Në anglisht, Daisy është lulja që solla në foto, ajo që në shqip quhet luledele.
E pashë dhe unë përkthimin që i bënte fjalori anglisht-shqip si margaritë, por mendoj që nuk është i saktë.
Fjalori anglisht-shqip nuk duhet marrë shumë për bazë, se nuk ka përkthime të sakta.
Në fjalorin shqip s'ka fjalë margaritë, e as lule margaritë, por vetëm margaritar, i cili është një gur i çmuar
duhet te jete 'margErite', ne fjalore te gjuheve te huaja dhe, per t'u realizuar fjaloret gjuhe e huaj-shqip, jane perdorur te dhena te shtuara, pervec fjaleve ne fjalorin shqip-shqip. Personalisht mendoj qe te jete bere edhe per permiresim, por edhe per rekuperim te gjithckaje qe me pare nuk u pa si e nevojshme te ishte sepse perkthimi, pra sidomos perkthimi, nuk e kishte kete nevoje te sotme pasi ne ate kohe gjerat ishin teper te thjeshtezuara.
Madje as fjaloret (ku, sa i perket, fjalori anglisht-shqip eshte nje nga me te miret nder gjithe fjaloret), te pakten mua personalisht s'me "plotesojne". Une perkthej shpesh, dhe shume here i referohem (ne rastin tim) fjalorit italisht-italisht per te mundesuar perkthim korrekt. Pra, per fjaloret po them se nuk perkthejne fjalen e huaj ne shqip sic dhe sa duhet.
Por, sa i perket emrit 'Margarita, apo Margerita', eshte ndoshta nje kopjim i ketij emri ne gjuhe te tjera, mbase nga italia, dhe perderisa ata me kete emer i referohen kesaj luleje, atehere edhe ne kete emer e kemi si referim i kesaj luleje, sado qe ne shqip nuk thuhet por thuhet vetem 'luledele' apo 'lule dhensh'.
(tema)
evelin