Emergjencat e Letersise Shqiptare

alinos

Forumium maestatis
Re: Emergjencat e Letersise Shqiptare

per te vazhduar "sagen",
gjenite shqiptare mund te njohin ndonje gjuhe te huaj dhe te komunikojne me te, por kjo nuk mjafton per te perkthyer veprat e tyre ne nje cilesi konkuruese per tregun boteror. Kurse ndonje i ri qe njeh te dyja gjuhet, te nenes dhe te huajen, nuk ka ende aq vete-besim dhe mbeshtetje sa te botoje qofte ne shqip, qofte ne gjuhen e huaj... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Emergjencat e Letersise Shqiptare

s'ka mo lal gjeni, akoma. se po te kishte do ta merrnim patjeter vesh ne si dhe bota qe na rrethon, e perkthyesit do te dilnin vet prej dheut. (kujt do ja priste mendja se i madhi tedi papavrami, muzikant, nje dite, do te perkthente te madhin kadare.)

elsi ka te drejt, letersia shqiptare s'ka CILESI. e ku tjeter ka cilesi shqiptari.......

vetem se per ti dhene te drejten vetes per gjykim ai duhet te na preçizonte, se çfare nenkupton me "cilesi", pergjithesisht, si dhe kryesisht ne letersi e arte.

a s'behet cilesia maniere, sidomos kur fillojme e i meshojme me force e tendence ketij kriteri ?
 

voodoo

Primus registratum
Re: Emergjencat e Letersise Shqiptare

Ja lilly tregon ne menyren me te bukur "krenarine" e semure shqiptare. Perballe fakteve te pakundershtueshme - sic eshte bastardimi i perkthimeve te shkrimtareve te huaj dhe mos te paturit e struktures se shkrimaterve te rinj shqiptare, dua ketu te permend dy-tre tituj qe jane perkthyer jashtezakonisht (tmerrsisht keq):
1. Amerika - Kafka
2. Kopshti i Eden-it: Hemingway
dua te shtoj ketu dhe rastin me komiko-tragjik qe mund te has une ndonjehere nese behet fjale per perkthime titujsh
"dikush qe kishte perkthyer librin e dikujt (per momentin s'me kujtohen te gjitha detajet) kishte shkruajtur ne kopertinen e brendshme te librit qe kete liber (dhe jo kete perkthim) ja kishte dedikuar dikujt, tip Halle, Daje qe nuk jetonin me!!!" - ajo irritohet dhe revoltohet. Une nuk e di se sa shkrimtaret e rinj shqiptare e njohin gjuhen shqipe me rregulla sintaksore dhe semantike por nje pjese e mire e tyre, perfshire ketu dhe "poetet" qe shkruajne ne forum tregojne mangesi te dukshme.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Emergjencat e Letersise Shqiptare

duke lexuar Xhungen, rikthehet ky shqetesim...
Kur nje si Qosja e Tupja i thurin lavde, dhe ne lexojme nen rekomandimin e tyre, e zhgenjehemi, lind natyrshem pyetja: kaq poshte ka rene letersia artistike shqiptare bashkekohore?
 

sirius

Primus registratum
Re: Emergjencat e Letersise Shqiptare

Ne fakt nje gje eshte e vertete dhe ketu bashkohem me shkrimin e voodoo-se qe na ven ne dukje mangesite sintaksore dhe semantike pasi qe duam apo jo jane shume evidente ne cdo shkrim.
Cdo njeri prej nesh mundohet me aq sa ka mesuar per letersine gjate viteve shkollore te paraqes krijimet e tyre.
Por nese ne shohim me syrin kritik, asnjeri prej nesh nuk i ka te qarta rregullat e krijimmit. Kjo si pasoje edhe te mos-mesimit apo te mos-mesimit te plote te gjuhesise. Ne shkollat tona ne Shqiperi nuk ka nje nivel arsimor te duhur, vete profesoret nuk i dine rregullat e krijimit. Prandaj dhe shkrimtaret e tanishem, flas per brezet 40 e lart, nuk bejne asgje tjeter vec te kopjojne Naimin dhe nese i shohim mire edhe ne shrimet e tyre ka inkoerence mendimesh dhe mangesi sintaksore. Vertet te gjithe ata qe shkruajne ketu mund te kene mangesi ne gjuhesi dhe ne rregullat letrare por duhet thene qe ky forum mund te quhet si nje vend ku te gjithe mund te ushtrohen dhe te praktikojne metodat inovative te shkrimit, te perbadhen me nje kritike ne fillimet e saj dhe ne nje moment te caktuar mund ti shmangen shkrimeve elegjiake peizazhiste te 800 dhe nuk them qe te gjithe mund te behen shkrimtare por them qe eksperience qe mund te fitohet me praktiken ketu mund te jete shume e vlefshme.
Shqiperia nuk ka shkrimtare sepse nuk ka qendra letrare. Dhe ato qe jane merren me politike.
E vleresoj punen e ketij forumi sepse hap nje dritare ndergjegjeje dhe "iluminizmi" per te gjithe ato talente qe mund te mbesin perhere te pazbuluara per shkak te informacionit te pakte dhe te gabuar qe marrin nga vete shkollat.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Emergjencat e Letersise Shqiptare

po degjoja komentet e Plasarit dhe Tupes dje ne nje program te Alsat dhe thonin se nese nje letersi ka nje numer te madh perkthimesh, atehere ka dhe nje fond vetjak te madh. Plasari nenvizoi se zhvillimi i letersise se nje vendi eshte ne perpjestim te drejte me perkthimet e letersive te huaja ne gjuhen e atij vendi. Nderkohe Tupe tha se perkthyesi eshte nje lloj shkrimtari i cili hulumton gjuhen amtare per t'i dhene ze nje vepre te huaj. Ky individ nuk eshte vetem njohes i mire i te dyja gjuheve, por edhe nje udhezues per perdorimet e fjaleve dhe strukturave te nje gjuhe per forma te reja mendimi qe percillen ne vend nga letersia e huaj. Kjo besoj une e pasuron shqipen, mendimin ne shqip dhe se fundmi shkrimet ne shqip.
 
Top