Re: Egoizmi
Me studimin e egoizmit merret etika. Ka nga ata qe thone qe njeriu ne cdo hap qe ben, ai gjithnje propulsohet dhe vepron bazuar ne interesat e veta, pavaresisht se ai mund edhe te tentoje e ti fshehe ato mbas motivesh me te pranueshme si p.sh. deshira per te ndihmuar te tjeret apo ndjenja e detyres. Kundershtari me i madh i ketij interpretimi te egoizmit eshte David Hume, i cili perdor nja 6 shembuj per te vertetuar se nuk eshte e vertet qe egoizmi eshte forca levizese ne aktet e njerezve, dhe se altruizmi eshte po ashtu i pranishem ne natyren e njeriut, sic eshte edhe ne boten e kafsheve.
Ka nga ata qe thone se njeriu duhet te jete egoist. Madje sa c`eshte racionale te jesh egoist e te ndjekesh realizimin e interesave te tua, po aq irracionale do te ishte mos ndjekja e tyre. Por kunder nje pozicioni te tille mund te sillen plot argumente. Me klasiku eshte ai i "Prisoner's Dilemma", me ane te te cilit mund te argumentohet se bashkepunimi midis dy te akuzuarve eshte shume me i favorshem per te dy ata, se sa rasti i kundert kur secili prej tyre ndjek interesin e ngushte personal. Por ne jeten e perditshme zgjidhja e fundit predominon. Ata qe zgjedhin rastin e pare ne zakonisht i quajme "shenjt".
Ka nga ata qe ne ekuacion, e zevendesojne logjiken me moralin dhe thone se eshte e moralshme te realizosh interesat e tua. Dhe ketu sillet shembulli i nje planeti Toke qe banohet nga nje qenie e vetme. Kjo qenie s`mund te jete asnjehere gabim sepse ajo nuk do te kete veshtiresine e zgjedhjes midis moralesh konkuruese. I vetmi siklet per te do te jete percaktimi i prioritetit te interesave. Por idilizimin e kesaj bote e merr persiper ta prishe Kanti me idene e tij mbi detyren, kur thote se ka veprime te cilat duhen bere pa marre parasysh nese ne fitojme apo humbasim.
Ka te tjere qe thone se egoizmi eshte i pranueshem ne qofte se ai perpiqet te realizoje objektive(qellime) moralisht te pranueshme. Simbas atyre qe mbeshtesin kete pikeveshtrimi mbi egoizmin (dhe A. Smith ishte nje nga ata), egoizmi qe do ta demtonte shoqerine duhet ndaluar dhe ne pergjithesi ai duhet ti neshtrohet nje kategorie superiore te moralit, sic eshte interesi i perbashket i nje shoqerie, e mira publike, e mira e Res Publica.
Tashti per tashti paraja eshte mediumi me te cilin ne e materializojme egoizmin tone. Dikur ky medium kishte formen e nje thesi me kripe apo ate te nje grushti guackash te medha te marra nga ndonje gji deti sekret. Neser ai mund te jete ne formen e nje cope plastike qe do te jete ne gjendje te ndryshoje ngjyre simbas vleres qe ajo ka. Me guackat njerezit rregulluan shpellat, me kripen ndertuan muret e qytetve, me paret ngriten skyscraper-et e sotem, kurse me copat e plastikes eshte nje enigem e tere ajo qe do te e mund te behet. Por cfaredo qe te jete, rrugen per atje ka me shume mundesi te na e tregoje egoizmi se sa altruizmi. Egoizmi i ka te gjitha gjasat te jete burimi i nevojshem i adrenalines qe duhet per te shkuar atje ku nuk eshte shkuar asnjehere me pare.