Jam dakord kur thua që problemi është më i madh se kaq dhe në dukje njeriu misterioz!
Nga përvoja ime shkollore , nuk e kemi bëre nje lende informuese të tille. Për rrjedhoje
mesa mbaj mend, ka qene një situate qesharake që u krijua në klase në gjimnaz , kur po shpjegonte mesuesja e letersise Ernest Koliqin "Kumbullat përtej murit" me motive erotike.
U detyrua të anashkalonte për arsye të banaliteteve që lindnin ne klase nga nxënesit.
Të flisje për seksin , ishte fjale turpi.
Ishte dicka e pakonceptueshme dhe tabu!
Raporti me seksin ka qene gjithmone i ngurte dhe kompleksiv. Dhe eshte me teper nje problem shoqeror , sesa izolimi ne komunizem , apo ideologjite e tjera nese marrim parasysh edhe rrjedhojen historike.Por nuk ka te beje vetem me nxenesit por ndikon edhe mjedisi kushtezues , gjithashtu edhe shkolla me mesuesit ,pra faktoret e tjere socializues perreth.
Njeriu lind me kompleksitetin , lind me tabune e ka pjese te geneve te tij.
Familja nje intitucion shumedimensional per shoqerine , ka ndryshuar , me ndryshimin e brezave dhe te perceptimeve , me menyren e komunikimit.Raporti midis prinderve dhe femijeve gjithashtu. Pra , komunikimi nuk eshte i cunguar si me pare kur prinderit hezitonin te flisnin apo te pergjigjeshin pyetjeve te femijeve.
Tani të përqendrohem tek roli i shkolles , mësuesit në nxitjen , në informimin e metejshme të nxenesve.
Eshtë shume e vertetë , qeë shkolla në Shqiperi nuk e ka kryer funksionin e saj , në cilësine , apo në ardhjen sa më prane kërkesave dhe përvojave shoqerore të nxënesve për të formuar individe të denje, qytetare , pjese të një shoqerie të emancipuar kah dijes...Ka mangësira , sepse nuk ekziston një metode efikase e sakte dhe konstante për tu ndjekur.
Ka dinamizëm , ka ndryshime , andaj edhe sot janë ndermare një mori ndryshimesh në fushen Kurrikulare për permiresimin dhe rritjen e cilesiseë
Edukata seksuale është e nevojshme që të jepet në shkolle , duhet të jete e detyrueshme , mbi të gjitha hallka e mesuesve nuk duhet të denjojne apo te përtojne qe në oret e lira të lira,
të shpjegojne gjërat që janë të domosdoshme për cdo individ. Eshtë dicka jetesore ,
prandaj lipset nevoja e marrjes së disa informacioneve parësore.
Në këtë mënyre , do të nxitet edhe deshira personale për gjithesecilin për të hulumtuar dhe për të lexuar informacionet e volitshme jo vetem ne lidhje me seksin , por per cdo gje.
Pasi , shumë gjëra ndodhin nga padija apo keqperdorimi jo i drejte i tyre.