Re: Enologjia (Vererat)
MLK, vetem diçka, sa per te folur midis dy njohes modest vererash. Edhe une jam ne France, dhe duhet thene qe kush kalon neper France dhe nuk pi nje gote vere ketu, ai nuk ka per te marre vesh gje nga kjo bote. Dakort, ti preferon Bourgogne perpara Bordeaux, une preferoj keto te fundit me shume, çeshtje shijesh. Por aty ku mbetem pak skeptik, eshte qe vererat e importuara te Nouveau Monde siç quhen, jane nje zero me xhufke perpara atyre franceze. Kam provuar verera te Kalifornise, mais désolé, nuk do t'iu kthehem me kurre vererave te tjera perveçse atyre franceze. Vererat e importuara jane sigurisht me nje ambalazh me te bukur, me nje çmim me te lire, por ne cilesi ato jane shume me poshte se vererat "fukara" po i quaj, te Frances. Kur i provon keto te huajat, ke pershtypjen qe po pi thjesht alkool, pa pike personaliteti, pa nje touche te veçante, qe e dallon nga nje vere tjeter. Kthimi i prodhimit te veres ne nje industri te mirefillte siç behet ne vendet e vererave te importuara nuk ka asgje te perbashket me prodhimin tradicional te vererave franceze. E kuptohet, qe artizanati eshte kudo me i çmuari.