Re: Ekstremizem fetar ne Shqiperi?
Shumë zhurmë para dhe pas një vrasjeje pa zhurmë
Panorama e mediave te (pa)varura
Vrasja e kryer në zemër të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku mbeti i vrarë Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni ende ka mbetur dhe ka gjasa te mbetet enigmë. Megjithëse mediat e shkruara dhe ato elektronike u rrekën kush e kush më parë të jepnin versionet e tyre asgjë deri më tash nuk ka dalë në dritë. Versionet e dhëna dhe nga Kreu i Prokurorisë Shqiptare z.Sollaku, që nga përplasje rrymash, përplasje ekonomike dhe deri në ato zgjedhore kanë hedhur më shumë hije dyshimi mbi të vërtetën që duket se nuk do të zbulohet kurrë. E vetmja gjë që është e qartë si drita e diellit është fakti se vrasja është bërë më armë me silenciator, goditje e kryer është profesioniste: gjakftohtësi dhe goditje në shenjë. Asgjë më tepër.
Dhe nuk kaluan veçse disa çaste nga krimi, mediat fillimisht vërshuam në korr mbi rrezikun e ekzistencës së dy rrymave të forta që ekzistonin brenda Komunitetit, hanefie dhe vehabie. Është interesant fakti se në të gjithë shtypin e (pa)varur shqiptar reporterët, të cilët edhe pse nuk e kanë haberin fare se çfare nënkuptojnë këto terma, filluan t’i përdornin vend e pa vënd, me të njëjtën frymë dhe mendësi që e trajtojnë politikën shqiptare në moderatore dhe radikale, perëndimore dhe lindore, ekstremiste dhe liberale.
Njëkohësisht filluan të artikuloheshin edhe akuzat e para nominale: Z/Kryetari Gjinishi vrau Sekretarin e Përgjithshëm Tivari. Duke qënë e qartë për gjithkënd që ka pak njohuri mbi krerët e Komunitetit, dihet se figura e Hafiz.Sabri Koçit është honorifike (për shkak edhe të moshës), mediat e majta dhe të djathta u vunë në garë që ta futnin vrasjen në pistën vrasjes për motive të Kreut Real të Komunitetit. Pra dyshi i institucionit, vret treshin e tij, pasi e sheh si kandidat të mundshëm për marrjen e postit të ardhshëm. Për ta bërë sa më të besueshmë alibinë, shtypi në fjalë përveç goditjes për post, vinte njëkohësisht në pah edhe aferat ekonomike që mund të përfitoheshin nga të qënit në krye, specifikisht mbi ngritjen e Xhamisë së Namazgjasë dhe fondet që do të lëvroheshin duke i lënë rrugë të lirë abuzimit në rryshfet dhe tenderim. Një pistë tjetër e goditjes së medias ishte edhe vënia “në kontraditë” mes dyshit dhe treshit, pasi dyshi kërkonte fonde nga Arabia dhe treshi fonde nga Turqia. Dhe trajtimi i fundit ishte identikiti i vrasësit afishuar në “Korieri” dhe në të njëjtin numër gazete edhe prononcimi i ish-kreu të SHISH, Fatos Klosi, se Tivari kishte shkuar disa herë në zyrën e tij për t’i “treguar” shqetësimet mbi rrezikun e rrymave radikale që po kërkonin të uzurponin Komunitetin. Deri këtu kemi të bëjmë më reporterët e mediave, pasi “analistët” në ditë e para të hedhjes së shashkave tymuese anti-islame ishin në ditë pushimi.
“Mesha” dhe Inkuizicioni Misha-Brozi
Por nuk duket harruar një fakt i pakundërshtueshëm se vetëm disa ditë para kryerjes së ekzekutimit të Tivarit, dy “analistë”, Brozi dhe Misha, në të njëjtën kohë dhe nga vende të ndryshme, paralajmëronin për rrezik islamik radikal në Shqipëri. Duket qartë se zëdhënësi e serbofilisë me banim në SHBA dhe zëdhënësi i grekofilisë me banim në Shqipëri, kishin sintonizuar qëndrimet e tyre, në parapritje të një ngjarje të “papritshme” për ta. Si “rastësisht” Misha e titullon shashkën e tij tymuese: ”Tolerancë fetare apo papërgjegjshmëri” dhe pas disa ditësh ndodh vrasja e Tivarit , ku reporterët akuzojnë Komunitetin për kontradita fetare (intolerancë) dhe përplasje teologjike dhe ekonomike(papërgjegjshmëri).
Nuk është e vështirë pra të kuptohet se Misha piksëpari ka mbajtur tek “Shekulli” një “Meshë” për tolerancë fetare të munguar mes komunitetit të myslimanëve dhe më pas ka ngritur gishtin tregues inkuizicionist mbi fajtorin :“Radikalizmin-Vehabizmin-Regresizmin Islamik”.
Një sintoni kaq e plotë mes reportereve dhe analistëve sorrosiane dhe një koordinim kaq i plotë mes vrasjes se kryer dhe motive për vrasje që parasheh Misha, nuk mund të ketë. Misha duket qartë se di më shumë se gjithkush se kush mund të ketë kryer krimin në Komunitet, pasi disa ditë para vrasjes ai ka kryer një “vrasje të paralajmëruar”: Vrasje kolektive dhe individuale mbi figurën e myslimanit shqiptar.
Gjithkujt i vjen në mend vrasja e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998, e cila ishte paralajmëruar në po këto media, disa ditë më parë, me po të njëjtët reporterë dhe nga e njëjta SELI, Shërbimi Informativ Shqiptar. Kur ndodhi vrasja “pista” ishte paralajmeruar, vrasje për hakmarrje (jo politike).
Po kështu edhe vrasja e Tivarit paralajmërohet. Brozi dhe kryesisht Misha vënë në pah “rrezikun islamik” njëri dhe “papërgjegjegjshmëri radikale islamike” tjetri. Rreziku paralajmëron fatkeqësi(n) , ndersa papërgjegjshmëria dhe intoleranca, paralajmerojne ndëshkim. Pretenca ”Fatkeqësi dhe ndëshkim” u dha nga Prokurorët Mediatikë Misha dhe Brozi, disa ditë para vrasjes.
Kur ndodhi vrasja, thjesht u bë i ditur emëri i viktimës, “pistat” ishin trajtuar se ku do kerkoheshin: 1)intolerance fetare, 2)papergjegjshmeri ekonomike,3) lufte per post. I vetmi ndryshim është se vrasësi i Tivarit është me “identikit”, ndërsa vrasësit e Hajdarit (shumica janë në arkivol).
Në rastin e vrasjes së Hajdarit, u kërkua inkriminimi i demokratëve në shkatërrim institucionesh” dhe u përligj 14 Shtatori, në rastin e Tivarit kërkohet inkriminimi i muslimanëve për të përligjur një 11 shtator alla-shqiptar, siç prononcohen dhe vete kreret e larte te KMSH-se.
Ekzekutimi: Në emër të...
Nëse në emër të Bin Ladenit, nga qarqe të caktuara sioniste dhe masone ndërkombëtare u ushtrua një fushatë tipike anti-islamike, sorrosianët e Shqipërisë Misha dhe Brozi dhe i gjithë taborri i reporterëve të (pa)varur kërkojnë të emër të vehabizmit, në Shqipëri, Kosovë dhe ish-Maqedoni, më saktë në trojet e Shqipërisë Etnike, të ushtrohet një kryqëzatë antishqiptare dhe anti-muslimane, pro serbe e pro greke, për të gjunjëzuar dhe inkriminuar totalisht ata myslimanë që e kanë për nder të jenë shqiptarë, të cilët mund t’i përkasin komunitetetit të myslimanëve shqiptarë, pa qënë aspak pjesë integrale e Institucionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. KMSH-ja, nje OJQ- tipike, nuk i ka realisht aftësitë dhe mundësitë ligjore, sëpaku aktualisht, të përfaqësojë gjeresisht dhe denjesisht, masën e gjërë të myslimanëve shqiptarë.
OJQ-ja në fjalë, për shkak të kostumit të saj të ngushtë legal, nuk ka sesi edhe të “fajësohet totalisht” pse politika dhe shërbimet sekrete hyjnë aq thellë në të sa të bëhen , çensuruesit, tutorët dhe interlokutorët e zgjidhjes se debateve mes linjave teologjike islame ( kujtojmë këtu takimet Klosi-Tivari), por institucioni në fjalë nuk mund të shfajësohet aspak për marrje “fetva” nga këto institucione laike kundrejt të cilave ajo mund dhe duhet të njohë vetëm respektin ndaj ligjit të shkruar dhe asgjë më tepër. Ashtu siç duhet vënë në pah edhe fakti i vetë-çensures se ketij institucioni, i cili eshte vertete demsjelles. Nëse elektorati i myslimanëve të thjeshtë, i falet, lutet, përkulet dhe përgjunjet Zotit, është anormale që Institucioni i tyre që mendon se i përfaqëson,t’i kryeje këto rite ndaj zotave te institucioneve laike. Mes vetos shtetërore dhe votës mbarëkomunitare, KMSH-ja duhet të zgjedhë këtë të fundit, për të mos ndodhur më që drejtuesit e saj të lartë të jenë të emëruar “nga lart”, por të zgjedhur nga poshtë, me votim te lire e te ndershem. Në të kundërt fenomeni Tivari mund të përsëritet. “Dora e ngrohtë” përsëri do të tërheqë këmbëzën dhe përsëri do të dëgjojmë për vrasje “Në emër të Komunitetit”, ashtu sikundër dje dëgjonim për vrasje “Në emër të Popullit”....
Zamir Gjurgji