Re: Ekstremizem fetar ne Shqiperi?
Nga Alfred Peza, Revista KLAN (
www.revistaklan.com)
--> Bijte e rinj te Allahut
Raportet e Sali Tivarit me SHIK dhe roli i tij per dekonspirimin e terroristeve islamike. Dyshimet per nje piste te re te vrasjes. Qe te con tek rryma ekstremiste, e cila po tenton te sundoje fene muslimane ne Shqiperi
Te vrasesh nje person publik ose zyrtar te larte, ka qene gjithnje sfide e mesazheve dhe konspiracioneve te medha apo veper e deliranteve gjithfaresh te cekuilibruar menderisht. Pas dy javesh nga ekzekutimi ne zyren e tij, te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman Shqiptar, ajo qe mund te sigurojne deri tani ekspertet e hetimit, eshte fakti se ngjarja e 13 janarit eshte nje pune tejet profesioniste. Cka perjashton automatikisht, rastesine, momentalen dhe eleminimin e Salih Tivarit, nga njerez qe duan te identifikohen permes veprash "in extremis".
Pas pyetjes se dhjetra deshmitareve, policia dhe sherbimi sekret shqiptar ka arritur te vizatoje, duke mbajtur ne fshehtesi te plote, identikitin e atentatorit: "Rreth 20 vjec, afro 170 cm i gjate, me tipare te rregullta, me pak mjeker rreth gojes dhe veshje qe nuk bien ne sy. Diten e ngjarjes, besohet se ai mbante nje xhup me ngjyre te zeze". Karakteristika keto qe mund t'i plotesojne mijera te rinj shqiptare, e qe ne mungese te plote, sic thuhet, te provave ne vendngjarje, nuk duket se gjurmet do te cojne shpejt ne kapjen e autorit. E per rrjedhoje, nuk duket se do te marrin pergjigje te menjehershme edhe pyetjet qe kane munduar keto dite, jo vetem hierarkine e muslimanizmit shqiptar, por edhe agjentet e policise, sherbimeve sekrete dhe opinionin shqiptar: A ekzistojne dy rryma ne Komunitetin Musliman dhe a eshte vrasja pasoje e kesaj lufte per dominim? Nese po, ideatoret dhe ekzekutoret kane lare hesape per afera gjithfaresh qe lidhen thjeshte me pronat, kontrollin e pushtetit fetar, apo shkeljen e dikujt ne kallo? Apo prapa dy plumbave fatale te dale nga nje "Berete" dy jave me pare, qendron aksioni i gati nje dekade per realizimin e synimeve te integralisteve islamike ne drejtim te Shqiperise, si pjese e nje plani te supozuar per Ballkanin?
Sfondi i nje vrasje
"Sherbimet sekrete perendimore, perfshi ate francez dhe CIA-n amerikane, por edhe nje nga drejtimet e punes se Drejtorise se Antiterrorit te SHISH, i frikesohen nje skenari te mundshem si ai i Bosnjes, qe tenton kontrollin nga perfaqesuesit e integralizimit te hierarkise se muslimanizmit", thote nje prej zyrtareve me te larte te antiterrorit, ne sherbimin sekret shqiptar, qe drejton edhe hetimet sebashku me ekspertet e policise per vrasjen e Tivarit. Kjo teze eshte shtjelluar kohet e fundit edhe nga studiuesi i njohur Alexandre del Valle, ne librin e botuar sefundi ne France, me titullin "Totalitarizmi islamik- ne sulm mbi demokracine". Gjate analizes se synimeve te integralisteve ne drejtim te Ballkanit, vecanerisht qe me luften e Bosnjes, Valle permend edhe Shqiperine, Kosoven e Maqedonine, si territore dhe baza te rrjeteve radikale te islamisteve iraniane, algjeriane, egjiptiane, saudite, etj.
Fatos Klosi, ish shefi i sherbimit sekret shqiptar, tha se ishte takuar disa here me Salih Tivarin, i cili kishte qene i shqetesuar per kristalizimin e dy rrymave brenda hierarkise se Komunitetit. Ndersa sipas zyrtarit te antiterrorit, njera rryme ishte "ajo e "hoxhallareve" te vjeter te shkolluar para '90, qe mbeshtetet kryesisht nga hierarkia turke e muslimanizmit nderkombetar. Nje rryme kjo, qe i afrohet me se shumti, pervojes e praktikes historike te fese muslimane shqiptare. Nderkohe qe rryma e "te rinjve", perbehet nga hierarke te shkolluar pas rrezimit te komunizmit ne vendet arabe. Ata kane me teper kulture fetare, zoterojne gjuhen moderne arabe, Kuranin dhe organizimin e riteve fetare muslimane".
Por ka dyshime te forta, se nje pjese e tyre, jane "rekrutuar" nga zonat me te varfra te Shqiperise, ne pellegjet Peqin- Elbasan- Cerrik- Gramsh- Librazhd, ne zonen Burrel- Puke- Kukes dhe Sarande- Delvine. Te seleksionuar ne shkollat fetare ketu, ata kane ndjekur shkollat e larta ne vendet arabe, ku krahas arsimit fetar, besohet se kane marre njohuri per "xhihadin islamik". Nje teori ekstremiste, e cila sheh si "detyre kolektive te muslimaneve, mbrojtjen dhe ekspansionin e islamit". Leksione keto qe besohet se jane shoqeruar ne disa raste edhe me mesimin e arteve marciale.
Numri i atyre qe mbarojne keto shkolla, tani pas nje dekade, sa vjen dhe shtohet ne hierarkine e Komunitetit Musliman, nderkohe qe numri i perfaqesuesve te "rrymes se vjeter, por moderatore", sa vjen dhe pakesohet. Ndoshta ndryshimi i ketij raporti forcash dhe tendencat ekstremiste te disa prej perfaqesuesve te "grupit te te rinjve", duket se kane trembur jo vetem Tivarin dhe zyrtaret e tjere te Komunitetit, por edhe sherbimet sekrete shqiptare dhe ato perendimore. Pasi edhe vete brenda ketij grupi, ka serish dy rrymeza. Sipas Myftiut te Korces, Haxhi Qazim Muci "te rinjte qe vijne nga Egjipti, jane me tolerante se ata qe kane studiuar ne Arabine Saudite".
Parjasa e humbur
Per zyrtarin e SHISH, qe po merret me hetimin e ceshtjes Tivari, frika se linja e ekstremisteve te rinj, qe ka si synim dhe po pergatitet te marre ne dore frenat e hierarkise muslimane ne Shqiperi, me ndihmen e atyre qe kane financuar deri tani shkollimin e tyre, eshte e justifikuar. Ai kujton kontributin e Shqiperise me ane te sherbimit sekret dhe policise, qe ne vitet 1998- 2000, ne bashkepunim me CIA dhe sherbime te tjera partnere, arriten te zbulojne, arrestojne dhe ekstradojne disa nga terroristet e kerkuar ne gjithe boten. Mes tyre figuron edhe Ahmed Ibrahim Al Nagar, shefi i propagandes i Xhihadit Islamik Nderkombetar. I arrestuar me 21 qershor 1998 ne Tirane, ai dyshohej se fshihej ne Shqiperi, qe nga 1995. Bashke me te, me 2 korrik iu dorezuan autoriteteve amerikane, edhe Mohamed Hasan Mahmud, Drejtor i Fondacionit "Ringjallja e Trashegimise Islame", Maged Mohamed Moustafa, nepunes i ketij Fondacioni dhe Abu Mahmud, llogaritar i Fondacionit "Al-haramain".
Me 5 gusht, "Al- Hajat", gazeta e nje grupi islamik ne Londer botoi nje komunikate te Xhihadit Islamik Nderkombetar, ku njoftohej se do te hakmerreshin per arrestimin e 7 vellezerve te tyre ne Europen Lindore, 4 prej te cileve, ne Shqiperi. Vetem 20 dite me pas, ndodhen shperthimet terroriste mbi ambasadat amerikane ne Tanzani e Kenia, ku vdiqen 250 persona dhe u plagosen 5.000 te tjere. Me 20 dhjetor te '98, Al Nagar u var ne Kajro, pasi kishte qene i denuar me vdekje, i akuzuar si pjesemarres ne atentatin kunder Kryetarit te Parlamentit egjiptian. Ky ishte fundi i njeres prej celulave te ekstremizmit islamik, te shkaterruara brenda 30 muajsh ne Shqiperi.
Skenari boshnjak
Zyrtari i SHISH thote se hetimet po tregojne se vrasja e Salih Tivarit, bashke me problemet e luftes se rrymave per dominim, mund t'i jete bashkangjitur edhe nje hakmarrje e "vonuar" per nje bashkepunim te mundshem te zyrtareve te Komunitetit Musliman Shqiptar me organet shteterore qe realizuan operacionet per arrestimin e terroristeve islamike. Nje hipoteze qe gjithesesi, mbetet te vertetohet. Paralelisht me kete linje, sipas zyrtarit te larte, ky organ dhe sherbimet sekrete perendimore i frikesohen idese se realizimit dalengadale edhe ketu, te nje skenari boshnjak.
Pas Marreveshjes se Dejtonit, nderkombetaret ndodhen ne veshtiresi per instalimin e nje demokracie multietnike, per shkak te infiltrimit dhe dominimit te hierarkise muslimane ne Bosnje, nga elemente te mbeshtetur nga sherbimi sekret iranian. Kjo pasi gjate luftes ne kete shtet te ish Jugosllavise, Irani u tregua teper aktiv dhe financoi ne menyre agresive dhe pa u kursyer, luften e boshnjakeve kunder Milloshevicit. Perpjekjet per krijimin e nje shteti te paster musliman ne zemer te Europes dhe ngjarjet ne Shqiperi, analistet perendimore i shohin si nje perpjekje per kthimin e Ballkanit, ne nje avant- post te sulmit te tyre kunder Perendimit.
Elementet qe i bejne sherbimet sekrete te besojne ne nje skenar te tille per Shqiperine, jane financimi ne vazhdimesi dhe i pakursyer i sistemit arsimor islamik, shkollimi i te rinjve ne shkolla te larta ne boten arabe, pagesa e nje pensioni prej 50 dollaresh ne muaj per familjet e me te varferve, ndertimi i 200 xhamive te reja. Sipas studiuesit francez Valle, "sauditet u propozonin shqiptareve, madje edhe te krishtereve se neqoftese beheshin synet dhe perqafonin Islamin, u jepnin disa mijera dollare, ndersa vajzave e grave, nese ato mbanin shami, 250 euro ne muaj".
Objekt i nje perplasje te mundshme mes rrymave ne Komunitetin Musliman shqiptar, konsiderohet edhe beteja per financimin dhe kontrollin e miliona dollareve qe pritet te levrohen per ndertimin e Xhamise se re te Tiranes, ne lulishten para Parlamentit. Por, per nenkryetarin e Komunitetit Musliman, Emir Gjinishi, kjo nuk eshte e vertete. Sipas tij, "Bashkia e Tiranes nuk e ka aprovuar ende projektin. Me pas do te kerkohet leja per ndertim dhe fondet e nevojshme, te cilat per momentin nuk i kemi".
Pavaresisht skenareve dhe pistave te ndryshme, ajo qe pranojne pa ekuivok zyrtaret me te larte te SHISH dhe policise, eshte fakti se Salih Tivari nuk eshte vrare per aresye banale, apo nga ndonje grindje momentale. Ata jane te bindur se killeri rreth 20 vjecar, qe besohet te jete atentatori i 13 janarit, eshte ekzekutori i nje konspiracioni profesionist. Skenari me i keq per ekspertet e antiterrorit, eshte fakti se vrasja mund te jete pjese e nje lufte per dominimin e hierarkise islame shqiptare nga "bijte e rinj te Allahut". Nje skeme ekstreme qe edhe nese realizohet, tani ne fillim te shekullit te XXI, nuk pritet te ndikoje ne prishjen e harmonise historike te komuniteteve fetare ne Shqiperi. Sipas zyrtarit te SHISH, "me se shumti, realizimi i ketij skenari, mund te sjelle nje bezdi per shtetin, i cili deri atehere, do te jete forcuar akoma edhe me shume".