Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?
O Blendi, po na flet per Tiranen nga Massachussetts!!! Ti thua qe "nuk po thote njeri qe ai po vjedh, por ama po punon" dhe se "nuk ka prova kunder tij". Je shume larg prej ketej shoku, je shume larg realitetit shqiptar!! Nuk eshte realiteti shqiptar ai qe lexon ne internet, ketu ne forum, ose ato qe te thone te afermit e tu. Duhet te vish ketu, ne Tirane, ne Lushnje, ne Lezhe, ne Shkoder, qe te shohesh se cfare po ndodh dhe si jane bere njerezit. Njerezit ketu, ata qe po vuajne jane ata qe e mbrojne kete klase politike te felliqur!!! Vjedhjet Edi Rames i kane dale qe kur ka qene minister kulture, jane denoncuar ashper, por asgje nuk eshte bere, se ai i ka shpatullat e ngrohta. Ai e di kete dhe e di qe mund te perfitoje sa t'i doje qejfi, pasi po nuk e pati ate PS-ja e humb pushtetin edhe me zgjedhje te parakohshme. Ai o shoku nuk e rruan per njeri ne Shqiperi, ai mund te dale ne komision parlamentar dhe te beje show, te flase me megafon, ai mund te nxise edhe femijet e vegjel qe te urrejne opoziten. Eshte nje demagog modern (kjo nuk do te thote i mire), qe ka ditur t'ia bleje mendjen sidomos rinise ne tranzicion e ne krize identiteti, ose (e kam thene ne nje debat tjeter ketu tek albforumi) marketing manageri me i mire ne treg.
Drita, uje, pune? Akoma me keq! Ai eshte shkaktar i tragjedive te permbytjeve te lezhes e lacit, ku u deshen me muaj qe familjet e permbytura te ngrinin pak koken pas shkaterrimit te shtepive, arave e bizneseve. Parate qe duhet te perdoreshin per t'iu ardhur ne ndihme iu dhane Edi Rames per te lyer fasadat (megjithese nqs nuk e dini boja po i del), qe PS te fitonte zgjedhjet. Kthehemi te dritat, uji dhe puna: bashkia nuk ka vetem ato pergjegjesite qe permende me siper. Ka edhe keto pergjegjesite e tjera, sepse eshte qeveri vendore edhe ajo.
Blendi dhe ju te tjeret qe jeni jashte dhe keni pare bote me sy, duhet te jeni ketu per te gjykuar se c'po ndodh ne te vertete...