Epiri (Pirro i Epirit)

Ildri

Forumium maestatis
Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Por më 302, kur ndodhej përsëri te taulantët, kundërshtarët e tij ngritën krye dhe shpallën si mbret Neoptolemin e II, birin e Aleksandër Molosit. Pasi nuk mund të kthehej më në Epir ai hyri në shërbim të Diadokëve më në zë të kohës, Dhimitër Poliorketit të Maqedonisë, Ptolemeut të i I të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës, ku u njoh me jetën shoqërore, administrative dhe ushtarake të këtyre shteteve helenistike dhe u kalit në një tok betejash. Në vitin 296, me, ndihmën e mbretit Ptoleme të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës u kthye përsëri në Epir. Për një kohë e ndau pushtetin me Neoptolemin, pastaj e vrau atë dhe u bë sundimtar i vetëm i Epirit. Pas kësaj ai i dha fund edhe autonomive që kishin fiset në simahinë e mëparëshme.
Pirrua erdhi në fuqi edhe sundoi në një kohë kur fqinjtë e Epirit, Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin në një kaos të plotë politik dhe ishin dobësuar nga luftat e gjata e shkatërrimtare që bënin midis tyre pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë, Diadokët. Në këto lufta u përzie edhe Pirrua dhe u bë një nga pretendentët për fronin maqedon. Në fillim ai ndërhyri në luftën që bënin midis tyre dy djemtë e Kasandrit, pas vdekjes së të jatit. Nga kjo luftë ai i shkëputi Maqedonisë tokat që i përkisnin Epirit: Paravinë, Tymfenë, Amfilokinë, Akarnaninë dhe qytetin Ambraki, të cilin i bëri kryeqytet të mbretërisë së vet. Por mbret i Maqedonisë u shpall Dhimitër Poliorketi. Pak më vonë Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisë dhe Jonisë, Lisimakun, dhe e dëbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinë e tij i ndanë midis tyre. Tani kufijtë e shtetit të Pirros u shtrinë në lindje deri në lumin Aksios (Vardar), në veri përtej Apollonisë kurse në jug deri në Peloponez. Por Pirrua nuk mundi t’i mbante gjatë tokat e pushtuara. Lisimaku e dëboi nga një pjesë e mirë e krahinave maqedone e greke dhe u bë vetë zot i tyre. Rasti e bëri Pirron t’i drejtonte sytë pas kësaj nga Italia.

Tarenti dhe qytete të tjera greke të Italisë së jugut, të kërcënuara nga Roma, e ftuan këtë për ndihmë. Pirrua u kap pas kësaj ftese dhe filloi të ëndërronte për krijimin e një monarkie të madhe në perëndim sikurse ajo e Aleksandrit të Maqedonisë në lindje. Në pranverën e vitit 280 Pirrua zbarkoi në Itali me një ushtri të madhe të stërvitur dhe të armatosur mirë. Kjo ishte më tepër një ushtri mercenare që Pirrua e kishte mbledhur jo vetëm në Epir por edhe në krahina të tjera të Greqisë. Ajo përbëhej prej 20.000 këmbësorësh të armatosur rëndë, 300 kalorësish, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantësh, përdorimin në luftë të të cilëve Pirrua e kishte parë në lindje. Shpenzimet e luftës i kishte marrë përsipër Tarenti, i cili ishte i detyruar t’i jepte edhe ushtri ndihmëse. Ndeshja e parë e Piros me romakët u bë në qytetin Heraklea. Përleshja qe shumë e ashpër. Fatin e luftës e vendosën elefantët dhe kalorësia e Pirros. Nga kjo disfatë romakët humbën Lukaninë.

Në anën e Pirros kaluan brutët, lukanët, samnitët dhe pothuajse gjithë qytetet greke të Italisë së jugut. Një vit më vonë Pirrua ndërmori një sulm të ri kundër romakëve, të cilët kishin grumbulluar këtë radhë një ushtri të madhe që arrinte deri në 70.000 vetë. Në betejën që u zhvillua afër qytetit Auskulum romakët pësuan përsëri disfatë, por edhe Pirros fitorja i kushtoi shumë. Humbjet e tij qenë kaq të mëdha sa që kur e uruan thuhet se u përgjegj: “Edhe një fitore si kjo dhe unë nuk do të kem me se të kthehem në Epir”. Prej kësaj rrjedh edhe shprehja “fitore si ajo e Pirros” e cila përdoret sa herë që duan të tregojnë për një fitore me humbje të rënda. Pas këtyre dy betejave gjendja e Pirros në Itali u keqësua. Forcat e tij ishin dhjetuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar të lëkundeshin dhe të ishin të pakënaqura.

Roma përkundrazi kishte akoma rezerva të mëdha në njerëz dhe një mbështetje të shëndoshë në aleatët latinë. Për Pirron u bë e qartë se lufta kundër Romës kërkonte kohë dhe sakrifica të reja. Ndërkaq në Siçili kishin hyrë kartagjenasit dhe Sirakuza e kërcënuar i u drejtua per ndihmë Pirros. Në këto rrethana Pirrua vendosi të bënte paqe me Romën dhe t’i drejtonte forcat kundër Kartagjenës me shpresë se këtu do të arrinte fitore më të lehta. Kushtet e paqes ishin me sa duket të favorëshme për Romën, megjithatë senati nuk i pranoi, sepse kartagjenasit, të interesuar që ta mbanin Pirron në Itali dhe të mos e linin të hidhej në Siqeli, i propozuan Romës aleancë dhe ndihme ushtarake.

Duke u mbeshtetur në këtë aleancë Roma vendosi ta vazhdonte luftën. Pa përfunduar paqën me Romën Pirrua u largua në vitin 278 nga Italia dhe u drejtua me ushtritë e veta në ndihmë të Sirakuzës duke lënë në Itali vetëm dy garnizone të vogla. Në Siçili Pirrua korri në fillim disa suksese. Ai i theu dhe i ndoqi kartagjenasit pothuajse nga gjithë Siçilia. Vetëm qyteti Lilibea në skajin jugperëndimor të ishullit mbeti në duart e kartagjenasve. Pirrua u nderua nga banorët e Siçilisë me titullin “prijs e mbret”. Monedhat e prera në Siçili mbanin tani emrin e mbretit epirot. Pas këtyre fitoreve Pirrua filloi përgatitet për t’u hedhur në Afrikë. Por këtë plan nuk mundi ta realizonte sepse në marrëdhëniet e tij me qytetet filluan të lindin mosmarrëveshje të mëdha. Pirrua po i ngarkonte me taksa të rënda dhe sillej me to keq duke ndërhyrë në mënyrë brutale në punët e brendëshme dhe duke mos respektuar traditat demokratike të tyre. Kjo i bëri disa nga qytetet të ngriheshin kundër tij kurse disa të tjera të hidheshin në anën e Kartagjenës. Kartagjenasit nuk vonuan to shfytëzonin rastin. Në Siçili doli përseri një ushtri e tyre, a cila në pakë kohë asgjësoi të gjitha fitoret e arritura nga Pirrua; në duart e tij mbeti Sirakuza. Në këtë mënyrë planet e Pirros në Siçili dështuan.

Por edhe në Itali gjendja nuk ishte më e mirë. Romakët ishin hedhur në sulm dhe pasi kishin kapur disa qytete ish-aleate të Pirros po vepronin me sukses kundër samnitëve dhe lukanëve. Kjo i detyroi grekët dhe italikët që ishin akoma të lidhur me Pirron t’i drejtoheshin këtij prap për ndihmë. Pirrua vendosi të linte Siçilinë ku kishte humbur çdo shpresë dhe të kthehej në Itali. Rrugës ai u sulmua nga flota e Kartagjenës, e cila i shkatërroi më shumë se gjysmën e anijeve. Megiithatë, në pranverën e vitit 275 Pirro zbriti përsëri në Itali dhe filloi përgatitjet per sulmin e ri kundër romakëve. Beteja vendimtare u zhvillua pranë qytetit Beneventum. Këtu Pirrua pësoi disfatë të plotë. Kampi i tij u kap.

Ai vetë mundi të shpëtonte dhe të arrinte në Tarent prej nga, pas pak kohe, u kthye në Epir. Gjatë mungesës së Pirros, mbreti i Maqedonisë. Antigon Gonata, kishte rimëkëmbur dhe forcuar shtetin e vet. Autoriteti i Maqedonisë në Greqi ishte rritur përsëri. Sa u kthve nga Italia, Pirro vendosi të ndryshonte gjendjen e krijuar në Ballkan dhe të provonte edhe një herë të zinte fronin e Maqedonisë. Për këtë qëllim ai sulmoi Antigon Gonatën, por mundi t’i shkëpuste vetëm disa toka nga shteti i tij. Pas kësaj ai u nis për në Peloponez kundër mbretit spartan, Areut, aleatit të Maqedonisë.

Këtu ai korri një varg fitoresh të reja, por në një përleshje rrugësh në qytetin Argos (në gjirin a Korinthit) u vra më 272 dhe ushtria e tij u shpartallua plotësisht. Pirro ka qenë një nga udhëheqësit ushtarakë më të shquar të kohës së vet. Kur e pyetën njërin nga shokët e Aleksandrit të Maqedonisë kush ishte tani strategu më i shquar ai u përgjegj: “Pirro, kur të arrijë në moshë të pjekur”. Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes, vetëm të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricient ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat per fat të keq nuk na janë ruajtur. Por Pirro, ndonse ishte një udhëheqës ushtarak i shquar, me ekspeditat e tij mori përsipër një barrë që ishte jashtë fuqive të Epirit: të krijonte një perandori. Këto plane e hodhën atë në një varg luftash që përfunduan pa sukses.

Gjatë sundimit të Pirros shteti i Epirit arriti kulmin e fuqisë. Luftat e vazhdueshme u forcuan shumë pushtetin e mbretit dhe të rrethit të tij; institucioneve të rendit fisnor iu dha një grusht i rëndë.

Plaçka e luftës dhe robërit e kapur gjatë betejave e pasuruan aristokracinë epirote dhe e bënë një burim për zhvillimin e mëtejshëm të skllavërisë në Epir. Por këto lufta të përgjithëshme i shkaktuan Eprit humbje të mëdha në njerëz dhe rënduan shumë mbi masën e gjerë të popullsisë së Epirit. Pas vdekjes së Pirros shteti i Epirit u dobësua. Prej tij u shkëputën njëra pas tjetrës të gjitha tokat e pushtuara të taulantëve, Maqedonisë e Thesalisë. Maqedonia u forcuar e detyroi shtetin e Epirit ta njihte epërsinë e saj. Aleksandri i II, trashegimtari i Pirros, u përpoq të rifitonte së paku në veri tokat ilire.

Per këtë ai luftoi kundër mbretit taulant, Mytilit, të cilit i shkëputi disa toka në jugë të Apollonisë. Por në një luftë kundër maqedonëve ai u mund dhe i humbi përsëri tokat ilire të luginës së Vjosës. Mbretëria e Epirit u kthye kështu pothuajse në kufijtë e vjetër të saj. Pakënaqësia e popullsisë në kohën e pasardhësve të Pirros u shtua edhe më shumë. Këtë e shfrytëzoi aristokracia epirote, e cila e shihte me pakënaqësi gjithnjë më të madhe përqëndrimin e gjithë pushtetit në duart e mbretit. Si pasojë, në Epir shpërthyen konflikte të ashpëra që mbaruan me vrasjen, rreth vitit 230, të mbretëreshës së fundit të Epirit, Deidameia, dhe me përmbysjen a pushtetit mbretëror.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Në punë shteti apo në krevat? Se sipas burimeve të hershme (citim i nevojitur) paritë greke, maqedonase, epiriote e ilire (të paktën) përdornin greqishten si gjuhë komunikimi për punë shtetërore (ministria e punëve të jashtme) ndërsa në jetën private vetëm grekët përdornin greqishten, të tjerët përdornin secili gjuhën përkatëse. Ç'gjuhë fliste Pirrua në jetën e tij private nuk e din askush pasi nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm.
 

joetisti_

Locus omnem
Në punë shteti apo në krevat? Se sipas burimeve të hershme (citim i nevojitur) paritë greke, maqedonase, epiriote e ilire (të paktën) përdornin greqishten si gjuhë komunikimi për punë shtetërore (ministria e punëve të jashtme) ndërsa në jetën private vetëm grekët përdornin greqishten, të tjerët përdornin secili gjuhën përkatëse. Ç'gjuhë fliste Pirrua në jetën e tij private nuk e din askush pasi nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm.
Une desha te dij. Ne krevat, kur ishte me te shoqen, ne shqip i thonte "po vijjjjj" :p

Po desha te di se c'gjuhe flitej ne Epir. Ne ato zyrtare normale qe Greqish, e besoj, sepse atehere ishte si anglishtja sot greqishtja.
Greket, kur kam qene une ne Greqi, ne biseda, thonin se Pirro ishte grek. Une, me nje greqishte atehere te cale dhe me informacion jo te plote, mbroja me fanatizem se ishte shqiptar. Por gjithsesi ata pranonin shume te verteta per disa tradita te tyre te marra nga ne, apo per kufijte qe pohonin se eshte nje gure ne greqi(aty ku ne pretendojme se deri atje ka qene shqiperia), ku shkuhet "deri ketu eshte Shqiperi".
Per nenen e Akilit thuhet se ishte epiriote por a ishte Epiri "Shqiperi"? Dhe kete e verteton deri diku gjuha, prandaj dhe pyeta.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Epirotët, sipas traditave dhe burimeve të hershme ishin të afërt me ilirët, si të thuash labët me tropojanët. Tani, ka dy probleme.
1 - A janë shqiptarët pasardhësit e ilirëve? Ka argumenta për po si dhe për jo. Nuk ka shumë materiale për të plotësuar boshllëqet historike.
2 - A janë epirotët ilirë apo grekë? Edhe këtu argumentat shkojnë nga njëri krah apo nga tjetri. Megjithatë, të moçmit thonë që epirotët flisnin një gjuhë ndryshe nga grekët, të ngjashme me ilirishten. Sigurisht kontakte ka patur me të dyja kulturat (nëse nuk bënte pjesë në asnjërën).

Personalisht mendoj se në krevat ai i thoshte gruas "Të dua moj qëne".

P.S. E ëma e Akilit nuk dihet se ksuh është por, Akili, në trojet e tij quhej Aespetus dhe veçoria e tij ishte shpejtësia. Homeri e quante gjithmonë "Akil këmbëshpejti". Po t'i referohemi shqipes, i bie që Akili të ishte ilir (apo paraardhës i shqiptarëve). Akili vinte nga fisi i Mirmidonëve në Pthie (Thesali - Maqedoni e Jugut). Pra ...
 

joetisti_

Locus omnem
Epirotët, sipas traditave dhe burimeve të hershme ishin të afërt me ilirët, si të thuash labët me tropojanët. Tani, ka dy probleme.
1 - A janë shqiptarët pasardhësit e ilirëve? Ka argumenta për po si dhe për jo. Nuk ka shumë materiale për të plotësuar boshllëqet historike.
2 - A janë epirotët ilirë apo grekë? Edhe këtu argumentat shkojnë nga njëri krah apo nga tjetri. Megjithatë, të moçmit thonë që epirotët flisnin një gjuhë ndryshe nga grekët, të ngjashme me ilirishten. Sigurisht kontakte ka patur me të dyja kulturat (nëse nuk bënte pjesë në asnjërën).

Personalisht mendoj se në krevat ai i thoshte gruas "Të dua moj qëne".

P.S. E ëma e Akilit nuk dihet se ksuh është por, Akili, në trojet e tij quhej Aespetus dhe veçoria e tij ishte shpejtësia. Homeri e quante gjithmonë "Akil këmbëshpejti". Po t'i referohemi shqipes, i bie që Akili të ishte ilir (apo paraardhës i shqiptarëve). Akili vinte nga fisi i Mirmidonëve në Pthie (Thesali - Maqedoni e Jugut). Pra ...
U ngaterrova une. Jo nena e Akilit por e Aleksandrit te Madh thuhet se ishte Epiriote.
Pirro, sa mbaj mend une nga historia qe na thuhej ne shkolle, perfaqesonte shqiptaret qe kurre nuk bene nje lufte pushtuese(se ishin me te miret ne shpirt :p) por pranohej se Pirro e beri nje te tille por shoket, pra shqiptaret e vertete, nuk e ndoqen dhe keshtu ai e humbi luften. Kurse nga faktet e tanishme, me behet qejfi qe ai e paska "kruajtur" me romaket.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
E ëma e Aleksandrit të Madh, Olimpia, ishte nga dera e Molosëve, fisi më i madh epirot. Mendohet se qe ajo që vrau të shoqin, Filipin II, për t'i dhënë pushtetin të birit.
 

Al-Punk

Still here
Epiri ishte nje bashkesi fisesh qe njihen qarte si jo greke. Nder fiset kryesore ishin Kaonet qe u renditen kundra grekeve ne luften e Trojes (ashtu si dhe Dardanet me ne veri, e shume fise Ilire). Qendra e Kaoneve ishte prane Finiqit.... Llogarite behen lehte.
 

joetisti_

Locus omnem
Po, dhe per emrin Aleksander thuhet se eshte nofke qe ia vune ata qe kishte prane. Emri i tij i vertete ishte Miriamun, qe do te thote (I mire jam une). Kurse aleksander perbehet prej: A=eshte le=lindur ks=ne ander=enderr pra (eshte lindur ne enderr) sepse keshtu kishte enderruar e ema kur e ngjizi se ai do te pushtonte boten. Por edhe qe kur Aleksandri njoftoi per idene per te pushtuar Azine, kjo te tjereve iu duk nje enderr e guximshme.
 

Ildri

Forumium maestatis
Në punë shteti apo në krevat? Se sipas burimeve të hershme (citim i nevojitur) paritë greke, maqedonase, epiriote e ilire (të paktën) përdornin greqishten si gjuhë komunikimi për punë shtetërore (ministria e punëve të jashtme) ndërsa në jetën private vetëm grekët përdornin greqishten, të tjerët përdornin secili gjuhën përkatëse. Ç'gjuhë fliste Pirrua në jetën e tij private nuk e din askush pasi nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm.
Epiri ishte nje bashkesi fisesh qe njihen qarte si jo greke. Nder fiset kryesore ishin Kaonet qe u renditen kundra grekeve ne luften e Trojes (ashtu si dhe Dardanet me ne veri, e shume fise Ilire). Qendra e Kaoneve ishte prane Finiqit.... Llogarite behen lehte.
Po, dhe per emrin Aleksander thuhet se eshte nofke qe ia vune ata qe kishte prane. Emri i tij i vertete ishte Miriamun, qe do te thote (I mire jam une). Kurse aleksander perbehet prej: A=eshte le=lindur ks=ne ander=enderr pra (eshte lindur ne enderr) sepse keshtu kishte enderruar e ema kur e ngjizi se ai do te pushtonte boten. Por edhe qe kur Aleksandri njoftoi per idene per te pushtuar Azine, kjo te tjereve iu duk nje enderr e guximshme.


E verteta Historike

Sami Frasheri, Botuar me 1878

Krahina e Toskërisë që quhet Epir, që nga kohët e vjetra ka qenë Shqipëri dhe se Pirroja, Aleksandri i Madh dhe Aristoteli do t’i kenë takuar racës shqiptare. Epir, në gjuhën greke do të thotë stere, vendasit nuk e quanin me këtë emër. Grekët e vjetër këtë krahinë nuk e kanë numëruar Greqi, por e patën parë me pamje si “varvaros”, barbarë, domethënë si tokë e huaj. Përderisa historianët grekë, çdo pëllëmbë të tokës së Greqisë e kanë përshkruar me detaje dhe gjerë e gjatë, Epiri për shumë kohë ishte i panjohur për historinë.
Kjo dëshmon se kjo krahinë konsiderohej si një tokë jashtë Greqisë. Përzierjet e gjuhëve dhe kulturave në zonat kufitare, sidomos në krahinën greke të Eolisë, u bënë mbi shtresën e pare, mbi gjuhën pellazgjike, të cilët kanë qenë para grekëve. Me ardhjen më vonë të helenëve pellazgët u shtynë në Thesali dhe prej andej në Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar në Itali. Meqënëse në kohën e dyndjes së tyre në Evropë, helenët ndodheshin në gjendjen e barbarisë, kishin pranuar besimin e pellazgëve dhe kishin marrë shumë gjëra nga gjuha e tyre.
Nga përzierja e gjuhës së tyre lindi në Greqi një gjuhë, e cila me kalimin e kohës u nda nga pellazgjishtja. Këtu gjen mbështetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten, si gjuha e filozofit Platon. Emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht, ndaj gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja. Historishkruesi i Greqisë së vjetër, Pintarku dhe gjeografi Straboni e thonë qartë se Epiri përdorte një gjuhë të veçantë, se edhe në Maqedoni nuk flitej gjuhë veç kësaj. Straboni në gjeografinë e vet, Epirin nuk e përmend në pjesën që i kushtohet Greqisë, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i ka trajtuar së bashku.
E si të mos themi me bindje të plotë se këta janë stërnipat e pellagëve? Pra, mendoj se kemi mundur të dëshmojmë që banorët e Epirit (si ata të Maqedonisë) kanë qenë pellazgët, se pellazgë do të thotë shqiptar, dhe se për këtë arsye Epiri që nga kohët e lashta ka qenë tokë shqiptare. Edhe gjeografi i shquar Malte Bron vërteton këtë tezën tonë dhe e provon me fakte të pakundërshtueshme. Ndërsa, përsa u përket Pirros, Aleksandrit dhe Aristotelit, deri sa i pari është bir i tokës së Epirit dhe dy të tjerët janë bij të tokës së Maqedonisë, pse të mos pranojmë se ata kanë qenë shqiptarë? Dihet se edhe vetë grekët i quanin “varvaros”, d.m.th të huaj.
Ligjëratat që ka mbajtur Demosteni kundër Filipit, atit të Aleksandrit, ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Kur ndodhej në Azi Aleksandri i pati folur njërit prej gjeneralëve të tij me një gjuhë që flitej vetëm në vendin e vet. Që të ketë qenë bullgarisht, thotë ai, dihet që bullgarët kanë ardhur vonë në Evropë. Nga Plutarku e Straboni kemi mësuar se Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët. Prandaj, gjuha e veçantë që ka folur Aleksandri, natyrisht do të ketë qenë pellazgjishtja, dmth, shqipja. Dhe vetë ai dhe mësuesi i tij, Zoti e di mirë, kanë qenë shqiptarë. Sa për përkatësinë shqiptare të Skëndërbeut është e kotë t’i hyjmë punës për të dëshmuar një gjë të tillë.
 

joetisti_

Locus omnem
Puna eshte se perse nuk behen perpjekjet e duhura nga shqiptaret qe merren me historine per t'u marre vesh e verteta?
"e verteta eshte si nje operacion qe dhemb, por te sheron"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Puna eshte se perse nuk behen perpjekjet e duhura nga shqiptaret qe merren me historine per t'u marre vesh e verteta?
"e verteta eshte si nje operacion qe dhemb, por te sheron"

Sepse janë bërë aq shumë interpretime të teksteve të lashta në lidhje me Greqinë e grekët sa çdo studim shqiptar i cili tenton të lidhë lashtësinë greke me Shqiptarët e Shqipërinë nuk përfillet fare në skenën ndërkombëtare.
 

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Epiri ishte nje bashkesi fisesh qe njihen qarte si jo greke. Nder fiset kryesore ishin Kaonet qe u renditen kundra grekeve ne luften e Trojes (ashtu si dhe Dardanet me ne veri, e shume fise Ilire). Qendra e Kaoneve ishte prane Finiqit.... Llogarite behen lehte.
sakte.
 

Ildri

Forumium maestatis
Tani greget na kercenojne per vorio epirin ku me perpara ne lashtesi e konsideronin toke barbare.
 

pumes

Forumium praecox
me disa artikuj qe kam shfletuar dhe lezuar arrita ne kete konkluzim
pirro ishte nga preardhja e akilit. akili berri nje djale neoptolemeun qe u kthye tek trojet e tija ne janninen e sotme dhe ngaqe kishte floket e kuqe ia vune emrin pirro qe ne domethenjen greke do te thote zjarr.
pirro i epirit ishte ishin me aleksandrin e madh kusherinj te pare dhe e krahasonin me Aleksandrin e madh . ne shume artikuj greke nuk e shkruajne jo spese nuk dine por nuk duan! ia vune pseudonimin<aetos> qe do te thote shqiponje.
si u vra?
u vra ne betejen e Argosit nga Antigoni (ne kete rrast Antigoni ishte emer Burri)

kur ishte ne Itali kerkoi ndihmen e Antigonit dhe morri pergjijge negative.
Antigoni ishte mbreti i Makedonise dhe ngaqe Pirroja duke dashur te sundonte maqedonine gje mbas disa betejave e berri dhe duke shperngulur Antigonin e mposhtur nga Beteja donte te merrte dhe Argosin qe te vinte ne krye Aristean nje kundershtar i Antigonit.

Beteja
Neper rrugiza nzorri shpaten per te vrare nje djale por e ema e goditi nga larte me nje tjegull duke e goditur ne koke dhe duke i thyer rruazat e shtylles kurrizore thuhet dhe lene pa ndjenja dhe pas pak nje ushtar i antigonit Zofiro e njohu !!!! NZORRI SHPATEN ILLIRIANE!!! dhe i preu koken.

mendohuni.
1.preardhje nga Akili
2.kusheri i pare i Aleksandrit te madh
3.e Quajten Pirro
4.vajti te clironte dhe te mposhte Argosin nga Antigoni sepse nuk e ndihmoi ne betejen e italise dhe per tja dhene Aristeas
5.Antigoni mbret i makedonise nenen ia quanin Fila
6.pirroja donte te clironte makedonine dhe ta sundonte sic beri Aleksandri i madh

konkluzimi im ?????

PELLAZGE KUDO ILIRIANE KUDO SHQIPETARE KUDO NE MBARE GREQINE E SOTME luftonin ndermjet tyre


do me falni nqs kam cenuar ndonje ndjenje politike gjeografike apo shpirterore apo gjinie por ky eshte nje mendim dhe jo kush eshte e verteta
 
Top