Edi Rama ne Prokurori

Blendi

Primus registratum
Edi Rama ne Prokurori

<span style="font-weight: bold">Prokuroria merr në pyetje Edi Ramën</span>

url]

Kryebashkiaku thirret në prokurori pas kallëzimit të Olldashit për pengim të punës së komisionit

TIRANË- Edi Rama merret në pyetje në Prokurorinë e rrethit Tiranë. Kreu i bashkisë së kryeqytetit i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë në lidhje me kallëzimin e bërë nga deputeti demokrat Sokol Olldashi për pengim të procedurave të hetimit. Lajmi është pohuar dje nga burime të Prokurorisë së rrethit Tiranë. Sipas tyre, Rama nuk i është përgjigjur shumë pyetjeve dhe ka deklaruar se ato që ka pasur për të thënë i ka bërë publike prej kohësh. Mëngjesin e djeshëm, Edi Rama është parë të ngjisë shkallët e Prokurorisë së rrethit Tiranë. Ai ishte thirrur për të dëshmuar nga prokurori i çështjes, Sokol Stojani, në lidhje me kallëzimin e bërë nga kryetari i komisionit hetimor për veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës Sokol Olldashi. Deputeti demokrat e akuzon Ramën se ka shpërdoruar detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, pasi po pengon përparimin e hetimeve në institucionin që ai drejton. Për këtë kallëzim, organi i akuzës së kryeqytetit, prej disa kohësh, ka filluar një hetim. Rama ka qëndruar vetëm 25 minuta në Prokurorinë e rrethit Tiranë dhe më pas ka dalë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Sipas burimeve të prokurorisë, Ramës i janë kërkuar shpjegime për veprimet që ka kryer dhe për akuzën e Olldashit që e ka penguar të hyjë në bashki, si dhe të marrë në dorëzim dosjet që opozita ka kërkuar. Burimet pohuan se Rama mund të merret edhe herë të tjera në pyetje, në rast se do të nevojiten shpjegime të tjera. Përpara tij, në prokurori kishte qenë edhe nënkryetarja e bashkisë, Vali Bizhga. Edhe ajo është marrë në pyetje në lidhje me akuzat e bëra nga Olldashi. Si Rama, ashtu edhe Bizhga, janë persona nën hetim nga organi i akuzës së kryeqytetit. Ndërkohë pak orë më pas, Rama ka shpjeguar se marrja e tij në pyetje ishte diçka normale. &amp;#8220;Unë habitem me kuriozitetin e gazetarëve. Prokuroria është në funksionin e saj si institucion shtetëror dhe unë jam në funksionin tim si qytetar i thirrur për të dhënë shpjegime.
Marrëdhëniet e deputetëve të opozitës në komisionin parlamentar hetimor me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe me nënkryetaren Bizhga nuk kanë qenë fort të mira këto dy javë. Në fillim Rama dhe deputetët socialistë në këtë komision nuk pranuan që opozita të merrte në dorëzim dosjet e tenderave dhe prokurimeve pa dorëzuar më parë rregulloren e komisionit, pa paraqitur provat për çështjet që do të hetonte, si dhe pa pasur një shkresë të firmosur nga kryetari dhe sekretari. Gjithashtu bashkia ishte e mendimit se kostoja e madhe financiare e fotokopjimeve dhe njehsimeve të dokumenteve ishte e papërballueshme prej saj, pasi vetëm për një vit, çmimi i veprimeve të mësipërme shkonte në 15 milionë lekë të vjetra. Më tej, Rama vendosi që t&amp;#8217;i vërë në dispozicion deputetëve dosjet origjinale, por me kusht që ata të firmosnin çdo herë marrjen në dorëzim të tyre, si dhe të mos bënin kërkesa verbale, por vetëm me shkrim sipas legjislacionit në fuqi.

<span style="font-style: italic">Mendoni se Edi Rama eshte fajtor per akuzat ndaj tij, apo eshte kjo nje loje politike, beteja per bashkine e Tiranes?</span>
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

po vuan shume i &quot;shkreti&quot; nga &quot;padrejtesite&quot; qe po i behen mbi kurriz
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

edi zhgarravina edhe ne nje foto te thjeshte do e tregoje <span style="font-weight: bold">&quot;background&quot;</span>-in plot ngjyra &quot;ylberi&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Edi Rama ne Prokurori

e dini si tha kur doli :
Me pyeten per padine qe beri Skol Olldlja &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
qe i merr urdherat nga Doktorr Mamadhija &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
ahahahhahahaa
 

Ideali

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Une nuk e di nese eshte fajtor apo jo.Di dicka tjeter:-Korrupsioni ka perfshire te gjitha instancat shteterore si ne pushtetin legjislativ ashtu dhe ne pushtetin ekzekutiv.Kete s'kam nevoje te ma thote askush,sepse e shoh dhe e ndjej perdite.Nuk besoj se ketu ben perjashtim Bashkia e Tiranes.Sa i perket idese se Edvin Rama e ka bere Tiranen lule,une per nje moment po e marr te mirqene kete dhe bej pyetjen e thjeshte:-Me sa Para e ka bere Edvini Tiranen &quot;lule&quot;?
Te cosh dike te te bleje cigare sepse mund te kesh mbetur pa to dhe te vije e te sjelle cigaret e blera dhe te thote se paketa Slims kushtoi 600 leke(te reja),atij njeriu ti nuk mund t'i thuash,bravo te lumte se m'i solle cigaret se po me cahej hunda!
Edhe dicka tjeter:-Pallatet shumkateshe qe jane ndertuar e po ndertohen,nuk jane ndertuar me para te pastra.Ne shume prej ketyre pallateve jane derdhur parate qe humben shqiptaret ne Piramida.Nuk besoj se ndokush ka arritur ne 10 vite te punoje ndershmerisht e te beje aq para sa te ndertoje pallate shumkateshe.Nuk flas thjesht per parate e fituara nga trafiku i droges dhe prostitucioni.Ne kete linje qe momentalisht po ecen Shqiperia them se po shkojme drejt konsolidimit te nje shteti te tipit kolumbian.
Besoj se shumica prej nesh e njeh qofte dhe pjeserisht Evropen dhe e ka te qarte se ne cfare niveli eshte ana sociale.
Tek ne sot nuk prodhohet pothuaj asgje,imagjinoni kur dhe qepet,mollet,domatet e te tjera si keto i marrim nga Maqedonia apo Greqia.Perse?Per te pasuruar Ministrat tane e farefiset e tyre.
Shteti yne nuk ka as me te thjeshtat politika sociale dhe kjo jo rastesisht.Etj,etj,etj,etj,etj,pambarim si keto.
Edvin Rama eshte produkt ose aleat i kesaj politike.
Personalisht une nuk kam ndonje opinion pozitiv per Shokun Uturak Ramen sepse ne vitet '94-'95 e kam pare shpesh tek WEST BAR (tek Fideli) te dehur,te bere tape dhe te rrezuar shpesh pertoke.Shume here Fideli me Frankon(ortakun)e merrnin per krahu dhe e conin ne shtepi.Pra une s'mund te kem ndonje fare respekti per nje Minister apo Kryetar Bashkie te tille.
A eshte loje politike akuza ndaj Edvin Uturak Rames? NATYRISHT! Ne cdo fushe te jetes ka &quot;loje&quot;,taktika etj.
KY ESHTE MENDIMI IM.
 

Guest
Re: Edi Rama ne Prokurori

Labeasti po ti e di si tha Edi?
- <span style="font-weight: bold">NUK KA BIR KURVE TE GJEJE PARATE E TIJA NE XHEPIN TIM</span> -
Prandaj nuk eshte parateze ajo qe thua ti se me sa leke e ka bere.Se ju jeni mesuar qe per cdo gje do kundershtoni.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

paradokse te tilla ku te akuzohesh nga fondamentaliste pseudo-demokratike vetem ne Shqiperi mund te ndodhin. Fatkeqesi...
Qe kjo eshte beteje politike per bashkine kjo s'ka asnje dyshim. PD-ja po ben hum hum sic ka bere gjithmone kur afrohen cfaredolloj zgjedhjesh, apo jo? gjithmone keshtu kane bere, o mitingje o ndonje gjurulldi tjeter. Tani e kane kapur me hetimet. une them qe deputetet e PD e kane akuzuar vetem nga llafet e llogjet qe qarkullojne, jo se kane pasur ndonje prove konkrete ne dore se letrat tani jane duke i pare. Edhe ata ne prokurori besoj e kane thirrur meqe akuzuesit jane deputete, por jo se kane pasur ndonje arsye te forte per ta thirrur. E keqja ne Shqiperi eshte se njerezit qe punojne ne institucione si prokuroria ku duhen tekniciene te zot nuk jane fare te tille. shume prej tyre punojne atje vetem se jane militante te ndonje partie ose kane ndonje tip te rendesishem nga prapa qe iu mbulon krahet. Edhe kur bejne ndonje levizje te tille si puna e hetimit e bejne ose nga ndonje direktive partie ose interesi personal, ose nga ndonje presion i madh politik, qe jo gjithmone eshte i justifikuar nga ana teknike dhe profesionale, me fjale te thjeshta ia fusin pordhes. Nuk po them qe Edi mund te jete ose te mos jete fajtor. Per mendimin tim te kesh nje kryetar bashkie si puna e Edit eshte nje luks per qytetet shqiptare. Zotesia e politikaneve rreth tij do te qendronte ne faktin sa do te ishin keta ne gjendje ta mbanin kryetarin larg korrupsionit e nen kontroll sipas ligjeve e rregullave, ne menyre qe te merrnin nga ai rezultate sa me pozitive ne pune, por nuk do te ishte zotesi ta hiqje nga posti kur dihet qe alternativat e tjera qe ekzistojne nuk premtojne pothuajse asgje. Cfare ndodh zakonisht ne Shqiperi eshte qe per faj te shume veteve behet rrumpalle dhe pastaj kryqezohet vetem nje njeri nga injorantet perreth tij. Kjo qe thashe nuk do te thote qe Edi eshte fajtor. personalisht shpresoj te mos jete fajtor dhe t'ia hedhi sepse fondamentalistet qe duan ta kryqezojne jane me fajtore se ai vete.
 

Moulin Rouge

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Sa i perket idese se Edvin Rama e ka bere Tiranen lule,une per nje moment po e marr te mirqene kete dhe bej pyetjen e thjeshte:-Me sa Para e ka bere Edvini Tiranen &quot;lule&quot;?
Te cosh dike te te bleje cigare sepse mund te kesh mbetur pa to dhe te vije e te sjelle cigaret e blera dhe te thote se paketa Slims kushtoi 600 leke(te reja),atij njeriu ti nuk mund t'i thuash,bravo te lumte se m'i solle cigaret se po me cahej hunda!

Labeat, po te marrim parasysh faktet, Tirana qe nga periudha e fillimit te tranzicionit e deri sa erdhi Edi Rama ne bashki kishte ngelur vend numero, per te mos thene me e shkaterruar, sidomos pas ngjarjeve te vitit 97. Nje kaos i gjalle, nje mori e cregullt qe vetem emrin kishte qytet. Kush mund te mohoje sa SHUME ka ndryshuar brenda ketyre pak viteve?
Le t'ja leme hetimet organeve perkatese (gjithnje duke pranuar se ka NJE FAKT per te hetuar, po une kam impresionin se ka vetem akuza pa baza). Dihet se deri ne momentin kur dikush nuk eshte shpallur fajtor, he is presumed innocent. Po fjalet i mer era, ndersa fakti qe Tirana ka ndryshuar per me mire eshte ne syte e te gjitheve.
Sa per pershkrimin qe ti i bere Edit te Fideli, mund te te them se eshte shume e ulet te akuzosh dike per dobesite e tij njerezore. Kush jemi ne per te gjykuar? Edhe Klinton-i beri dicka moralisht te diskutueshme si njeri, por kur vinte fjala te politikani, asnje s'kishte ku te kapej me aftesine e tij si politikan. Keshtu pra, ajo qe the ti nuk ka te beje fare me Edi Ramen kryetar bashkie. Nuk po diskutohet ketu e kaluara personale e Rames, apo qe ato qe ka bere si kryebashkiak mund te ishin bere me mire, por qe s'do shume te kuptosh se pse keto persona qe po e akuzojne s'folen qe me pare, por qe gjithe kjo buje RASTESISHT koincidon me periudhen para zgjedhjeve lokale. Cfaredo qe te thuhet, qe ka bere DICKA te mire per qytetin dhe SHUME ME TEPER se paraardhesit e tij te marre se bashku kjo s'ka se si mohohet.
 

lola

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Pallatet e reja jane private dhe jane ndertuar me para te ardhura nga jashte dhe ne pjesen e tokes private; besoj disa nga keto parate jane &quot;te pista&quot; por ajo eshte puna e sistemit juridik ti &quot;pastroje&quot; dhe jo Edi Rames.

Sa per parate qe ai ka perdorur ne renovim, shumica e tyre vijne nga ndihmat e jashtme. Shkoi edi dhe i bindi njerezit qe rindertimi i tiranes eshte i rendesishem per ecjen perpara te vendit. Do perpiqem te gjej nje artikull qe lexova per kete ne NY times me duket dhe do ta ve ketu.

Mbase Rama eshte i korruptuar; por nuk mund ta mohojme qe ai po ben dicka shume te mire per vendin. Korruptimi eshte problem nese e/i korruptuari do vjedh aq shume sa demton punen e vet dhe nuk interesohet fare ne kete te fundit. LEreni ju lutem te mbaroje punen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

bona

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

une per vete kam rrespect per Edi Ramen. une si idiote kam 9 vjete ketu ngela tu shku ne shkolle e tu punu si idiote dhe une jo master e phd te marr nje dite por edhe naj dipllome nga hena nuk besoj se do te arrij ate status jetese qe ka ai atje. se si e ka fitu eshte puna e tij. shkoni behuni ju atje. pastaj pse i vihen te gjithe atij sikur te tjeret jane me te mire.

te gjithe jane mere me long se mishi u mbaru persa i perket te merituarit e vendit te punes qe kane. me kane thene jane bere millionere hallall ju qofte.

ju rrini e thoni ua si s'ka turp ai.
kur gjejne le te bejne dhe zotin tua luajne.
 

Tirana1614

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Me qe jemi tek batutat dhe carcafet e Kryetarit te Bashkise, pervec atij njoftimit &quot;WANTED&quot; te vendosur disa dite me pare neper Tirane, dje ishte e bukur edhe ajo e Olldashit qe &quot;une nuk merrem me dhi te zgjebosura qe nuk ka magjistar qe u'a ngre perpjete&quot;. Me duket se Berisha e ka ditur qe kete punen e komisionit socialistet do ta degjeneronin ne batuta dhe vendosi Olldashin si kryetar pasi ai eshte i shkathet edhe ne batuta.
 

Guest
Re: Edi Rama ne Prokurori

Une e thashe:&quot;Jeni te destinuar per te mohuar gjithcka s puna Doktor Rrumpalles&quot;
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Marre nga gazeta &quot;Gazeta Shqiptare&quot;

Me date 06.04.2003 ambasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri, për të disatën herë e kritikoi ekzekutivin shqiptar për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Xhefri ka shprehur shqetësimin se niveli i lartë i korrupsionit po ndikon direkt në varfërinë e shqiptarëve dhe është pengesa kryesore e integrimit të tyre në bashkësinë europiane. Midis të tjerave Xhefri ka kritikuar edhe sistemin gjyqësor shqiptar, i cili me mosveprimine tij ka ndikuar në forcimin dhe shtrirjen e thellë të korrupsionit. Përkundër kësaj, diplomati amerikan ka kërkuar angazhim më të madh dhe më serioz antikorrupsion nga qeveria shqiptare. Ndërkohë edhe organi qendror i akuzës sjell shifra alarmante të nivelit të korrupsionit në vend. Në raportet zyrtare të kryeprokurorit Theodhori Sollaku konstatohen qindra raste të abuzimeve financiare me fondet e shtetit dhe me procedurat e tenderave. Por megjithëkëtë janë fare të pakta rastet kur gjyqësori i ka ndëshkuar fajtorët e kallëzuar nga organi i akuzës.
 

barboni

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

ore un se mor vesh ca dreqsh robsh jemi ne edhe njoni qe punoi dicka per ate ven(te pakten u pa puna e ati)ne se leme rehat.po rrini or dreqa se i pame ata malokt qe na qeverisen apo ket tos baxhellen se ca jan du bo pe lejini rehat te punoj ate se o cun i ri e njef boten jo si ata komunistat.ktu shof lloj lloj budalliqesh te shkrujtme jo e ka bo me kaq lek jo me aq,po te pakten boni dicka harrut ju mer kush o nga tirona se si qe bo ai qytet qe te vite turp me e pa noi i huj se qe bo qendra vite era shurr si banjo publike,kurse tashi ka ndru tgjitha po ne kshu robsh arrixhi jena se harrojm shum shpejt.po kush o tirons ma ha menja se i shef ca gjona pastaj me fillu me fol me pun partish ska p.. none qe na del e qe na bo 2 veta me i menje kshu qe mos u qani prej edit......
 

olsen7

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

ne qofte se edi rama shpallet i fajshem per sa i perket akuzave ndaj tij ,une jam i idese qe ti shkojme prapa te gjithe politikaneve te korruptuar ne parlament sepse ata jane 100 here me te korruptuar se edi rama,duke filluar me fatos nanon.
 

hot

Hotgirl
Re: Edi Rama ne Prokurori

ore edit edhe sikur te kete vjedhur i qofte hallall per kaq sa ka bere per tiranen...
 

gfm73

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Ku ka tym ka edhe zjarr. Sa per akuzat qe i behen Edi Rames eshte nje organ shteteror qe do i japin zgjidhje ketyre akuzave. Por nqs humbet respekti dhe besimi ne kete organ ligjor ne lidhje me zgjidhjen e problemit te akuzave, duket qarte qe ne kete loje qe po luhet ka hile. Ne e dime kohen e pas diktatures qe quhet koha e tranzicionit se si shqiptaret ne shumicen e rasteve i bene parate e medha. Per aq sa mund te kete fituar nje shqiptar per pak muaj (shuma te medha parashe) aq nuk kane mujtur t´i bejne edhe disa individe apo firma ne vendet perendimore per shume vite. Shqiperia e dale nga nje skamje prej 50 vjetesh diktature nuk mund te mos konsiderohej si nje vend me perdorim te parase se piste qe disa i fituan me miellin e bardhe apo skllaverimin e seksit te femres shqiptare, piramidat... Dhe keto fakte qe permenda pak a shume i dijme secili. Me kujtohet nje rast, para 5-6 viteve, kur nje person (i kthyer pas disa muajsh emigracioni) po ndertonte nje shtepi te madhe (vile me 3 kate) dhe ne perfundim disa po thonin; &quot;Hallall se e beri shtepine&quot;. Shembuj te tille ka shume dhe te llojeve te ndryshme. Une do te thojsha se nje ndertim me vlere (sic mund te jete nje shtepi apo nje dyqan etj.) me para te pista nuk mund te jete kurre i Hallallit.
Sa per akuzat qe i drejtohen Edi Rames duhet te kujtojme ketu p.sh. figuren e Andreotit, ish-kryeminister ne Itali. Ai ishte figure e njohur ne rangun e politikes italiane por pas shume vitesh doli figura e perlyer me mafian italiane. Cfare duhet t´i themi ketij rasti? Nese Edi punon dhe mendon per ndertimin e nje Tirane me te bukur eshte pune e tij dhe nje e mire. E sa per akuzat kunder tij nuk e di sa eshte i afte Organi i drejtesise te vere drejtesine ne vend qofte per te akuzuarin apo per akuzuesin. Kur njeriu nuk arrin nje besim te mjaftueshen ne organet politike ne vend, nuk ka se si te pritet shume prej tyre, sepse fundja e fundit gjithmone del fitues Korrupsioni. Derisa Politika shqiptare te mos e kete situaten nen kontroll, Korrupsioni, Mafja dhe Paraja e piste do te mbizoterojne gjithmone.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Edi Rama ne Prokurori

Po hyj meqe ia pashe fytyren ne reklame!

Mbi te gjitha, duhet te kujtoni thenien e Edi Rames dhe Ardjan Klosit, kur u larguan nga Shqiperia(rreth '93-95):

<span style="font-weight: bold">Shqiperi te kam dhjere/S'te kuptova asnjehere...</span>

Vazhdoni, tani, diskutimin...
 

pupi

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

GO EDI GOOOO

qent le te lehin karvani ecen ONLY para


hahahahahahahah

te lehin histeriket
 

hot

Hotgirl
Re: Edi Rama ne Prokurori

hahaha &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top