Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me karrike

Bamir Topi

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

shiko kjo reply ketu duhet reformuar se del keq@Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar@.kjo eshte e vertete por sikur nuk thuhet kaq eksplicite.
sa per temen sic po duken punet duhet te vendoset nga jashte kush duhet te leshoje pe se asnje pale nuk leshon pe me qamet.
Une personalisht them te vihet perseri votimi me vote te fshehte (se ajo jozefina eshte pak histerike i nxjerr dewputetet si berthama qershije perjashta)demokrat duhet te jete ai qe drejton parlamentin por pak me i qete i shtruar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

meqe permendem shikun

sot nje gardist filmonte punimet e kuvendit

pse i filmonte?
 

eddantes

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

Ruci tha ne parlament do kthejme 97 ten.....te isha une do ta vija per muri, nje plumb ballit dhe do thoja ja ku e ke 97ten klysh komunisti
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

prandaj nuk je ti ne parlament!

po nuk ka gje se edhe ata shoket e tu ish sekretare te ppsh ne parlament rrezikojne te te ngjajne.

Pastaj, po te ishe aq trim ti do e kishe bere ne '97
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

qe te vazhdojme temen

A eshte sot Topalli kryetare e parlamentit???????????

A nuk duhej mbeshtetja e nje shumice ne te madhe se gjysma per kryetaren e parlamentit?

Ajo sot nuk e ka ate shumice dhe kjo nuk mund te mohoet.

Topalli nuk eshte sot kryetare e parlamentit pasi nuk e mori votebesimin me votat e nevojshme (qeveria kalon me ato vota por jo kryetari i parlamentit)
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

skuptoj pse nje delegacion i minorances parlamentare nuk shkon e te ankohet ne Parlamentin Europian... se te ankohen ne Parlamentin Shqiptar ke te bosh me kafsh e jo me njerez... imagjino thirren Garden Republikane... nuk bohen njerez Demokratet joooo e kaluara i ka lon me pasoja
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

Një prani e shtuar e gardistëve është vënë re dje në të gjitha mjediset e Kuvendit

Garda në Kuvend, incident me Majkon


A.Rama

TIRANE - Salla e seancave plenare është blinduar dje në mbrëmje nga një numër i konsiderueshëm oficerësh të Gardës së Republikës. Prania e shumë gardistëve, është ndjerë dje sapo kapërceje portën rrethuese të mjediseve të jashtme të Parlamentit. Një postbllok prej tre oficerësh, kontrollonin me imtësi, të gjithë ata që hynin në territorin e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm për kartat e identitetit dhe dokumentet e indetifikimit, por edhe deri tek çantat e të gjitha materialet e tjera që përfaqësuesit e medias së shkruar e elektronike kishin me vete. Në fakt zakonisht në të hyrë të mjediseve të jashtme të Kuvendit qëndron një ose dy oficerë që kërkojnë verifikimin e kartave të identitetit, të pasaportave, si për gazetarët, ashtu edhe për ata që janë të ftuar të marrin pjesë në një seancë plenare. Por edhe hyrja e gazetarëve për në seancë ka qenë tepër e vështirë për shkak të kontrollit të dytë të rreptë që ka vijuar në mjediset e brendshme, ku të gjithë gazetarët kanë hyrë duke u rikontrolluar dy e nga dy. Nga ana tjetër, me vonesë janë lejuar të futen në llozhën e Parlamentit gazetarët e RTVSH-së e ATSH-së. Ndërkohë dje dy oficerë të tjerë të gardës ishin vendosur në të dyja anët e derës kryesore të sallës plenare, e cila në ndryshim nga herët e tjera, gjatë gjithë kohës qëndronte e mbyllur. Të gjithë deputetët janë detyruar dje që të kalojnë tek dera elektronike, me qëllim që të mos lejohej futja e sendeve të papërshtatshme brenda në seancën plenare ashtu siç ishte vendosur në mbledhjen e Byrosë parlamentare gjatë mesditës. Burimet nga Kuvendi, por edhe vetë deputetët pohuan se asnjërit prej deputetëve të opozitës nuk u është gjetur bori apo bilbil, sende që në seancën e kaluar u përdorën nga deputetët e majtë në shenjë proteste, duke bllokuar njëkohësisht zhvillimin normal të seancës plenare. Gjithsesi, dy prej deputetëvë të PS-së Erjon Braçe dhe Ndiçim Hysa, kanë arritur të kenë në seancë boritë zhurmuese, të cilat i kanë përdorur vetëm për pak momente, gjatë diskutimit të ndonjë prej përfaqësuesve të maxhorancës. Ndërkohë edhe në mjediset e tjera të Parlamentit është vërejtur një prani e madhe e forcave të gardës, të cilët lëviznin sa në një mjedis në tjetrin. Por ajo që ka shkaktuar irritimin dhe provokimin e mëtejshëm të opozitës, ishte vendosja e radhës së gardistëve, përballë me sallën plenare, duke krijuar një mur ndarës mes gjithë deputetëve dhe ministrave që ishin të pranishëm në seancë. Shtimi i numrit të oficerëve të gardës u konsiderua nga deputetët e opozitës si thyerje e rregullores së Parlamentit. Ata akuzuan kryetarin e seancës, Fatos Beja, se kishte lejuar praninë e gardës në një kohë kur rregullorja nuk e përcakton një gjë të tillë. Kryetari i grupit parlamentar të opozitës, Pandeli Majko, kërkoi marrjen e përgjegjësive nga ata që kishin urdhëruar shtimin e numrit të punonjëve të gardës në Parlament. Sipas kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi, rregullorja përcakton që garda, është e pranishme, por nuk duket në seancë. Ai shtoi se edhe nga ana estetike, nuk mund që oficerët e gardës të vendosen përballë deputetëve e me kurriz nga ministrat e qeverisë.

www.shekulli.com.al
 

eddantes

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

skender Gjinushi, gramoz ruci, neritan ceka....te gjithe njerez te implikuar me krimin..............
 

ados

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

Harrove Salen me kompani mik i dashur..apo sta ben goja ta thuash...
 

eddantes

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

o mik Sala ishte sylesh ne 91-97ten, kelysht e kuq u deshen qeru me kohe qe ne fillim fillo nga familja hoxha, alia e pasardhsit e tyre nano me kompani.......
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

Ti harron se ata kishin dosjet e spiunlliqeve dhe pislliqeve te tjera te sekretarit te PPSH Sali Berisha.

Disa pranuan nje denim si vaksine per te fituar me pas imunitet dhe sala mori pushtetin.

Po salini as atehere e as tani nuk ka aq bythe sa ti zhduke e nuk ka aq mend sa te qeverise ne menyre demokratike.

dhe pasoje eshte mohimi i votes se fshehte ne parlament dhe bllokini nga ta qe e konsiderojne si nje te drejte te mohuar dhe ate salle te zhveshur nga roli institucional (sepse mungon institucioni votes se lire qe po kerkojne me ngulm)
 

eddantes

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

ke te drejte te dy palet duhen qeruar njehere e pergjithmone
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

vetem qe zelli yt eshte krejtesisht i pavend

eshte vota ajo qe do i zhduke

eshte mbrojtja e parimeve demokratike ajo qe do i zhduke se pervec emrave duhen zhdukur vizionet totalitare diktatoriale.

elektorati i majte e beri punen e vet duke shperndare voten per te larguar njeren nga kokat e kulcedres (nanon pra) dhe tani i takon te djatheve te tregojne aftesine e tyre e te largojne salinin.

Nderkohe ne na takon qe te kundershtojme qe ne embrion sjelljet diktatoriale sic eshte mohimi i votes se fshehte dhe hyrja e gardes ne parlament per presione fashiste.

Po ty nuk te rr...het fare dhe parulla "ti zhdukim te dy" me duket si ajo lufta kunder korrupsionit qe po ben sala duke shkaterruar gjithe aparatin shteteror e duke zevendesuar me militante (te cileve i ka shume borxhe per mitingjet e shumta)
 

MUHA

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me karrike

E keqja e politikës shqiptare ka vetëm një emër; Sali Berisha..... Sikur nuk ka mjaftuar e kaluara e tijë e mjerë si udhëheqës i vendit, por u desh që të vijë prapë aty ku nuk duhej dëshiruar as në një ëndërr të hidhur.
 

DFV

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

Eshte e vertet qe vota eshte ajo qe te jep te drejten te udheheqesh shtetin, por megjithate une mund te them se pa u zhdukur Sali Berisha nga politika shqiptare KUURRRRE Shqiperia jone nuk do te kete qetesi.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

Dhe ne fund, me gjakftohetesi, komuniteti nderkombetar nderhyn ne kofliktin parlamentar me nje kerkese te qarte

BERISHA TE TERHIQET
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

www.shekulli.com.al

Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë kërkon që t’i jepet fundit krizës. „PS-ja të mbarojë sa më shpejt reformimin"

BE: Kriza në Kuvend, i takon qeverisë të bëjë hapin e parë


Denion Ndrenika

TIRANË- Integrimi i vendit rrezikohet prej krizës kuvendare dhe këtë e ka pohuar dje ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Luc Salcman (Lutz Salzmann). Ambasadori ka thënë se kësaj gjendjeje duhet t’i jepet fund dhe se medoemos e me shpejtësi ka nevojë për mirëkuptim ndërmjet dy forcave parësore politike. Përfaqësuesi i Komisionit Evropian u shpreh se i takon shumicës së djathtë të bëjë e para lëvizjen për gjetjen e një zgjidhjeje që do të rikthente bashkëpunimin konsensual mes partive. “Partitë politike shqiptare duhet t’i japin fund sa më shpejt situatës së krijuar në parlament. Parlamenti është tryeza e punës ku duhet të kryhen të gjitha arritjet dhe reforma politike dhe ekonomike që pret Bashkimi Evropian nga Shqipëria”, -tha Salcman, i cili ka ofruar gjykimin për mundësi të mirëkuptimit prej shumicës në pushtet. “Qeveria është në mazhorancë dhe thuajse të qenit në mazhorancë nënkupton të bësh hapin e parë për të zhbllokuar situatën në parlament, për të gjetur dhe zgjidhjen dhe rrugën e bashkëpunimit konsensual mes partive”, -ka thënë Salcman. Për shefin e Komisionit Evropian në Tiranë, Shqipëria ka një axhendë të ngjeshur reformash dhe këto duhet të përmbushen, mirëpo për këtë politika duhet të punojë. Sipas ambasadorit Salcman, “politikanët duhet t’i kthehen punës dhe këtu nis përgjegjësia e shumicës dhe fillon përgjegjësia e opozitës, e cila duhet të duhet të përfundojë reformimin dhe t’i rikthehet punës në Parlament”. “Është një gjë e mirë të shohësh një nga dy partitë më të rëndësishme që bën një fortesë reformimi, pasi ka humbur zgjedhjet e 3 korrikut, por shpresoj që ky proces të bëhet sa më shpejt se na duhet një opozitë e fortë në parlament. Keni një axhendë të ngarkuar me reforma për të përmbushur në rrugën drejt integrimit dhe politikanët duhet t’i kthehen punës”, -ka thënë dje ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Luc Salcman. Pak ditë më parë, presidenti i Komisionit Evropian, Zhose Emanuel Barroso, në letrën drejtuar kryeministrit shqiptar kërkonte ndërtimin e një konsensusi konstruktiv politik për kalendarin e reformave evropiane. Parlamenti shqiptar prej shumë javësh po përjeton një situatë anormale. Komisionet shqyrtojnë ligjet pa praninë e opozitës, e cila i ka bojkotuar ato në formë protestash. Ndërsa në seanca është bërë i mundur vetëm kalimi i disa akteve të dorës së dytë dhe vendime për ratifikime. Edhe futja në rendin e ditës të diskutimeve për ndryshimin e rregullores solli vetëm një paqe të përkohshme, pasi zvarritja e këtyre diskutimeve e ka acaruar sërish situatën mes shumicës dhe opozitës së majtë.






29/03/2006
KATEGORIA: Politike
 
Top