Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Dullaloqka

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Kom burime të sigurta që për
pesë vjet shqipëria do bohet
shum mirë do bohet yll.
Kështu qe tgjithe shqiptarët
do kthehen nshpi
ene do vijn t,hujt tkërkojn
azil ke ne :lol:


hold on man.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Postuar nga anetari 367
Nuk e kam kuptuar akoma ku do te dale nismetari i kesaj teme. Eshte thirrje e llojit "o burra rrembeni armet, o vdekje o liri" apo ftese per reflektim apo propozim per te bere me shume per Shqiperine?
E dashur anetare ketu nuk bejme fjale per vargun e mesiperm sepse koha e atyre qe therritnin "o burra rrembeni armet, o vdekje o liri" ka perenduar aty nga mesi i shekullit te kaluar.
Megjithate me duket se kam folur kot.
Juve ju duket sikur aderuesit e ketij forumi vijne ne kete forum per te pastruar qytat e pushkeve dhe asgje me shume.
Me vjen keq por paskam folur me te vertete neper hava.
Epo keshtu eshte e ndertuar kjo bote, dikujt ja pret keshtu e dikujt tjeter ja pret ndryshe mendja.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Ve re (qofsha e gabuar) se ka nje lloj mllefi tek ti Klinton. Me vjen keq sepse paragjykimi dhe pergjithesimi nuk me pelejne. Njekohesisht percmimi i emigrazionit shqiptar (dhe atij ne pergjithesi) nuk me duket i drejte. Gjithesesi, nuk ishin te vetmet fjali qe pata shkruar.
Pershendetje
 

iliriano

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

e mbeshtes plotesisht temen qe ka hapur klintoni,
ne shqipetaret pas remujave te 91,dolem ne emigrim pa ditur se cfare kerkonim,dhe pa i marre parasysh pasojat qe mund te vinin,dhe demet qe mund te krijonte vorbulla e emigrimit.
nje pjese e vogel kane aritur te krijojne nje jete normale. ndersa pjesa me e madhe enden rrugeve te evropes pa shprese e pa te ardhme per familjet e femijet e ture.
emigrimi po na remben brezat o shqipetar ................................
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Me falni, por ata qe rrijne neper Europe e bote, nuk i mban njeri lidhur kembe e duar. Nje njeri qe perpiqet me gjithe forcat te jete ne rregull, te rinovoje soggiornon, te marre karten e gjelbert, te plotesoje edhe kerkesen me te imet per te permbushur kushtet e lejeqendrimit neper vende te ndryshme, nuk ma ha mendja se e ben per te shtyre kohen. Eshte me e udhes e me prane llogjikes te mendosh se e ben sepse per te eshte e rendsishme t qendroje ne ate vend.
Eshte e vertete qe shume moren rruget, zaptuan ambasadat, rrembyen anijet, gomonet e vozat pa ditur ku shkonin, por dinin qe kerkonin ate te panjohur qe ne Shqiperi nuk ekzistone. Shume jane ne kushte te veshtira, shume te tjere jane ne kushte normale, si çdo njeri qe punon, jeton dhe krijon pervoje jete. Fitojne me nje gje, qe ate pervoje jete, Shqiperia nuk do ua kishte falur (flas per vete dhe per ata qe njoh). Emigrimi eshte nje fakt i dhimbshem, por jo gjithmone negativ.
 

drisi

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Ne shkojme ne Perendim te paorganizuar , me skafe e me viza e me gjona mtha e tthash


Kurse perendimoret vijne tek neve te organizuar,dhe
Hotgirlsat shkojne te organizuara ne Perendim ,
 

hot

Hotgirl
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga drisi:
[qb] Ne shkojme ne Perendim te paorganizuar , me skafe e me viza e me gjona mtha e tthash


Kurse perendimoret vijne tek neve te organizuar,dhe
Hotgirlsat shkojne te organizuara ne Perendim , [/qb]
shpjegoji icik ca do me thene me termat
"te organizuara"
"te paorganizuar"
 

iliriano

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

e mbeshtes plotesisht temen qe ka hapur klintoni,
ne shqipetaret pas remujave te 91,dolem ne emigrim pa ditur se cfare kerkonim,dhe pa i marre parasysh pasojat qe mund te vinin,dhe demet qe mund te krijonte vorbulla e emigrimit.
nje pjese e vogel kane aritur te krijojne nje jete normale. ndersa pjesa me e madhe enden rrugeve te evropes pa shprese e pa te ardhme per familjet e femijet e ture.
emigrimi po na remben brezat o shqipetar ................................
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Emigracioni mund te shihet nga shume kendveshtrime. Menyra se si secili prej nesh e sheh ate ndikohet nga shume faktore. Ne rradhe te pare nga e shkuara jone ne atdhe, pastaj nga situata ne te cilen jetojme ne vendin e huaj. Natyrisht do te ishte shume me mire sikur Shqiperia te ishte nje vend qe te mund te na ofronte kushtet e jeteses se nje niveli perndimor, asnje prej nesh nuk do te vinte jashte vendit per te permiresuar nivelin e jeteses. Por melense kjo gje nuk ndodh atehere problemi shtrohet ndryshe. Ne vendin ku neve vemi (personalisht mund te flas per Italine) duhet ti krijojme nje pozicion vetes, duhet te perpiqemi te krijojme nje shoqeri, njohje, mimesi, te kuptojme kulturen dhe menyren e te menduarit te vendit qe na mikpret dhe te mundohemi ti pershtatemi ligjeve te atij vendi. Dikush mund te thote qe keto nuk jane gjera te lehta per tu arritur, por une mendoj se me vullnet dhe me deshiren per ti arritur mund te behet gjithshka. Fakti eshte se neve jemi te detyruar te krijojme nje jete te re ne nje vend te ri sepse duke pare se çfare ndodh ne Shqiperi une nuk mund ti lejoje vetes qe nje ose disa politikane te pandergjegjshem te vendosin per te ardhmen time, atehere ja ku lind nevosa per te krijuar nje jete ne vendin e huaj ku une jetoj.
Kjo nuk do te thote te humbesh dashurine per vendin meme, por do te thote qe je nje njeri qe e ka per zemer te ardhmen e tij, edhe pse kjo mund ti kushtoje mund edhe sakrifice.
Dhe asnje nuk ka te drejte te akuzoje ose te kritikoje njerezit qe kane bere kete zgjedhje.
 

dorina d

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

U be pothuajse nje vit qe jam anetare ne kete forum dhe mendoj se kjo eshte tema me interesante qe kam hasur deri tani prandaj, duke mos dashur ti pergjigjem nje anetari ne vecanti po pak a shume te gjitheve doja te jepja edhe une mendimin tim.

Kam pershtypjen se eshte nje teme ku nuk mund te behet nje debat i barabarte, sidomos midis dy brezave kejt te ndryshem ( e kam fjalen per klintonin) dhe per me teper qe eshte ceshtje shume delikate dhe qe jo te gjithe e jetojne ne te njejten menyre)

Nje autor i njohur Cek, Milan Kundera, thote ne nje liber te njohur se njeriu ka vetem nje jete, dhe shpesh i duhet te marre vendime shume te rendesishme duke mos patur fatkeqesisht bindjen se eshte rruga me e mire dhe as eksperiencen e duhur. Ai e mbyll duke thene "te jetosh vetem nje jete eshte njesoj si te mos jetosh fare"

Une gjithashtu kam patur mundesine dhe fatin te vazhdoj studimet jashte, dhe jo pak here jam e shqetesuar lidhur me te ardhmen apo lidhhur me faktin nese kjo eshte zgjedhja me e mire.
Sidoqofte, shpresoj qe te mos vije nje dite qe te behem pishman.
E kam zgjedhur kete rruge dhe shpresoj qe tia dal me sukses.
E di qe kurre nuk do ndihem si ne vendin tim por shpresoj qe te arrij te behem dikushi dhe te mbroj imazhin e Shqiperise me aq sa kam ne dore, pra nepermjet asaj qe do arrij

Doja te thoja gjithashtu qe respektoj mendimin e klintonit si njeri me me eksperience qe eshte, dhe t'i pergjigjesha nepermjet nje proverbe

Nje drite e forte mund te ndricoje ose te te verboje. Si mund ta dish kush do te veproje nese nuk i hap syte?
 

enton

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Nuk arij te kuptoj c'duan te thone disa persona me thenien;"Sikur te ishte mire ne Shqiperi srija ketu une"
 

iliriano

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

ka te drejte klintoni,se emigrimi eshte nje zgjidhje e momentit, por qe le pasoja te parekuperueshme.
une dua ta jap nje version i cili ka patur sukses te madh.
un njof shume veta te cilet kane emigruar per nje periudhe disa vjecare qe kane stiuduar, ose kane punuar dhe ja kane dale mbane qe kthehen ne shqiperi........
dhe pervojen qe kane fituar kane arritur ta praktikojne ne shqiperi dhe kane pasur sukses shume te madh.
dy nder keta jane dhe vellezerrit e mi, dhe nuk jane te pakte te tjeret por jane qindra raste te tilla.
me besoni nje aksperince e fituar ne emigrim dhe e praktikuar ne shqiperi eshte suksesi i sigurte .....
prandaj punoni me te gjitha forcat dhe shpresen per tu kthyer nje dite ne memedhe, dhe mos e lini veten qe tju marri me vete ryma e emigrimit qe ju con ne rruge pa dalje per jy e per femijet tuaj.
kaq kisha flmn.

Kruje o qyteti bekuar
prite prite Skenderbene
qe po vjen si pellumbi shkruar
te shpetoje memedhene.
 

Knock

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Do te deshiroja te shtoja vetem ca fjale ne lidhje me temen e siper,pra me nje fjale te jap edhe une opinionin tim.
Besoj ne ate se duhet te jemi kritik te vetevetes sikurse edhe Klintoni ne njefaremenyre hape temen e vete,por besoj se kjo deri diku duhet te jete brenda suazave te arsyes dhe realitetit.do ti thoja Klintonit : edhe ti edhe ne e dojme Shqiperine apo Kosoven(jam kosovar),se po qe se jo do te thoshte mohim i vetevetes.
Para se te gjykuar dikend duhet te jesh i vetegjykuar,pra gjykuar mendimin tend,e pastaj te tjereve dhe rrethanat e realitetit,ngase nuk jemi vetem ne shqipetaret qe emigrojme.
Pra per kritike duhet poseduar edhe resurse te mjaftueshme. Ose me nje fjale perpos thenieve dhe poezive tua te embela(Klinton)duhet pasur parasysh edhe aspektin sociologjik te cilit emigracioni i perket.
Pra eshte dashur nje studim i thelle mbi emigracionin para se te filloje temen tende zoteri i dashur Klinton,pra me nje fjale sipas mendimit tim te mungon baza sociologjike,ngase per te emigruar gjithmone ekziston MOTIVI.
E siq edhe eshte e kuptueshme qdo shoqeri ka individ me motive te ndryshme ,edhe ato me te zhvilluarat(pra levizin "MOVE" ose migrojne)e mos te flasim per ne Shqipetaret.
Me kete jo qe dua te justifikoj opinionoin tim,mirepo jam i mendimit se thenia "lufta per ekzistence"eshte me se e vertete ose nje thenie tjeter "We all live(try)to survive".
Pra secili person ka te drejte per zgjedhjen e menyres per te mbijetuar,qofte ne atedhe apo jashte.
Sidoqofte edhe mua me dhemb aty ku te dhemb ty "Klinton" mirepo qfar zgjidhje do te ishte edhe mbetja ne atedhe ne mungese te shume faktoreve(Soc,Eco....etj.)
Do te ishte njelloj disfate.
Sidoqofte fale emigranteve,mbahen sot shum familje te katandisura,fale dasporse u derdhen shume mjete per Kosoven,mos ta politikizoj temen,etj etj...
Pra duhet te mbijetojme ne njefaremenyere.....
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Ministri i Jashtëm i grekërve kërkon ndjesë, porse dhuna nuk ndalet


Akoma pa u shuar mirë buja e vrasjes së Vullnet Bytyçit nga kufitarët grekë, këto të fundit kanë shkaktuar një tjetër incident. Arian Tarko, 28 vjeç, është rrahur nga policët grekë në postën e doganës greke të Kristolopogjisë. Sherri ka nisur në prani të dhjetra personave të tjerë, të cilët ishin në radhë si Tarko, për të hyrë në tokën greke. Por duke dashur që gjithçka të ngelë brenda për brenda, policët grekë e kanë marrë të riun shqiptar dhe e kanë futur brenda në postë. Aty, ata kanë e rrahur dhe e kanë qëlluar, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në gjendje shoku, me shenja dhune në fytyrë, Arian Tarko, është paraqitur në orët e mbrëmjes në komisariatin e Korçës. Me zërin që i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bërë denoncimin, që tashmë është bërë i zakonshëm: “Më kanë rrahur policët grekë!” Dhe siç ndodh në të tilla raste, policët e komisariatit të Korçës, kanë plotësuar një formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili më pas, është nisur drejt shtëpisë së tij në Gramsh.

Megjithatë, 28-vjeçari u ka shpjeguar grekërve se ai e kishte nxjerrë pasaportën në policinë e Gramshit
e nuk e kishte blerë rrugëve apo ta kishte të falsifikuar. “Në këto momente njëri nga policët më ka goditur me grushta disa herë në fytyrë dhe me shkelma në pjesën e prapme të trupit”, dëshmoi gramshioti. Pasi e kanë rrahur, policët e kanë detyruar atë që të firmoste një formular, të cilën e kanë plotësuar para syve, por ai nuk ka pranuar që të lërë firmën mbi të. Autoritetet greke e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë që të largohej urgjentisht. “Në rast se do të kalosh në Greqi, të duhet një pasaportë e re dhe vizë”, mësohet t´i kenë thënë ata. Grushtat dhe shqelmat e policëve grekë kishin shkaktuar enjtje dhe të çara në fytyrë, ndërkohë që në pjesën e pasme të trupit dukeshin qartë të mavijosurat. Tarko ka qëndruar për disa minuta në policinë e Korçës, e cila i ka premtuar se do
të marrë masa për të sqaruar akoma më tej këtë incident.


VIKTIMAT E TRI JAVËVE TE FUNDIT

Vullnet Bytyçi i vrarë (18 vjeç, nga Hasi)
Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeç, nga Elbasani)
Mili Halili i rrahur (43 vjeç, nga Elbasani)
Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeç, nga Elbasani)
Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeç, nga Pogradeci)
Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeç, nga Devolli)
Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeç, nga Cërriku


KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHËLLIMET PËR EMIGRANTIN E VRARË

Kryeministri F. Nano, ka bërë dje një vizitë në shtëpinë e emigrantit të vrarë nga grekërit, Vullnet Bytyçi. Rreth orës 13.00 të mesditës së djeshme, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushëllimet në familjen e Bytyçëve. Ndonëse dialogu nuk ka qenë shumë intensiv, kryeministri Nano, i është drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyçi: “I kam kërkuar autoriteteve të pushtetit lokal që të bëjnë bilancin e të gjitha nevojave emergjente që ka familja juaj dhe unë angazhohem, se brenda një kohe shumë të shkurtër, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar më tej se ka kontaktuar dhe me palën greke për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur në telefon me ministrin e Jashtëm grek, Papandreu. Ai më ka thënë që të të bëj shumë të fala dhe të kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur në kufi”. I zhytur në trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyçi është shprehur se familja e tij kërkon vetëm drejtësi. “Djali im është nisur me një çantë të mbushur me bukë dhe nuk ka pasur armë. Unë dua që kësaj çështje t’i shkohet deri në fund dhe të zbardhet plotësisht”.

7 Tetor 2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

MJAFT protestona në mbrojtje të emigrantëve


Revoltë në dyert e ambasadës greke. Dhjetëra të rinj, gjimnazistë dhe studentë shqiptarë, kanë protestuar dje kundër dhunës ndaj emigrantëve shqiptarë në kufijtë grekë dhe heshtjes së autoriteteve tona. Javën e ardhshme të rinjtë do ngrenë zërin para kryeministrisë.


Dimë të reagojmë" kishte ndër parullat e tyre, një tentativë për të përgënjeshtruar qetësinë zyrtare të Tiranës përballë egërsisë greke në kufi. "Racizmi baraz prapambetje", "Mbroni të drejtat e njeriut" ishin të tjera, në gojët e protagonistëve të tubimit ato zotëronin zërat dhe zhurmën e turmës në dyert e ambasadës. Dje autoritetet greke morën një përgjigje të agresivitetit të tyre, javën tjetër përballë të rinjve do jenë qeveritarët tanë. Siç shprehen, do të protestojnë para institucioneve tona. Qindëshes së organizuar iu bashkuan dhe ata që numërojnë orët e gjata në pritje OK-it në pasaporta. Për tridhjetë minuta, ambasada ndërkohë kishte mbyllur sportelet. Fillimisht, u desh t'u përgjigjeshin policëve që tentuanin t'i shpërndanin, megjithatë blutë nuk rezistuan shumë kur morën vesh qëllimin e atyre që kishin përballë. "Kishim ditë që merreshim me organizimin.

Ishte nisma jonë qytetare, një trajtë për të shprehur revoltën ndaj barbarizmit të grekërve dhe një mënyrë për të thyer heshtjen e zyrtarëve dhe politikanëve tanë. Por nuk do ta lëmë me kaq. Javën e ardhshme do të protestojmë para kryeministrisë". Besian Pasha dhe Armando Huka, ndër nsimetarët e lëvizjes, dje ishin në krye të turmës, më së shumti bashkëmoshatarë. Iniciatorë gjithashtu të fushatës MJAFT ata shprehen se nuk duan ta identifikojnë protestën me projektet e MJAFT, "ishte zemërimi ynë që gjeti mbështetje te shokët tanë dhe te ata që na dëgjuan e u bashkuan me ne", thotë Besian Pasha. Student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Sociale atij i ka takuar të merret personazhet e auditoreve, pedagogë dhe studentë thuajse të të gjitha fakulteteve përsërisnin dje bashkë me të përgjigjen e ashpër për fqinjët tanë. "Unë kam folur me gjimnazistët", tha Armando Huka, nxënës te "Petro Nini Luarasi", "ishim katër veta që u morëm me këtë punë, bashkë me mua, Klevisi, Mireida dhe Enida. Pritëm të na mbështesnin më shumë nxënësit e "Qemal Stafës". Por megjithatë them se çdo gjë eci sipas parashikimeve, pavarësisht se shumica e gjimnazistëve ishin nga shkolla ime", tha Armando. Kur zërat u shpërndanë dhe në këmbë njerëzve mbetën parullat e protestës, ambasada çeli sportelet, gjithçka vijoi si për ditë veçse
radhët shtyheshin gjer pranë rrugës.


Përgatitja e një prokure për ambasadorin shqiptar në Athinë, në mënyrë që ky i fundit të ketë mundësi të ndjekë ligjërisht çështjen e emigrantit të vrarë Bytyçi. Ka qenë ky sugjerimi i avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, për familjarët e Vullnet Bytyçit. Pas takimit me ta ai u prononcua për televizionin News 24. Pasi u shprehu ngushëllimet të afërmve, Dobjani i informoi në lidhje me hapat që janë ndërmarrë nga ana e institucionit që ai drejton për të ndëshkuar fajtorët dhe për t'i dëmshpërblyer familjarët. "Unë e kuptoj se gjaku i djalit tuaj nuk mund të blihet me para, por e rëndësishme është që fajtori të dënohet jo vetëm penalisht, por edhe moralisht dhe materialisht"- tha Dobjani. Vullnet Bytyçi, 18 vjeç nga Kukësi, vdiq pasi u qëllua me një plumb në kokë nga policët grekë më 23 shtator. Dobjani pohoi se çështja e keqtrajtimit të shqiptarëve nga policia greke është bërë e pranishme dhe në tryezën e homologut të tij grek.


8 Tetor 2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Emigrimi, 250 viktima nga Elbasani në 13 vjet; me te shumtit prej grekërve.


Që prej vitit '90, kur në Shqipëri filloi emigracioni masiv, rezultojnë të kenë humbur jetën 250 emigrantë nga rrethet e prefekturës së Elbasanit, ndërkohë që 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Artur Shuli, kryetar i shoqatës "Familjet e dëmtuara në emigracion", duke iu referuar statistikave thotë për gazetën se gjatë 13 viteve rezulton se 340 persona me vendbanime në qytetet dhe komunat e qarkut të Elbasanit kanë humbur jetën, janë gjymtuar, apo cilësohen të zhdukur.

Sipas tij, 250 vetë kanë vdekur, 57 persona janë gjymtuar përjetësisht, ndërsa 23 emigrantë rezultojnë të humbur në vendet fqinje. Dhjetëra kurbetlinj, tha Shuli, kanë humbur jetën nga aksidentet në punë, të tjerë si pasojë e aksidenteve rrugore, por dhe nga plumbat e policisë dhe ushtarëve fqinjë (Greqi e Maqedoni). Viktimat më të shumta mes emigrantëve elbasanas kanë qenë në Greqi, në masën 80%, ndërsa të tjerat në Itali dhe më pak prej tyre në Maqedoni dhe vende të tjera të Europës. Shuli thotë se brenda mundësive tona jemi përpjekur që të sensibilizojmë opinionin dhe strukturat shtetërore në Shqipëri e vendet fqinje për trajtimin e emigrantëve tanë si gjithë emigrantët e tjerë, respektimin e të drejtave të tyre dhe të kushteve të sigurimit në punë.

Ndërkohë, në bashkëpunim me organizata të ndryshme, Kryqin e Kuq Shqiptar e jashtë vëndit, po punohet për të rënë në gjurmë të 23 emigrantëve elbasanas që prej vitesh rezultojnë të zhdukur. Në dhjetëra raste, sipas Shulit, dhimbja e familjarëve të emigrantëve viktima është shoqëruar dhe me vështirësi të shumta dhe pamundësi financiare për sjelljen e kufomave në Shqipëri. Ka patur raste, kur trupat e emigrantëve viktima, për shkak të kostos financiare, janë vonuar nga disa ditë e deri në disa javë, shton ai. Misioni human i shoqatës sonë në lehtësimin e këtyre dramave për familjet e viktimave, thotë Artur Shuli, nuk mund të japë atë rezultat nëse nuk do të mbështetet më shumë se deri tani nga strukturat shtetërore, organizata dhe shoqata të tjera të komunitetit vendas.

Gazeta Shekulli
7 Tetor 2003
 

iliriano

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

ka te drejte klintoni ,se emigrimi eshte nje zgjidhje e momentit, por qe le pasoja te parekuperueshme.
une dua ta jap nje version i cili ka patur sukses te madh.
un njof shume veta te cilet kane emigruar per nje periudhe disa vjecare qe kane stiuduar, ose kane punuar dhe ja kane dale mbane qe kthehen ne shqiperi........
dhe pervojen qe kane fituar kane arritur ta praktikojne ne shqiperi dhe kane pasur sukses shume te madh.
dy nder keta jane dhe vellezerrit e mi, dhe nuk jane te pakte te tjeret por jane qindra raste te tilla.
me besoni nje eksperince e fituar ne emigrim dhe e praktikuar ne shqiperi eshte suksesi i sigurte .....
prandaj punoni me te gjitha forcat dhe shpresen per tu kthyer nje dite ne memedhe, dhe mos e lini veten qe tju marri me vete ryma e emigrimit qe ju con ne rruge pa dalje per ju e per femijet tuaj.
kaq kisha flmn.

Kruje o qyteti bekuar
prite prite Skenderbene
qe po vjen si pellumbi shkruar
te shpetoje memedhene.

shpresoj qe ky version te jete si parim per cdo shqipetar qe jeton jashte shqiperise.
 

karamel

Primus registratum
Re: Emigrimi: Kjo disfate e te "verbuarve" per te pare "Parajsen"

Fillimisht postuar nga ILIRIANO:
[qb] e mbeshtes plotesisht temen qe ka hapur klintoni,
ne shqipetaret pas remujave te 91,dolem ne emigrim pa ditur se cfare kerkonim,dhe pa i marre parasysh pasojat qe mund te vinin,dhe demet qe mund te krijonte vorbulla e emigrimit.
nje pjese e vogel kane aritur te krijojne nje jete normale. ndersa pjesa me e madhe enden rrugeve te evropes pa shprese e pa te ardhme per familjet e femijet e ture.
emigrimi po na remben brezat o
shqipetar ................................ [/qb]
Shqiptaret e 90 dhe pas 91 i kane pasur te gjithe dyert e hapura!!!! pjesa me e madhe kane nje gjendje te mire financiare, kuptohet te vjedhesh pa pushim 12-13 vjet rrjesht dhe ndikon!!
(nuk kam pregjukimi, flas per ato qe konstatoj)
 
Top