Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Une jam nje anetar i ri i ketij forumi. Do te desha prej pjesetareve te tij si e mendojne problemin e meposhtem:

Per nje popull si faktor bashkimi i tij eshte me i rendesishmem feja apo gjuha? Ne rastin konkret shqiptar, mendoni se jane me te rendesishme faktoret qe i afrojne katoliket, ortodokset dhe myslimanet shqiptare, si gjuha e perbashket apo ato qe i largojne, si feja.

Kini parasysh gjithe rrjedhojat qe ka kjo e fundit per sa i perket zakoneve, moralit, raporteve familiare etj..

Faleminderit
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

te lutem /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Hysen Cela

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Fillimisht postuar nga usta_Qima:
[qb]te lutem /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
C'eshte kjo, pergjigjja ne gjuhen tende?
 

renea

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

I dashur Zombie!
Kjo teme ka me shume lidhje me forumin e Shqiperise, apo Diskutimeve Shoqerore se sa me Teologjine, qe eshte studimi i fese, dhe Zotit.
Ti ke ngritur nje pyetje qe studion bashkimin kombetar, ndaj po e zhvendos temen tek forumi Shqiperia.
FLM, drejtohu rregullores per me shume sqarim.
 

AlbanianEagle

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

gjuha apo feja....

hmmm,

kur mendoj per gjuhen e fene mendja me shkon tek nacionalizmi, si faktor bashkimi i nje kombi e ngritja e nje shteti âm...

por ne epoken qe jetojme sot, globalizmi, integrimi i gjitheaneshem, sidomos ne boten perendimore (evrope).. fenomene te tilla, per mua e kane humbur ate rendesine qe kane pas ne shek XIX apo me pare....
 

B

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Une them llapa eshte me e rendesishmja:D /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Adonis

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

sigurisht qe gjuha
jo per ndonje gje por sa fe ekzistojne sot ne krahasim me numrin e gjuheve qe flitet. mentaliteti i njeriut gjithmone ka kerkuar vecantine pra eshte gjuha ajo qe te sjelle me afer ketij qellimi.

edhe ne qofte se e marim kete pyetje ne kendveshtrimin e globalizimit gjuha perseri del fituse. pershembull kur shkon per te kerkuar ndonje pune nuk te pyet ndonje cfare feje ke ose sa fe ke
por jam mese i sigurte qe te pyesin sa gjuhe flet

ne pergjithsi te vjen keq qe shqiparet nuk e vlersojne shume gjuhen e tyre vecanerisht medja shqiptare
 

bulkthi

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Pa dyshim gjuha .
Sepse gjuha ka te beje me tingujt qe rrethojne individin.
Kurse feja mund te quhet e imponuar .
pyetja jote me duket pak absurde , por nuk besoj se ka te krahasuar ne mes gjuhes dhe fese.

po te mos kishte ekzistuar Gjuha e folur , atehere nuk do kishim as edhe fe.
 

manga

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

t'ulun para kompjuterit, dy parashkruesit thane qi s'ka fije dyshimi qi gjuha asht ajo qi e ban popullin...

tuj e krue kryet e tuj dyshue per disa argumenta, po pyetem: athue a s'e folin irlandezet e anglezet t'njajten gjuhe? a s'e folin anglezet e amerikanet t'njajten gjuhe? megjithate, ata jane hanger e prap hahen tuj ba lufte njani me t'tjetrin.
n'anen tjeter, nji diplomat evropian rishtas u shpreh qi feja e turkut s'asht fe e evropes, pra turku s'ka vend n'sofren e evropes. pra, per formimin e nji shteti t'quajtun evropa e bashkume, faktor bashkimi po m'del feja, e jo gjuha...

tana herat tuj mendue per argumentat,
manga
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Fillimisht postuar nga bulkthi:
[qb]Pa dyshim gjuha .
Sepse gjuha ka te beje me tingujt qe rrethojne individin.
Kurse feja mund te quhet e imponuar .
pyetja jote me duket pak absurde , por nuk besoj se ka te krahasuar ne mes gjuhes dhe fese.

po te mos kishte ekzistuar Gjuha e folur , atehere nuk do kishim as edhe fe.[/qb]
Shiko PM
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Varet ne cfare procesesh kalon formimi i nje kombi. Pse te shkojme aq larg deri tek irlandezet dhe anglezet (gjuhet e te cileve madje ndryshojne). Ne kemi serbet, kroatet dhe boshnjaket. Gjuha e folur? E njejta. Ajo qe ndryshon, eshte vetem feja. Por keta popuj sllave e kane ngritur qysh ne fillim ndergjegjen e tyre kombetare duke u mbeshtetur tek besimi fetar. Ne te vertete ata jane i njejti komb, pasi nuk eshte feja ajo qe percakton perkatesine kombetare. Eshte e njejta gje sikur ortodokset, katoliket dhe muslimanet shqiptare t'i vinin bashkesive te tyre emra te ndryshem te cilat me pas te distancoheshin aq shume nga njera tjetra sa edhe te merrnin tiparet e kombeve te ndryshme, me territore te ndara qarte dhe madje edhe t'i shpallnin luftera njeri tjetrit. Problemi eshte se sipas aspektit fetar, kombet e kane thuajse te pamundur te vecohen qarte nga njeri tjetri. Feja e ndryshme nuk ka perbere kurre nje element pengues (ashtu sic mund te jete psh. gjuha e ndryshme), qe komunitetet te mos perzihen me njeri tjetrin, te mos punojne bashke, te mos banojne prane dhe te mos lidhin martesa mikse. Kjo eshte edhe ne thelb arsyeja dhe shpjegimi i spastrimeve te ashtuquajtura etnike ne Serbi, Bosnje dhe Kroaci dhe qe per mendimin tim duhen quajtur spastrime religjoze.
Si perfundim, sipas kesaj mendjes sime, eshte gjuha me e rendesishmja ne elementet qe perbejne nje komb, ndonese edhe feja duhet trajtuar me kujdes.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Ahere une po sjell nje argument tjeter dhe nje pyetje te re:

Pyetja: Cilat jane kriteret e themelimit te nje kombi??!!
Sigurisht qe ka te tille dhe ato kane te bejne vecse me gjuhen dhe territoret e banuara qe me pas percaktojne edhe ekzistencen e tyre te mvarur ose te pamvarur.Natyrisht kjo eshte nje ceshtje me vehte.

Fakti: Te gjitheve ju kujtohet lufta e tmerrshme Turko-Kurde; Kurdet pretendojne mevehtesine dhe turqit sillen indiferente ndaj kesaj, e pra jane i njejti territor, dy gjuhe te ndryshme por e njejta FE.Kjo me sjell te mendoj se gjuha eshte me e rendesishme.Ajo qe ka bere te pamundur kurdet te mos jene nje KOMB nuk eshte faktori fe por eshte faktori gjuhe; Gjuha e tyre eshte e pashkruar, por vecse e folur.Ky ka qene nje argument per turqit per te bere te pamundur pretendimin e kurdeve.

Si rrjedhoje: Feja eshte krejt e parendesishme por edhe gjuha kur nuk eshte e shkruar behet pengese per formulimin e nje kombi lere pastaj mevehtesine e tyre.

Pershendetje. /pf/images/graemlins/smile.gif
Kordelja
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

O MOJ SHQIPNI

O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitė me krye nė hi?
Ti ke pas kenė njė zonjė e rande
burrat e dheut te thirshin nanė
Ke pasė shumė t'mira e begati
me vajza t'bukra, me djem t'ri
Gja e vend shumė, ara e bashtina
me armė tė bardha e pushkė ltina
me burra trima, me gra tė dlira
ti ndėr gjithe shoqet ke kene ma e mira
Kur krista pushka si me shkrep moti
Zogu i shqiptarit gjithmonė i zoti
ka qėnė pėr luftė e n'luft ka vdekun
e dhunė mbrapa kurr s'i ka mbetun
Kur ka lidh besėn burri i Shqipnisė
I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė
ndėr lufta t'rrepta gjithkund ka ra
me faqe t'bardhė gjithmonė asht da
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambė tė shklet
e njė fjalė tė ambėl askush s'ta flet
Si mal me borė, si fushė me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s'tė kan mbetun as emn, as besė
vet' i ke prishun pėr faqe t'zezė
Shqiptar',me vllazėn jeni tuj u vra
ndėr njėqind ēeta jeni shpėrnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
shqiptari u zu si zog ndėr leqe
Qani ju trima bashkė me ne
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukė as mish
as zjarm nė votėr as dritė as pishė
as gjak nė faqe as nder ndėr shokė
por asht rrėxue e bamun trokė
Para se t'hupet kėshtu Shqipnia
me pushkė n'dorė le t'desė trimnia
Ēoniu shqiptarė prej gjumit ēoniu
tė gjithė si vllazėn n'njė besė shtrėngoniu
e mos shikoni kisha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė
gjithkund lshon dielli vapė edhe rrezė
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekė se desim t'tanė
 

R.HOTI

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

PO SIGURISGT ESHTE GJUHA PO MOS TE ISHTE GJUHA NUK DO TU MERRTE VESHT KUSH ME NJERI TJETRIN. :confused:
 

Tironsja-Si-Shpirt

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Ma bere mishin kokra me ate poezi, e kam lexuar e degjuar shume here po prap me ngjall te njejtat emocione sikur heren e pare, ne mos me shume cdo here qe e lexoj. Disa burra te tille i duhen Shqiperise, por kta te sotmit me sa duket as qe i afrohen burrave te tokes mem nje here e nje kohe.
 

mostro

Putraku
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Fillimisht postuar nga R.HOTI:
[qb]PO SIGURISGT ESHTE GJUHA PO MOS TE ISHTE GJUHA NUK DO TU MERRTE VESHT KUSH ME NJERI TJETRIN. :confused: [/qb]
Ke shume te drejt por amon ma hiq pak te lutem ate avatarin tat se e kom me tapi dhe sma lu kush..hiqe sa pa u trash muhabeti!!!!!hihihii /pf/images/graemlins/laugh.gif

GJUHA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPJA
FEJA E SHQIPETARIT ESHTE SHQIPETARIA!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

B

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Sa mire eshte te shtrohet pyetja keshtu qe te behemi me realiste.
Gjuha ose feja.
Kjo me kujton nje histori te nje shoku tim qe thoshte:
A eshte me e rendesishme shtepia jote apo te flesh ne shtepite e dynjase.
Edhe vete hapesi i temes meriton vemendje te madhe per nga menyra e tille e kerkimit te shpjegimeve per ceshtjen kombetare.
E falenderoj shume per kete teme qe po diskutohet ndaj edhe une do te i jap vleresimin e duhur qe meriton.
Nje njeri i mencur nuk do te me kerkoje shpjegime per kete shkrim timin te shkruajtur keshtu ndaj edhe nuk po zgjatem.
Falenderoj hapesin e temes. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

olti

Neo
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Gjuha po eshte e rendesishme, por asnjehere vendimtarja dhe e vetmja. Ne jemi mesuar te arsyetojme keshtu e te kemi kete mendim duke u nisur nga vetja jone dhe realiteti Europian ne pergjithese, ne te cilin, shtetet ne shumicen e rasteve jane krijuar duke u bazuar ne nje etni, te kthyer me vone ne komb. Ne te vertete ne shumicen derrmuese te shteteve te botes, kombet jane multilinguste, dmth qe perbehen nga dhjetra e qindra etni te ndryshme qe flain gjuhe te ndryshme. Ka gjithashtu dhe shtete qe vetem arsye praktike ne komunikim kane krijuar gjuhe artificiale, si ne rastin e Indonezise dhe Maljzise. Pra dhe njehere: Gjuha eshte e rendesishme, por jo vendimtarja. NE kushte te ndryshme dhe ne raste te ndryshme kemi raste te ndryshme. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Alba Palushi

Primus registratum
Re: Eshte me e rendesishme gjuha apo feja?

Gjuha apo Feja ? Te shprehurit apo te menduarit?
Nje njeriu qe natyra i ka ndaluar gjuhen (memec)si mendoni ju ai sdi te lutet ?e them kete pasi ka disa mendime qe po te mos kishim gjuhen skemi fene ,E pra ky njeri(memec) di te lutet ne nje ne heshtje pa gjuhe di te besoje pa shkruajtur gjuhe e pa degjuar gjuhe.
Une mendoj se si gjuha si edhe feja jane elemente te domosdoshme ne jeten e njeriut jane ta pashmangshme e smund te themi rendesine dhe vleren e nje medalje pa pasur te dyja anet e saj.
Medalja e nje kombi,e sidomos kombeve te vogla eshte gjuha dhe feja (elemente te rendesishem ne identifikimin e tyre),por jo te vetmit e me te rendesishmit!
 
Top