Elbasani Kampion!!!

S

Scorpion

Guest
Re: URIME EKIPIT KAMPION ELBASANIT!

/pf/images/graemlins/lol.gif Ka dale nje shprehje e re tani

C'ka Tirana qe po qan, erdhi Kupa ne Elbasan /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Dani83

Primus registratum
Re: URIME EKIPIT KAMPION ELBASANIT!

URIME ELBASAN, KETE HERE E BERE TAMAM

1kk0000.png.jpg
 

kalel

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

urimet e mia per elbasanin e ka merituar kampionati kete vit...............pastaj mjaftone te mose e fitoje tirana se po na cmende ,do kisha pasur deshire qe vllaznia te fitonte kupen FORZA VLLAZNI JE ME E MIRA
 

Speed_11

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

Scorpion kam mor vesh lalq qe ajo kupa juj kishte pjell i kupe me 3 sy sic e keni zakon ju anej /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

akoma me keto legjenda ju andej???

na re smallville se elbasanllijte jane ti pish ne kupe lol! /pf/images/graemlins/laugh.gif dhe ti puthesh ne balle /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Speed_11

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

lool scorpion ajo shprehja jote me kujton ate kengen c`aka syni qe po qan, vrava doren ne dyqan. hahahahahahaha ka dal shpreje re thot hahaahahahahah pasatj vazhdon dyqanxhi te rafte pika, edhe se mbaj me mend /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

Te ka ai ty mij /pf/images/graemlins/laugh.gif nuk tha qe e ke ti ate /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Elbasani Kampion!!!

Mos mi luani patriotet mer pisa /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

he pra... cik autoritet... se ka fitu dhe elbasani pale /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Elbasani Kampion!!!

Sa shpejt te paska ardh lajmi ty /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

eccolo mister "so tutto io"... ke nderruar rolin me ate tjetrin kshu?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Elbasani Kampion!!!

Ec dalim nje xhiro nga parku patriote /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Elbasani Kampion!!!

Elbasani prenoton miqësore me Barcelonën


Fatmir Popja



Në historinë e futbollit shqiptar deri më tani nuk ka ndodhur që ndonjë ekip i vendit tonë të luajë përballë ndonjë prej kampionëve të Europës në fuqi, por shumë shpejt një fat të tillë mund ta ketë Elbasani. Kampionët në fuqi të superligës shqiptare, në fund të këtij viti, ose gjatë fillimit të vitit tjetër, mund të zhvillojnë një ndeshje miqësore pikërisht në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit me një prej ekipeve më të mira të kontinentit, me fituesen e Ligës së Kampioneve, Barcelonën e Spanjës. Në fakt, ideja që pritet të kthehet në një realitet në një të ardhme të afërt është diskutuar midis presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, dhe atij të Elbasanit, Arben Laze, të pranishëm në Kongresin e Forumit të Klubeve Europiane, që u mbajt pak ditë më parë në Zvicër. Midis bosëve të këtyre klubeve është rënë dakord që këto ekipe të luajnë një miqësore midis tyre shumë shpejt dhe kjo falë respektit të presidentit të Barcelonës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ekipi spanjoll i Barcelonës ka luajtur në Shqipëri për herë të parë rreth 20 vite të shkuara me Flamurtarin e Vlorës, në kuadrin e takimeve zyrtare për kupat e Europës, kohë e cila kujtohet me shumë nostalgji nga futbolldashësit për nivelin e lartë që paraqiti ekipi shqiptar atëherë. Ndërsa aktualisht Barcelona, me shumë yje të futbollit botëror në përbërje të saj, mund të luajë sërish në vendin tonë, kësaj radhe një miqësore, që për shumëkënd gati duket si një ëndërr. Nga ana e tyre, drejtuesit e Elbasanit tashmë ndihen të bindur në zhvillim e kësaj miqësoreje historike dhe në heshtje kanë filluar përgatitjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbërritja këtë javë në zyrën e presidencës së Elbasanit, në adresë të Arben Lazes, e një letre të dërguar nga ana e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, e cila konfirmon mundësinë e zhvillimit të një miqësoreje midis këtyre ekipeve, flet shumë qartë për seriozitetin e asaj që është diskutuar mes tyre pak ditë më parë. Vetë Laze, i pyetur nga gazeta "Sporti shqiptar", e konfirmoi faktin që midis Barcelonës dhe Elbasanit është rënë dakord me kërkesën e presidencës së verdhebluve që të luhet një takim miqësor në Shqipëri mes këtyre ekipeve dhe se të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e biletave të kësaj ndeshjeje miqësore midis kampionëve të superligës shqiptare dhe yjeve të Europës të shkojnë për bamirësi. Fillimisht, drejtues të Elbasanit do të bëjnë një vizitë pune në Spanjë, ku do të takohen me homologët e Barcelonës dhe më pas do të jenë ata që do t'u kthejnë vizitën elbasanasve. Pasi të jenë realizuar këto shkëmbime vizitash, atëherë klubet përkatëse do të përcaktojnë ditën kur do të luhet miqësorja mes këtyre dy ekipeve. Padurimi i shqiptarëve për t'i parë yjet e futbollit botëror në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" kuptohet që do të jetë i pazakontë, por më e rëndësishmja është që miqësorja të mos mbetet veçse një dëshirë e presidencës verdheblu. Laze, nga ana e tij, është treguar shumë i bindur në realizimin e kësaj miqësoreje, pasi atë ia ka premtuar pa asnjë lloj rezerve vetë homologu Laporta. Dhe kur një miratim të tillë e ka bërë bosi i klubit më të suksesshëm i Europës, nuk ka arsye që të ketë vend për hije dyshimi. Kështu që le të shpresojmë se pas disa javësh Barcelona do të zbresë në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" me të gjithë yjet e saj.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Elbasani Kampion!!!

Lene lene se e pashe /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kush do bileta nga ju /pf/images/graemlins/laugh.gif

laporta_laze222.jpg
 
Top