Re: Elbasani Kampion!!!
Ne “Ruzhdi Bizhuta” te qytetit te Elbasanit, eshte luajtur dje derbi i prefektures se Shqiperise se Mesme, i cili ka njohur vetem nje skuader ne fushe, Elbasanin qe ka fituar me merite me rezultatin e paster 2-0. Ekipi kampion zbret me kete njembedhjeteshe:
Kotorri, Mehmetaj, Sina, Osmani, Leci, Merxha, Dalipi, Abdulla, Kaci, Stojku, Asete. Bie ne sy pozicioni me i terhequr i Kacit dhe Stojkut, te cilet jane rreshtuar pas shpines se sulmuesit te vetem Asete. Ndersa Shkumbini kishte disa mungesa kryesore ne formacionin baze si Rizvanolli, Byzhyti dhe R.Dervishi. Ndeshja ka nisur e vrullshme per verdheblute por te paret qe do te rrezikojne do te jene miqte me ane te sulmuesit Sefa, i cili leshon nje predhe te vertete, por topi kalon ngjitur me shtyllen e majte pingule te portierit Kotorri. Qe nga ky moment i tere takimi do te njohe vetem nje ekip ne fushen e lojes, Elbasanin qe pas shume sulmeve te njepasnjeshme do te arrije te gjeje rrugen e golit. Pas nje goditje denimi krosuar nga Sina, Stojku “vidhet” bukur nga thellesia e mbrojtjes mike dhe godet bukur me koke dhe 1-0. Sulmuesi veteran ka dicka per ti thene tifozeve te tij pasi ky lojtar ka qene i kontestuar deri para pak castesh para shenimit te golit. Ne pjesen e dyte eshte perseri Elbasani qe ben “ligjin”. Kombinime te bukura ne mesfushen verdheblu do te sjellin edhe golin spektakolar, te dytin personal te Gentian Stojkut, por te dytin edhe per ekipin Kampion. Ai futet nga e djathta diagonalisht, leshon nje predhe ne drejtim te portes se mbrojtur nga Llani dhe ngre peshe stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Edhe pse ekipi Kampion ka zhgenjyer ne mesjave per turin e trete te Kupes se Republikes, kete jave eshte perkrahur nga nje numer i madh tifozesh, rreth 3000, me ne krye Tigrat Verdheblu, te cilet kane vendosur te mos e braktisin ekipin e tyre edhe pas atij eliminimi te turpshem nga ekipi i Turbines se Cerrikut.