Eshtrat e ushtrisë që s’ishte

Eshtrat e ushtrisë që s’ishte

29 Maj 2006 - Desha të tërheq vëmendjen tuaj te ky akti i turpshëm që ka ca kohë që po ndodh në jug të Shqipërisë. Eshtrat e të vdekurve po zhvarrosen sa andej këndej për tu rivarrosur si ushtarë greke të rëne gjatë luftës italo-greke. Ministri i brendshëm helen e ka shtyrë për më vonë një vizitë në Shqipëri, ai do vijë kur të jetë shtuar numri i varreve që të bëjë homazh në një një varrezë plot e përplot ashtu siç e dëshiron politika greke për ‘’Vorio Epirin'’…

Më konkretisht zhvarrimet kanë ndodhur në fshatin Kosinë të rrethit të Përmetit. Prifti i fshatit, Ikonom Vasil Thomollari, në bashkëpunim me një person të dyshimtë i quajtur Alqi Kasa i cili përfaqsoka ushtarakët minoritarë në lirim dhe kosnullatën greke dhe Mitropolinë…Këta të dy kanë paguar fshatarët për të gërmuar varre të vjetra shqiptarësh që do t’i varrosnin më pas në Këlcyrë, në varrezën e ushtarëve grekë.

Të paktën 137 varre janë vjedhur nga eshtrat në fshat. Një qytetare nga Lushnja ka gjetur bosh varret e tezes së saj të ndjerë dhe vajzës së tezes. Duket se prifti dhe Alqi Kasa kanë preferuar varre të njerëzve pa të afërm në fshat. Qytetarë nga anë të ndryshme të vendit kanë mbërritur në Kosinë për të marrë vesh ç’bëhet me varret e njerëzve të tyre pasi kanë dëgjuar në media.

Autoritetet Shqiptare deri tani kanë mbajtur të tillë qëndrim që të lë të kuptosh se për ta ky është thjesht një veprim ordiner, pa përfshirje të mëtejshme e pa ndonjë qëllim në vetvete. Ky nuk është naivitet por shkërmoqje totale nën presionin e Athinës. Humbje e dinjitetit deri aty sa edhe të vdekurit po na i vjedhin grekët. Po na i bëjnë eshtrat heronj e po na ngrejnë lapidarë në oborr të shtëpive. Po trukojnë jugun shqiptar të duket më shumë si Vorio Epiri i fantazisë së tyre. Kjo e gjitha shërben për të provuar në të ardhmen ato pretendimet e tyre vjedharake që i kanë patur gjithmonë mbi teritorin shqiptar. Duan të tregojnë se gjoja këto troje i kanë mbrojtur ata me gjak…

Përderisa shtetin tonë ky fakt nuk e shqeteson, përkundrazi, po këputet në mes të mbajë me humor të mirë Athinën e tu plotësojë tekat nuk do jetë ndonjë gjë e keqe. Ne tashmë kemi rënë dakort me kërkesën greke të rishikojmë tekstet arsimorë të historisë, t’i zbusim qëndrimet tona, patriotizmi ka dalë jashtë mode. Historinë po e ndryshojmë në shkolla, kjo puna e varreve vetëm sa shërben për të mbështetur në terren…sa turp!

Ja kështu…keni ndonjë kockë me shit?

B.S.
 

antip

Primus registratum
Re: KOCKEVJEDHESIT(kockeshitesit)

Po ca ka mer vlla qe habiteni kaq shume!!! Yhuuu sa here jane ndrru e shndrru kockat e robve ne ket ven.
Hajde, hajde, t'ishte ky problemi ketu, ku po ma gje... Po ktu edhe mizes i vjen turp me dhje... Nejse...
Ehh... ca na ka gjet...
Gjithcka mund te ndodhe, jetojme ne Tirone... /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: KOCKEVJEDHESIT(kockeshitesit)

ne jemi per se mbrapshti vallaj
jo qe shitemi per se gjalli per dy çika lek, por edhe per se vdekuri...

skandal, nuk imagjinoj deri ku do harrisim, sai kemi limitet, deri ku do vemi ne degjenerimin ton....se jemi te vetmit qe i bejme keto gjera....
 

jimmy84

Primus registratum
Re: KOCKEVJEDHESIT(kockeshitesit)

Ore e dini ju si ka ndodh ngjarja apo kujtoni se eshte hapur ndonje ankand kockash? Nuk ka shitur njeri kocka per se na felliqet fare /pf/images/graemlins/laugh.gif Nje prift plehre ka zhvarrosur 137 skelete (shumica gra dhe femije keshtu qe verifikohen lehtesisht) dhe po i mban ne kishe. Shteti si "i forte" qe eshte ka 3 dite dhe s`po futet dot ne kishe...se prek ndjenjat fetare dhe hstorike te rajonit (fjalet e konsullit grek). Se "ndjenjat" fetare dhe historike na kerkokan qe te zhvarrosen njerezit dhe te "mobilizohen pas vdekjes" si ushtare te ushtrise se "lavdishme" greke.
Tjeter pune se tallemi ne ketu dhe flasim per ankande. Eshte turp i madh po deri tek shitja nuk kemi arritur akoma.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Eshtrat e ushtrisë që s’ishte

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

E ka then Llukani ne nje artikull tek peshku, qe per sa kohe qe varemi nga Greqia ekonomikisht, na e ka zene rrota bishtin! Kote nuk thone amerikanet "..you don't bite the hand that feeds." ..eshte gjendje shume e urryeshme, por eshte realiteti.

[/ QUOTE ]

E di mer Capo e di po kjo eshte degjenerimi i fundit qe pret nga tjetri. Ajo shprehja "Me Q.fsh kocken!" duket sikur u plotesua, pikerisht ate po na bejne. amerikanet kane edhe ate shprehejen "You have to draw the line somewhere!". Kjo nuk ka si qendron, se kur te perdhosin te vdekurit e Tirana Zyrtare (kurva) nuk ndihet fare po ben sikur nuk di gje...ky marazi ne gjoks vetem sa te shtohet...dhe cudia me e madhe do zgjase me shume se tre dite kesaj rradhe. jam shume i zemeruar.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Eshtrat e ushtrise qe s'ishte

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ne jemi per se mbrapshti vallaj
jo qe shitemi per se gjalli per dy çika lek, por edhe per se vdekuri...

skandal, nuk imagjinoj deri ku do harrisim, sai kemi limitet, deri ku do vemi ne degjenerimin ton....se jemi te vetmit qe i bejme keto gjera....

[/ QUOTE ]

Mos u zemeroni me kombin SHQIPTAR. Kjo mban era grek fund e krye, qe ne ide e deri ne zbatim. Dy tre fshatare qe po germonin nuk perfaqsojne kombin tone...dhe kjo deri para ca ditesh eshte mbajtur SEKRET nga GREKET.
Ky eshte plan i athines per V. E.

POPULLI SHQIPTAR E KA BERE TE QARTE ZEMERIMIN E VET ME KETO PRAPESI TE PATURPSHME - POR TIRANA ZYRTARE?
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: KOCKEVJEDHESIT(kockeshitesit)

ore nuk ka faje populli fajin e ka qeveria qe ka lejuar greket te marrin ne dore pikat ekonomike te shqiperise. dhe po te duash ti hajde bej zap po ta mbajti.po si nuk i ra turku grekut ta beje shoshe se na cavi b... me keto "trimerira". po gjithsesi do ta haj dhe trimi shume shpejt ne mos tani do ti vija koha qe ai bumerangu do kthehet mbrapsht.
 

eddantes

Primus registratum
Re: KOCKEVJEDHESIT(kockeshitesit)

ky Joimmy ketu po ti or legen e di qe ne ta veshim me kallashnikov vetem po na pe, apo na shan nga nena se kaq idjota jemi po tani qe dikush po na shkerdhen varret e te pareve ku jane trimat shqiptare...ikni mor komb bythrrjepur se vetem lllafe kemi......
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Mustafaj-Bakojanis pazar kockash...

me sa duket ne mesin e kesaj ngjarje te turpshme qendron dhe tirana zyrtare. ne biseden qe ministrat e puneve te jashteme te shqiperise dhe greqise kane bere ne athine pak jave me pare, eshte diskutuar dhe ceshtja e kockave. mustafai ne nje prononcim per shtyp nuk e ka mohuar kete gje. Sipas informacioneve per ceshtjen, mesohet se greket kane paraqitur dhe nje kerkese ca kohe me pare. ne nje takim kryeministror karamanlis i kishte kerkuar nanos kockat e ushtareve nderkohe qe ky i fundit kishte devijuar me diplomaci.

per mendimin tim personal, jam shume i bindur se qeveria jone ishte ne dijeni per veprimin, por pretendonte qe te kalonte ne heshtje. gje qe nuk ndodhi pasi armiku i madh i berishes, media nuk e lejoi nje gje te tille. Tani berishes i mbeten dy gjera per te bere: ose te kaperdije turpin me buke, ose te vere nderin ne vend (kjo e fundit me koston e prishjes se koalicionit.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Mustafaj-Bakojanis pazar kockash...

Ketu mund te perdoret ajo shprehja e famshme e Shekspirit, nga Hamleti:
"Something's rotten in the state of Denmark."
"Diçka vjen ere e qelbur edhe ne Tirane."
 

Dardanus

Primus registratum
Re: Eshtrat e ushtrise qe s'ishte

Tirana zyrtare, ne njeren ane po han ne grazhd te Grekve fallso (Irano-Turqve orthodoks te ballkanit), kurse ne anen tjeter jua ka ndrequr bythet ne pozite te preferuar Grekve per ... (me falni ne shprehje)

Po a e din ndokush se çka do te thot kjo, pse po i blejne Greket eshtrat e Shqiptarve.

A mos ka kjo diçka te beje me DNA (ADN) te Grekve dhe Racen e tyre Aziatike, ku do te dalin pas disa vitesh me pohime se raca e tyre ka qene Europiane por eshte perzier me vone me ato Aziatike (ndonje argument fallso me DNA te shqiptarve) ???

Eshte vetem nje mendim nga une, mundem te jeme gabim deri ne absolut.

-----------------------------
Armiku më i madh që i ka shkaktuar dëmet më të mëdha popullit Pellazgo-Iliro-Shqiptarë, ka qenë gjithmonë Shqipfolsi …
 

Gysi

Primus registratum
Re: Eshtrat e ushtrise qe s'ishte

Intervista/ Flet varrmihësi Altin Ballabani


"Më kërcënuan në telefon se denoncova për varret"




Nga e dërguara jonë në Kosinë të Përmetit, Genta BRAHIMI

Altin Ballabani, është protagonisti i ngjarjes së zhvarrosjes së
eshtrave në fshatin Kosinë të Përmetit. Ka qenë ai i pari që ka bërë
denoncimin në media për skandalin e marrjes së eshtrave të banorëve
të fshatit, me pretendimin se ishin eshtra të ushtarëve grekë. 34-
vjeçari, babai i dy fëmijëve, thotë se ndihet i lehtësuar që ka bërë
denoncimin, por edhe i frikësuar për shkak të kërcënimeve që ka
marrë. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", Ballabani
tregon përse vendosi të denonconte hapjen e varreve. Çfarë i thanë
në telefonatën kërcënuese dhe reagimi ndaj prononcimit të priftit se
ka personalitet të dyfishtë.

Pse vendosët ta denonconi hapjen e varreve, mos vallë për hakmarrje
ndaj priftit meqë iu largoi nga puna?

Unë vërtet e kundërshtova priftin, por grindja erdhi kur unë fillova
të kuptoja atë që ndodhte. Fillimisht na thanë që eshtrat që ishin
në vendin pranë kishës do t'i groposnin brenda oborrit të saj.
Pastaj morëm vesh që kërkonin eshtrat e ushtarëve grekë. Unë e dija
që këtu ishin varrezat e vjetra, se babai im ka të varrosur gjyshin
e kushërinjtë e tij. I thashë se po zbulojmë varre fëmijësh e grash
dhe At Themollari më tha "e di unë këtë punë". Pastaj nisi grindja
për një varëse të një gruaje që unë nuk e dorëzova, doja ta mbaja si
provë që këtu kishte varre familjare dhe jo ushtarë. U largova nga
puna dhe vendosa ta bëj publike të gjithë këtë që po ndodhte.

Ju kanë kërcënuar?

Po, që në momentin e parë që dola në televizor e thashë të vërtetën
më kanë marrë në celularin tim dhe më kanë thënë, "pse e hape gojën,
ta shikosh ç'do pësosh ti dhe gjithë familja jote". Nuk është se u
tremba për vete, por për fëmijët më shumë. Por nga ana tjetër mendoj
se bëra mirë. Shumë vetë më kanë thënë bëre mirë që i denoncove,
varret janë të shenjta dhe nuk duhet t'i prekë kush.
Prifti ka thënë që ti je person me personalitet të dyfishtë...
Më njohin mua njerëzit e njohin dhe atë, tani të thotë ç'të dojë.
Mua nuk më ka shlyer të gjitha detyrimet, më ka edhe 40 mijë lekë
borxh.

Nëna e varrmihësit: Altini bëri veprimin e duhur

Nëna e varrmihësit që bëri publike gjithë historinë e zhvarrosjes së
eshtrave të banorëve të fshatit Kosinë, është e bindur që djali i
saj bëri veprimin e duhur. Lefteri Ballabani kërkon që eshtrat të
kthehen ku ishin dhe drejtësia të dënojë fajtorët. 66-vjeçarja thotë
se kërcënimet që i janë bërë nuk e trembin aspak, se e drejta është
në anën e tyre. "Unë jam nuse këtu, im shoq ka vëllanë në varreza,
gjyshin e shumë të afërm të tjerë", tregon Lefteria. Sipas asaj që
ka dëgjuar, në kishë varroseshin njerëz deri nga viti 1934 e jo më
vonë. "Ndërsa në oborrin e kishës ka qenë varrosur një gjeneral. Në
vitet '80 motra e tij erdhi me skica, e dinte vendin tamam, gërmuan
dhe i morën eshtrat", tregon 66-vjeçarja. "Varret e grekëve kanë
qenë më poshtë, tek spitali i luftës, 1 km më poshtë nga kisha",
thotë ajo.

Varret

Ngjitur me kishën bizantine të Kosinës që thuhet se është nga më të
vjetrat në Ballkan, e daton vitin 1200, në një copë të vogël toke,
jo më shumë se 10 metër katrorë kanë qenë varret e vjetra të
fshatit. Varreza e vjetër nuk ka asnjë mur rrethues, asnjë kryq,
asnjë gur të dukshëm. Vendi sapo është mbuluar, pas gërmimeve që
janë kryer për të nxjerrë eshtrat e të vdekurve. Deri në vitin 1934
varreza ka qenë funksionale, aty varroseshin të vdekurit e
krishterë. Këtë fakt e dinë të gjithë banorët e zonës. Brenda
oborrit të kishës në vitin 1940 është varrosur një gjeneral grek.

Eshtrat

Eshtrat e grumbulluara nga hapja e rreth 100 varreve janë çuar në
kishën e fshatit Kutal, që është i vendosur 5 km larg Kosinës. Aty
janë krijuar 69 skelete të plota që janë mbyllur në arka të
vendosura brenda kishës. Sipas dëshmive të banorëve, para se eshtrat
të futeshin në arka janë larë me verë, që ka shërbyer si
dezinfektues në këtë rast. Kisha e Kutalit, një ndërtesë e re e
ndërtuar gjatë këtyre viteve, në pjesën e poshtme të fshatit ka qenë
nën vëzhgimin e forcave të policisë gjatë 24 orëve të fundit.

Opinione

Lena Ballabani, 45 vjeç

Kësaj gjëje që ka ndodhur këtu, nuk dimë si t'ia vëmë emrin. Ky
është një turp i vërtetë. Unë kam të varrosur aty gjyshin,
stërgjyshin, im atë ka vëllanë. Kërkojmë që eshtrat e të parëve tanë
të na kthehen dhe të dënohen fajtorët. Askush nuk i prek eshtrat e
të vdekurve, është mëkat. Ata që e kanë bërë nuk janë njerëz të
zotit. Kjo punë dukej e dyshimtë që në fillim. Kjo sepse kur erdhën
që morën eshtrat e ushtarëve të tjerë, kishin secili dokumente,
kësaj radhe asgjë. Nuk e di në ka qenë e qëllimshme, siç thuhet, se
iu duheshin për të shtuar apo plotësuar numrin e ushtarëve. Por ama
dihej që kjo këtu ishte varrezë fshati.

Perparim Nikolla, 47 vjeç

Këtu duhet të ndërhyjë drejtësia. Të dënohen fajtorët që të mos
ndodhin më skandale të tilla. Vetëm këtu vijnë e hapen varre si pa
të keq në mes të ditës. Nëse e dinë me të vërtetë që ka eshtra të
ushtarëve grekë, të vijnë të bien dokumente e t'i marrin si iu ka
hije. Kanë bërë gjynah që u kanë lëvizur njerëzve eshtrat nga vendi.
Shumë banorë nuk e kanë ditur ç'po ndodhte. Banorët u gënjyen se iu
thanë që do rregullojmë kishën e do t'i heqim këtej. Kujt i shkonte
në mend se do t'i merrnin për eshtra të ushtarëve grekë. Eshtrat
merren në mënyrë të organizuar, si kështu tha një prift dhe hajt të
gërmojmë. Po ku gërmohet se, a dihet?

Dilaver Aliu, 53 vjeç

Nuk di ç'të them. Edhe këtë s'e kishim dëgjuar, as të vdekurit s'i
lënë rehat. Gjithë fshati e di që aty ishin varrezat e vjetra. Janë
varrosur njerëz deri në vitin 1934. Nuk e di pse i lanë të gërmonin.
S'e dinë këta që thonë se aty kishte varre të ushtarëve dhe se do
bëhen analiza, shikohen medalione, merr e fut në qese kot. Po kush
të lë ashtu se. Mirë banorët u gënjyen, po drejtuesit e fshatit e të
komunës, nuk e dinin ç'po bëhej. Atyre nuk iu falet që i lanë të
hapnin varret. Shteti duhet të reagojë patjetër, që të mos guxojë
njeri të përsëritë këtë gjë në vende të tjera.

Pavllo Goga, 66 vjeç

Jam shumë i irrituar dhe i prekur. Si more venë dhe hapin varret e
të parëve tanë. Unë kam patur njerëz në atë vend. Duhet që
kryeplaku, kryepleqësia të ishin mbledhur dhe të diskutonin me ne
këtë problem. Kjo për faktin e thjeshtë, se unë dhe shumë të tjerë
në këtë fshat kemi të parët aty. Të na pyesnim ishim dakord, donim,
a s'donim. Nga na dolën varret e grekëve aty. Ato kanë qenë më
poshtë, rreth 1 km, ku ka qenë spitali në kohë të luftës italo-
greke. Të dënohen ata që kanë prekur eshtrat e të parëve tanë. Është
e turpshme për të gjithë fshatin kjo që ndodhi.

Në Kosinë të Përmetit, aty ku një muaj më parë u hapën 100 varre.
Flasin banorët

Eshtrat false të ushtrisë së vdekur greke

Eshtrat, varret, mallkimet dhe figura e një prifti që prishi
qetësinë e fshatit Kosinë. Mungon vetëm shiu dhe plaka Nicë. Nuk
është një nga pjesët e romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", por
një realitet që ndesh në fshatin me 600 banorë të komunës së
Piskovës. Kur një muaj më parë, Ikonom Vasil Themollari, Alqi Kasa
si drejtues i ish-ushtarakëve minoritarë dhe 5 punëtorë varrmihës
nisën gërmimet e para për nxjerrjen e eshtrave në varrezën pranë
kishës së Shën Mërisë. Askush nuk e shkoi në mend rrjedhën që do
merrnin ngjarjet.
Në fshatin e madh rreth 1 km larg rrugës nacionale Këlcyrë -Përmet
nuk flitet për gjë tjetër, veçse si eshtrat e banorëve u adoptuan në
ato të ushtarëve grekë. Këtu jetojnë në harmoni mes tyre myslimanë e
të krishterë, gati-gati në numër të barabartë mes tyre. Përkatësinë
në njëren apo tjetrën fe e kupton nga reagimi që kanë në lidhje me
ngjarjen. Myslimanët preferojnë të mos përzihen në këtë çështje.
Ngrenë supet dhe thonë se nuk dinë asgjë. Të krishterët jetojnë në
lagjet më të vjetra, rreth kishës dhe flasin me indinjatë për këtë
veprim.
Spiro Zhaka, kryeplaku i fshatit tregon si nisën gërmimet dhe pse
puna shkoi deri këtu. "Në 20 a 22 prill erdhi At Themollari dhe më
tha se ka dokumente e skica se këtu kishte ushtarë grekë, veç
banorëve të fshatit. Do fillonin gërmimet për t'i nxjerrë që t'i
çojnë tek manastiri i Këlcyrës", thotë Spiroja. "Iu thashë që po të
ishin në rregull le të punonin", vijon ai.
Pjesa më e madhe mbrojnë një tjetër variant të ngjarjes. Kujtim
Ballabani shprehet se, "At Themollari na tha se do t'i heqim varret
këtej e do t'i çojmë në oborr të kishës. Kemi hapur dhe vendin për
këtë, se do rregullojmë kishën e mos t'i shkelim me makinë". Më vonë
prifti solli qese i futi eshtrat brenda dhe ato u dërguan në kishën
e fshatit Kutal nga është prifti. Pas zënkës me njërin nga
varrmihësit, Altin Ballabani, e vërteta del në shesh. Eshtrat e të
parëve të këtij fshati po merreshin si të ishin eshtra të ushtarëve
grekë.
Historia
Ngjitur me kishën bizantine të Kosinës që thuhet se është nga më të
vjetrat në Ballkan, e daton vitin 1200, në një copë të vogël toke,
jo më shumë se 10 metër katrorë kanë qenë varret e vjetra të
fshatit. Varreza e vjetër nuk ka asnjë mur rrethues, asnjë kryq,
asnjë gur të dukshëm. Vendi sapo është mbuluar, pas gërmimeve që
janë kryer për të nxjerrë eshtrat e të vdekurve. Në sipërfaqe të zë
syri copëra eshtrash të shpërndara gjithandej. Banorët thonë se janë
mbetjet e eshtrave të nxjerra ditë më parë. Ndërsa dallojnë fare
qartë gjurmët e lëna nga rrotat e një makine që ka shkelur gjithë
vendin. Deri në vitin 1934 varreza ka qenë funksionale, aty
varroseshin të vdekurit e krishterë. Këtë fakt e dinë të gjithë
banorët e zonës. Brenda oborrit të kishës, në vitin 1940 është
varrosur një gjeneral grek. Rreth viteve `75-`77, motra e tij erdhi
dhe i mori eshtrat, ku vendin e gjeti në bazë të skicave dhe
dokumenteve që solli me vete nga Ministria greke e Mbrojtjes.
Banorët thonë të sigurt se aty nuk ka ushtarë të vrarë
grekë. "Varret e ushtarëve kanë qenë poshtë dhe janë marrë dy vjet
më parë për t'u çuar në manastirin e Këlcyrës, këtu janë të parët
tanë", thotë Pavllo Goga. Sipas tij, ai është i sigurt për këtë pasi
i ati ia ka treguar të saktë vendndodhjen e varreve të grekëve. Në
varret e zbuluara varrmihësit tregojnë se në asnjë rast nuk janë
gjetur medalione ushtarësh, por flokë të gjata, këpucë, varëse e
zbukurime grash.
Meshë e çuditshme në Kutal
Eshtrat e grumbulluara nga hapja e rreth 100 varreve janë çuar në
kishën e fshatit Kutal, që është i vendosur 5 km larg Kosinës. Aty
janë krijuar 69 skelete të plota, që janë mbyllur në arka të
vendosura brenda kishës. Sipas dëshmive të banorëve, para se eshtrat
të futeshin në arka janë larë me verë, që ka shërbyer si
dezinfektues në këtë rast. Kisha e Kutalit, një ndërtesë e re e
ndërtuar gjatë këtyre viteve, në pjesën e poshtme të fshatit ka qenë
nën vëzhgimin e forcave të policisë gjatë 24 orëve të fundit. Kur
pritej që policia të hynte për të sekuestruar eshtrat, aty ia ka
behur Ikonomat Vasil Themollari, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë
në Gjirokastër, Kristo Mandelos dhe përfaqësues të Mitropolisë së
Gjirokastrës. Arsyeja e vizitës së tyre të papritur në orën 16:30
minuta ka qenë mbajtja e një meshe bekuese për eshtrat që ndodheshin
në kishë. Themollari dhe Mandelos kanë qëndruar përreth gjysmë ore
në kishë dhe më pas janë larguar pa pranuar të flasin për mediat.
Pasdite ka folur zëdhënësi i konsullatës, z. Vasil Kuço i cili ka
deklaruar për median se konsulli Mandelos ka qenë për humanizëm në
fshat. "Kisha ka ndjeshmëri historike për popullin grek", ka
deklaruar Kuço. Konsullata greke thotë se ka rënë dakord me
autoritetet për eshtrat. Ndërkohë megjithëse policia ka kërkuar të
bëjë një mbikëqyrje të kishës dhe skeleteve që ndodheshin aty,
prifti sapo mbaroi mesha është larguar duke i vënë kyçin derës
kryesore të kishës.

At' Themollari: Asgjë s'është e vërtetë

Ndërsa kishin nisur hamendjet për arratisjen apo fshehjen e Ikonom
Themollarit, ai shfaqet papritur në kishën e fshatit të tij. Mban
një meshë për eshtrat e ushtarëve të mbledhur dhe largohet
qetësisht, madje nuk e ka humbur sesnin e humorit. Banorët ortodoksë
të zonës shprehen se mbajtja e një kishe ditën e hënë e për më tepër
pasdite, është e çuditshme, nuk është e zakontë. Por askush nuk di
të shpjegojë këtë veprim. As At' Themollari nuk i jep përgjigje.
Lidhur me akuzat që janë bërë në drejtim të tij, Themollari i
përgjigjet se asgjë nuk është e vërtetë. Gazetarët kanë mbajtur
qëndrim të njëanshëm dhe nuk kanë folur drejt. Sipas tij mbi të
është ushtruar presion psikologjik nga policia dhe është dhunuar
kisha ku mbahen eshtrat e mbledhura.

"Çështja është në fazën e verifikimeve"

Që prej ditës së premte, në Komisariatin e Policisë në Përmet është
ngritur një grup hetimor për të zbardhur krejt ngjarjen. Shefi i
Komisariatit Përmet, Petrit Halo, thotë se janë marrë deklarime të
të gjithë personave që janë në dijeni të ngjarjes dhe po
bashkëpunohet me policinë për të bërë verifikimet e më pas mënyrën
si do veprohet. Sipas tij, "nuk kemi asnjë denoncim të banorëve për
zhvarrime të eshtrave të të afërmve të tyre", ndërsa ata janë në
pritje të udhëzimeve dhe vendimeve që do jepen nga prokuroria.
Ndërsa kryetari i komunës, Karafil Pasha, thotë se "kam bërë
denoncim në prokurori në lidhje me zhvarrimet e bëra në fshatin
Kosinë, është një vepër e turpshme dhe do kërkojmë nga policia që
fajtorët do të dënohen. Duam t'i shkohet deri në fund problemit",
shprehet Pasha. Ndërsa thotë se gërmimet për hapjen e varreve janë
bërë pa dijeninë e komunës së Piskovës.

Flamur Hoxha: Prokuroria të zbardhë ngjarjen

Deputeti i Përmetit, Flamur Hoxha, ka kërkuar në seancën e djeshme
të Parlamentit që prokuroria dhe Ministria e Brendshme të zbardhin
ngjarjen e trafikut të eshtrave në fshatin Kosinë. Hoxha ka akuzuar
edhe strukturat e qeverisjes për "servilizëm ndaj shtetit grek dhe
paaftësi në kryerjen e detyrave". Sipas tij ngjarja e pashembullt
duhet të ishte parandaluar dhe organet kompetente duhet të kishin
marrë masat. Gjithashtu, deputeti socialist i Përmetit vuri theksin
në shkeljen e të gjitha ligjeve shqiptare nga ana e personave që
kanë ndërmarrë zhvarrosjen e eshtrave. "Minimalisht personat që kanë
kryer një veprim të tillë duhet të merrnin leje pranë organeve të
pushtetit vendor, dhe qeveria duhet të kishe bërë më parë një
marrëveshje me shtetin grek", tha ai.

Brokaj: Vendi nuk ka sovranitet

Edhe më alarmante e ka cilësuar këtë ngjarjen e Përmetit kryetari i
Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sabit
Brokaj. Gjatë seancës së djeshme në Parlament, Brokaj u shpreh se
një akt i tillë i trafikut të eshtrave tregon se vendi nuk ka
sovranitet. "Është jashtë çdo koncepti njerëzor zhvarrimi i eshtrave
të grave dhe fëmijëve të fshatit Kosinë, dhe etiketimi i tyre si
eshtra të ushtarakëve grekë që janë vrarë në vitet '40 gjatë
luftimeve italo-greke", tha Brokaj. Ndërkohë Brokaj ka kërkuar që
organet e drejtësisë duhet të ishin vënë në lëvizje për këtë
çështje. Sipas tij janë shkelur ligjet e shtetit shqiptar dhe ato
ndërkombëtare. Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Baki Shehu,
kërkoi nga qeveria dhe prokuroria të merren me hetimin e ngjarjes.


Tirana-Observer.
 

eddantes

Primus registratum
Re: Eshtrat e ushtrise qe s'ishte

shiko cfare shtet muti jemi deri sa policia me vendim te gjykates nfdalohet te hyje ne kishe nga nje cope prift e nje konsull grek.Futi more shqelmin deres dhe kontrolloji kockat te dale e verteta.
 

hawk

Primus registratum
Re: Eshtrat e ushtrise qe s'ishte

Tema eshte titulluar gabim.
Ajo ushtri ka eksistuar por ka qene pushtuese,e hyre ne territorin tone gjoja per te luftuar fashistet italian.
Greqia ka patur dhe nuk jam ne dijeni nese e ka a nkora ligjin e luftes me Shqiperine.Nga ky ligj,nga tentativat per ti mohuar Shqipersise demshperblimet e pas luftes se II boterore me preteksisn se ne ishim aleat te bllokut nazi-fashist,le per te kuptuar se ka hyre ne territorin tone per qellime agresive.
Ushtaret grek keta "heronj" sipas dokumentave shkaterruan kisha ordokse Shqipetare, sidomos kisha Katolike dhe xhami.
Keto jane te dokumentuara.
Nje ushtri e tille si mund te quhet "mike" ?! Pastaj qe kur Greqia eshte vendi mik i Shqiperise ?!

Turpi qendron tek faktii "shenjterimit" te eshtrave te ketyre krimineleve qe kishin pe qellim helenizimin e jugut te vendit.Qellim qe sic duket nuk e kane harruar dhe sot po e realizojne me mskarain FORTLUMTURINE Janullatos.Politika e ketije sherbetori te helenizmit e jo te zotit fillon nga uzurpimi i kishes auotqefale, investiet ne objekete e kultit madje edhe kur jane te ritit ordodoks sllav(fshati Vrake ne Shkoder), objekete kulti tipike Greke, ne deklaratat e rritjes se nr. te minoritareve ne 400.000, ne shperndarjen e armeve,trakteve,pensioneve,vizave,lehtesimeve te ndryshme.
Precedent tjeter ka qene edhe Shen Kozmai,nje tjeter shenjtore jo ne sherbim te Zotit por te helenizmit dhe shovinizmit Grek.Personazhe te tille vleresojne greket.

Politika e tije mbeshtetet natyrisht nga ajo zyrtare Greke ne menyren e trajtimit te emigranteve dhe diskriminimine tyre, ne agresioni ushtarak te mbetur ne tentative ne 1997 vetm pas nderhyrjes se Turqise dhe ne mungesen e nje aprovimi USA, ne imponimin qe i behet qeverise sone si dhe popullit ne zgjedhjet politike, ne mbeshtetjet tona ne Europe.....

Ne vazhden e ketsaje politike eshte dhe kjo e fundit ku na shenjterohen keto pushtues neper kisha e permendore,mblidhen disa eshtra,propagandohen nga kisha ordokse e Janullatosit se jane te shenjta.Natyrsiht per Janullatosin jane te tilla sepse kishin te njejtin objektiv qe ka ky i fundit.

Por per ne FORTFATKEQSI jane vetem kriminela dhe pushtues.

Lind pyetja perse nuk i terhoqen eshtrat ashtu sic beri Italia dhe perse nuk kerkuan nje gje te tille pa luftes ?!
Apo kishin rene me miliona grek dhe ishte e pamundur!!
Apo politika greke ishte aq e holle sa ti leverdiste ti linte aty ne menyre qe nje FORTFATEKEQESI ti ndertonte objekte kulti ku duhet respektuar Zoti e jo njerezit aq me teper pushtues.
 
S

sota

Guest
Re: Eshtrat e ushtrisë që s’ishte

Lajm i ANSA
ALBANIA: SCOPERTO TRAFFICO DI OSSA PER SACRARIO GRECO / ANSA
(di Carlo Bollino) (ANSA) - TIRANA, 30 MAG - Un vero e proprio
traffico di ossa, recuperate svuotando decine di tombe di vecchi
cimiteri albanesi, e' stato scoperto nell'Albania meridionale. Uno
scandalo che ha finora coinvolto Vasil Thomollari, un anziano pope
ortodosso custode del monastero di Kelcyre, vicino alla citta' di
Permet, ma che con il seguito delle indagini rischia di allargarsi. Il
sacrario e' infatti l'unico dell'Albania destinato ad accogliere i
resti di 630 soldati greci morti durante la seconda guerra mondiale ed
e' un progetto inseguito da anni dal governo di Atene. Stando alle
denunce presentate dalla popolazione albanese della zona, sarebbero
state aperte 137 tombe e le ossa sottratte sarebbero state destinate
proprio al sacrario greco evidentemente carente di resti autentici.
Secondo la popolazione locale infatti fino ad oggi sarebbero stati
ritrovati (e destinati al sacrario) soltanto i corpi di 36 soldati
greci, che furono sepolti nel 1943 dai soldati italiani al termine
dell'unica battaglia di cui si ha notizia in questa zona. La questione
e' delicata, e se dal punto di vista giudiziario se ne sta occupando
la procura che ha gia' messo sotto inchiesta oltre al prete anche sei
albanesi che lo avrebbero aiutato nelle operazioni di esumazioni
clandestine, dal punto di vista storico-politico lo scandalo rischia
di toccare i gangli piu' profondi dei rapporti fra greci e albanesi.
Il sacrario di Kelcyre e' stato infatti collocato in modo per niente
casuale a ridosso di un confine segnato sulle mappe dei nazionalisti
greci, e che indica l'inizio della cosiddetta regione del Vorio Epiro,
o Epiro del nord: un'area in pieno territorio albanese, ma che i
nazionalisti ellenici rivendicano da secoli come propria terra. La
costruzione di un sacrario greco di tale imponenza, realizzato
peraltro all'interno di un monastero ortodosso, potrebbe diventare
negli anni il pretesto per legittimare le antiche rivendicazioni
territoriali. Senonche' i resti di 630 soldati con cui riempire quelle
tombe (che sono gia' pronte e destinate curiosamente a rimanere
anonime) sembrano non trovarsi. Da qui il sospetto che gli scheletri
sottratti nei cimiteri semi-abbandonati dei villaggi albanesi
circostanti, possano essere proprio destinati a colmare quel vuoto.
Alcuni abitanti della zona hanno raccontato di essere stati assunti
dall'anziano pope per procurare scheletri, che sarebbero stati pagati
fino a 100 euro ciascuno. Al momento le sole certezze sono la denuncia
degli albanesi, che dal giorno 29 aprile hanno ritrovato scoperchiate
le tombe dei loro avi e scomparse le ossa, e il ritrovamento oggi
nella chiesetta ortodossa del villaggio di Kutali (le cui chiavi sono
nella sola disponibilita' del pope Vasil Thomollari), di 69 cassette
metalliche al cui interno si trovano vecchi resti umani senza nome. La
polizia si trova sul posto ma finora non ha avuto l'autorizzazione a
varcare il luogo sacro per effettuare indagini sull'origine di quelle
ossa, la cui presenza e' stata peraltro confermata da alcune foto
scattate da un giornalista della televisione di Tirana ''News24'' che
e' riuscito a raggiungere il retro della chiesa dove sono custodite.
Nessuna dichiarazione neppure dal governo di Tirana, alla cui
coalizione appartiene il partito della minoranza greca, e che si e'
gia' trovato a dover fornire spiegazioni sulla costruzione del
sacrario. Lo scorso 10 maggio si era addirittura sfiorato l'incidente
diplomatico, con l'annullamento di una visita proprio al sacrario di
Kelcyre del ministro della Difesa greco Vangelis Meimarakis che
all'ultimo momento aveva disdetto il suo viaggio in Albania. Un segno
di disappunto pare provocato dai ritardi burocratici che finora non
hanno impedito l'inaugurazione ufficiale del cimitero di guerra. Un
sacrario ormai completamente edificato e completo persino di croci e
di tombe, anche se formalmente le autorita' albanesi sostengono di non
averlo ancora ''tecnicamente autorizzato''. La questione delle ossa
trafugate e' approdata anche in parlamento, dove i deputati
dell'opposizione hanno chiesto al governo di fare piena luce su quello
che e' stato definito ''uno scandalo che non ha precedenti nella
nostra storia''.(ANSA). BLL-COR
30/05/2006 12:04
 
Top