Embelsirat

Rambla

Primus registratum
Re: Embelsirat

Tiramisu verore...

perbersit:
1.pak qumesht
2.biskota pavesini
3.panna vegetale (duhet ta rrahesh me rrahse vezesh, qe te behet e trashe)
4.marmellata me fruta pylli
5. pluhur koko (cocco) ose ferrarello (mmmm sa e mire kjo e fundit!! une ashtu e bera dje dhe doli e mrekullueshme).

atehere, duhet ti merrni biskotat pavesini dhe ti hidhni pak tek qumshti, por jo ti besh qullse, sa te lagen pak , dhe pastaj shtrojini tek pjata/ aty ku do e beni torten dmth duke formuar keshtu nje shtrese me biskota. pastaj hidhini pannen siper pasi e keni rrahur dhe siper pannes hidhini marmellaten.pastaj perseri nje shtrese biskota-panna-dhe marmellate, kurse tek shtresa fundit biskota-panna dhe polvere di koko ose ferrarello!!

futeni ne frigorifer dhe shijojeni te ftohte/te fresket!! shpresoj t'ju pelqej!! /pf/images/graemlins/wink.gif ju befte mire!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Embelsirat

me falni per lapsus-in, /pf/images/graemlins/tongue.gif , jo ferrarello por "raffaello"!
:wave:
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Embelsirat

Ho mi rambla se na bone çorap,prandaj u ngaterrova une e.Ne vend te beja embelsire bera nje qelbesire /pf/images/graemlins/laugh.gif ,lapsus ,lapsus po e shuikon ça doli e.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Embelsirat

Upupu u ngaterrove ti è? /pf/images/graemlins/laugh.gif edhe une qe kisha ndermend te jepja receten e kopenkai. nuk ta jap tani... /pf/images/graemlins/tongue.gif , bej shaka, keto dite po e postoj keshtu hani sa te doni, zhdepuni me embelsira..jo me qelbesira (hajde lapsus hajde! /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

edda

Primus registratum
Re: Embelsirat

Embelsire me luleshtrydhe

Marrim disa peta pasta sfoglia dhe i ndajme ne katrore te vegjel 10-12 cm. Llogarisim 4-5 peta per çdo person. Pergatisim crema pasticcera (eshte shume i mire ai pluhuri i konfeksionuar qe shitet neper supermarkata, i shtojme vetem qumeshtin sipas indicazioneve). Ne nje tepsi te cilen e mbulojme me leter furre vendosim peten. E lyejme me kremin dhe siper i vendosim nje pete tjeter. Vazhdojme me kete radhitje pete - krem derisa te arrijme tek peta e 4 ose e 5, pastaj e mbulojme me luleshtrydhe, te cilat me pare i kemi lare, prere pergjysem dhe perzier me 2 luge sheqer. Vendosim tepsine ne furre per 15-20 min. pasi te jete pjekur e leme pak te ftohet para se ta servirim. Ne fund marrim disa luleshtrydhe, i frulojme dhe me lengun e tyre dekorojme pjaten ku do servirim embelsiren. Sperkatim pastaj embelsiren me pak sheqer te shtypur.

Ne vend te luleshtrydheve mund te perdoren feta pjepri, feta kiwi sipa deshires
 

Rambla

Primus registratum
Re: Embelsirat

KOPENKAI (sipas recetes te mamit tim, qe jo per tu lavderuar /pf/images/graemlins/tongue.gif por eshte e mrekullueshme! :angel: )

Perbersit:
1. 6 veze
2. 100-125 gr gjalpe
3. 6 luge gjelle miell
4. 5-6 luge gjelle sheqer
5. 1 lug kafe sode buke
6. 2 lug gjelle kakao
7. reçel (preferibilmente qershie)
8. arra (sa me shume aq me mire!!)
9. 2-3 luge gjelle mjalte
10. arome (portokalli, ose çfare fruti tjeter preferoni)
11. pak kanelle

duhet te ndahen vezet, pjesa e bardhe nga pjesa e verdhe, dhe duhen rrahur. Pastaj i bashkon (e di qe do thoni”atehere pse ti ndash ne fillim?”, por ja qe keshtu duhet!) . ne nje tigan shkrin pak gjalpin te cilin pastaj e hedh ne nje tas ku do hidhni edhe vezet, miellin, sheqerin, soden, mjaltin dhe aromen. Keto duhet ti terzini mire dhe me pas i ndani ne dy pjese te barabarta (ne dy tasa te ndryshem). Nje pjese i hedh kakao, e perzie mire deri sa te mari ngjyre omogjene, e hedh ne tepsi, formon nje shtrese dhe e fut ne furre per 5 minuta sa te mpikset pak. Pastaj e nxjerre nga furri, i hedh reçelin (sa t’ju mbushi syrin ju), arrat dhe pak kanelle. Pastaj i hedh pjesen tjeter te brumit qe nuk eshte me kakao. Pastaj e fut ne furre me 200° per 30 min (deri sa te behet!). e nxjerr nga furri, e len 5 minuta dhe i hedh sherbetin (qe besoj e dini si behet!!).

*** ne se deshironi mund ta beni te gjithe brumin me kakao, por del me bukur dhe shijon me shume kur eshte me 2 ngjyra!!

Shpresoj t’ju shijoj!! Ju befte mire!!
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Embelsirat

Rambla kompekain e leme se s'paska bir none qe ta boka rrofsh per receten dhe nji :kiss: per mamin tend te mrekullueshme.Me mire nji me më pak shpenzime dhe me te kollajshme.Ja p.sh. kush e di si bohet paparja,ë, keshtu i thone me duket .Eshte me copa te vogla buke me kokrriza sheqeri siper.Se edhe po nuk arrita ta bej dot nuk shkon mundi kot se ajo qe mund te katranos ju hidhet pllumbave.Kush e di si bohet kjo lloj embelsire,ç'ëmbëlsirë leshi,kjo gje e ëmbël me sakte.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Embelsirat

o Rambla une gjasme e bera ate kompenkai por nuk me doli naj gje, ja bera yzmetin me te gjitha ingredientet por i guess ja hodha sherbetin mbasi ishte ftohur keku dhe nuk e thithi asnjehere :shrug:
perfundova qe e hodha trecerekun se nuk ia vari njeri /pf/images/graemlins/frown.gif
hajt mo
next time /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Embelsirat

me vjen keq per te dy /pf/images/graemlins/frown.gif . nuk e di , mami im si duket ka ndonje sekret dhe s'ma thote se edhe une mundohem ti bej te mira si ajo embelsirat por s'ja arrij ... /pf/images/graemlins/frown.gif .
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Embelsirat

Fillimisht postuar nga KurIshimTeVegjel:
[qb] HASUDE

Per 4-5 veta:
1 filxhan caji sheqer
1 e 1/4 filxhan caji nisheste
6-7 luge gjelle gjalp
2 filxhane uje

Tresim gjalpin ne nje tenxhere, i hellim sasine e nishestes dhe vazhdojme skuqjen derisa te marre ajo ngjyre te verdhe. Duhet te kemi parasysh qe gjate skuqjes te hellim pak sheqer nga sasia e sheqerit qe kemi pergatitur shurupin te cilin e hellim kur ka mbaruar skuqja, duke e trazuar me luge druri. Hasuden e pergatitur e ndajme ne forma me luge.

[/qb]
Tashi une per hasude vdes, po ma kane gatuar dy here ketu ne usa (dy persona te ndryshem, eh) dhe s'ka dale hic sic ma gatuanin ne Shqiperi. Ka dale nje mase e njetrajtshme dhe jo kokrriza-kokrriza sic e pelqej une aq shume. Cili eshte sekreti? /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Embelsirat

Fillimisht postuar nga Mistreci:
[qb] Kur bera hallven desh erdhen zjarrfiksat,hodha miell dhe pak gjalp dhe po i trazoja dhe me kishin thene deri sa te marri mielli ngjyren kafe.Mori tenxherja ngjyre kafe une gjithashtu po mielli hiç qe hiç derisa filloi te dilte nji si tym me shtellunga.U mbush kuzhina plot dhe kur hapa dritaren doli i gjithe tymi pernjiheresh.Me vrap komshinjte te shikonin se ç'bohej.Po ça bohej hiç,Zenun Albanezit i kishte vajte menja per hallvë. [/qb]
:lol: :lol: :lol:
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Embelsirat

Torta al cocco.

150 gr sheqer
150 gr Cocco
150 gr gjalp
150 gram biskota (Oro saiva per ata qe jetojne ne it)

200 gram cokollate ...mundeshisht ata fondente jo ata me qumesht.

2 gota qumesht.

Icik pana.


Biskotat coptohen me dor e behen therrime therrime. I bashkon me Cocco (te cilin e kemi grire shume holle) ..ketu ne It blihet i gatshem. Ka neper qese 250 gramshe. Ju hedh sheqerin lart. Perzihen te tera bashke. Ne nje tigan hedh gjalpin pastaj tere icin qe kemi bere ja hedh brenda. Hedh edhe nje gote te vogel me qumesht.
Lihen ne zgjarr as 5 minuta.
Hiqen nga zgjarri dhe e shtrin ne nje tepsi e e lem duke u ftohur.

Nderkohe qe kjo ftohet:

Ne nje tenxhere tjeter hedhim kucullaten , nje cik pana e nje gote qumesht. I leme duke u zier deri sa te shkrihet kucullata.

Pasi jane ftohur mire te dyja ..hedhim si shtrese lart kucullaten dhe i vendosim ne frigorifer.

Ju befte mire /pf/images/graemlins/wink.gif Eshte si me ngrene kucullate Baunti /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

kapedani

Primus registratum
Re: Embelsirat

Fillimisht postuar nga paperina:
[qb]
Ju befte mire /pf/images/graemlins/wink.gif Eshte si me ngrene kucullate Baunti /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
Ku eshte pra, qe ta provojme.
 

Anana

Primus registratum
Re: Embelsirat

Fillimisht postuar nga Erulja':
[qb]
Fillimisht postuar nga Mistreci:
[qb] Kur bera hallven desh erdhen zjarrfiksat,hodha miell dhe pak gjalp dhe po i trazoja dhe me kishin thene deri sa te marri mielli ngjyren kafe.Mori tenxherja ngjyre kafe une gjithashtu po mielli hiç qe hiç derisa filloi te dilte nji si tym me shtellunga.U mbush kuzhina plot dhe kur hapa dritaren doli i gjithe tymi pernjiheresh.Me vrap komshinjte te shikonin se ç'bohej.Po ça bohej hiç,Zenun Albanezit i kishte vajte menja per hallvë. [/qb]
:lol: :lol: :lol: [/qb]
Si perfundim e hengri hallven ky mistreci? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ore c'paskan qene keta forumistat me gatu. Sikur te takoheshim ndonjehre e te na gatuanit tere keto gjera qe dini, aaa c'do kenaqeshim. Une per vete s'gatuaj po se mos thoni qe jam dembele, paguaj harxhet dhe ju mbaj me muhabet...
 
Top