Edi Rama ne Prokurori
<span style="font-weight: bold">Prokuroria merr në pyetje Edi Ramën</span>
Kryebashkiaku thirret në prokurori pas kallëzimit të Olldashit për pengim të punës së komisionit
TIRANË- Edi Rama merret në pyetje në Prokurorinë e rrethit Tiranë. Kreu i bashkisë së kryeqytetit i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë në lidhje me kallëzimin e bërë nga deputeti demokrat Sokol Olldashi për pengim të procedurave të hetimit. Lajmi është pohuar dje nga burime të Prokurorisë së rrethit Tiranë. Sipas tyre, Rama nuk i është përgjigjur shumë pyetjeve dhe ka deklaruar se ato që ka pasur për të thënë i ka bërë publike prej kohësh. Mëngjesin e djeshëm, Edi Rama është parë të ngjisë shkallët e Prokurorisë së rrethit Tiranë. Ai ishte thirrur për të dëshmuar nga prokurori i çështjes, Sokol Stojani, në lidhje me kallëzimin e bërë nga kryetari i komisionit hetimor për veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës Sokol Olldashi. Deputeti demokrat e akuzon Ramën se ka shpërdoruar detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, pasi po pengon përparimin e hetimeve në institucionin që ai drejton. Për këtë kallëzim, organi i akuzës së kryeqytetit, prej disa kohësh, ka filluar një hetim. Rama ka qëndruar vetëm 25 minuta në Prokurorinë e rrethit Tiranë dhe më pas ka dalë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Sipas burimeve të prokurorisë, Ramës i janë kërkuar shpjegime për veprimet që ka kryer dhe për akuzën e Olldashit që e ka penguar të hyjë në bashki, si dhe të marrë në dorëzim dosjet që opozita ka kërkuar. Burimet pohuan se Rama mund të merret edhe herë të tjera në pyetje, në rast se do të nevojiten shpjegime të tjera. Përpara tij, në prokurori kishte qenë edhe nënkryetarja e bashkisë, Vali Bizhga. Edhe ajo është marrë në pyetje në lidhje me akuzat e bëra nga Olldashi. Si Rama, ashtu edhe Bizhga, janë persona nën hetim nga organi i akuzës së kryeqytetit. Ndërkohë pak orë më pas, Rama ka shpjeguar se marrja e tij në pyetje ishte diçka normale. &#8220;Unë habitem me kuriozitetin e gazetarëve. Prokuroria është në funksionin e saj si institucion shtetëror dhe unë jam në funksionin tim si qytetar i thirrur për të dhënë shpjegime.
Marrëdhëniet e deputetëve të opozitës në komisionin parlamentar hetimor me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe me nënkryetaren Bizhga nuk kanë qenë fort të mira këto dy javë. Në fillim Rama dhe deputetët socialistë në këtë komision nuk pranuan që opozita të merrte në dorëzim dosjet e tenderave dhe prokurimeve pa dorëzuar më parë rregulloren e komisionit, pa paraqitur provat për çështjet që do të hetonte, si dhe pa pasur një shkresë të firmosur nga kryetari dhe sekretari. Gjithashtu bashkia ishte e mendimit se kostoja e madhe financiare e fotokopjimeve dhe njehsimeve të dokumenteve ishte e papërballueshme prej saj, pasi vetëm për një vit, çmimi i veprimeve të mësipërme shkonte në 15 milionë lekë të vjetra. Më tej, Rama vendosi që t&#8217;i vërë në dispozicion deputetëve dosjet origjinale, por me kusht që ata të firmosnin çdo herë marrjen në dorëzim të tyre, si dhe të mos bënin kërkesa verbale, por vetëm me shkrim sipas legjislacionit në fuqi.
<span style="font-style: italic">Mendoni se Edi Rama eshte fajtor per akuzat ndaj tij, apo eshte kjo nje loje politike, beteja per bashkine e Tiranes?</span>

![url]](/proxy.php?image=http%3A%2F%2F%5Burl%3D%22http%3A%2F%2Fwww.albforumi.com%2Fimages%2Frama.jpg%22%5Dhttp%3A%2F%2Fwww.albforumi.com%2Fimages%2Frama.jpg%5B%2Furl%5D&hash=26b10ac6bfd22343a305bb8777d608a8)