Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Ideja per te hapur kete teme me lindi thjesht nga nje veshtrim ne te kaluaren time si anetar i disa forumeve shqiptare! Po e hap kete teme, pasi Albforumi mbetet forumi me i preferuar!
Pra, duke lexuar temat mbi Shqiperine, mbi historine e vendit tone, mbi ceshtjet politike kuptova se pervec mendimeve te gjithe se bashku mund te bejme dicka me shume per Shqiperine!
Nje ide e imja eshte organizimi i peticioneve on-line, psh. www.petitiononline.com per te shprehur mendimet tona ndaj nje politike apo veprimi qe ndikon dhe demton atdheun tone! Te pakten, kaq gje ia kemi borxh Shqiperise sone!

Propozoj, qe si fillim te mbeshtesim letren e hapur te at Nikolle Markut, drejtuar Janullatosit, ku ky i fundit denoncohet per te gjitha mekatet qe ka kryer karshi popullit shqiptar!
Propopzoj te organizojme nje petiticon per kete teme, te mbledhim firma nga te gjithe shqiptaret qe perdorin internetin dhe ta dergojme me pas qeverise, kishes shqiptare e asaj greke, gazetave dhe shume institucioneve te tjera te cilat ju ftoj t'i diskutojme bashke!

Kjo eshte vetem nje e ide imja, prandaj eshte ende e varfer! Pres mendimet tuaja dhe konstruktive ne zhvillimin e metejshem te kesaj ceshtjeje!

Ejani, te bjeme dicka per Shqiperine tone!

P.S Letren e at Nikolle Markut e gjeni tek Hisotira e Ballkanit, Levizja e Armatosur Anti-greke!

N.B Perpara disa muajve nje student shqiptar ne Austri, hapi nje peticion per mbeshtetjen e ceshtjes se tyre, hajdeni te veprojme keshtu per Shqiperine!
 

Artemis

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

regele, te pergezoj per temen dhe idene... eshte shume fisnike dhe besoj se ketu nuk do te vije dikush per tu tallur dhe per te qene cinik ( karakteristike kjo e shqipetareve por vetem kur eshte ne pyetje nje ceshtje qe ka te beje me vete ne!)
Porse te kisha lutur per nje informim me te hollesishem ne lidhje me kete pasi ne maqedoni nuk jemi ne rrjedha te perpikta me ceshtjen greqi- shqiperi! Kjo nese ju duhet edhe perkrahja jone. Ju duhet /pf/images/graemlins/wink.gif ??
 

Renea88

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

akoma me peticione ju ore paskeni qene femij nga koka...pse e rruan trapin nano nag peticionet....derri do plumb o njerez akoma spo e kuptoni????????
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] akoma me peticione ju ore paskeni qene femij nga koka...pse e rruan trapin nano nag peticionet....derri do plumb o njerez akoma spo e kuptoni???????? [/qb]
Po sa të shkosh ti t'ja japësh plumbin ne po vazhdojmë me peticione. Apo s'ke bythë? :tipsy:
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] akoma me peticione ju ore paskeni qene femij nga koka...pse e rruan trapin nano nag peticionet....derri do plumb o njerez akoma spo e kuptoni???????? [/qb]
Renea gjithe repsektin per te kaluaren tende, per te tashmen dhe postimet e tua interesante, por te siguroj, se s;kemi per qellim te rruajme trapin e Nanos, thjesht te ngreme zerin, ne e rruan ai apo jo, eshte ceshtje e tij, ne te pakten te ngreme zerin!

Na duhet ndihma e te gjitheve!

Ideja qe mendoj une te mbeshtesim fillimisht eshte kjo leter qe at Nikolle Marku ia dergon Janullatosit! Per formulimin e peticionit pres mendime! Sa me shume te jete e mundur!


Leter e hapur dhe disa pyetje drejtuar kryepeshkopit Anastas Janullatos

Nisur nga disa zhvillime te fundit te konfliktit te hapur qe kemi me Anastas Janullatos si uzurpator i kreut te kishes dhe si person ne sherbim te shovinizmit grek, ka filluar nje perpjekje nga ky i fundit per te pronesuar shkollen-muze "Normalisti" ne Elbasan dhe per ta kthyer ate ne nje pseudioqeze, te sherbimit shovinist grek me njerez te paguar e blere me metoda te vjetra te dinakerise tejet te kosnumuar greke, po dalim ne nje deklerate informimi dhe veprimi per mbare opinionin kombetar vendas, por edhe per ate nderkombetar qe monitoron dhe vezhgon zhvillimet e besimeve fetare ne shqiperi si me poshte vijon:

Ne per opinionin mbarekombetar po sqarojme edhe njehere se problemi nuk qendron tek At Nikolla Marku si person apo tek banditet qe e perkrahin "patriotet shqiptare jane quajtur gjithmone nga armiqte e kombit bandite, keshtu i pelqen edhe Janullatusit dhe bashibozukeve te tij), por tek godina e shkolles se pare Normale apo e asaj godine ku u mbajt kongresi i Elbasanit dhe perpjekjeve te Anastasit grek per ta perfituar kete godine vetem se ajo eshte ne oborrin e kishes Shen Maria Kala dhe per ta tjetersuar kete objekt ne rezidenca te ndryshme, apo per ta shfrytezuar me qera.

Ja disa te verteta per Shkollen Normale:

Me respekt dhe dashuri kristiane per kombin shqiptar, ne po ju rendisim disa te verteta. Nga burimet e zgjedhura te historise se Shqiperise, kemi dokumentin si me poshte: DOSJA NR.5-139, FAQE 107, nder te tjera shkruhet se: ... Ne qytetaret e Elbasanit u mblodhem te gjithe ne kishen Shen-Meria te lagjes Kala dhe dhuruam aspra "35 mije) per te ndertuar nje shkolle ku do te behet mesim per femijet pa dallim feje te qyetareve elbasanas dhe teprica e asprave qe do te mbeten, do t'u jepen si rroge mesuesve qe do te zhvillojne mesim ne gjuhen shqipope...

Trashegimlenesit elbasanas e citojne me rendesi qe ky objekt te mbetej shkolle per te gjithe brezat e ardhshem. Me c'te drejte nje dhurate nga brezat e ndritur patriote, qe ne krenohemi me vepren e tyre, e cila eshte nje dhurate e shenjte per mesimin e femijeve te gjihes shqipe, ne ta tjetersojme? Cfare kerkon ky njeri Anastas ne emer te nje institucioni qe e ka pushtuar, ta tjetersoje, ta zhduke nga historia kete objekt, ta interpretoje historine tone si do ai dhe Greqia?

Normalistet jane gjalle

Normalistet jane gjalle, po ashtu edhe qytetaria. Ne po kujtojme se ne 1909, po ne kete godine u mbajt Kongresi i Elbasanit ku u vendos qe te hapet po ketu shkolla e Pare Normale. Kjo godine ka vlera ne historine e kultures kombetare shqiptare dhe si te tille, ne do ta mbrojme sic mbrojme pavaresine e atdheut. Monumentet e historise sone kombetare nuk do te kthehen kurre ne qendra teveprimtarive kunder shqiptare veshur keto me petkun e integrimit, apo dhuratave lemoshe qe ben Anastas Janullatos. Ne po ju sqarojme me te verteten ne driten e diellit, se sot kjo godine eshte shkolle per femijet e paafte dhe cdokush mund te pyese ne Drejtoruse Arsimore Elbasan se nuk marrin asnje te ardhur nga kjo godine. Na vjen keq por ne kete shkrim ka nje stil qe te kujton ato shkrime te kohes diktatroriale kur thoje "Lenini" nenkuptoje "Partine" dhe anasjellas.

Disa pyetje per Janullatosin

Ortodoksia shqiptare ka dhene nje kontribut te cmuar ne identitetin shqiptar si dhe pavaresine e tij dhe e tille do te mbetet. Kombi shqiptar eshte ne veshtiresi ne keto momente, por ne nuk do ta tradhetojme kurre ate sepse jemi pjese e tij, ne me te drejte do te kerkojme nga organet kompetente "Kontrrolli i Larte i Shtetit, Parlament etj) te kontrrollohet veprimtaria e Anastas Janullatos ne cdo drejtim, si nga financat ashtu edhe nga veprimtaria e tij pseudo-fetare, sepse ne mund t'ju kujtojme vetem majen e ajsbergut per kete person duke i drejtuar disa pyetje atij dhe sherbetoreve te tij ne menyre qe t'u pergjigjet shqiptareve. Se eshte i vjeteruar statusi i kishes i vitit 1936, i njohur dhe nga Patriarkana e Stambollit? Cfare ka deklaruar Anastas kur u largua nga Shqiperia ne trazirat e 1997 ne Televizionin RAI per kombin shqiptar? Cfare ka thene ne agjencine e lajmeve te Moskes ne nje konference per shtup ne lidhje me bombardimet e NATO-s ne Serbi? Pse ishte shume i shqetesuar Anastas per ushtaret serbe gjate bombardimeve ne vitin 1999? Cfare vleresoi presidenti grek te Anastas Janullatos, kur foli per Vorio-Epirin dhe beri ironi me pronat e shqiptareve te Camerise?

Pse Anastas nuk denjon t'i thote nje fjale qeverise greke per torturat moderne kunder shqiptareve qe dergjen neper dogana ne radhe? A financohet Anastas Janullatos nga silogje vorio-epirote ne Greqi te cilet jo vetem masakruan shqiptaret e Camerise, por kerkojne edhe sot gjysmen e Shqiperise? Le te pergjigjet publikisht Anastasi per statusin e Kishes Autoqefale, e cila shprehet qarte qe Kryepeshkopi zgjidhet prej gjaku dhe gjuhes shqiptare? Me te drejte ne pyesim cfare ka prej banditesh tek ne?

Tek ne qe mbrojme Autoqefaline e vertete dhe kerkojme respektimin e statutit? A mos valle ben gabim Fan Noli dhe Visarjon Xhuvani, Kristofor Kici etj, qe punuan per Autoqefaline dhe shkeputjen nga Kisha Greke? A ju pelqeu Z.Anastas, At Nikolla Marku kur bekoi shqiptaret e Kosoves ne Kukes, te permndjekur nga miqte tuaj ortodokse serbe? Ju keni nje mision te zi ndaj kombit shqiptar, qe ka per qellim te shkepuse ortodokset shqiptare nga kombi i tyre dhe per t'iu vene ne sherbim te boshtit ortodoks lindor, i cili vazhdimisht ka mbajtur qendrime paqesore ne dukje, por ne te vertete kunder perendimit, te cilit ne shqiptaret i jemi shume mirenjohes per shume te verteta dhe arsye sic qe nder te tjera clirimi i Kosoves.

Ne nuk asimilohemi

Orthodoksia shqiptare, i kujton kujtdo si ne aspektin fetar dhe ate politik se historia e kombit shqiptar tregon qarte qe prej mijera vitesh, se ne nuk asimilohemi, por mbijetojme ndaj kulturave pagane te ndryshme qe jo pak e kane trazuar boten. Historia e ortodoksise, eshte e lare me gjak dhe martire ne perpjekje pikerisht me njerez si ju Anastas qe ju flisni te genjyerve per "ringjallje". Cila eshte ringjallja apo ngjalja qe ju thoni? Te thuash se je vorioepirot, te ndryshosh emrin? Jo, Anastas. Ju perpiqeni te flisni me gojen e te tjereve, si veproi edhe kryetari i shoqates "Omonia" ne prezencen tuaj dhe te presidentit grek kur tha se ortodokset jane greke? Cfare i di shqiptaret zoteria Juaj? Naive apo bastarde? Jo, Anastas, mos perfito nga bujaria e shqiptareve, sepse ne ortodokset e vertete, do te bejme qe misioni juaj ne Shqiperi per helenizim, te deshtoje. Sado mbeshtetje qe te keni edhe nga shteti juaj ame, i cili eshte anetar i Bashkimit Evropian. Pretendimeve tuaja se ne Shqiperi ka 30 perqind greke, dhe nazeve te Greqise per Vorio epirin, po u vjen fundi.

Ortodokset shqiptare nuk jane greke

Historikisht, agjente te Greqise, me origjine greke, por edhe ndonje shqiptar i blere, kane tentuar qe ortodoksine shqiptare ta fusin ne perdorim te ndarjes kombetare shqiprare dhe duke perdorur teori edhe ne arenen nderkombetare se kush eshte ortodoks, eshte minoritar grek, duke shfrytezuar edhe pakicat e tjera ne ndonje vize, shkolle, kredi, biznes etj. Kjo eshte faza e pare per te krijuar nje grup per madh njerezish dhe per t'i kthyer me vone kunder njerezve te tjere ketu ne Shqiperi. Ne e themi te bindur se kushdo qe i vihet ne sherbim Anastasit, si dhe planeve te tilla afatgjata, nuk ka qene dhe nuk eshte ortodoks i vertete shqiptar.

Ne shkrim flitet per nje largpamesi te Anastasit, qe ne besojme se me ndihmen e Zotit, dhe respektin e dashurine ndaj kombit shqiptar, si dhe me pyejtet qe bejme ne kuptohet se ku te con kjo largpamesi qe do te thoshnim, qoftelargesi e perjetshme.

Kisha Autoqefale Ortyodokse Kombetare Shqiptare eshte dhe do te mbetet ne sherbim te kombit shqioptar, per ta afruar ate sa me prane me Zotin, dhe partnere dinjitoze me te gjitha kishat e botes, pa nderhyrjen dfhe vartesi nga askush. Ne asnjehere nuk kemi gabuar para kombit tone. Ne e kemi ndergjegjien para Zotit te paster, se punojme qe kombin shqiptar ta lartesojme ne cilesite dhe virtytet me te shenjta. Edhe njehere ju bejme thirrje per kurajon shpirterore dhe civile, per te mos e degjuar Anastasin dhe bashibozuket e tij,

Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare

Keshilli i Kishes Shen-Meria Elbasan

At Nikolla Marku


Peticion drejtuar: Qeverise Shqiptare;
Kishes Ortodokse Shqiptare;
Janullatosit;
AT Nikolle Markut;
Televizioneve;
Gazetave me kryesore;

fillojme.....

Pres mendime!
 

Alanis

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Ja po vij une... po te tjeret???? :tipsy:
 

teab

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Qe jeni dakort te gjithe, ket e morem vesh!! ...po ndonje gje konkrete keni me sygjeru ju e??? Keshtu ne teori te thajme te gjithe ne!! :wave:
 

RediRock

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Fillimisht postuar nga T-ToNic:
[qb] Qe jeni dakort te gjithe, ket e morem vesh!! ...po ndonje gje konkrete keni me sygjeru ju e??? Keshtu ne teori te thajme te gjithe ne!! :wave: [/qb]
po pritnim per ty qe ta venim ne praktike. tani qe erdhe edhe ti, urdhero dhe na udhehiq...

eshte kollaj te ulesh dhe te presesh me gojen hapur per te tjerat ti gjejne zgjidhjet. nese vete nuk ke nje zgjidhje aktuale, atehere me e pakta qe mund te besh eshte te mbeshtesesh ate qe po bejne te tjeret (nese je dakort). i still love you though... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

teab

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Fillimisht postuar nga B-More's Finest:
[qb]
Fillimisht postuar nga T-ToNic:
[qb] Qe jeni dakort te gjithe, ket e morem vesh!! ...po ndonje gje konkrete keni me sygjeru ju e??? Keshtu ne teori te thajme te gjithe ne!! :wave: [/qb]
po pritnim per ty qe ta venim ne praktike. tani qe erdhe edhe ti, urdhero dhe na udhehiq...

eshte kollaj te ulesh dhe te presesh me gojen hapur per te tjerat ti gjejne zgjidhjet. nese vete nuk ke nje zgjidhje aktuale, atehere me e pakta qe mund te besh eshte te mbeshtesesh ate qe po bejne te tjeret (nese je dakort). i still love you though... /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Yeah...lova ya tooo.. /pf/images/graemlins/tongue.gif :smash:
Po qe te hy edhe une ne teme atehere..me lejen tate.. /pf/images/graemlins/wink.gif po them qe edhe une jam DAKORD!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Ku eshte peticioni ta firmos dhe une. Deri tani kam firmosur kushedi sa peticione /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ne fakt, tingellon e dhunshme por Renea88 ka te drejte. Nuk shkulet njeri nga qeveria me peticione dhe ankesa. Po shkulen shqipetaret duke marre rruget e mergimit por qeveritaret aty i ke. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

lerini peticionet dhe revolucionet,s'jane per shqiptaret keto gjera.Me mire ndonje panukell do te ishte mire, do te na shuante nje here e mire nga faqa e dheut..!!
 

RediRock

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

Fillimisht postuar nga T-ToNic:
[qb] Yeah...lova ya tooo.. /pf/images/graemlins/tongue.gif :smash:
Po qe te hy edhe une ne teme atehere..me lejen tate.. /pf/images/graemlins/wink.gif po them qe edhe une jam DAKORD!! /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
ore se kuptoj kete muhabet, kendej love ya too, kendej me cekic kokes. nejse, mua me pelqen keshtu kind of rough, por gjithe ai cekic mos na leje budalla...
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

natyrisht qe une nuk mund te mungoj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

altin zaka

Primus registratum
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

ka kohe qe ne albforum eshte ngritur ceshtja e JANULLATOSIT por nuk po bejme gje,duhet te bejme dicka o cuna,une jame plotesisht dakorte me nismetarin e temes :thumbsup: bojkotoni prodhimet greke ne shqiperi :wave: poshte janullatosi :wave: RROFTE AT NIKOLLA MARKU :wave:
 

korn83

Forumium praecox
Re: Ejani te bejme dicka per Shqiperine tone!

e pra mire e ka ky "miku" /pf/images/graemlins/laugh.gif ...ku duhet me nenshkru?sa per teme mund te ishte dhe ajo per zbardhjen e aksidentit te shkallnurit,gje qe ne menyre indirekte do te sillte pasoja!!!
 
Top