Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Guest
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

<span style="font-weight: bold">jashte teme</span>
 

Argjentina

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Nuk eshte idealist as sharlatan!
Eshte nje jashteqitje e rrezikshme helmuese me pasoje VDEKJEN,ose te pakten nje gjendje KOMA,morale e ekonomike per qytetaret!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Sharlatani pallosh dhe artisti medioker Edvin Rama
perdori dje parlamentin shqiptar per te wazhduar linjen e tij.
Si gjate gjithe ketyre viteve ai vazhdoi edhe dje te kopjoj regjisorin e famshem boshnjak Emir Kusturica.Duke ofenduar,share,kercenuar,qeshur ai njelloj si jevgjit e Kusturicet sajoi nje gjendje kaosi.

Mbi 2 milion shqiptare qe ishin ulur perball televizionit per te mesuar te verteten mbi parate qe tashme me fakte figurojne te zhdukura,nuk mesuan asgje pervecse pane per te mijten here kryetarin e bashkise me te madhe te Shqiperise te sillej e te fliste si jevgjit e bregut te lumit.


&quot;Armiku me i madh i Shqiperise,jane vete shqiptaret&quot;- ka thene Konica.

Fatkeqesisht paska patur shume te drejte.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

me vjen mire qe s'jam ne tirane t'ia shoh surratin...
por ne te njejten kohe me vjen keq per familjaret e mi atje qe durojne perdite pellitjet e atij prototipi..........
X
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Gazeta Shqiptare ka pas botu fotografine e Rames kur bente kursin per anti-shqiptarizem ne France, me tasin e makaronave dhe kapuç jevgjish.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Planeti i qenve

nga Edmond TUPJA

Dikur, para nja tridhjetë vjetëve, kam lexuar një libër, që më vonë u bë edhe film, me titull &quot;Planeti i majmunëve&quot;. Nuk më ka mbetur asnjë përshtypje prej tyre, përveç titullit që deri pardje më dukej mjaft origjinal. Deri pardje? - do të më pyesni ju. Po, deri pardje, dhe a e dini përse? Sepse, kur pashë atë çka ndodhi në kryesinë e Kuvendit popullor ku kryetari i bashkisë së Tiranës u përball me komisionin hetimor (anti)Rama, në mendje m'u përftua një titull tjetër, shumë më origjinal se ai i librit që kisha lexuar e i filmit që kisha parë gati tridhjetë vjet të shkuara, të cilin unë e zgjodha si titull të këtij shkrimi.
Ç'është e vërteta, që pardje në mbrëmje qenve shqiptarë u ka ardhur shpirti (nëse pranohet se edhe kafshët kanë një të tillë) në majë të hundës. Ata nuk e gëzojnë më lirinë e lehjes, sepse këtë të drejtë të tyre të natyrshme sapo ua kanë uzurpuar... politikanët. Një provë tejet bindëse në këtë drejtim na e dha pardje me megafonin e tij masturbues edhe zoti kryetar i bashkisë së kryeqytetit. Nuk mbahet mend në Tiranë, të paktën që nga mesi i shekullit të kaluar, kur fillova edhe unë të dalloja qenin nga njeriu, lehje më madhështore, më e bujshme, më tragjikomike, më patologjikisht uraganeske! Zor të shohim edhe në vitet që do të vinë shfaqje më absurde se ai monolog zhurmues (e ç'janë zhurmuesit e kohës së diktaturës në krahasim me të?), se ajo vrumbullitje e monologuar, se ajo ujëvarë fjalësh përbri së cilës ujëvarat e Niagarës s'janë hiçgjë! Mes atij orteku zuzarisht epik fjalësh të harbuara gjer në orgazëm të organizuar mizorisht, çdo njeri do ta kishte humbur fillin, toruan dhe simiten e logjikës si Xhaferri i kohëve më moderne. Ky tërmet ideozanor më kujtoi ca vargje të një kënge gjysmë të harruar: &quot;Hasan Hyseni e mprehu shpatën / Edhe një herë për situatën&quot;. Ç'është e vërteta, me sa pashë nga kronikat televizive, kryetarit të bashkisë së kryeqytetit askush nuk mundi të bënte ballë: me shpërthimet e tij ulërisht ulëritëse, ai i dha tonin gati gjithë mbledhjes së komisionit në fjalë sepse i priste kordha nga të dy anët. Thashë &quot;i priste kordha&quot;, pra &quot;priste&quot; me P dhe &quot;kordha&quot; me K; e theksoj këtë duke iu lutur lexuesit të mos ua këmbejë vendin këtyre dy shkronjave me njëra-tjetrën, sepse përndryshe mund të ndodhte që gjithë anëtarët e komisionit të vinin aty për aty maskat kundërgaz duke u bërë gazi i botës në planetin e qenve.
Qentë e lagjes sime, domethënë qentë e gjithë Bërrakës, janë të mërzitur. Prej dy ditësh ata nuk kanë më të drejtë të lehin as qenërisht, as qenësisht. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse, përderisa proverbialisht &quot;qeni që leh nuk kafshon&quot;, i bie që qeni që nuk leh të kafshojë. Por, në këtë stinë të nxehtë, kjo do të thotë që numri i të kafshuarve nga qentë të rritet tmerrësisht, që këta të sëmurë t'i zërë ndoshta edhe tërbimi, të cilin ata do ta vuajnë në heshtje, ngaqë nuk do të kenë megafonë për ta shprehur botërisht. Nga ana tjetër, meqë proverbialisht thuhet &quot;qentë lehin, karvani shkon përpara&quot;, tani që qentë nuk do të lehin më, kjo punë do të jetë ndryshe e, rrjedhimisht, do të thuhet: &quot;qentë nuk lehin, karvani shkon prapa&quot;. Për cilin karvan e kam fjalën? Mos e vrit mendjen për këtë, i dashur lexues, se mos në Shqipëri vetëm një karvan na shkoka prapa!
Sidoqoftë, më duket se e teprova duke folur kaq gjatë për qentë. Rrezik të më duhet të bëj gati shkopin. Sepse, sot që ky shkrim është botuar, do të më vërsulen qentë e lagjes, e gjithë Bërrakës për të më shqyer. Dhe bashkë me ta mbase ndonjë njeri i maskuar si qen, që flet qenthi, që më urren qenërisht dhe që duhet të jetë jashtëzakonisht i papastër, sepse, siç thuhet proverbialisht, &quot;kush fle me qentë, ngrihet me pleshta&quot;. A bon entendeur, salut! siç shprehet frëngu.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Pergezime per temen qe ka rezistuar kaq shume. Sa per Edi Ramen, mendoj se eshte nje sharlatan, dhe mund te them se te gjithe besojne ate qe duan te besojne, por pislleqet e tij jane shume evidente. Nuk ia vlen qe te permend gjera qe kane permendur te tjere perpara meje, por, Isaac, megjithese ke emer cifuti duhet te them disa gjera ketu: Edi Rama ka marredhenie te ngushta me nje Lord Rothschild, te cilit i ka dhene nen &quot;patronazh&quot; Butrintin. Ky zoteria duket ketu here pas here. Une nuk do te ndalem tek Lord Rothschild e cfare eshte ai e cfare perfaqeson familja e tij; ju dhashe emrin, thjesht kerkoni ne internet. Nga ana tjeter, keshilltari me i ngushte i Edi Rames eshte nje cifut izraeli. Bejeni vete lidhjen tani...
 

pupi

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

<span style="font-style: italic">jo komente mbi anetaret ket ju lutem</span>
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

<span style="font-weight: bold">shiko me lart</span>
 

Gigo

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Edi Rama eshte bos! Ne nje komision te mbushur me lloj-lloj idiotesh opozitare, qe asnjehere s'e kane njohur fjalen e lire, por e kane ndrydhur ate sic e bene edhe ne komision, tregoi edhe nje here se sa te veshtire e ka nje shqiptar i kulturuar dhe profesional te merret me ca shtaze anadollake qe nga injoranca shkaterrojne edhe aparaturat me te cilat punon perendimi qe ne kerkojme te arrijme.

Edmond Tupja eshte mi gjirizesh dhe ate kulturen frenge qe kujton se e njeh, as qe e kupton fare ashtu sic duhet.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Mendoj se ne komision nuk kishte anadollake opozitare, por kishte anadollake parlamentare, se te gjithe si gore ishin. Por gorja me i madh ishte Edi Rama, me shfaqjen qe kishte stisur. Ndoshta mund te hapet nje teme tjeter per kete: Respekti i shqiptareve per institucionet. Ne komision dukej sikur i zoti i punes ishte Edi Rama, i cili fliste kur t'i donte qejfi dhe vinte ekrane, tallej, fliste me megafon etj etj...
Pastaj, si mund te thuash mi gjirizi per Edmond Tupen? Ai eshte nga intelektualet e vetem q
 

kastriot

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Një karikaturizim i parlamentit jakobin



Qysh në fillim të transmetimit televiziv më erdhi në mendje një shprehje që ka përdorur Nafiz Bezhani : ‘ ky është parlament jakobin”. Kjo mbledhje e “komisionit anti-Rama” i jep plotësisht të drejtë zotëri Nafiz Bezhanit, veçse duhet shtuar se në komision pamë një karikaturë të jakobinizmit.Pasi Olldashi arriti “fitoren e parë si të Pirros” duke e bërë Edi Ramën të ngrihej në këmbë e të betohej si dëshmitar ( besojnë se do të jetë krenar tani që e mori hakun për mbylljen e derës së bashkisë) m’u desh të merrnja nga rafti i librave monografinë e Rober Kristof “Danton” ( botim në frëngjisht i vitit 1964). Autori e ka filluar me fjalët e Hygoit nga libri “Viti 93” : “Prostitutë! Tha Marati. Dantoni u ngrit në këmbë frikshëm. “Po, bërtiti ai, unë jam një femër e përdalë. Unë kam shitur barkun tim, por kam shpëtuar botën”. Dhe do të dëgjonim Edi Ramën që i drejtohej Olldashit e komisionit të tij : “ Unë jam hajdut, siç më kini akuzuar katër muaj. Në jemi këtu sepse jemi banda e hajdutëve të bashkisë”. Dhe Olldashi me kënaqësi shtonte : “pra vet Rama pranoi se është hajdut”.

Do të vazhdonte me orë kjo katrahurë replikash ku me radhë do të çirreshin e ngjireshin pa rregull e pa karar dantonët, robespierët, maratët, mirabotë, senzhystët, demulenët, jakobinët , zhirondinët, Mali e Këneta e politikës shiptare e vitit 2003, mbi 200 vite pas revolucionit francez. Por natyrisht gjithçka ishte në miniaturë në karikaturë.

Edi Ramës në këtë rast i përshtatej më shumë krahasimi me Dantonin. Sipas Kristofit edhe Dantoni ka qenë gjatosh, i bëshëm, që i shijonte jeta e ekzibicionistit, që i pëlqenin femrat e paratë, që nuk lidhej fort ideologjikisht me ndonjë forcë të revolucionit, që tregonte prirje për pragmatizmin e prakticizmin më shumë se për ngurtësinë e ideve, që u akuzua edhe për tradhti, edhe për ryshfete, që u ndëshkua dhe nga bashkëpuntorët, që përfundoi në gijotinë, që ka lëshuar edhe sentenca që Kristof i quan profetike. Ndër këto profeci Kristof përmend edhe atë të ditës së fundit të Dantonit . Kur po e dërgonin të mbyllur në kafaz drejt gijotinës, pa në anë të rrugës Robespierin, i cili kishte përgatitur linçimin e tij. Dantoni i tha “Robespier pas meje do të vish edhe ti”’. Disa muaj më vonë atë rrugë si Dantoni e bëri Robespieri.

Kishte diçka dantoneske ( Berisha mund të thotë me humorin e tij të vonuar dhe aspak për të qeshur se kishte diçka donkishoteske) në atë zgjidhjen që gjeti Edi duke marrë me vete një përforcues zëri me bateri për të kompensuar vështirësinë që i krijonte mbyllja e mikrofonit. Ky gjest i Edit ka transformuar në një masë të madhe Berishën se e ka bërë të flasë për herë të parë vetëm me sarkazëm. Në emisionet televizive të datës 7 qershor Saliu gjithë shend e verë u shfaq duke krahasuar “Edin me përforcues zëri” me “Nezirin me fund gjymi” që në sheshin e qytetit përsëriste lajmet që jepte Radio Tirana. Berisha nuk e tha por fjalën e kishte për “Nezirin e Burrelit”. Ka shumë të ngjarë që këtë humor të shpëlarë Berishës t’ia ketë sugjeruar ndonjë servil i tij matjan. Nuk e dimë nëse ka pasur personazhe piktoreske, por që respktoheshin, në Tropojë, por në çdo rreth ka pasur në kohë të ndryshme. Në Peshkopi ishte Seiti, në Tiranë ishin Lymi, Shabani, Saçi, nga Korça vinte Maqo etj.Tani personazhet popullorë nuk bien shumë në sy se në rolin e tyre paraqiten shumë politikanë. Ajo mbledhja e Komisionit parlamentar, notat gazmore i kishte të pakta sepse mbizotëroi qesharakja. Ndrësa humori berishian të nesërmen ishte po aq i shpëlarë sa “nacionalizmi primitiv” i Nanos nga Dublini, kur shkoi e zuri dhe kamerën e gazetares së “Top channel” që duhej ta linte për specialistët e futbollit.

Ndërrsa në ekran gjëmonin sharjet, çjerrjet, e kacafytjet kureshtja më shtynte të shfletoja monografinë për Dantonin e të ndalesha në fjalitë që kisha nënvizuar qysh para disa dekadash. Dhe ja në faqen 48 ishte nënvizuar fjalia : “ Mallkuar qofshin ata që shkaktojnë revolucionet, mallkuar qofshin edhe ata që i bëjnë”. Kjo mbledhje e komisionit ishte pikërisht shembull për ilustrimin e një thënie të tillë. Tani do të kishte lezet e dobi që poeti Bardhyl Londo të rishkruante si parrullë të madhe atë vargun sfidues që bëri për demokracinë në vitin 1991 : “Në qofsh kështu demokraci, mos ardhësh kurrë”. Nuk ka si të mos thuash këtë pas asaj që pamë në sallën e Byrosë Politike më 6 qershor 2003. Më mirë të ngrihej Enveri e të mos ulej Olldashi në karrigen tij, më mirë të vazhdonte enverizmi se shqiptarët të nisin një mënxyrë tjetër politike siç na u paraqit në atë dukurinë që duhet ta emërtojnë “olldashizëm” berishian në vend të “enverizëm” stalinian.

Pak ditë përpara kësaj mbledhjeje histerike e qesharake në gazetën “Albania” të datës 31 maj 2003 ishte botuar një intervistë e Kadaresë nën titullin “Politikanët shqiptarë të rinj dhe imoralë”. Ka njëfarë të drejte Kadareja. Kjo mbledhje ishte në radhë të parë vepër politikanësh të rinj. Po shihnim se sa të egërsuar bëhen në politikë “ujqërit e rinj’ nga të gjithë krahët, se si “ turqit e rinj” të PD-së po përdhosnin e pështirosnin vlerat e demokracisë e të drejtësisë, të politikës. “Olldashizmi” deshi të tregojë se forcën e tij e ka në fetishizimin e procedurave. Se ku e kishte gjetur ai atë frikën se përdhoset shenjtëria e procedurës nëse kolegët e bashkisë rrinin të ulur në krah të kryetarit kur të dëshmonte, askush nuk ka për ta kuptuar ndonjëherë. Madje nuk ka për ta kuptuar kurrë as Berisha që më 7 qershor përsëriti si argumenta të shenjta se “ përgjegjësia është individuale”, se” dëshmia është individuale” e nuk u bëka në mënyrë kolektive e të tjera përralla që vetëm ekspertët berishianë mund t’i sajojnë. Sipas kësaj logjike në sallat e gjyqeve nuk duhet të ketë as më shumë se një i pandehur, sepse secili gjykohet për vete edhe kur veprën penale e ka kryer në bashkëpunim. Rama ia bëri mirë Olldashit kur i kujtoi se ish-presidenti amerikan për “çështjen Levinski” dëshmoi i vetëm para Komisionit të Kongresit, sepse në atë çështje ai kishte vepruar vetëm pa bashkëpunëtorë.

“Olldashizmi” procedural ishte gjëja më e shëmtuar në tërë atë farsë disaorëshe. Por ishte çelësi magjik për të shpëtuar të dyja palët që nuk donin që Rama të fliste. Kështu skenari u realizua. Rama u batërdis me llafe dhe i batërdisi me llafe, me bejte , me këngë, me grafiqe e fotografi rrugësh por nuk u demaskua sikurse i ishte premtuar opiniont publik, as demaskoi kënd sikur kujtonin shumë njerëz. Për nga rezultati loja dilte barazim “ me rrjeta të paprekura” pavarëisht se loja ishte e rëndë, gjithë rrëmujë. Tjetër punë se “RD”, “55”, “Tema” do të sajojnë tituj nga më bombastikët për të treguar se “olldashizmi”’ arriti një fitore historike për PD-në. Skenari ishte thurur në mënyrë që pastaj të thuhej se u godit vetëm Edi Rama, jo bashkia, jo Partia Socialiste. Përndryshe nuk do t’i leverdiste Nanos.

Në faqen 88 të librit për Dantonin është shkruar :”Kur godet sopata është më mirë të jeshë nga ana e bishtit”. Duke pasur parasysh qëndrimin e mefshtë të parlamentarëve socialistë ( me përjashtim të rasteve kur kacafyteshin me ndonjë demokrat që e tepronte me budallallëk) del qartë se ata e dinin se Nano e Berisha ishin marrë vesh që parlamentarët të ishin nga ana e bishtit në atë “copëtim urësh” të korrupsionit dhe të linin vetëm Edi Ramën të mbrohej nga tehu i sopatës. Edi Rama duhet të ketë qenë shumë naiv në qoftë se ka shkuar në atë seancë hetimore pa dyshuar se ashtu si Miraboja e Dantoni dikur edhe Nano e Berisha “ Pasi luftuan njëri tjetrin u morën vesh si batakçinjtë në panair” edhe për punën e hetimit të Edi Ramës.

Mbledhja e koimisionit i ngjante shumë skenës që përshkruan Kristof në faqen 337 të librit për Dantonin. Është skena kur Dantoni ngjitet të flasë në tribunën e Asamblesë pasi ka kundërshtuar disa herë nga vendi një akuzë që i bëhej nga zhirondinët. Fjalën e tij e pengojnë ulurimat. Dantoni përmend një dëshmi për të vërtetuar se atë donin ta shtypnin. Fillon përplasja e këmbëve, fishkëllima, ulurima, parplasje duarsh, kërcënime me grushta. Nderhyjnë husarët për të ndarë ngatërrestarët. Pasi rivendoset qetësia Dantoni përmend Komisionin e ngarkuar me hetimin e çështjeve të Belgjikës. Pyet “çfarë pret ky komision për të bërë punën e tij për të paraqitur një raport atyre që kanë përdhosur frymën publike, kanë dashur të ngrenë krahinat kundër Parisit, kanë dashur të shpëtojnë mbretin”. Dhe përfundon fjalën duke goditur podiumin : “Nuk kam frikë nga drita. Unë i kam bërë llogoret në kështjellën e arsyes, prej andej do të dal me topin e së vërtetës, do të bëj helaq armiqtë e mi, do ti bëj pluhur batakçinjtë që deshën të më akuzonin”. Pak a shumë me të tilla skena dantoneske e përfundoi betejën atë ditë edhe Edi Rama duke mbajtur një fjalim akuzues, jo shfajësues, para komisionit nën korin e klithmave të Olldashit e të ekipit të tij parlamentar opozitar dhe me heshtjen prej varri të ekipit parlamentar socialist.



Detyra e përbashkët : të pengohet rikandidimi i Edi Ramës



Pastaj si në Asamblenë franceze paskan ndërhyrë “husarët” shqiptarë, gardistët, të cilët i përgëzoi me shumë ngazëllim Berisha të nesërmen, se kishin”çarmtosur” të çarturin Edi Rama nga arma e tij më e tmershme “gjymi i Nezirit” të Burrelit.

Olldashi pas kësaj është betuar se do ta marrë me forcë Edi Ramën të dëshmojë para tij e komisionit të tij, edhe pse ka kaluar afati i dëgjimit të dëshmitarëve që e përmendin socialistët si pengesë teknike. Përsëri guximi i Olldashit është në shpërpjestim me fuqinë e parlamentarëve opozitarë. PS ishte në pushtet dhe qe e zonja ta merrte me forcë Berishën të dëshmonte në prokurori. Nëse Olldashi e ndjen veten kaq të fortë do të thotë përsëri se ai ka prapa forcën e bashkuar të Nanos e të Berishës. Kjo do të thotë se ashtu si Klosi edhe Rama është në listën e kurbanëve që duhen bërë që të funksionojë marrëveshja Nano-Berisha e vitit të kaluar. Edi Rama duhet ta ndjejë këtë përderisa parlajmëroi se vetëm po të më zhdukni do të hesht. Një kërcënim i tillë nuk bëhet për të frenuar Olldashin, as për të ndaluar Berishën. Një kërcënim i tillë merr kuptim kur i drejtohet Nanos.

Prandaj “çështja Edi Rama” tashmë ka marrë përmasa të reja, nuk është vetëm lufta se kush do të ketë kryetarin e bashkisë së Tiarnës. “Çështja Rama” nuk është shqetësimi i opozitës se janë bërë vjedhje. Vjedhjet janë gjë e rëndomtë tani në Shqipëri. Duhet besuar se bëhen përpjekje për një marrëveshje të përgatitur nga ndërkombëtarët që PD-së t’i jepet një peshë më e madhe në pushtetin lokal si kompensim për humbjen që pësoi në pushtetin qendror para dy vitesh. PD-së i duhet bashkia e Tiranës sepse këtu janë mundësitë për të përfituar ndonjë gjë për buxhetin e saj ( nga ato që “vjedh” Rama) dhe për të plotësuar etjen e disa ve nga njerëzit e saj që kërkojnë patjetër pushtet. Prandaj Edi Rama duhet penguar me çdo kusht të kandidojë. Pengesën e parë të përbashkët socialistët e demokratët i kanë vënë nëpërmjet marrëveshjes Ruka-Gjana që nuk lejon kandidatura të pavarura. Që të lehtësohet refuzimi socialist për Ramën i duhen bërë sulme të pandërprera nëpërmjet PD-së. Është skemë e përafërt me atë që u përdor për të penguar rikandidimin e Meidanit për president i Shqipërisë në emër të Partisë Socialiste.

Pjesëtari pollar në ekipin e Olldashit, Nard Noka ka deklaruar në gazetën “Albania” të datës 8 qershor 2003 se “Opozita ia arriti qëllimit”. Pra qëllimi paska qenë vetëm organizimi i një maskarade. Po në këtë gazetë janë fjalët e pjesëtarit të ekipit socialist Fatmir Xhafa “Seanca Rama, turpi ynë i përbashkët”, çka nënkupton bashkëpunim e bashkëfajsi në kurdisjen e farsës. Por, më domethënëse janë deklaratat triumfaliste të Berishës se “komisioni punoi në sintoni, se u arrit një fitore e madhe e përbashkët”. Ja përse nuk e kanë lënë Edi Ramën të fliste. Ja përse komisionet hetimore që ngre parlamenti po kthehen në mjete të një politike cinike që bëjnë Berisha e Nano për të goditur bashkërisht elementët që i bezdisin, për të krijuar zhurmë të kotë se po luftohen dukuritë negative dhe për të lënë gjërat si janë. Kjo është përdhosje e politikës.

Shamata anti-Rama u bë nën vëzhgimin shumë të durueshëm të përfaqësuesve diplomatikë amerikanë dhe europianë. Ra në sy se kur në një rast socialistët përmendën praninë e diplomatit amerikan, opozitarët demokratë reaguan me nervozizëm duke sqaruar se kishte të praniëshëm edhe europianë. Pra po bëhet edhe një betejë rivaliteti euro-amerikan në Shqipëri për “çështjen Rama”. Edi u prit me më nderime se Berisha në ambasadën amerikane ditën e përkujtimores për të ndjerin Limpreht. Madje u përmend edhe roli i Ramës në zbukurimin eTiranës. Kjo pa tjetër ka bërë xheloz Berishën, por edhe Nanon që tani e quan monopol të tij të lëpirët ndaj amerikanëve.

Prandaj “çështja Rama” ka marrë përmasa të tilla sa PD e Berisha të përurojnë “olldashizmin” e tyre si një stil e metodë pune tejet anti-demokratike në politikën shqiptare.



9.6.2003 Abdi Baleta
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

si analize politike mu duk fare e dobet...e tejmbushur me nje sarkazem bajate..
 

kastriot

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] si analize politike mu duk fare e dobet...e tejmbushur me nje sarkazem bajate.. [/qb]
Eshte e drejta jote <span style="font-weight: bold">&quot;te te duket&quot;</span> :tipsy:


Kastriot
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

s'besoj se bera koment per te tallur njeri...
nejse as qe dua ti hyj me ketij komenti ...

po mbetem po i atij mendimi qe ishte nje analize fare e rendomte...(mos te them se ka shume mllefe personale te shkruesit brenda)
X &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Klinton

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Kur njerin e pyeten se a eshte e vertete qe gomari ka (4) kater kembe, ai u pergjegj keshtu
<span style="font-weight: bold">po, gomari fluturon</span>
 

Blendi

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Ximi te jap plotesisht te drejte. Une jam pergjithesisht ne mbrojtje te Edi Rames, por ky artikull i Baletes ishte diletant, s'vlente fare.
Nga mesi kuptova se pas gjithe atyre rrjeshtash nuk kisha lexuar asgje dhe e lashe.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

<span style="font-weight: bold">Kryeqyteti qe duket, s'do kallauz.</span>

Gjerat kane levizur aq shume per mire keto dy vjetet e fundit sa njerezia qe vijne e shkojne flasin me ovacione per Tiranen e re qe po rinderton bashkia. Sikur Berisha me te tijet te kishte bere nje pune te ngjashme, do ta degjoja me gjiteh qejf ne akuzat e tij. por nuk ishte PD qe per 8 vjete rrjesht e ktheu Tiranen ne nje fushe te madhe mbeturinash. na mbyti era e urines dhe e fekaleve qe derdheshin bulevardeve, lagjeve, shkalleve.
bari u fik e teneqet u bene me nga 4 kate, rruget ishin si shtrati i Nilit, trotuaret te rrjepur, sheshet te piset, femijet rrugeve...
Pse harron kaq shpejt o Tiranas

Per me shume mbi punen e kesaj administrate vizitoni faqen zyrtare:
BASHKIA E TIRANËS
 

Klinton

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Mbaj mend se njerin e pyeten per numrin e kembeve te gomarit dhe ishte shume interesante pergjigja(ajo qe dhashe me lart).
Kur pyeten nje tjeter se a eshte e vertete se njeriu e ka prejardhjen nga gomari, ai u pergjegj me indiference por saktesisht
<span style="font-weight: bold">edhe njeriu i pare para se te behej i ndryshem nga keta te sotshmit, kishte bisht</span>
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Blendi
Me te vertete me vjen keq qe beni nje arsyetim te tille.
Tirana thoni ka ndryshuar krajtesisht. Jeni i sigurte?
Ka vetem bojatisje ndertesash dhe asgje me teper.
Para 4 vjetesh Tirana, kur isha ne Tirane, kisha uje te pijshem ne shtepine time, ndersa tani degjoj se pothuaj te gjithe perdorin uje qe blihet...
Dritat asnje permiresim per 4 vjet, por vetem perkeqesim.....
Papunesia keq e me keq....duket edhe nga vete ne qe jemi neper bote....
Me vjen tmerresisht keq kur degjoj njerez qe flasin per &quot;zbukurimin&quot; e tiranes....
Me beso Blendi po marr vesh pak nga kjo pune, arkitektura dhe ngjyrat e perdorura jane turp e faqe e zeze, s'ka asnje permiresim te arkitektures por vetem nje &quot;degjenerim kulturor&quot;.
Shihni edhe vete ato foto jane bloze e zeze me &quot;ngjyra harmonie&quot;....me c'te holla jane bere ato????... dije se jane bere me taksat te familjareve tuaj dhe te mi qe banojne atje dhe jane bere me nje cmim mjaft te shtrenjte.
Ne shqiperi per keto vite te PS eshte &quot;investuar&quot; vetem per imazhin e rreme te Tiranes dhe per asgje tjeter.
S'eshte se ato te holla jane mbledhur nga &quot;zotesia&quot; e Rames por jane &quot;donacion&quot; nga &quot;zemergjeresia&quot; e qeverise per te ndertuar imazhet e rreme te nje qeverisje katrastrofike e cila pa iu bere syri terr ka marre edhe hapin e fundit per ti kthyer ne GREKE shqiptaret.
Dhe vitrina e kesaj qeverie ka qene gjithnje Rama.
Mendimet e perkrahesve te Rames jane edhe me te rrezikshmet &quot;le te vjedhe&quot; se &quot;e meriton per punen e bere&quot;.
Sa mire do ishte qe qeveria te kishte qene po aq &quot;zemergjere&quot; me Brojken dhe me pushtetet lokale te te gjithe zonave te Shqiperise.
Per Brojken s'kam ndonje simpati te vecante po di te them se kur ishte ne bashki ai s'ka mundur te qeverise sic i takonte te ishte nje kryetari bashkie dhe pse duhet ta dini mire.

X &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top