Edhe pse situaten e shoh te veshtire me pelqen te jep optimist dhe te mendoj qe gjerat do shkojne me mire se shpejti! Ndoshta ky optimizem mund te jete i tepruar por i jep nje tjeter shije diteve qe vijne! Edhe pse nuk do te jete e lehte, me pelqen sepse e konsideroj si sfide. Eshte nje sfide qe do ti jape nje kuptim jetes dhe do jem i sigurte qe do jete e mbushur...nuk do te kaloje ne monotoni! Do jete e veshtire por kush e ka pasur te lehte deri me sot! Nuk jam nga ata qe do ndryshoje boten por ndoshta do bej pjesen time!
E jetoj cdo dite me nje buzeqeshje kur cohem...nje buzeqeshje per ato qe kam, per ato qe me presin, per ato qe mendoj dhe per ato qe do mundohem ti realizoj! Nuk jam terhequr ndonjehere nga keto veshtiresi dhe deri tani kam pasur fitore ashtu si edhe humbje (ndoshta me teper keto te dytat
)! E tek hedh syte pas, shoh qe kam kaluar pak me teper se nje cerek shekulli te mbushur me ngjarje, me gezime, me hidherime, me ndryshime mentaliteti dhe nuk mund te mos me vije serish nje buzeqeshje. Mendoj per ngjarjet qe kane ndryshuar rrjedhen e jetes time dhe tani me kapin te qeshurat (te mesosh italishten per te kuptuar filmat vizatimore ne ato 3 muaj qe kapte stacionet italiane ne vere...flas per vitet 90-91
dhe tani ajo gjuhe mu desh per te mbaruar universitetin ketu ne Itali)! Jam i rrethuar nga persona qe me duan, dhe qe kane qene gjithmone me mua ne momentet me te veshtira!
Dhe eshte vetem fillimi...e bukura duhet akoma te vije!
Like it! Love it! ^_^
Keep going people! We don't remember days...we remember moments! Make moments worth remembering