Re: Edi Rama - Nuk i dihet si eshte puna
Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë qenë në një avion
Shkelet sërish protokolli, personalitetet në të njëjtin avion drejt Prishtinës
Nevila Perndoj
TIRANË-Si asnjëherë tjetër, dje të gjithë personalitetet e larta të shtetit ka qenë në një avion për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet sot në Prishtine për nder të presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë qenë në një avion, duke shkelur me të dyja këmbët protokollin, edhe pse për ta kjo ka qenë mundësia e vetme, pasi dje ka pasur vetëm një linje udhëtimi për në Prishtinë. Shefi i kabinetit të kryeministrit, Arben Imami, nuk ka pranuar të komentojë gjatë rreth kësaj çështjeje për mediat, duke sqaruar se kjo ishte mundësia e vetme. Në fakt, e papritur duket se ka qenë udhëtimi i Topallit në të njëjtin avion me dy personalitet e larta, pasi dy ditë më parë ajo kishte lajmëruar se nuk do të udhëtonte me të njëjtën linjë. Me linjën drejt Prishtinës, krahas tre personaliteteve të larta, janë nisur edhe kryetari i opozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Pandeli Majko. Me pas drejt aeroportit është drejtuar edhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Bamir Topi si dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar, si ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi ai i Financave, Ridvan Bode, i Bujqësisë, Jemin Gjana dhe ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulëzim Basha. Një ditë më parë, në Prishtinë për të kryer homazhe kanë qenë edhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi dhe ai i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të dy ministrat janë kthyer dje nga Prishtina, ndërkohë që gjatë 24 oreve mungesë të tre shtetarëve vendin do ta drejtojë zv-kryeministri Ilir Rusmali. Delegacioni shtetëror shqiptar që merr pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të presidentit Rugova mbërriti dje në mesditë në Prishtinë. Anëtarët e këtij delegacioni janë akomoduar në hotel “Grand” në Kosovë dhe më pas kanë shkuar në sallën e Kuvendit, ku është vendosur arkivoli me trupin e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Secili prej tyre, duke filluar nga presidenti Alfred Moisiu, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Rugovës. Mesditën e ditës së sotme, kur trupi i presidentit Ibrahim Rugova do të prehet në varreza, Këshilli i Ministrave ka urdhëruar përmes një vendimi të veçantë që të ndërpritet çdo veprimtari, të mbahet një minutë heshtje dhe të bien boritë dhe sirenat e të gjitha mjeteve të lëvizshme në mbarë vendin, në nderim të kujtimit të të ndjerit. Prej tri ditësh në të gjitha institucionet shqiptare janë ulur edhe flamujt në shenjë zie dhe respekti. Ditën e hënë, Kuvendi shqiptar organizoi një seancë të veçantë homazhi për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova. Ndërsa dy ditë më parë Akademia e Shkencave zhvilloi homazhe, ku morën pjesë edhe personalitet e larta shtetërore, si Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha etj.
Mund te presesh nga keta njerez qe te ven ligjin ne vend kur nuk dine as te respektojne protokollin e shtetit!
Keto ngjarje na çojne ne nivelin e republikave te bananeve e bota kurre nuk na mer seriozisht!
Kur dikush shkel hapur protokollin e shtetit dhe ky dikush eshte kryetar shteti, ç'fare me siguron se do te respektoje ligjet dhe mandatin qe i ka besuar populli!