Re: Ervin Hatibi-Gjeniu dhe poeti...
Hyrje e shkruar nga E. Hatibi rreth librit "Antologji" me poezi te Blake, Ginsberg dhe Morrison.
Sa here lexoj Poezite I shtrire ne shtratin e dhomes, (pasi ky eshte I vetmi pozicion I leximeve te mija) me qellon te perjetoj ndijime te mrekullueshme, qe ne shtrat, s’kam mundur t’I provoj kurre ne menyra te tjera. Ketu nuk ka cudi. Ka vetem poezi. Jam pjese e asaj qe lezoj.
Keto dite, mbi carcafet e vapes isha me poezite e perkthyera nga Genci, neper ca flete te pastra, ku nje tjeter lexues para meje kishte shenuar me laps titujt e poezive qe I pelqenin. Nga disa prej tyre, por edhe nga shume te tjera te pashenuara me laps, provova ato, te lartat, dridhjet e verteta prej njeriu qe aq rralle e me rralle ma justifikojne jeten.
Une nuk e di mire c’eshte e c’nuk eshte poezia, por di t’a gjej per shpirtin tim, dhe di fort qarte se cdo te ndodhte kur ajo te me mungoje.
Duke I lexuar, mendova vertet se zgjedhja e mire e ketyre perkthimeve te Gencit do te bente nje liber te mire. Mendova bile, dhe shume shpesh me ngjet, mendova se si valle ia bejne njerezia pa keto poezi apo pa ndonje poezi tjeter. Nuk eshe fjala per biblioteken me rimeso arre te vjedhur, apo per dashnoren qe kerkon qiqra ne hell, por vertet se si ia bejne njerezit, qeniet me te dobeta te qiellit, pa poezi?
Kerkoje o njeri absoluten e ekstazen ne kete Bibel Pirate, ku Ginsberg, Morrison and Blake jane rraportet e atit, birit e shpirtit te shenjte! Gjeje o njeri I thjeshte e I vogel ate qe nuk e deshe ne kete liber te lire, e mbase thjesht nisur nga Rock’n’Rolli I Jim Morrisonit te radios, perfundon edhe ti gabimisht ne dyert mishngrenese te POEZISE.
P.S Falenderoj Gencin dhe Zotin. Ervin Hatibi
Treshja e zgjedhur perfaqeson nje pjese te shpirtit poetik Anglo-Amerikan te cilin e cmoj per “kerkimet” ne abiset e thella te shpirtit, kufive mes fenomeneve e dimensioneve dhe te perjetimit te vibracioneve ne hapesirat e ndricuara nga drita e yjeve. Te ndodhur ne kufirin midis ketyre dy hapesirave, karakteret e jashtezakonshme te botes se shpirtit I eksplorojne ato duke u zhytur ne abiset e frikes, mallit, shpreses dhe emocioneve komplekse te krijesave njerezore karakter-dobeta. Per ata ky karakter duhet te temperohet ne nje stine ku klima te jete e pasur ne mendime dhe shpirti te purifikohet duke lene pas mekatet te djegura si lulet seksuale te nje pranvere kuq e verdhe, si panorama e nje nate vere te nxehte.
Cilido ka pasur dobesite e veta, frikerat e brendshme, por me kalimin e kohes u reduktuan nga vete persosja e nje udhetimi reflektues brenda abisit, deri ne skutat me te thella. Purifikimi I dyerve te perceptimit per Blake, vizionet mistike dhe vibriacionet kozmike per Ginsberg, droga dhe halucilacionet per Morrison, dhe emruesi I perbashket poezia, I coi ata se gjalli ne perjetimin e gjendjes imagjinare pertej kufijve te se njohures, pertej kufijve te se mires dhe te keqes, aq keq te ngaterruara nga njerezit.
Perendimi eshte I sunduar nga materializmi I tij I paskaj, duke ndrydhur nevojat shpirterore qe cojne ne deformime e devijacione. Ngarkesa te padurueshme, ritmi prej ferri I jetes se perditshme qe ata e quajne me delikatese stres, industrializimi total po behen shoqeruese me shume se te bezdisshme e te paevitueshme. Ky destruktim I mankthit tone po con ne sofistikimin siperor te maredhenieve mes objekteve e subjekteve. Nga keto konsiderata rrjedh nevoja e njeriut per te pjesmarre ne bote me te dy menyrat dhe do t’a shohe qe nga kendi aktual I veshtrimit, bota eshte absurde.
Dhe ja ku shfaqen me vizionin:
William Blake – “Per te gjetur shtegun e perendimit drejt, permes portes se zemerimit, une shoh agimin e drites.”
Allen Ginsberg – “Betohem qe une kam pare driten, Realiteti eshte nje ceshtje, qe ta kuptosh sa reale, bota eshte tashme.”
Jim Morrison – “Kjo eshte jeta me e cuditshme qe kam njohur, trupa konfuze, kujtime te shperdoruara, ndersa I arratisemi dites drejt nje nate te ngurte.”
Ideja themelore qe buron nga treshja, eshte formimi I natyres se brendshme duke u persosur gradualisht derisa te arrijme stadin me te larte te perfeksionit. Njeriu per ta eshte pergjegjesi I pare absolut I veprimeve dhe kushteve te tij. Pavaresisht nga Zoti yne, ne jemi te gjithe bij te tij e nuk ka bij te perbuzur e aq me teper te mallkuar. Ata njohen nocionin se gjithcka, nepermjet se keqes, drejtohet nga e mira dhe se kjo jete s’eshte tjeter vecse nje kokrrize rere ne shkretetiren e kohes.