Enigma e Syrit te Kalter.

Enigma e Syrit te Kalter.

Agonia e Syrit te Kalter, cfare po behet me burimin

Nuk ka në tërë Evropën një burim uji aq të pastër, aq të madh dhe aq të bukur sa Syri i Kaltër yni. Nuk ka shqiptar që të mos jetë mburrur para të huajve dhe të mos jetë ndjerë krenar me Syrin tonë të Kaltër. Nuk ka pasur asnjëherë një interesim dhe një keqardhje aq të madhe, nga tërë opinioni shqiptar, sa ç’pati kur shteroi Syri i Kaltër, në tetor të vitit të kaluar. Nuk ka pasur ndonjë tjetër zonë të mbrojtur të Shqipërisë me më pak interesim dhe me më pak studime se sa për Syrin e Kaltër.
Por çfarë i ndodhi dhe ç’po ndodh sot me Syrin e Kaltër? Është një pyetje që njerëzit vazhdojnë ta bëjnë shpesh dhe kudo. Unë e vrojtova përsëri Syrin e Kaltër para pak kohësh dhe mund të jap një informacion të ri për të, por më parë le të bëjmë një kronikë të shkurtër për ndodhitë me Syrin e Kaltër.


Legjenda


Ka disa legjenda për Syrin e Kaltër. Një prej tyre thotë se, kur kanë hedhur një kafshë në liqenin e Janinës, ajo ka dalë te Syri i Kaltër. Por është një një legjendë tjetër e popullsisë çame, në të cilën lidhen çuditërisht bukur realja me fantastiken. Kjo është dokumentuar nga H. Pedersen në vitin 1893 dhe thotë: “Një herë e ndë një kohë, fryjti një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti kërreu një gjarpër… Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit… Kafsha hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte… U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpëri hëngri gomarin, u dogj dhe briti: “Ku je ti det, ata im dhe ti lumë, vëllau im!…” E u shtri për dekije. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proktasën dot”.
Nga kjo legjendë mund të supozohet se Syri i Kaltër ka shpërthyer në një kohë që njerëzit e kujtojnë, sepse nuk ka qenë më parë. Nga ana tjetër, legjenda përkon shumë mirë me faktin që Bistrica ka qenë si një përbindësh për tërë krahinën, ajo vazhdimisht përmbytej, duke u bashkuar me detin.


syri_i_kalter_2_jpg.jpg



Por emri “Syri i Kaltër” ka lindur shumë më vonë, në vitet ’50, kur u bënë studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se ia vuri një prej inxhinierëve të rinj, të cilit i kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij. Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu, sepse s’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër, me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes.

Brenda Syrit të Kaltër

Në tetor të vitit 1984 unë jam zhytur për herë të parë në Syrin e Kaltër. Më kujtohet se, kur po bëheshim gati t’u zhytur, shpejt na rrethuan disa fëmijë që kishin ardhur këtu në ekskursion me prindërit e tyre. Sa herë që bënim ndonjë zhytje në mjedise me njerëz ishim mësuar edhe me spektatorët kureshtarë, që u jepej rasti të shihnin një sport mjaft të rrallë në atë kohë në Shqipëri. Ndërkohë që ne vishnim kostumet e zhytjes, u përgjigjeshim dhe dhjetëra pyetjeve që na bëheshin përreth. Por, në çastin kur po i drejtoheshim vrimës së Syrit dhe spektatorët kishin rënë në heshtje, një grua e moshuar vrapoi e alarmuar drejt nesh dhe bërtiti: “Çfarë bën, mor bir,- m’u drejtua mua.- A e di që kjo të thith brenda?” “Jo, nuk e dimë,- i tha kolegu im me shaka,- ndaj do zhytemi që ta provojmë.” “Këtë e dinë të gjithë,- këmbënguli ajo e bindur,- ka një rrymë që del dhe një që të thith brenda.” “Vetëm jashtë shtetit mos të na nxjerrë, se s’kemi as pasaportat”,- i thamë ne me shaka dhe u futëm për herë të parë në misterin e Syrit të Kaltër. Në thellësitë 2-4 metra anët e vrimës gjigande ishin të mbuluara me një bar jeshil, shumë të dendur, të lartë deri në gjysmë metri dhe në mes të tyre ishte tuneli i errët, prej nga përplasej në fytyrat tona një lumë i tërë i furishëm. Aq e fuqishme ishte rryma e ujit, sa shpesh na hiqte maskat e zhytjes nga fytyra dhe ne detyroheshim t’i mbanim të ngjeshura për fytyre me një dorë, ndërsa me dorën tjetër tërhiqeshim për një litari ku kishim lidhur një sperancë, të cilën e lëshonim para nesh. Kur ajo ngecte, tërhiqeshim nga litari për të mposhur forcën e ujit, që na fluturonte lart. Tuneli vinte pak i pjerrët dhe ishte 3-4 m i gjerë. Unë në një dorë mbaja kamerën, me tjetrën tërhiqja litarin. Kështu, duke përparuar pëllëmbë pas pëllëmbe, arritëm në thellësinë 20 m ku tuneli hapej në formën e një zgavre të madhe dhe ne u kapëm në shkëmbin anësor të shpellës, aty ku rryma e ujit ishte shumë e dobët dhe mund të qetësoheshim. Kishim pushtuar kështu Syrin e Kaltër deri në 20 m. Por ai vazhdonte më thellë, në një zgavër të errët, pak më të ngushtë në të djathtë. Si herë e parë, për ne ishte mjaft. E kapëm sperancën në fund dhe, duke u mbajtur përsëri nga litari, u ngjitëm lart me frikën se mos na flakte rryma e ujit në tavanin shkëmbor.
Që prej asaj kohe jemi zhytur shumë herë të tjera në Syrin e Kaltër. Në vitin 1999, ne lamë në fund të shpellës 20 metra të thellë simbolin e derdhur të zhytësve shqiptarë, një litar, i cili do të ndihmonte në zhytje të gjithë zhytësit që e ushtronin këtë turizëm si dhe një bllok plastik e disa lapsa nënujorë, me të cilët do të firmosnin të gjithë zhytësit që arrinin këtë pikë. Kur u futëm përsëri, pas dy vjetësh, pamë se një faqe e fletores ishte mbushur me firma të zhytësve turistë të huaj që e kishin vizituar Syrin e Kaltër. Pra, Syri i Kaltër ishte bërë një pikë e shkëlqyer edhe për turizmin nënujor.

syri-i-kalter-map400.jpg


Agonia e Syrit të Kaltër

Syri i Kaltër, është bukuroshja e natyrës sonë dhe një e bukuri e rrallë për Evropën. Kush e pa dhe nuk ra në dashuri me të, populli që i këndoi në legjendën e përbindëshit dhe ujit, inxhinierët e hidrocentralit të Bistricës, kur e studiuan dhe i dhanë këtë emër, dhjetëra specialistë të tjerë, që studiuan ujërat e saj, ministrat e Mjedisit dhe të Turizmit, që e shpallën monument natyre dhe mbushën botimet turistike me pamjet e saj për të tërhequr turistët, kryeministri që mendoi shitjen e tij në Itali dhe, në fund, gjithë njerëzit që interesohen shpesh për gjendjen e tij edhe sot. Në tetor të vitit 2002 kjo bukuroshe ishte në agoninë e vdekjes. Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq: u erdhi keq. Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar edhe për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë. Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gishti i zotit: "Ishte dënim për ata që donin ta shisnin",- pëshpërisnin.
Por pas kësaj ndodhie, ministri i Mjedisit s'pati kohë ta vizitojë këtë monument të natyrës, të shpallur prej tij. Ministri i Turizmit nuk shprehu as keqardhje, kryeministri ishte i mërzitur se i dështoi biznesi me të dhe ne të gjithë thoshim: "Si e harruan dhe braktisën kështu bukuroshen e natyrës shqiptare?"
Ndërkohë, në Tiranë vazhdonin seminaret për ruajtjen e mjedisit, ruajtjen e parqeve kombëtare dhe zhvillimin e turizmit në vendin tonë. Mijëra dollarë për seminare dhe asnjë lek për të kuruar Syrin e Kaltër.


Atëherë ne, një grup zhytësish, adhurues të hershëm të Syrit të Kaltër, vendosëm të shkojmë vetë për të parë në brendësi se çfarë i kishte ndodhur, ku i dhimbte dhe, mundësisht, ta ndihmonim. "Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavor,- tregon Fatmiri, që e ka lokalin te Syri i Kaltër.- Ditën e pestë Syri u zbardh dhe s'nxori më ujë". Fatmiri atëhere lajmëroi shumë institucione për rrezikun e taposjes së Syrit të Kaltër, por asnjë nuk e vuri ujin në zjarr për të. Në Sarandë, kur u tregonim se kishim ardhur për t’u zhytur në Syrin e Kaltër, të gjithë thoshin: “E pra, sa gjynah! Po nuk mund të shpëtohet?” Me të vërtetë, kur e pamë ashtu, si një gropë me ujë të ndotur, ndërkohë që përreth rridhnin ujëra të pastra, u ndiemë si në vdekjen e një gjëje të gjallë. Tejdukshmëria ishte shumë e keqe për filmim, megjithatë unë e bëra gati kamerën time nënujore. Hapi i parë nën ujë çoi nga tabani një llum të bardhë, që e turbulloi akoma më shumë ujin, aq sa ne nuk po dallonim njëri-tjetrin as gjysmë metri larg. Nga prekjet me dorë dalluam një shtresë rëre që kishte mbuluar gurët dhe barin jeshil të Syrit kudo. Të tre menduam se bebja e syrit duhej të ishte mbushur plotësisht me gurë dhe rërë. Po të zhyteshim të tre në atë trubullirë, mund të rrezikonim njëri-tjetrin. “Ti e njeh më pëllëmbë shpellën nënujore,- më tha Ariani.- Kur të arrish në fund, na jep sinjal nëpërmjet litarit, që të të tërheqim.”
E lashë kamerën, mora një fener nënujor dhe u nisa pingul, duke prekur tabanin pëllëmbë pas pëllëmbe. Për çudi, gryka e tunelit vazhdonte. Filluan të më dhimbnin veshët, gjë që donte të thoshte se kisha arritur thellësinë 4-5m. Syri i Kaltër ishte i hapur. Po ku ishte taposur? Vazhdoja të zbrisja duke prekur me duar rërën dhe shkëmbinjtë që dilnin sipër saj aty-këtu dhe shpesh, për të qetësuar veten, mbyllja sytë. Filloi dhimbja e dytë e veshëve. Pra, kisha arritur në thellësitë 10-12 m. “Po pse s'rrjedh uji?” Tashmë errësira ishte e njëjtë, si t'i hapja dhe t'i mbyllja sytë. Llamba ime nuk e çante trubullirën më larg se disa centimetra. Vazhdoja të lëshoja peshën e lidhur në litar dhe njëkohësisht ta tërhiqja atë nga pas ku e mbanin shokët e mi aty lart. Litari ishte gjëja më e çmueshme në këtë rast. Ai ishte filli që më lidhte me jetën dhe që ishte në duar të sigurta. Zhurma e ajrit që dilte nga gojëza më dha të kuptoj se duhej të isha në thellësinë rreth 20 m, pra në vendin ku shpella zgjerohej dhe pastaj vazhdonte në një grykë më të ngushtë. Këtu ngado kishte vetëm rërë. Kisha arritur në fund. Pra bukosja kishte ndodhur në 20 metra thellësi, në vendin ku shpella ngushtohej. Pikërisht në vendin ku unë s'do të doja të ndodhte. “Kush e di sa e trashë do të jetë tapa". Tërhoqa tri herë litarin për të më tërhequr, kur në këtë çast mbi trupin tim filloi të bjerë një masë e madhe rëre dhe gurësh të vegjël. Në sekondë në tru më vërshuan mijëra mendime paniku. “Mos do të mbetem i varrosur nën rërë këtu, në fund të shpellës dhe..." U rashë me forcë këmbëzave për të dalë sipër ortekut nënujor, ndërkohë që mbaja në dorë litarin tërë shpresë. Pak sekonda dhe ndjeva tërheqjen e litarit nga sipër, por paniku ende s'më ishte larguar.
Mbi ujë qëndronin shokët, kamera dhe disa vizitorë. “Syri i Kaltër e ka problemin poshtë, 20 metra thellë,- u thashë.- Kjo e bën më të vështirë shpëtimin e tij".


Syri i Kaltër dhe politika e ruajtjes së mjedisit
Pas publikimit të gjerë në media të problemit të Syrit të Kaltër (shyqyr që është media dhe për mjedisin) në Ministrinë e Territorit dhe Turizmit u bënë dy mbledhje me specialistë të ndryshëm të fushës përkatëse. U bënë shumë propozime për ta sistemuar gjithë zonën, madje dhe për ta pyllëzuar zonën përreth, u propozuan shumë fonde (rreth 50 mijë dollarë), u parashikuan shumë makineri të rënda dhe të lehta për t’u instaluar për punë te Syri dhe u bë shumë publicitet për angazhimet e qeverisë. Në fund, u çua vetëm një makineri që sistemoi zhavoret përreth dhe me kaq investimet mbetën. Por, pas disa muajsh, vetë Syri i Kaltër, filloi të nxjerrë përsëri ujë, ndonëse më pak dhe përsëri të trubullt. Syri i Kaltër po ringjallej vetë. Në fund të marsit të vitit 2003 prurja ishte shtuar më shumë dhe qartësia ishte përmirësuar disi. Po në brendësi ende është i veshur me rërë dhe gurë, gjë që nuk e lejon të ketë bukurinë e Syrit dhe njëkohësisht përbën një rrezik për mbylljen e tij. Shembulli i Syrit të Kaltër është tipik për problemet e mjedisit në vendin tonë; bëhen shumë mbledhje, shumë seminare shkencore, shumë publicitete, shumë politikë dhe shumë pak investime konkrete për ruajtjen dhe përmirësimin e tij.

Pregatitur nga Xhemal MATO dhe marre nga Shekulli.com.al
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

thnx per infon Kordele , vertet shume interesante /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Do ma kishte qejfi ta shikoja njehere, historija ishte shume interesante .. por e lene pas e harruar kjo bukuri natyrore mund te venitet nga natyra jone.. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

gjekec

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Vogelushe mos u merzit se nuk prishet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Jamn you bet your life in it ? :confused:
Rrofshe per comfort, anyways.... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Faleminderit per info. "kordele"
Kane kaluar mbi 6 vjet nga hera e fundit qe kam qene aty dhe me vjen shume keq per cfare mora vesh se ka qene nje mrekulli me te vertete e rralle edhe duke pasur parasysh qe kam visituar pothuajse gjithe Europen. :cry: :cry: !
Preferoj ta kujtoj me ate bukurine mahnitese qe eshte gdhendur ne mendjen time sesa ta rishikoj
si nje "bukuroshe ne agoni".
 

gjekec

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Fillimisht postuar nga Vogelushja:
[qb] Jamn you bet your life in it ? :confused:
Rrofshe per comfort, anyways.... /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Kordele, shume interesante! Une nuk e dija se egzistonte Syri i Kalter.
 

edi72

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Nuk ke faj Anna.Besoj se te gjithe ne e njohim shume pak vendin tone.Mbase do kujtohen ata te ministrise se turizmit ndonje dite qe duhet te bejne ndonje reklame ndonje here.Shpresoj te mos lodhen shume per ta gjetur.
Po keshtu edhe TV shqiptare duhet te japin me shume info,duke filluar nga Vermoshi deri ne Konispol.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

po lexoja kete artikull .. dhe s'di c'te them se si shume te tjere edhe une jam larg shqiperise..


Ekskluzive për "55" me ing.Qani Sejdini

Shikimin "Syrit të Kaltër" nuk mund t'ia kthejnë Adhamudhët e Fatos Nanos

Shënim: Shirat e rrëmbyeshëm që ranë në vjeshtën e vitit të kaluar, shkaktuan përmbytjen dhe zhdukjen e "Syrit të Kaltër", të kësaj bukurie natyrore të pashembullt në Europë, si rezultat i moskujdesit nga ana e shtetit. Për këtë, gazeta jonë ka botuar një shkrim më 17 nëntor 2002, ku argumentohen qartë shkaqet e prishjes së kësaj bukurie dhe masat që duheshin marrë, për ta rikthyer këtë bukuri në gjendjen e mëparshme. Mirëpo, "Syrit të Kaltër" ende nuk po i rikthehet kjo bukuri. A thua se humbi kjo bukuri e trashëguar nga përjetësia? Aspak! Për këtë, ne u prononcuam edhe një herë me specialistin ing.Qani Sejdini në Sarandë.

"55" - Zoti Sejdini. Dihet tashmë se gjithë opinioni në Sarandë dhe në mbarë vendin është njohur me shkrimet e atëhershme në disa të përditshme, si dhe në gazetën tonë, në lidhje me atë që ndodhi në tetorin e vitit të kaluar, pra, me bllokimin dhe asfiksimin e "Syrit të Kaltër".

Ing.Qani Sejdini: Eshtë më se e vërtetë që unë si specialist dhe mbi të gjitha si qytetar i këtij vendi dhe banor i Sarandës, nuk mund të heshtja siç heshtën disa kolegë të mi. Tragjedia që ndodhi me "Syrin e Kaltër", në qoftë se mund të shprehem kështu, në trishtoi tej mase, ashtu siç mund të trishtohet çdo njeri prej nesh, i pasionuar dhe dashuruar me bukuritë e natyrës së vendit tonë. Si unë dhe të gjithë shqiptarët, duhet të krenohemi për bukuritë e vendit tonë, por unë tani shprehem për Sarandën. Mrekulli të tilla janë: Syri i Kaltër, Ishujt e Ksamilit, Rrapi ku buron uji i kristaltë i Borshit etj, të cilat janë shpallur Monumente Natyre dhe mbrohen me ligj nga shteti. Në listën e gjatë të këtyre monumenteve "Syri i Kaltër" është i vecantë për nga lloji i vet, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë. Këtë fakt ma kanë pohuar shumë specialistë të huaj, kur i kam shoqëruar për të vizituar këtë bukuri të rrallë e magjepsëse.

Pas daljes nga shtrati i ujërave të përroit të Muzinës, si rezultati shirave të rrëmbyera në tetor 2002, burimi i "Syrit të Kaltër" u mbush me inerte dhe u asfiksua. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pas dhjetë vjetësh harrese dhe pa marrë asnjë masë, të paktën thellimin e përroit të Muzinës, në një segment me gjatësi prej 50 metrash, që kërkonte jo më shumë se një javë punë nga një ekskavator. Po të ishte marrë kjo masë kaq e vogël, nuk do të kishte ndodhur ajo tragjedi e madhe. Gjithçka do të ishte evituar dhe natyra nuk do të ishte hakmarrur në mënyrë maq të pamëshirshme ndaj bujarisë së Zotit për mrekullinë që na fali. Pra, ne u treguam mosmirënjohës ndaj tij! Tani dua të dal tek pyetja juaj. Pas asaj që ndodhi, unë menjëherë shkova dhe edhe me disa gazetarë të tjerë, i shpreha mendimet e mia për shkaqet e bllokimit të burimit në fjalë, si dhe masat që duhej të merreshin për kapëcimin e gjendjes. Mirëpo, në disa gazeta, u dhanë mendime dhe interpretime nga disa "specialistë" pa emër, bile deformonin mendimet e mia. Për këtë, u detyrova t'ju drejtohem juve me një shkrim të plotë shkencor e të argumentuar me titull:"Syri i Kaltër" nuk u bllokua nga kuçedra e kapriçoja e natyrës, por nga harresa e shtetarëve", botuar më 17 nëntor 2002.

"55" - Çfarë trajtonit konkretisht në shkrim dhe si u reagua nga zyrtarët tanë të lartë e të nderuar që mezi i kemi!

Ing.Qani Sejdini: Në shkrimin që citova më sipër, argumentoja në mënyrë praktike e shkencore, përse ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte dhe që nuk e dëshironte asnjë shqiptar i ndershëm e patriot. Pra, shkaqet e jo sasia e madhe e reshjeve e asaj nate, sepse edhe vite më parë, intensiteti i reshjeve ka qënë shumë herë më i madh, por nuk ndodhi kjo që ndodhi.

Kjo, sepse shtrati i përroit nuk ishte i tejmbushur me inerte, si rezultat i erozionit në basenin ujëmbledhës të burimeve rreth "Syrit të Kaltër". Për të qënë i sinqertë, media e shkruar dhe ajo elektronike reaguan menjëherë.

Pasi media e bëri punën e vet, u pa në ekranet televizive të shfaqeshin shpesh personalitete VIP të ardhur nga Tirana në mjediset e "Syrit të Kaltër", duke filluar nga kryeparlamentari z.Servet Pëllumbi, e disa qeveritarë të tjerë. Në disa mjedise të Sarandës, nën zë, pëshpëritej për ata që shoqëronin VIP-at e Tiranës e pozonin para kamerave si kokoshi në maj të togut me pleh:"Pse këta do t'i kthejnë shikimin "Syrit të Kaltër?!" Për mendimin tim, ata që shpreshin në këtë mënyrë kishin të drejtë dhe këtë e vërtetoi koha shumë shpejt.

Shkrimi im në gazetën "55" nuk u kontestua nga asnjë specialist. Aty, unë rekomandoja të kryeheshin disa operacione pune, po ashtu edhe për të sistemuar mjedisëet rreth "Syrit të Kaltër". Fillimisht, ashtu u veprua, por më vonë gjithçka degjeneroi dhe gjendja u përkeqësua më tej. Pra, "Syrit" nuk i erdhi kaltërsia, por mbeti i bardhë, siç u bë në dimrin që shkoi.

"55" - Pse, çfarë rekomandonit ju dhe si u veprua?

Ing.Qani Sejdini: Unë fillimisht rekomandoja thellimin e përroit të tejmbushur me inerte në një gjatësi 70-80 m. për të penguar prurjet e përroit drejt burimit dhe thellimin e kësaj gjatësi deri në 50 m, qysh në prag të dimrit, nga që nuk i dihej sa i egër do të ishte dimrit. Njëkohësisht, rekomandoja që në mënyrë urgjente të hiqeshin inertet me një ekskavator që dispononte Drejtoria e Ujërave Sarandë, dhënë kësaj të fundit kur në kolltukun e Ministrit të Bujqësisë ishte z.Xhuveli. Gjithashtu, të pastrohej lugina e bukur shumëshekullore poshtë rrepeve, ku pushojnë vizitorët e ndryshëm, nga inertet e madhësive të ndryshme (zhavorr, gurë, trungje).

Mirëpo, inertet nuk u hoqën plotësisht, ato inerte që kishin bllokuar, asfiksuar e taposur plotësisht burimin dhe ato që kishin mbuluar lëndinën poshtë rrepeve.

Argjinatura u ndërtua rreth 120 m e gjatë. S'qe nevoja kaq e gjatë. Kjo argjinaturë është shumë e shëmtuar dhe ka zënë një pjesë të lëndinës, duke zvogëluar kapacitetin pushues. Nga burimi nuk rrjedh më 500.000 litra ujë në orë, por 300-350.000 litra. Prandaj, edhe ngjyra e ujit nuk është e kristaltë dhe e kaltër, por një ngjyrë gurkali, e zbërdhuqur.

Përfundimisht, gjendja e mjedisit, nga punimet e kryera pa përgjegjësi e profesionalizëm, është shpërfytyruese dhe kjo gjendje nuk i fton vizitorët për të shijuar bukuritë e "Syrit të Kaltër", por i largon

"55" - Z.Sejdini, si specialist që jeni, me përvojë dhe duke kontribuar në disa rrethe të vendit; së fundi në Delvinë e Sarandë; a mund të na thoni se a u komunikua ndonjë specialist me ju?

Ing.Qani Sejdini: Që të jem i sinqertë, me mua, si specialist, ka kontaktuar z.Xhemal Mato, i cili erdhi në Sarandë në nëntor 2002, me nje grup zhytësish për të bërë "radiografinë", duke u zhytur në thellësitë e burimit. Unë gjatë takimit me të, i thashë se gjendjen "shëndetësore" të "Syrit...", e pashë dhe arrita në konkluzionet që përmenda më sipër dhe, se ju meqë keni aparaturat e nevojshme bëni punën tuaj.

Pasi grupi i zhytësve e kreu punën e tij, z.Xhemali doli në të njëjtat konkluzione me mua dhe jo siç flitej në Sarandë që "ndonjë element keqbërës kishte hedhur eksploziv rreth grykëdaljes së burimit". Edhe masat që rekomandonim për rikthimin e gjendjes, ishin të njëjta.

"55" - Ing.Sejdini, a jeni të bindur se e keni bërë detyrën tuaj për sensibilizimin e opinionit dhe të qeverisë dhe, se a jeni në gjendje të merrni përsipër dhe të drejtoni punimet për rikthimin e virgjërisë dhe bukurisë përrallore të "Syrit të Kaltër?"

Ing.Qani Sejdini: I nderuar gazetar! Daullet bien për ata që kanë veshë - thotë populli. Dhe unë daulleve të mia u rashë. Le të zhdyllosin veshët qeveritarët dhe të dëgjojnë e të veprojnë. Jam plotësisht në gjendje dhe i aftë për të marrë përsipër këtë detyrë dhe përgjegjësi, por më parë duhet të prish Shëmtirën që kanë bërë Adhamudhët e Fatos Nanos, duke ia filluar nga e para. Por, kjo ka edhe koston e saj, sepse edhe prishja ka një kosto. Mos harroni se për këtë gjendje duhet të përgjigjen ata që shkaktuan këtë gjendje, që e kanë në juridiksionin e tyre dhe që kryen punimet pa përgjegjësi.

"55" - Ju faleminderit për intervistën!

Ing.Qani Sejdini: Edhe juve ju faleminderit dhe suksese!

Intervistoi: Ideal Serjani
 

peson

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Ambientalisti Xhemal Mato, në krye të një grupi zhytësish, ekzaminon dhe një herë gjendjen e burimit

“Syri i Kaltër”, projekt për rikthimin në identitet


Thoma Nika

SARANDË - Xhemal Mato, kryetar i shoqatës “Media dhe mjedisi” i është rikthyer “Syrit të Kaltër”, në nisje të një projekti të ri rehabilitimi. Në krye të një ekipi mjedisorësh dhe zhytësish, ai ka “ekzaminuar” dhe vlerësuar edhe një herë gjendjen e burimit. “Përmirësimet janë të dukshme, por edhe nevojat për ndërhyrje të mëtejshme janë të mëdha”,- vlerëson Mato, i cili është njeriu që njeh jo vetëm imazhin dhe vlerat piktoreske të Syrit të Kaltër, por dhe strukturën, pamjen dhe pasurinë që ai fsheh nën ujë. “Të paktën se çfarë ndodh e si paraqitet deri në thellësinë 20 metra, di të them me detaje”,- thotë Mato, i cili në çdo zhytje e ka çuar më tej njohjen e vet për këtë burim, që për të sado thellë t’i shkosh nuk i ke vajtur në fund misterit të tij. Pas disa punimeve rehabilituese të drejtorisë rajonale të ujërave, burimi natyror ka ardhur në jetë. Duket edhe natyra bëri mrekullinë e vet, ndihmoi atë që e ndihmon. Si fillim, u arrit më tepër se 65 % e prurjeve normale të tij para bllokimit, ndërsa tani rehabilitimi në prurje dhe në ngjyrim vlerësohet të jetë më shumë se 80%. Edhe me sy të lirë konstatohet se prurja ështe shtuar shumë dhe se burimi piktoresk ka fituar kthjellim. Po “pana” e “Syrit…” është po aty. Xhemal Mato, që ia njeh brendësinë “Syrit të Kaltër”, thotë se pas thellësisë 20 m burimi është ende i veshur me rërë dhe gurë, që i rrinë Syrit “halë në sy” e mbajnë peng një pjesë të bukurinë së pakthyer. Punimet përmirësuese të kryera nga shërbimi pyjor, duke vendosur gurë masivë anash përrenjve, janë “profilaksi” e mirë për të mos u përsëritur e keqja, vijon Mato. Mato nuk dha detaje nga projekti, por ai vlerëson se ka një radhë punësh që parashikon ky projekt, i cili synon që “Syrin e Kaltër” ta sjellë në gjendjen e tij të mëparshme.
C’tregoi kamera e nënujit?
Plot 20 vjet më parë, në tetor të vitit 1984 Xhemal Mato është zhytur për herë të parë në Syrin e Kaltër. Në thellësitë 2-4 metra ai thotë se pa anët e vrimës gjigante të mbuluara me një bar jeshil, shumë të dendur, të lartë deri në gjysmë metri. “Në mes të tyre ishte tuneli i errët, prej nga përplasej në fytyrat tona një lumë i tërë i furishëm”,- kujton Mato. Sipas tij, tuneli vjen pak i pjerrët dhe është 3-4 m i gjerë. Zhytësit e eksploruan atëherë Syrin e Kaltër deri në 20 m, por ata kanë bindjen se ai vazhdon në thellësi të tjera.
Në zhytjen e dytë, në vitin 1999, ata lanë në fund të shpellës 20 metra të thellë simbolin e zhytësve shqiptarë, që është një litar, i cili do të ndihmonte në zhytje të gjithë zhytësit që e ushtrojnë këtë lloj turizmi të nënujit, si dhe një bllok plastik e disa lapsa nënujorë. Me këto lapsa firmosin të gjithë zhytësit që arrinin këtë pikë. Kur u zhytën sërish në 2001, eksploruesit tanë panë se një faqe e fletores ishte mbushur me firma të zhytësve turistë të huaj të turizmit nënujor, që e kishin vizituar pas kësaj Syrin e Kaltër. Në 2003-shin zhytësit sollën informacionin më të saktë kur thanë se në brendësi “Syri” qe i veshur me rërë dhe gurë. Argumenti i tyre se kjo shtresë prezente në thellësi nuk lejon rikthimin e anës piktorekse tek monumenti ishte i besueshëm. Ambientalisti, gazetari dhe zhytësi Mato thotë se ai është zhytur edhe këto ditë nëntori të 2004-ës atje dhe se blloku i firmave dhe nënshkrimeve ishte zhdukur. “Më vjen keq që ndodh kështu me ne”, thotë ai, duke shfaqur dyshimin se edhe zhdukësit ka të ngjarë të jenë zhytës të një grupimi tjetër, gjithashtu shqiptarë, që mendojnë se kështu u heqin një avantazh grupeve të tjera të zhytësve. “Me zhdukjen e fletores i hoqën edhe memorjen Syrit të Kaltër”-shpreh dëshpërimin e vet Mato. Gjithsesi, preokupimi i tij kryesor mbetet arritja e rehabilitimit të plotë, përmes projektit me një fondacion të huaj, që ai ka marrë përsipër të realizojë. “Nuk ka ndonjë tjetër zonë të mbrojtur të Shqipërisë me më pak interesim dhe me më pak studime se sa Syri i Kaltër”,-konstaton me dhimbje ai.


“Syri ...”, i marrë më sysh

SARANDË- Kanë kaluar dy vjet nga “aksidenti” që ndodhi me Syrin e Kaltër. Ekspertët përcaktuan se “verbimi” i “Syrit…” erdhi nga prurjet e shumta të shirave, tetorin e dy viteve të shkuar. Gryka e burimit u bllokua, e kaltëra u shkumbëzua e u bë si si një pellg me qumësht gëlqereje. Të gjithë menduan se e humbëm Syrin e Kaltër. Por natyra që i solli “verbimin”, i riktheu edhe dritën, edhe ujin. Veçse ato ende nuk janë siç do të donim të ishin e siç ishim mësuar t’i gjenim në çdo ardhje këtu. Për koincidençë të çuditshme, prishja e bukurisë dhe vetëverbimi i “Syrit” ndodhi kur mbi të fluturonte helikopteri i Berluskonit. Ai vizitoi Sarandën, mbolli një ulli në Butrint, ndërsa fare befasisht u hoq nga axhenda vizita e tij në Syrin e Kaltër. Atëherë në vend të lajmit për vizitën aty të kryeministrave të dy vendeve, mediat emëtuan lajmin e humbjes së Syrit të Kaltër. Çdo vizitor që kthehet për së dyti herë pranë këtij monumenti, vëren se ai ende nuk ka ardhur në ditët e tij më të mira. Është kjo arsyeja që Syri i Kaltër është ende meraku dhe preokupimi i ekspertëve, të cilët janë hidristë, mjedisorë, zhytës etj.


21/11/2004
 

balforum

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Ja nje faqe qe gjeta ne internet per Saranden dhe Syrin e Kalter. :wave:

Syri Kalter

Sic duket e ka humbur ate kaltersin e tija dhe ne rreshtin e trete te fotove eshte vendi ku ka shperthyer ne vende tjeter burimi i syrit te kalter.Dmth rreth 25 % e kuotes se ujit del ne vend tjeter diku me larte.
Lajmet jan te mire se uji do te kthehet ne gjendjen e meparshme 100 % /pf/images/graemlins/smile.gif
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

F.L.M.N per infon KORDELE .....shqipria asht
vend met vertet vend I MREKULLUESHEM :thumbsup:
 

anny

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

Fillimisht postuar nga chaon:
[qb] Ja nje faqe qe gjeta ne internet per Saranden dhe Syrin e Kalter. :wave:

Syri Kalter

Sic duket e ka humbur ate kaltersin e tija dhe ne rreshtin e trete te fotove eshte vendi ku ka shperthyer ne vende tjeter burimi i syrit te kalter.Dmth rreth 25 % e kuotes se ujit del ne vend tjeter diku me larte.
Lajmet jan te mire se uji do te kthehet ne gjendjen e meparshme 100 % /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
 

anny

Primus registratum
Re: Enigma e Syrit te Kalter.

uji eshte kthyer ne gjendjen e meparshme.
u te desh una se me bere te shikoja sr o zhot o zhot sa me ka marre malli kamvdekur fare
sr e kam yyllllllllllllllllllllllllllllllllll :kiss: :kiss:
 
Top