lire dhe nga nje penallti kjo do te thote qe po mbaron fizikisht dhe mund te shenoje vetem ne goditjet e lira megjithese per mua eshte lojtari me i mire ne bote.
 

swimmer

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

Arbitri qe gjykoi ndeshjen Angli-France,Markus Merk tha:
-"Mendoja qe i kisha per te gjitha ne futboll por kur pashe ndeshjen Angli-France e kuptova qe nuk kam pare asgje,kjo ishte ndeshja me e bukur qe kam gjykuar ne gjith karieren time"

Ndersa ti specialist na thua qe nuk ishte ndeshje e bukur.
Kush ishte sipas teje Zvicer-Kroaci???
 

Christian

Primus registratum
Re: Euro 2004 ... he si thoni?!

sudboy sa bukur i komenton ndeshjet mer! Sipas teje faji qe Italia nuk fitoi na qenka i 3 interistave qe luajten. 1.Cannavaro(kapiten) se bashku me Nesten mbajten mbrojtjen dhe shpetuan skuadren disa here, 2.C.Zanetti ishte jashte forme, nuk luajti mire dhe normalisht u zevendesua pjesen e dyte, 3.Vieri. Me thuaj pak sa topa iu dhane atij, qe te mund te rrezikonte dhe te shenonte? Ka shume te drejte inter_forever, qe tha se nuk funksionoi e gjithe skuadra, vetem fale mbrojtesave dhe portierit u mbajt ai rezultat. Vieri eshte sulmues i avancuar, nuk mund te kthehet dhe t'i marri topat vete. Me aq raste sa pati, rrezikoi porten kundershtare, por mos harro se portieri danez ishte nje nder me te miret ne fushe. Pastaj c'ke ti o vlla me Italine, nejse s'te ve faj, je i zhgenjyer qe ke vetem dy bbilanista ne skuader dhe do te deshiroje te ishte edhe Brocchi, Borrielo, Costacurta dhe Inzaghi, me keta kishe per ta pare se do te fitonte... Perserit ate gabimin qe ke bere edhe me pare, qe sipas teje ndeshjet i luajne individet e vecante dhe harron se ne fushe luajne 11 veta dhe nuk mund t'i ulen apo t'i ngrihen vlerat askujt, pasi quhen te gjithe te barabarte dhe fajtore per gabimet e skuadres.
 
Top