emra...te bukur

Artin

Papirus rex
Me sa di, ky emër në anglisht shkruhet Daisy dhe është një lloj luleje.
Kjo lule në shqip quhet luledele... :)

09a9447d756e5e3d529a982b2e8c51ea
 

Artin

Papirus rex
pra, i bie qe edhe si perkthim te jete emer teper i bukur: Margarita
Në anglisht, Daisy është lulja që solla në foto, ajo që në shqip quhet luledele.

E pashë dhe unë përkthimin që i bënte fjalori anglisht-shqip si margaritë, por mendoj që nuk është i saktë.
Fjalori anglisht-shqip nuk duhet marrë shumë për bazë, se nuk ka përkthime të sakta.
Në fjalorin shqip s'ka fjalë margaritë, e as lule margaritë, por vetëm margaritar, i cili është një gur i çmuar
 

joetisti_

Locus omnem
Në anglisht, Daisy është lulja që solla në foto, ajo që në shqip quhet luledele.

E pashë dhe unë përkthimin që i bënte fjalori anglisht-shqip si margaritë, por mendoj që nuk është i saktë.
Fjalori anglisht-shqip nuk duhet marrë shumë për bazë, se nuk ka përkthime të sakta.
Në fjalorin shqip s'ka fjalë margaritë, e as lule margaritë, por vetëm margaritar, i cili është një gur i çmuar
duhet te jete 'margErite', ne fjalore te gjuheve te huaja dhe, per t'u realizuar fjaloret gjuhe e huaj-shqip, jane perdorur te dhena te shtuara, pervec fjaleve ne fjalorin shqip-shqip. Personalisht mendoj qe te jete bere edhe per permiresim, por edhe per rekuperim te gjithckaje qe me pare nuk u pa si e nevojshme te ishte sepse perkthimi, pra sidomos perkthimi, nuk e kishte kete nevoje te sotme pasi ne ate kohe gjerat ishin teper te thjeshtezuara.

Madje as fjaloret (ku, sa i perket, fjalori anglisht-shqip eshte nje nga me te miret nder gjithe fjaloret), te pakten mua personalisht s'me "plotesojne". Une perkthej shpesh, dhe shume here i referohem (ne rastin tim) fjalorit italisht-italisht per te mundesuar perkthim korrekt. Pra, per fjaloret po them se nuk perkthejne fjalen e huaj ne shqip sic dhe sa duhet.

Por, sa i perket emrit 'Margarita, apo Margerita', eshte ndoshta nje kopjim i ketij emri ne gjuhe te tjera, mbase nga italia, dhe perderisa ata me kete emer i referohen kesaj luleje, atehere edhe ne kete emer e kemi si referim i kesaj luleje, sado qe ne shqip nuk thuhet por thuhet vetem 'luledele' apo 'lule dhensh'.

(tema)
evelin
 

Artin

Papirus rex
Këta që shkruajnë fjalorë të gjuhëve të huaja, janë njerëz të thjeshtë, që kanë mësuar një gjuhë të huaj dhe marrin përsipër ta përkthejnë vetë, duke menduar se shqipen e dinë dhe aq sa dinë, mjafton.
Kam parë fjalorë të gjuhëve të huaja edhe me gabime drejtshkrimore në përkthim, e lëre më për saktësinë e përkthimit.

Këta përkthyes as që e dinë nëse ekziston një fjalë e caktuar në shqip. Kur nuk e dinë, thjesht i futin fjalës së huaj një mbaresë shqipe, duke menduar se ashtu duhet të jetë. Pra e shqipërojnë sipas kokës së tyre, nga padituria.
Përkthimi është punë e vështirë, të rrallë janë ata që përkthejnë mirë. Vetëm profesionistët më të aftë mund të bëjnë.

Tema: Lisdega
 
Top