Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"
E Merkure, 04 Shkurt 2004
TRI- KATER... PYETJE MUNDONJESE
Nga Sadik Bejko
Dua t'i jap nje pergjigje shpejt e shpejt atij shqiptarit qe e cojne matane me gomone. Atij qe e marrin gryke me gryke, perrua me perrua, mal me mal, nje jave me buke e pabuke, me thes ne koke e me ca kore buke ne krah, deri sa arrin ne dallget e ujerave te Egjeut. E ndjekin dy-tri pale polici, frika, te ftohtit, uria, e ndjekin qen kufiri, ndodh e qellojne dhe si kafshe te eger e, mbase, jeta e tij shkon si e qenit ne vresht. Ai mbase eshte vellai im, nipi im... Mbase i ndodh dhe si atyre me 9 janar. Ka mbi dhjete vjet qe ai njeri atje ne nate, ne dimer, si i harruar e si i mallkuar nga kjo bote, e ben kete udhe fatkeqi dhe prape nuk u lodh. Edhe ne e prapsshin policite, shkopinjte, qente e kufirit, rrahjet, gjymtimet, dallget, gjykatat, tragetet, aeroplanet, burgjet- ai njeri mbyll syte dhe e nis nga e para kete udhe. Per ate nuk pyet asnjeri, po dhe ai nuk pyet as per koken e tij. Ai mbase nuk me degjon se eshte shume hallexhi, por une do t'ia them cope: kjo nuk eshte rruga. Do t'ia them dhe nuk dua ta genjej, do t'ia them kete se atij dikush duhet t'ia thote, pa, si shqiptar i mire, le te beje si di dhe si do vete. Do t'ia them te gjitha C'di per kete vend e per kete bote, se nuk dua ta genjej dhe se as ate nuk duhet ta genjeje mendja. Ku shkon, o njeri? Po ti nene, babe, grua.. ku e nis kete njeri? Te gjithe e kemi te qarte: ne kete varferi, ne kete shtet, nen kete tranzicion e ne ligjet e kesaj jete, gjerat nuk do te zgjidhen aq shpejt.
Per ta bere te shkoqur si mendoj une, do te bej disa pyetje e do te jap pergjigjet. Fillojme me pyetjen e pare:
Cila eshte gjendja ne Shqiperi? Varferi, mungese e stabilitetit qeverises, tension i lodhshem i jetes politike. Varferia do para qe te sherohet, por para nuk hedh kollaj njeri, aq me teper ne mungese stabiliteti dhe ne nje tension te tille politik si ky qe jetojme. Jemi ne tranzicion.
C'eshte tranzicioni dhe sa zgjat ai?
A eshte nje gjendje e pasherueshme kjo? Po, se pari, dhe sa kohe do na duhet te jemi keshtu?
Tranzicioni eshte i lidhur me nr. 40: i linduri do dyzet dite te hape syte; lehona do dyzet dite te kthehet ne gjendjen e meparshme; uji do dyzet gure te kulloje; hija e te vdekurit do dyzet dite qe te largohet nga te gjallet qe la pas; Cifutet e ikur nga skllaveria e faraonit, pas dyzet vjet endjesh ne shkretetire, arriten ne Token e premtuar...
Ti do te mendosh se une thenkam qe na duhen dyzet vjet per te dale nga gjendja ku jemi. Jo. Nuk them keshtu. Them C'kane thene profetet dhe urtesite popullore siC na kane ardhur. Nuk jam profet. Une, me sa di, marr persiper te mos genjej. Vetem kaq.
Ne fund te ketij shkrimi do ta them mendimin tim, per C'duhet te bejme, po qe te dal atje, do te them me pare, C'kane thene te urtet per njeriun dhe per kete bote. Dhe mos harro: une flas per ate njeriun me thes ne koke qe e vrasin kufinjve, per ata njerez qe sot e dy-tre vjet vrasin njeri-tjetrin ne familje: burri-gruan, babai-vajzen, biri-te atin etj. per ata qe jane burgjeve per keto pune. Te tjeret, te mos t'i lexojne, C'them me poshte.
Si eshte kjo bote?
A eshte kjo nje gjendje e jona, vetem bota jone e mbrapshte shqiptare, apo keshtu vene punet kudo nen kete diell?
Bota eshte e padrejte, (bota eshte kjo qe eshte) ajo do te ndreqet vetem kur: Prifterinjte bejne C'predikojne,/ Kur majhanexhiu s'i hedh uje veres,/ Kur rrobaqepesi nuk i fsheh me copat,/ Kur s'digjen te urtet, por kodoshet,/ Kur Cdo padi gjykohet drejt,/ Kur njerezia s'kane borxhe,/ Kur shpifja me s'gjen vend ne gjuhe,/ Kur s'ka me vjedhes neper turmat,/ Kur fajdexhinjte e flakin arin,/ Kur te paudhet ngrene kisha..
Si eshte njeriu?
Pas ketyre vargjeve te Shekspirit, po shkojme me heret, ne shekullin e pare; ja si na e paraqet njeriun e kesaj bote Pali i bibles:
(Njerezit) "mbysin te verteten ne padrejtesi... u jane dorezuar pasioneve te ulta sepse dhe grate e tyre i shnderruan marredheniet natyrore ne ate qe eshte kunder natyres.. burrat jane duke kryer akte te pandershme burra me burra...te mbushur plot me Cdo padrejtesi, kurverim, mbrapeshti, lakmi, plot smire, vrasje, grindje... , poshtersi, (jane) mashtrues, shpifes,...fyes, krenare, mburravece, trillues ligesish, te pabindur ndaj prinderve, te paarsyeshem, te pabese, pa dashuri te natyrshme, te papajtueshem, te pameshirshem.. gjera te tilla qe sipas dekretit te Perendise meritojne vdekjen, ata jo vetem i bejne, por miratojne dhe ata qe i bejne" Romakeve 1:18-32
Pse zhgenjehemi kur bota e njeriu jane te tille?
Ja, te urtet me kohe na e kane thene universalisht: ne thelb, kjo kudo eshte bota dhe ky eshte njeriu. Keto, dihen, as nuk meritojne t'i permendesh, po te ngjan se shqiptaret jane ne ditet e vetenjohjes. Qekur me sy te mbyllur, duke dale nga nje utopi pane perreth me sy te shqyer dhe, qekur pas dhjet-dymbedhjete vjetesh provuan te vetveprojne, prape vetnjohja po u behet dhe me e veshtire, me e turbullt, pyetjet po mbeten pa pergjigje: pse ata nuk po ndreqen, pse kane nje qeveri kaq te keqe? Deri kur keshtu? Vetenjohja po kthehet ne fajesim te vetes, te fatit dhe te vendit ku linden, te shtetit te tyre. Eshte e lehte te fajesosh te tjeret, t'i kthehesh vetes eshte me e veshtire. A dime t'ia veme gishtin kokes thelle? A e mendojme se C'duhet te bejme qe ta veme veten ne zap e ta komandojme me durim e me thellesi. Jeta nuk eshte loder ta flakesh, dhe as bast- e fitova e humba, me hengri peshku e dallga o shpetova-kjo nuk eshte mendje e te urtit, as e fatkeqit. Kjo eshte mendje e atij qe i ka humbur i zoti.
Pse ne shqiptaret zhgenjehemi me gjithe keto pervoja te hidhura
Tri here gjate shekullit qe shkoi u zhgenjyen shqiptaret: kur bene shtetin me 1912, kur komunistet me 1944 u thane se do te hane me lugen e florinjte ne nje shtet te barazise e te drejtesise; kur me 1991 u ngriten per demokracine. Keto zhgenjime se te trija ngjarjet erdhen me permbysje; se dhe shekulli qe shkoi qe vete me shume termete: sa delnim nga nje lufte boterore, hynim ne nje tjeter; desh humbem dhe emrin, dhe kufinjte tane. Po ama... dhe ne enderrojme shume, ne Cdo ndryshim politik (qe eshte nje ndryshim mekanik, nje premise per t'i kthyer gjerat mbare) e marrim per ndryshim te botes, e marrim per ndryshim me te thelle. Ato (nderrimet) jane si te te linde nje foshnje, po ne na duket se ai menjehere do na linde burre i pjekur e me shpatulla te forta. Dhe ata qe na mesonin, ne te trija rastet, gjerat i shpallnin si permbysjen e botes, kembim te ligjesive te kesaj bote, te nderrimit te asaj qe nuk nderron kurre, te ndryshimit te njeriut, te shkuarjes drejt e ne nje qielli te ri dhe drejt nje njeriu te ri, kur ne, qe te nesermen e ndryshimit politik, ishim pa buke, pa para, pa financa, pa themele shteti dhe ne situata rajonale shume konfliktuale dhe te mbushura me urrejtje te lashte helmuese. Kesaj i thone te besh feste me mendjen, te dehesh trute, e te ngrihesh t'i biesh eres..pra t'i hidhesh symbyllur nje humnere me te keqe se sa ajo e para. Nderrime, dalje nga natyra, nga ligjet dhe nga lekura e kesaj bote nuk ka. Me kapercime te tilla ne ere, bretkoca behet dallandyshe dhe gomari ve krahe e fluturon. As i varferi me sot-neser nuk behet i pasur, dhe as i biri i samarxhiut nuk gdhihet princ ndonjehere.
A ka faj kultura jone?
Keto jane besuar se ne kemi ndergjegje folklorike, veme mitiken, perrallen mbi ate qe eshte reale dhe racionale. Se tek ne ne dasme dhe i biri i fukarait ate dite eshte, shnderrohet ne bej e ne princ, dhe krushqari qe prin e shkon te marre nusen-ne kreshnik e kryekreshnik. Se fantazia ka krahe me te gjate dhe mjekerr me te dendur se sa qime koka e tullacit dhe se sa morra koka e lypsarit. Ndergjegjia mitike eshte ende e gjalle si energji. Disa refugjate shqiptare nga fshati Vasjar qe kaluan paligjshem per here te pare kufirin grek me 1992, bene nje kenge per kete dhe i thoshin vetes "trima refugjate/ kufinj Cajme ne". Perrallat jane ende ushqim i vatres, struktura e folklorit punon si tezgjahu, besohet enderra me shume se realiteti, ose shkrihen te dyja enderr dhe realitet bashke, se ne si popull e besojme genjeshtren e enderres dhe pse kurre nuk e arritem, nuk e prekem dot me dore ndonjehere.
Ne kete eter perralle nje here, vetem nje here, mund te jesh princ me princeshe ne krah, me flori, me unaze, me rrobe princi, ne qender te te gjitheve, te urojne te gjithe, je i shenjteruar sipas kodit te dasmes, je shtepia e zgjedhur e fatit, gezojne per ty, kendojne per ty, qajne per ty, thone prinderit "e arrita kete dite, pa le te vdes..."
Por pas kesaj... numeron yjet, le nusen e re, merr udhet si morracak nen borxhe, i hidhesh telit te kufirit a valeve te detit per gryke. Kjo se nuk jemi parashikues, pa plane afatgjata, pa nje variant te pare, nje te dyte a dhe nje te trete... per te mos u dorezuar krejt me te gjitha, me ate "te hame, te pime, sa ta thyejme edhe poCen sot, se neser ka perendia".
Kjo filozofi zhgenjyese nuk po ecen me. Valle? Po, eshte shkembyer me nje tjeter: shpifim nje dasem per ta shitur nusen, per ta nxjerre ne trotuare e semafore te botes. Pra e Cshenjteruam veten, u zhvesh kodi, u vra e u vetvra vetja si kulture, si zakon. Nje kapercim i madh. Po ne kulture nuk i dilet me kapercim. E thame. Vrasja te vjen drejt e mbi ty po nga kultura. Nga babai, nga vellai... Dhe nga keto lloj "dasmash" ka patur shume arkivole me pas. Prape zhgenjyes mbetem. Cila eshte rruga? Nga mitikja te kriminalja? Ka nje te mesme: durim, vetepeshim, pune, kenaqje me ate qe te ka dhene fati, pune prape. Zbatim i ligjit. A do te arrijme ketu? Kur te kemi arritur ketu, do te themi se gjithe kjo pervoje e hidhur nga miti ne zhgenjim, nga miti ne krim e ne zhgenjim prape, nga krimi ne pune te ndershme, te ligjshme, do te themi se edhe ne vume mend. A mundet? Po. Eshte e arritshme. Te gjithe ne bote e kane arritur.
Po shteti?
Po keshtu si ne ka qene dhe shteti. Dhe ai ka bredhur ne ere, pas enderrave. Ne trikendeshin: pavaresi, shtetformim, demokraci, trikendesh qe pershkon gjithe mundimet tona politike, gjithe energjite e mendjeve me te mira, gjithe historine tone qe kur u beme me shtet, kemi pasur shume zhgenjime. Kemi pasur shume sharlatane politike ne krye, pak burra shteti, fare pak. Te shumtet qene nga ata qe sot i kishje ne krye e neser ja merrnin udhet e mergimit, ja ato te burgut. Ja drejt e ne grazhdin e "miqve" qe i kishin futur ne thes me kohe. Pra edhe njeriu i thjeshte edhe ai ne maje te piramides nje kulture i ka pjelle. Keta soj aventurieresh te pushtetit, te parase, te qejfit po i shohim e i kemi ne sy e ne hunde Cdo nate. Si do t'i veje filli te shkeputemi nga mitikja, nga aventura, nga kriminalja? Kur mundimet tragjike do t'na behen pervoje e urtesi?
Nje besim me i madh se te nje shtet, te nje politike: duaje fatin
Po pse disa vende megjithate jane me mire se te tjeret dhe ne kemi mbetur kaq keq, sa vetfajesojme gjithCka tonen? Bota me kohe kane shpikur edukimin e njeriut me fe, me filozofi, me arsimim. Pastaj me ligje dhe me shtet e kane kufizuar te keqen per t'i hapur udhe qeverisjes se mire dhe mbrothesise ekonomike.
Ketu eshte Celesi. Ne na duhet nje shtet persembari. Nuk e kemi. Ne na duhet nje jete me e mire. Te tjeret e kane, ne nuk e kemi. Ky eshte fati yne. Burri e pranon fatin qe i ra ne pjese. Ka nga ata si nje Luis Borges, ( dihet, ishte shkrimtar shume i madh, po ishte i verber) ai, si romaket e lashte, perseriste ate qe jo ta pranosh, por, cilido qofte- i mire a i keq- ta duash fatin tend: amore fatum. E ketu dua te flas me ata qe e duan kete shtet qe kemi, me ata qe nuk e duan, por nuk ikin prej tij, po dhe me ata qe duan te ikin prej tij. Problemi eshte si te jetosh me nje besim me te madh, si te jetosh pa i varur shpresat te nje shtet? Kudo qe te vesh, nje shtet do ta kesh mbi koke. Se Cfare duhet te bejme qe te rregullojme kete shtet qe kemi, ate ua thone per dite politikanet. Une nuk po merrem me ate pune. Une them: e do nuk e do, kudo nje shtet do ta kesh mbi krye. A ka nje besim me te madh se ai te nje shtet, te nje politike?
Duaje jeten, njeri
Filozofite e medha te te gjitha shekujve, shkrimet e shenjta, bibla a kurani, na thone se gjerat i ka ne dore njeriu, ndryshimi eshte te njeriu. Pa njeriun ne qender, te gjitha jane kotesi. Pa jeten e njeriut, mbi jeten e njeriut, asgje nuk vlen. Cili eshte njeriu? Ajo qe do, ajo qe deshiron ti, ajo je ti, njeri, ajo eshte thelbi yt. E po duaje jeten, o njeri! Duaje jeten tende! Mos e hidh poshte siC ke bere ne marrezi keto dhjet-_mbedhjete vjet. Sido qe te ndodhesh, duaje jeten! Sado te ta bejne te rende, mos e shkelmo jeten tende! Ketu fillon abeceja. Pastaj, prano te kenaqesh me ate qe te ka dhene fati. Po nuk u kenaqe me veten, ne asnje nje gje tjeter e ne asnje vend tjeter, nuk do te kenaqesh kurrre. Kenaqu dhe kerko. Kenaqu dhe ne varferine tende, se ja: ke jete, ke shendet, ke grua, femije, prinder. Shiko, sa shume ke! Kerko, po jo sa te te erren syte e te humbesh dhe keto qe ke. Shiko te jesh ne rregull, ne paqe me veten. Mos pyet e mos u var te shteti e te qeverite! Atyre nenshtroju, zbatoju urdheresat, ligjet. Kudo keshtu eshte. Ti je me i madh, jeta jote eshte me e shenjte se te gjitha qeverite e botes, se te gjitha politikat, ligjet, burgjet e policite. Kjo eshte pavaresia jote. Ti zbato ligjet e kultures tende dhe te shtetit dhe puno, dhe kenaqu me sa te jep krahu yt. Pak, pak po nga krahu yt. Ndryshe shko e behu skllav... i krimeve, i paligjshmerise, i ligesive, shko te te perpijne dallget e te te fusin ndonje plumb qorr policet e shtetit tend apo te tjetrit... Shko te kalbesh me ndonje burg. Une nuk te them: mos u largo nga shteti yt. Ti vendos. Vendos ti. Por rrebel, i paligjshem e lakmiqar sic je ne shpirt, ne kete shtet, a ne ate tjetrin, ne te cilin kerkon te vesh, prape mbare nuk do te te veje e, ketu a kudo, kurre nuk do te gjesh prehje. Vleresoje kete: duaje jeten tende.
Gazeta "Koha Jone"