El Classico: FC Barcelona vs RealMadrid

Kush do te fitoj ElClassicon?

  • FC Barcelona

    Votes: 1 33.3%
  • Barazim

    Votes: 0 0.0%
  • Real Madrid FC

    Votes: 2 66.7%

  • Total voters
    3
  • Poll closed .

ValmirM

Webmaster
Pershendetje te gjitheve,

Ndeshja ne mes te FC Barcelones dhe RealMadridit po afron, ajo do te luhet te henen me date 29.11.2010 ne ore : 21:00.
Takimi i gjigandeve apo siq njihet tradicionalisht ElClassico do te jete nje perballje ne mes te dy ekipeve me te mira ne Spanje por edhe ne Bote, ekspert te ndryshem thone qe kjo do te jete nje perballje Messi vs Ronaldo..

Duke qene fans i madh i ekipit te Barcelones respektivisht lojtarit me te mire ne Bote Messi, padyshim se jam i bindur se Barcelona do te fitoj edhe ate me rezultat bindeshem..
Poashtu duke u bazuar ne cilesite e ekipit keto 4 vitet e fundit besoj qe do e mposhte edhe kete here , siq beri vitin e kaluar qe e mbposhti 2 here. Ne Santiago Bernabeu me rezultat 2 - 0 ne favor te Barcelones dhe ne Nou Camp poashtu rezultat pozitiv 1-0 per Barcen.

Gjithashtu te ri kujtojme fitoren 2 - 6 ne kohen E Ronaldinjos dhe Henry :)

Jepni mendimin tuaj me poshte!
 

ValmirM

Webmaster
El Classico – Statistika dhe Histori

El Classico është derbi më i madh në botë, ndeshja ku brinjtë do të ndeshin gjigantët e futbollit planetar, filozofia estetike Barcelona, përballë supërfuqisë Real Madrid, në një prej rivaliteteve më të mëdha që njeh bota. Por, cili klub është më i mirë nëse shikojmë statistikat dhe historinë?

Rivaliteti i këtyre dy skuadrava ka rrënjët që nga ‘lashtësia’ (Ndeshja e parë është luajtur më 17 shkurt të vitit 1902), por disa prej arsyeve më të rëndësishme pse ekziston një rivalitet kaq i flaktë janë këto:

1) Dihet shumë mirë që krahina katalanase është duke luftuar për t’u pavarësuar nga Spanja, ndërsa kryeqyteti ku pozicionohet Mbretëria e Spanjës, Madridi, nuk po e lejon këtë.

2) Madridi dhe Barcelona janë dy qytetet më të mëdha në Spanjë.

3) Real Madridi në sirtarin e vet ka hiç më pak se 73 tituj, kurse Barcelona ka vetëm 68.

4) Transferimet – Hedhja e kokës së derrit nga tifozët Blaugranë pas paraqitjes së Figos në fanellën e Real Madridit ndaj Barcelonës dëshmon edhe më shumë se çfarë rivaliteti kanë këto dy klube.

Përballjet e drejtpërdrejta mes Barcelonës dhe Real Madridit në të kaluarën:

Në La Liga janë zhvilluar gjithsej 160 ndeshje, ku Real Madridi ka shënuar 68 fitore, Barcelona ka 62 triumfe, ndërsa 30 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Nga 221 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Real Madridi ka shënuar 94 fitore, janë arritur 30 barazime kurse Barcelona ka 86 fitore.
El_Clasico%20miqesia.jpg


Fitorja më e lartë e Real Madridit kundër Barcelonës është 11-1 në vitin 1943, në Copa del Rey.

Fitorja më e lartë e Barcelonës ndaj Real Madridit është 7-2 më 24 shtator të vitit 1950, në javën e tretë të La Ligas.

El Classico ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, pasi që në pesë kontinente, ky takim përcillet nga hiç më pak se 500 milionë njerëz.

Golashënuesit më të mirë në El Classico:

1. Alfredo Di Stefano 18 gola
2. Raul 15 gola
3. Cesar 14 gola
4. Francisco Gento 14 gola
5. Ferenc Puskas 14 gola

mess%20-%20el%20history_picnik.jpg


Transferimet e lojtarëve mes këtyre dy klubeve nuk kanë qenë kurrë të zakonshme, prandaj ka dhe pak tregti mes dy rivalëve në të kaluarën.

Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 1988 kaloi Bernd Schuster.
Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 1994 kaloi Michael Laudrup.
Nga Barcelona te Real Madridi në vitin 2000 kaloi Luis Figo.
Nga Real Madridi te Barcelona në vitin 1996 kaloi Luis Enrique.

Sigurisht, të gjithë e dinë se El Classico numër 161 në La Liga zhvillohet të hënën më 29 nëntor. Në historinë e El Classicos ka ndodhur që tri herë kjo sfidë të luhet të hënën, ndërsa në të tri përballjet ka dalë fitues Real Madridi.



/Telegrafi/
 

Hank

Valoris scriptorum
Kam pershtypjen se kesaj rradhe do e marre Reali :) Eshte karikuar shume Barcelona dhe gjithmone e ka ngrene kur ka qene e karikuar.
 

ValmirM

Webmaster
Eshte mendimi jot, ama une perseri besoj qe Barcelona do te dali fitimtare :) sonte eshte ndeshja dhe gjithashtu 111 vjetori i formimit te ekipit te Barcelones, keshtu qe ne kete pervjetore besoj qe nuk do ti zhgenjejne tifozet e vet.

Messi padyshim eshte ne top forme , sikurse tere ekipi i Barcelones qe javen e kaluar shenoi 11 gola ne total.

Forca Barca
 

ValmirM

Webmaster
Megjithse e pashe me vonese kete postim, eshte faqja atdhe.net qe cdo ndeshje e transmeton live :) ndoshta te duhet herave te tjera!
 

peshkatari

Forumium praecox
Neshje e papame...Barca e papame...
E degjeneroi fare Morinjon edhe mire ja bone se me ner pordh e madhe ai
 
Top