Re: Enologjia (Vererat)
Pa dashur ti imponohem askujt me shijet e mija mendoj qe nese sot flitet per verera te medha harroni pothuajse gjithe boten e fokusouhuni te vererat italiane e mbi te gjitha franceze. Kur hapet nje Cheval Blanc, Petrus, Pomard Covard apo Gevré Chambertin mbetet gjithmone nje eveniment. Vera tavoline sigurisht prodhojne dhe Australia, Africa e jugut, Chili e California, dhe sigurisht prodhojne dhe vera te mira po mendoj qe po te uleni ne nje tavoline e te diskutoni me somelier apo amatore nuk besoj se do tju permendin ndonje vere te ketyre shteteve nese do te duhet te bejne nje zgjedhje.
Dolcceza thote me larte se Côte du Rhone eshte vere e lire pasi ben 13 euro!! Me vjen keq e pa dashur te ofendoj mos jepni mendimin per diçka qe nuk e njihni (ose te pakten mos bej kopetentin) se diskutimit i humbet vlera. Côte du Rhone ka jo 13 po dhe 2 euro shishja pasi nuk eshte nje marke po percakton departamentin ku behet kjo vere e ne departamentin e Rhone ka me qindra vitikultor qe prodhojne keshtu qe çmimet dhe cilesia jane kopmlet te ndryshme.
Nje pjese e Chateau-ve te medha franceze prodhohen nga vreshta qe kane mbi 400 vite jete dhe nje tradite thuajse perfekte si per kultivimin ashtu dhe per prodhimin e ruajtjen e vererave e nuk besoj se Chili apo California apo Afrika e jugut kane te njeten reputacion apo trashegimeri ne kete fushe!
Sa per shijen time personale kam qen dhe mbetem fan i Bourgogne e veçanerisht i Gevré Chambertin e ne shishet qe ngelen akoma te pagueshme vitin 1989 e akoma me mire 1990 jane nga vitet me te mira (flas nga 1980 e pas pasi ndryshe do tju duhet te shpenzoni 1000 euro per shishe minimumi ne Cave jo ne resto). Per sa i perket Chablis eshte nje Bourgone tavoline e nuk ka hyre ndonjehere ne verat e njohura, prodhohet diku prane qytetit Auxerre (nje qytet i vogel qe eshte bere i famshem per ekipin e tij te futbollit).
Keshtu qe meqe jam fan i mishit te kuq e te papjekur mire preferoj Bourgogne (Maloku yt) pasi eshte me brut se Bordeaux apo Chôte du Rhone (po permend keto me te njohurat lol).