Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me karrike

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

luca i KE e ftoi berishen te beje hapin e pare ne per zgjidhjen e krizes parlamentare
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

Këshilli i Rregullores nuk ka rritur kompromisin për nenin 114 të rregullores, të ndryshuar në dhjetor, pas një propozimi të kreut të Komisionit të Ligjeve

Rregullorja, PS dhe PD ngecin tek amendamenti Ngjela


Anila Rama

TIRANË- Ndonëse gjatë paradites janë dhënë shenjat e një kompromisi të mundshëm për të nxjerrë Parlamentin nga kriza, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk ka arritur dje në mbrëmje të marrë një vendim përfundimtar lidhur me shqyrtimin e amendamentit “Ceka” ose me interpretimin e rregullores për sa i përket çështjes së votimit të fshehtë. Për më tepër se dy orë, anëtarët e Këshillit të Rregullores kanë diskutuar për qëndrimin përfundimtar që do të mbahet lidhur me propozimin e “Cekës”, pra nëse do të ketë ndryshim të rregullores apo do të ketë thjesht interpretim të nenit 60 të saj. Por mbledhja është mbyllur pa asnjë rezultat konkret, ndonëse burimet si nga opozita, ashtu edhe nga maxhoranca, kanë pohuar se ka pasur tendenca të qarta për të arritur në një zgjidhje të përbashkët. Sipas burimeve nga Këshilli i Rregullores, mosarritja e kompromisit ka ngecur në kërkesën e përfaqësuesve të opozitës për të rikthyer nenin 114 të rregullores, ashtu siç ka qenë para ndryshimeve që iu bënë në dhjetorin e vitit të kaluar. Pra, që të vendoset se votimi i raporteve të komisioneve hetimore parlamentare për një anëtar të institucioneve kushtetuese, të jetë i shkëputur nga votimi për shkarkimin e këtij anëtari. Kështu, votimi për shkarkimin e anëtarëve të institucioneve kushtetuese, rast pas rasti, të jetë i fshehtë, me kuti, dhe jo i hapur, siç është parashikuar në nenin e 114 të riformular në dhjetorin e kaluar, amendament ky i bërë në anët kohë nga kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore, Spartak Ngjela. Kjo ka qenë edhe pika e nxehtë e debatit të zhvilluar dje në mbrëmje vonë në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Përfaqësuesit e maxhorancës në komision nuk kanë qenë dakord me këtë propozim të socialistëve, duke kërkuar kohë për t’u konsultuar me grupin e tyre parlamentar. Ndërsa për pikën tjetër, pra për propozimin “Ceka”, është rënë dakord në parim që të bëhet interpretimi i nenit 60 nga juristët e Kuvendit, ndërsa është vendosur që përdorimi i votimit të fshehtë me kuti në rastet e shkarkimit dhe emërimit të drejtuesve të institucioneve kushtetuese, të jetë i vlefshëm, derisa të instalohet në Parlament një sistem i sofistikuar elektronik që do të garantojë deputetët për mosdekonspirimin e votës së fshehtë. Gjatë debateve të zhvilluara në javët e krizës parlamentare, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar vazhdimisht që rregullorja të rikthehej ashtu siç ishte, pa u amenduar në dhjetor. Madje, ndryshimi i bërë në nenin 114 të rregullores është konsideruar nga opozitarët e majtë si shkaku kryesor i krizës që ka përfshirë për më tepër se një muaj Parlamentin, lidhur me votimin e fshehtë me elektronikë dhe me kuti. Amendamenti në fjalë është miratuar pa arritur kompromisin mes shumicës e pakicës, gjë që është konsideruar si shkelje e praktikës së ndjekur në vite, kur ndryshimi i rregullores është bërë gjithmonë kur palët kanë rënë dakord mes tyre.

Neni 114 i rregullores së Kuvendit, pika 3, e ndryshuar në dhjetor:

Kuvendi shqyrton me debat dhe voton raportin e Komisionit Hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryetarëve përcakton datën e debatit dhe të votimit në Kuvend të raportit në të cilin kërkohet shkarkimi i anëtarit të organit kushtetues, si dhe kohën e debatit sipas nenit 48 të kësaj rregulloreje. Në rast se anëtari i organit kushtetues për të cilin kërkohet shkarkimi, kërkon të dëgjohet në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Raporti i komisionit hetimor që i propozon Kuvendit shkarkimin e anëtarit të organit kushtetues, miratohet nga Kuvendi me shumicën e parashikuar rast pas rasti në Kushtetutë. Kur raporti nuk merr numrin e kërkuar të votave për shkarkimin e anëtarit, ai quhet i rrëzuar. Për ato rastet që parashikohen në Kushtetutë, vendimi i Kuvendit për miratimin e raportit të shkarkimit të anëtarit të organit kushtetues i dërgohet brenda 5 ditëve, sipas rastit, Gjykatës Kushtetuese dhe presidentit të Republikës

Neni 60
Votimi i fshehtë

1. Votimi i fshehtë bëhet për çështje që kanë të bëjnë me personat.

2. Votimi i fshehtë, përveç rasteve kur nuk lejohet të kryhet, sipas Kushtetutës, ligjit ose kësaj rregulloreje, mund të kërkohet nga të paktën 7 deputetë dhe vendoset me votim nga Kuvendi. Kërkesa për votim të fshehtë duhet të formulohet në kohën që drejtuesi i seancës mbyll diskutimet, deklaron se do të kalohet në votim dhe përpara se të ketë ftuar deputetët të votojnë me ngritjen e dorës ose nëpërmjet mjeteve elektronike.

3. Votimi i fshehtë bëhet duke hedhur në kutinë e votimit fletën e votimit ose në mënyrë elektronike.

4. Fleta e votimit të fshehtë duhet të përmbajë të paktën objektin e votimit dhe alternativat e votimit pro, kundër dhe abstenim. Në fletën e votimit deputeti shënon me një shenjë të dallueshme dhe të qartë për zgjedhjen e bërë në alternativën për të cilën është dakord. Në rast se fleta e votimit përmban më shumë se një kandidat, përbri emrave të tyre vendoset një kuadrat, në të cilën deputeti duhet të vendosë shenjën për zgjedhjen e bërë.




07/04/2006
KATEGORIA: Politike


www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
mbaron kriza parlamentare fiton PS

Kreu i PS-së tha se e gjithë kjo kohë u vra në dëm të parlamentarizmit

Rama: Opozita fitoi betejën për votën e fshehtë


Shekulli

TIRANË- Partia Socialiste tha dje se ka fituar atë që kryetari i saj, Edi Rama, e quajti „betejë“ për votën e fshehtë në Kuvend, menjëherë sapo u raportua se kundërshtarët politikë kishin pranuar kompromisin e ardhur nëpërmjet propozimeve të presidentit dhe deputetit të Alencës Demokratike, Neritan Ceka, aleat i PS-së. Edi Rama, kryetari i opozitës, qartësoi se PS-ja kishte qenë ngahera e prirur për të garantuar votën e fshehtë si një parim themelor për demokracinë dhe si një element përparësor për të kundërshtuar politikat dhunuese të kësaj të drejte të nëpërkëmbur nga qeveria dhe shumica në pushtet e kryeministrit Sali Berisha. „Opozita fitoi betejën për sanksionimin e votës së fshehtë në parlament“, -tha ai. Rama ka përvijuar jo thjesht propozimin, por thelbin që lidhet me votën e fshehtë, kur ka përmendur se është sanksionuar përkundër vendimit me forcën e kartonëve të dhjetorit të shkuar. Kryetari opozitar ka përkujtuar njëherit se ka shkuar një kohë e çmuar dëm, ngase një interpretim i Rregullores së Kuvendit mundësoi rifillimin normal të punës, porse duke theksuar të drejtën e qëndrimit të derimësotëm të Partisë Socialiste e të gjithë opozitës. „Fakti që mjaftoi një interpretim i rregullores dhe për t’i dhënë të drejtë opozitës është e mjaftueshme që gjithë kjo kohë u vra në dëm të parlamentarizmit dhe në dëm të misionit të parlamentit për të punuar normalisht dhe për t’i dhënë vendit ligjet që modernizojnë shtetin“, -tha Rama.
Votimet
Ndonëse nuk është përqendruar shumë në anën teknike të marrëveshjes së arritur për Kuvendin, saktësisht të sistemit elektronik, Rama e ka quajtur “paçavure” pikërisht sistemin aktual. Ai ka saktësuar njëkohësisht se PS-ja nuk do të mund të pranojë asnjë proces votimi me këtë elektronikë, pavarësisht se ka dalluar qartë se nuk është problemi te mënyra, por te koncepti. “Nuk do të pranojmë asnjë lloj votimi me elektronikë përderisa kjo paçavure, e cila nuk garanton as fshehtësinë dhe as saktësinë. Sot (dje) opozita mori atë që kërkoi qysh ditën e parë, sot (dje) rivendosi votimin e fshehtë në kutinë e votimit. Kjo nuk është çështje teknologjie, kjo është çështje konceptimi i mënyrës së votimit në Kuvend“, -tha Rama. Konsensusin, kryetari i PS-së, Edi Rama, e quajti "fitore të opozitës" dhe shtoi se kjo tregon që u kthyem aty ku deshëm, pra te rregullorja, që ndryshoi me forcën e kartonit PD. Ndërkaq, grupi socialist ka vendosur që të mos mbështetej shkarkimi i kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela, ndërsa konfirmoi rikthimin në komisionet e Kuvendit, pas arritjes së marrëveshjes për votën e fshehtë.




11/04/2006
KATEGORIA: Politike


www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: mbaron kriza parlamentare fitoi Demokracia

titulli per ne forum eshte i sigurisht me i pershtatshem por fakti nuk ndryshon. Ps beri nje lufte parlamentare te gjate e te veshtire dhe arriti nje fitore. Ps tregoi se eshte e afte te ndikoje ne jeten e vendit edhe pa qene ne shumice. Ps-se i duhet njohur merita per kete lufte. (jo se per kete une do e votoj por ca pike i mori)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: mbaron kriza parlamentare fitoi Demokracia

www.korrieri.com

Pozite-opozite, perplasje per votimin me kuti te "Sollakut"
E Premte, 28 Prill 2006
Socialistet dhe demokratet priten te perplasen perseri, mbi perdorimin ose jo te kutise se fshehte ne votimin ne seance plenare. Mazhoranca pretendon se ne momentin kur do te votohet raporti perfundimtar i komisionit hetimor parlamentar, ku do te shqyrtohen akuzat e demokrate mbi kryeprokurorin Theodhori Sollaku dhe kerkohet shkarkimi i tij, do te votohet me elektronike. Perfaqesuesit e mazhorances theksojne se votimi mund te behet i fshehte, por gjithmone me elektronike, pasi kjo eshte nje pike e sanksionuar ne rregulloren e Kuvendit. Por perballe pretendimit te PD-se, pozicionohet ai i socialisteve, te cilet pa dyshim qe do te kembengulin qe votimi i kerkeses se demokrateve per shkarkimin e numrit nje te Prokurorise shqiptare, te zhvillohet i fshehte, ku te gjithe deputetet te hedhin letren ne kuti. Kete e kane shprehur dje, nepermjet anetarit te komisionit te Ligjeve, deputetit Xhafa. Per opoziten eshte teper e rendesishme, qe votimi te behet ne kete menyre, pasi ketu behet fjale per drejtuesin e nje institucioni te pavarur kushtetues. Ne optiken e opozites, sipas rregullores se Kuvendit, neni 60 i saj, votime te tilla behen gjithmone te fshehta me kuti, gje qe eshte kundershtuar nga zedhenesi i grupit parlamentar te PD, Nishani. Para pak kohesh, mazhoranca dhe opozita rane dakord qe deputetet te votojne ne menyre te fshehte me kuti, kur kjo gje kerkohet nga te pakten shtate deputete ose nje grup parlamentar. Ky skenar u be i mundur pas nje muaj e gjysme bllokim te Parlamentit nga opozita, e cila kundershtoi menyren e votimit me date 20 shkurt te ketij viti, per kerkesen e tyre per shkarkimin e kryeparlamentares Topalli.

E. GJENCAJ
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: mbaron kriza parlamentare fitoi Demokracia

KJO ESHTE IDIOTLLEK. LAM NAM MBI NAM. KEMI 16 VJET DHE KEMI MBETUR ME PO ATO KLLOUNE QE I LANE KEMBET ENVER HOXHES .SHQIPERIA KA NEVOJE PER NJEREZ TE RINJ.
 

MLK

Primus registratum
Re: Eshte bllokuar parlamenti apo nje salle me kar

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Një prani e shtuar e gardistëve është vënë re dje në të gjitha mjediset e Kuvendit

Garda në Kuvend, incident me Majkon


A.Rama

TIRANE - Salla e seancave plenare është blinduar dje në mbrëmje nga një numër i konsiderueshëm oficerësh të Gardës së Republikës. Prania e shumë gardistëve, është ndjerë dje sapo kapërceje portën rrethuese të mjediseve të jashtme të Parlamentit. Një postbllok prej tre oficerësh, kontrollonin me imtësi, të gjithë ata që hynin në territorin e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm për kartat e identitetit dhe dokumentet e indetifikimit, por edhe deri tek çantat e të gjitha materialet e tjera që përfaqësuesit e medias së shkruar e elektronike kishin me vete. Në fakt zakonisht në të hyrë të mjediseve të jashtme të Kuvendit qëndron një ose dy oficerë që kërkojnë verifikimin e kartave të identitetit, të pasaportave, si për gazetarët, ashtu edhe për ata që janë të ftuar të marrin pjesë në një seancë plenare. Por edhe hyrja e gazetarëve për në seancë ka qenë tepër e vështirë për shkak të kontrollit të dytë të rreptë që ka vijuar në mjediset e brendshme, ku të gjithë gazetarët kanë hyrë duke u rikontrolluar dy e nga dy. Nga ana tjetër, me vonesë janë lejuar të futen në llozhën e Parlamentit gazetarët e RTVSH-së e ATSH-së. Ndërkohë dje dy oficerë të tjerë të gardës ishin vendosur në të dyja anët e derës kryesore të sallës plenare, e cila në ndryshim nga herët e tjera, gjatë gjithë kohës qëndronte e mbyllur. Të gjithë deputetët janë detyruar dje që të kalojnë tek dera elektronike, me qëllim që të mos lejohej futja e sendeve të papërshtatshme brenda në seancën plenare ashtu siç ishte vendosur në mbledhjen e Byrosë parlamentare gjatë mesditës. Burimet nga Kuvendi, por edhe vetë deputetët pohuan se asnjërit prej deputetëve të opozitës nuk u është gjetur bori apo bilbil, sende që në seancën e kaluar u përdorën nga deputetët e majtë në shenjë proteste, duke bllokuar njëkohësisht zhvillimin normal të seancës plenare. Gjithsesi, dy prej deputetëvë të PS-së Erjon Braçe dhe Ndiçim Hysa, kanë arritur të kenë në seancë boritë zhurmuese, të cilat i kanë përdorur vetëm për pak momente, gjatë diskutimit të ndonjë prej përfaqësuesve të maxhorancës. Ndërkohë edhe në mjediset e tjera të Parlamentit është vërejtur një prani e madhe e forcave të gardës, të cilët lëviznin sa në një mjedis në tjetrin. Por ajo që ka shkaktuar irritimin dhe provokimin e mëtejshëm të opozitës, ishte vendosja e radhës së gardistëve, përballë me sallën plenare, duke krijuar një mur ndarës mes gjithë deputetëve dhe ministrave që ishin të pranishëm në seancë. Shtimi i numrit të oficerëve të gardës u konsiderua nga deputetët e opozitës si thyerje e rregullores së Parlamentit. Ata akuzuan kryetarin e seancës, Fatos Beja, se kishte lejuar praninë e gardës në një kohë kur rregullorja nuk e përcakton një gjë të tillë. Kryetari i grupit parlamentar të opozitës, Pandeli Majko, kërkoi marrjen e përgjegjësive nga ata që kishin urdhëruar shtimin e numrit të punonjëve të gardës në Parlament. Sipas kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi, rregullorja përcakton që garda, është e pranishme, por nuk duket në seancë. Ai shtoi se edhe nga ana estetike, nuk mund që oficerët e gardës të vendosen përballë deputetëve e me kurriz nga ministrat e qeverisë.

www.shekulli.com.al

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
Akoma parlament ja kane lene emrin /pf/images/graemlins/laugh.gif Po mire edhe deputetet me polici ne me garde do ti mbajne keta qe mos zihen! Si me qen rrugaçe e jo njerez te zgjedhur! E si mund te zgjidhin halleyt e popullit keta njerez kur nuk arrijne dot te respektojne nje rregullore te thjeshte qe e kane perpiluar e votuar vete /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top