Eshtrat e ushtrisë që s’ishte
29 Maj 2006 - Desha të tërheq vëmendjen tuaj te ky akti i turpshëm që ka ca kohë që po ndodh në jug të Shqipërisë. Eshtrat e të vdekurve po zhvarrosen sa andej këndej për tu rivarrosur si ushtarë greke të rëne gjatë luftës italo-greke. Ministri i brendshëm helen e ka shtyrë për më vonë një vizitë në Shqipëri, ai do vijë kur të jetë shtuar numri i varreve që të bëjë homazh në një një varrezë plot e përplot ashtu siç e dëshiron politika greke për ‘’Vorio Epirin'’…
Më konkretisht zhvarrimet kanë ndodhur në fshatin Kosinë të rrethit të Përmetit. Prifti i fshatit, Ikonom Vasil Thomollari, në bashkëpunim me një person të dyshimtë i quajtur Alqi Kasa i cili përfaqsoka ushtarakët minoritarë në lirim dhe kosnullatën greke dhe Mitropolinë…Këta të dy kanë paguar fshatarët për të gërmuar varre të vjetra shqiptarësh që do t’i varrosnin më pas në Këlcyrë, në varrezën e ushtarëve grekë.
Të paktën 137 varre janë vjedhur nga eshtrat në fshat. Një qytetare nga Lushnja ka gjetur bosh varret e tezes së saj të ndjerë dhe vajzës së tezes. Duket se prifti dhe Alqi Kasa kanë preferuar varre të njerëzve pa të afërm në fshat. Qytetarë nga anë të ndryshme të vendit kanë mbërritur në Kosinë për të marrë vesh ç’bëhet me varret e njerëzve të tyre pasi kanë dëgjuar në media.
Autoritetet Shqiptare deri tani kanë mbajtur të tillë qëndrim që të lë të kuptosh se për ta ky është thjesht një veprim ordiner, pa përfshirje të mëtejshme e pa ndonjë qëllim në vetvete. Ky nuk është naivitet por shkërmoqje totale nën presionin e Athinës. Humbje e dinjitetit deri aty sa edhe të vdekurit po na i vjedhin grekët. Po na i bëjnë eshtrat heronj e po na ngrejnë lapidarë në oborr të shtëpive. Po trukojnë jugun shqiptar të duket më shumë si Vorio Epiri i fantazisë së tyre. Kjo e gjitha shërben për të provuar në të ardhmen ato pretendimet e tyre vjedharake që i kanë patur gjithmonë mbi teritorin shqiptar. Duan të tregojnë se gjoja këto troje i kanë mbrojtur ata me gjak…
Përderisa shtetin tonë ky fakt nuk e shqeteson, përkundrazi, po këputet në mes të mbajë me humor të mirë Athinën e tu plotësojë tekat nuk do jetë ndonjë gjë e keqe. Ne tashmë kemi rënë dakort me kërkesën greke të rishikojmë tekstet arsimorë të historisë, t’i zbusim qëndrimet tona, patriotizmi ka dalë jashtë mode. Historinë po e ndryshojmë në shkolla, kjo puna e varreve vetëm sa shërben për të mbështetur në terren…sa turp!
Ja kështu…keni ndonjë kockë me shit?
B.S.