Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Daniel H

Primus registratum
Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Vlora, "porti i diellit", ose shansi i artë i Korridorit 8-të

Ndërtimi i këtij aksi do ta integrojë Shqipërinë në kryqëzimin e rrjeteve evropiane.

AGIM BINAJ - Gazeta Shqip

412940436-korridori8.jpg


Studiuesit e ekonomisë, që në vitet ‘50, kishin parashikuar se mbas 20-30 vitesh fluksi i transportit dhe i transitit të Veriut të kontinentit tonë do të zbriste në Mesdhe dhe më tej, në Lindje. Pa hyrë në hollësi të faktorëve të shumtë nxitës të kësaj ndërmarrjeje nga Veriu në Jug e në Lindje, thelbësore tashmë është të theksohet se transiti e transporti evropian ka busull lëvizjeje rrugën më të shkurtër, rrugën më ekonomike, rrugën më të qetë, e më të sigurt.

Mirëpo e dimë tashmë se Shqipërisë i mungon aftësia portuale dhe pjesërisht rrugët. Ajo ende nuk e ka një korridor dhe as një europort për këtë megabiznes ndërkombëtar e, për pasojë, është i vetmi vend në Mesdhe që nuk përfiton, veç të tjerave, nga transitimi i mallrave. Është pikërisht i shumëpërfoluri, i shumëdiskutuari e i shumënegociuari Korridori i 8-të (edhe këto ditë madje intensivisht, në rangjet më të larta shtetërore), që do ta "çajë" këtë bllokim, sepse ndërtimi i tij do ta integrojë Shqipërinë në kryqëzimin e rrjeteve rrugore dhe ekonomike evropiane.

Për Italinë, Francën jugore dhe pjesërisht për Spanjën, sipas të gjitha analizave, drejtimi më i shkurtër i detyruar për të kaluar për në Lindje është mesorja shqiptare Durrës ose Vlorë-Elbasan, Qafë Thanë. Në qoftë se një mjet transit zbret në Vlorë ose në Durrës dhe merr drejtimin e Selanikut, duke kaluar nëpër Shqipëri, do të përshkojë e shumta 450 km (Durrës-Selanik = 438- 450 km). Ndërsa, po të zbresë në Igumenicë dhe të shkojë në Selanik, do të përshkojë, siç u vërejt, 1030 km rrugë. Duke nuhatur ndryshimet perspektive nga ndërtimi i horizontales shqiptare dhe i naftësjellësit "Ambo", së bashku me elementet e tjerë të infrastrukturës Vlorë-Elbasan-Qafë Thanë, grekët, urgjentisht, kanë filluar investimet e një segmenti autostrade që do të çajë vargmalet Eros-Pindos dhe me 45 km tunele do të përfundojë në kepin e Evruot, për një gjatësi 687 km, e quajtur "Egnatia Greke". Në këtë mënyrë, ata synojnë të ruajnë transitin e mallrave që vinë nga Evropa, që ato të vazhdojnë të zbresin e të përpunohen në Igumenicë dhe me një gjatësi tokësore 687 km të arrijnë në pikën e fundit të kufirit grek (kepi i Evrout) me Turqinë. Në raport me Igumenicën, Vlora shkurton të paktën 140 km rrugë detare dhe, për të vazhduar pastaj për në Selanik e Stamboll, edhe të paktën 422 km rrugë tokësore. Gjithsesi "Egnatia Greke" mbetet konkurrenti më i denjë rentabël i Korridorit 8 shqiptar. Kjo është një konkurrencë normale.

Për sa u përket aftësive portuale të kërkuara si më sipër, në bazë të të dhënave nga studimet për Korridorin e 8-të, zona më e favorshme dhe ndoshta e vetmja ideale që mund t‘i sigurojë Shqipërisë një gigaport është gjiri i Vlorës me gjithë rrethinat e tij, i cili është cilësuar si "porti i diellit", dhe që mund e duhet të jetë pikënisja e degës kryesore të Korridorit të 8-të.

Interes të drejtpërdrejtë për të kaluar nëpërmjet Shqipërisë paraqesin shkëmbimet tregtare Turqi-Itali jugore, Maqedoni, Bullgari jugore-Itali, pjesërisht Spanja më Turqinë, me Maqedoninë e Bullgarinë. Në një vit, këto shkëmbime tregtare e kalojnë shifrën e 30 miliardë dollarëve dhe kalimi nëpërmjet Shqipërisë i kursen këtyre shteteve 100 km rrugë detare, 422 km rrugë tokësore, gjithsej 522 km, ose 10179 USD/TON për çdo mjet që kalon në këtë rrugë. E, po të llogariten të paktën 50 milionë tonë/mallrat e transituara në vit, që mendohet të kalojnë nëpër Shqipëri, kursimi shkon rreth 1 miliard USD në vit. Madje, edhe pas ndërtimit të "Egnatias Greke", përsëri leverdia do të jetë, sepse do t‘u kursente 100 km rrugë detare dhe deri 120-150 km rrugë tokësore, që nënkupton afërsisht gjysmën e kursimit të mësipërm. Duke iu referuar parashikimeve ekonomike për një fuqizim të transitit në Mesdhe, me drejtim Evropën Juglindore dhe Lindjen, konstatohet se të gjitha shtetet punojnë kush e kush të shtojë vëllimin e transitit për në Lindje, gjithmonë nëpërmjet shteteve të tjera, dhe ky është një shans i artë për Shqipërinë për resurset e potencialet e saj natyrore të lira e të favorshme me shumë leverdi për ta.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

I paska hy studimeve te transportit Gimi tani!! /pf/images/graemlins/smirk.gif
Nejse, kjo pune mbetet dileme: Vlora - turizem apo industri (transport & energjitike). Sepse malli i pare qe intereson me shume aty eshte nafta.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Vlora ka kapacitetin t'i bëjë të dyja.

Me ç'di unë nuk bëhet fjalë për portin aktual të Vlorës por pak më në veri ku edhe struktura e tabanit të detit lejon ndërtimin e një megaporti.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Ka por pretendohet qe industrializimi i metejshem do te sjelle ndotje dhe do te demtoje turizmin. E rendesishme eshte qe vendimet qe do te merren te jen ato me fitim prurese. Nese industrializimi sjell me shume para se turizmi (pa llogaritur qe na jep me shume rendesi gjeostrategjike po u beme porte korridori) atehere justifikohet.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Nëse bëhet në veri të Vlorës nuk dëmton gjë pasi nuk ka turizëm (e nuk mund të ketë pasi toka është ndotur në 50 vitet e fundit). Për më tepër, industrializimi i Vlorës lejon më shumë panvarësi ekonomike se turizmi e sjell më shumë të ardhura. Njohja e Shqipërisë në rrethet interesante (të investitorëve) përshpejtohet (se ata hidhen si shgabat) dhe investimet rriten si pasojë e lehtësirave të transportit e të komunikimit.

Mbetet për t'u parë se ku do vendoset të bëhet porti e ku parku industrial. Mund të ketë edhe një konkurrencë në planin e turizmit me Greqinë.

Mund të jetë vendosur që Greqia të vazhdojë të mbahet me turizmin ndërsa Shqipëria të bëhet hani i Ballkanit /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Kondre, duhet te kemi te qarte, qe nese Vlora behet port nderkombetar me ate rendesi qe perfaqeson porta e korridorit 8, ndotja do te shtohet krahasuar me ate qe ka qene.
Megjithate, veshtire se mund te konkurojme me Greqine, kroacine,etj per turizem dhe per nja 10 vjet, sepse nuk kemi infrastrukture dhe as manaxhim.
Keshtu qe i bie te jete me e leverdisshme alternativa tjeter.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Eshte me e leverdisshme. Orientimi drejt turizmit ka qene nje prioritet i gabuar gjithmone.... Mungon profesionalizmi ne menaxhimin e prioriteteve strategjike... Ose me sakte eshte kjo sindroma e menaxhimit kopjues qe po shfaqet ne permasa makro dhe ne strategjite e orientimit kombetar. Shqiptaret kane nje fobi patetike ndaj novatorizmit dhe risive ne zgjedhjen e fushave te investimit, qofte ne aspektin makro ashtu dhe ne aspektin mikro... Te gjithe lokale... Pavaresisht se te gjithe kane bere lokale, "te gjithet" e rradhes bejne prape lokale. Shqiperia eshte vendi me me shume lokale per nr.popullsie ne glob. Dhe megjithate prape ne vazhdojme te ngrejme lokale, aq sa me duket se nje dite do te kthehemi ne vendin ku njerezit do jetojne me "Une pi kafen te ty, ti pi kafen tek une".
E njejta gje ndodh dhe ne politiken e menaxhimit strategjik te burimeve kombetare. Ne, megjithese Turqia po ben kerdine, Greqia eshte specialiste dhe Kroacia eshte ylli qe po lind, vazhdojme akoma te mendojme se turizmi ne Shqiperi do te jete shpetimtari i ekonomise dhe do te jete busulla te cilen duhet te ndjekim per te arritur prosperitetin. Nuk e di se ku e kane bere shkollen gjithe keta specialiste qe po na mesojne te shkojme drejt turizmit, po per nga aspekti menaxherial te gjithe juve do t'ju jepja nje keshille: Asnjehere mos iu besoni atyre parate tuaja....

Ata kane harruar Alfen e menaxhimit strategjitk te investimit: "Investo aty ku ka pak konkurence"...
Po ketu jo... Ketu o i bihet murit me koke o s'ka...
Gjithe keto perrallat e "Verxhinitetit te turizmit shqiptar" kane lindur pikerisht nga ajo sindroma qe permenda me lart e te kopjuarit... Ne kopjojme... Jemi pa fantazi te shendoshe dhe pa largapamesi strategjike. Ne kemi frike te gjejme rruge te reja investimi qe do te na conin ne zona te pa perdorura me pare nga te tjeret... Ne kemi dhe nga keto shprehjet: "Po te ishte e mire ajo, e kishin bere te tjeret me perpara"...force personaliteti zero...

Gjeja e pare qe ne duhet te bejme eshte te shkeputemi nga kjo sindroma e kopjimit dhe me pas ta heqim mendjen njehere e mire nga turizmi si varke shpetimi.
Shpetimi yne i vetem eshte tranzitimi... Perdorimi i ketyre avantazheve qe na jep pozicioni strategjik ne menyre sa me efikase. Eshte treg me shume pak konkurence per momentin dhe kjo e ben tejet efikas. Duhet menduar zgjuar. Hajt ta harrojme turizmin... Hajt ta bindim veten nje here e mire se Greqia do te jete gjithmone ne eliten e turizmit boteror, Turqia s'do ti leshoj te pakten per 20 vjetet e ardhshem ata 2 milione turistet qe e vizitojne cdo vere dhe qe Kroacia eshte kthyer ne vendin e turizmit VIP... Kjo do te na ule ne toke nga endrra jone turistike dhe do te jape pak hapesire te lire te mendojme pozitivisht per rruge te tjera ku ne nuk do te na duhet te kemi konkurrente vendet me te forta te botes ne ate fushe....
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Nuk besoj se ka ndonje shqiptar apo vlonjat kunder korridorit 8! Problemi qendron vetem tek lobet greke qe paraqiten shume te fuqishem ne qarqet boterore, te cilet tentojne ta menjanojne Shqiperine dhe Maqedonine nga ky korridor. Disa segmente rruge te ketij korridori jane bere dhe po behen si ai Qafe Thane-Elbasan apo Fier-Vlore, por duhen ende shume pune ne permiresimin e infrastruktures.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Kundër nuk ka por të përmirësohet apo thjesht të sqarohet njëherë e mirë se si do bëhet /pf/images/graemlins/shrug.gif.
 

bilderberg

Primus registratum
Re: Edhe nje here mbi Korridorin 8!

Sundimi i Ballkanit për kontrollin e gazsjellësve
Lajmërohet nga Komisioni Europian prioriteti i gazjellësit NABUCCO si projekt për planin e zhvillimit energjitik europian, që do ketë si synim bashkimin e rrjetit të gazsjellësve e naftësjellësve nga Turqia, tek Europa veri-lindore. Për të garantuar sigurinë e furnizimit energjitik, Europa kërkon kështu ta shtrijë gjithnjë e më shumë tregun e vetëm europian nëpër shtete që duhet të garantojnë kalimin e apo furnizimin me energji.

Komisioni europian ka sinjalizuar dje katër projektet prioritare për planin e zhvillimit energjitik europian, duke emëruar kështu komisionerët e mbikqyrjes që duhet të monitorojnë realizimin e projekteve. Në rradhë të parë gazsjellësi NABUCCO, për të bashkuar kështu rrjetin e gazsjellësve e naftasjellësve të Turqisë, për në Europën veri-lindore, pastaj dhe projektin e ndërlidhjes së rrjeteve elektrike me tension të lartë të Francës e Spanjës, lidhjet me stacionet eolitike off-shore të Balltikut dhe të Deti të Veriut, si dhe lidhja e rrjeteve elektrike të Gjermanisë, Polonisë e Lituanisë. Synimi primar është që Bashkimi Europian ka ndër mend t'ia arrijë është pikërisht ai krijimit të rrjetit energjitik të brendshëm të ndërlidhur me atë të vendeve fornizuese, duke lidhur kështu Lindjen me Përëndimin nën një treg të vetëm. Nëse nga njëra anë kërkohet përforcimi i sigurisë së furnizimit energjitik dhe ndërlidhjet me rrjetet e BE, nga tjetra do të zgjerohet gjithnjë e më shumë tregu i vetëm europian në Shtetet që do garantojnë kalimin e dhe furnizimin me energji. Në fakt, jo rastësisht, po asistojmë në një politikë europiane gjithnjë e më të tendosur për shtrirjen e hyrjen e Vendeve të reja, shpesh edhe duke u diktuar qeverive të përshpejtojnë rrugën drejt Europës.
Ajo çka po ndodh në Ballkan është një shembull i dukshëm, përsa i përket shteteve të cilat brenda dhjetë vitesh kanë kaluar nga një situatë e pasigurt dhe e shkatërruar si pasojë e luftës, një ndër të cilat vetë Europa i ka kërkuar të hyjë në tregun e vetëm dhe të respektojë, sa më shpejt të jetë e mundur, parametrat e Maastricht. Sllovenia e ka përfunduar tashmë rrugën e saj, duke u bërë i pari ndër Shtetet Ballkanike që hyn në Europë, atë do e ndjekë Kroacia, ndërsa Serbia do i duhet të humb Kosovën për të fituar të drejtën e hyrjes brenda tregut të vetëm e të mos izolohet nga sistemi i zgjeruar Europian. Turqia po përballet me krah të hekurt, duke pasur nga njëra anë presionet e Europës që kërkon të hyjë në tregun komunitar dhe të kooperojë për ndërlidhjen e rrjeteve, nga ana tjetër partitë e opozitës që e duan Turqinë jashtë entitetesh të tilla sovranacionale.

Korridori VIII
Kështu, brenda debateve politike e kontradiktave diplomatike, futen për të sjellë "paqen" projektet për realizimin e naftasjellësve e korridoret, që bëhen kështu ambasadorët e stabilitetit ekonomik e politik. dhe duke lexuar ndërmjet fjalëve të Ministrit Massimo D'Alema i cili, tek Fiera del Levante, me rastin e takimit "Puglia dhe Ballkani, rrugët e Paqes dhe të Zhvillimit", flet për Korridorin 8 si një instrument në duart e Europës për të "fshirë kufinjt" dhe për të shëruar "këtë rajon të sfilitur të Balkanit që rrezikon të jetë një vrimë e zezë brenda Bashkimit Europian". Këto deklarata sigurisht të bëjnë të reflektosh, duke konsideruar se në 1998 që pikërisht Qeveria e D'Alemës ai që vendosi për bombardimin e Nato-s në rajonit e Kosovës dhe të Serbisë, pas tensionit të propagandës dhe të lobeve që donin të shkatërronin Jugosllavinë. Pra, ajo çfarë ka sjellë gjithmonë luftë, sot maskohet si mjet për integrim ekonomiko-social e antropologjik, ndërsa vazhdon të jetë po i njëjti instrument në duart e entiteteve sovranacionale që kontrolluar e t'i shërbyer Shtetet e Balkanit. Në veçanti Korridori 8, që do lidhë rajonet e adriatiko-jonike me zonën ballkanike dhe Vendet e Detit të Zi, ai përbëhet nga një sistem i shumëanshëm nën drejtimin Est-Ovest që përfshin porte, aeroporte, interporte, rrugë e hekurudha, për një shtrirje prej 1270 km linjash hekurudhore e 960 km rrugësh. Por rëndësia e Korridorit 8 mund të kuptohet vetëm nëse inserohet në rrjetin energjitiko-infrastruktural që shtrihet deri në Lindjen e Mesme, duke pasur si ambicje prekjen e tregjeve më të pasura me naftë, falë realizimit të gazsjellësit NABUCCO.

Gazsjellesi turko-europian NABUCCO
Me një kosto që kap vlerën e rreth 4,6 miliard euro, NABUCCO do ketë si qëllim përudhëzimin e gazit natyral nga Turqia në Austri përmes Bulgarisë, Romanisë e Hungerisë, për të zvogluar vartësin e Europës përëndimore ndaj Rusisë. Ndërtimi i saj dhe shfrytëzimi i pipelines i është caktuar një konsorciumi ndërkombëtar të dretuar nga shoqëria e naftës austriake OMV, përkrah Molle (Hungeria), Botas (Turqia), Bulgargaz (Bullgaria) dhe Transgaz (Romania). Gazsjellësi pra, do të shtrihet në territorin e këtyre pesë vendeve, do ketë si pikënisje kufinjt e Turqisë me Gjeogjinë dhe Iranin, dhe si pikë finale nyjën Baumgarten në Austri, nga e cila pastaj do të degëzohet në pikat më të rëndësishme të shpërndarjes drejt Europës kontinentale.
Për më tepër, mundësia për të lidhur në të ardhmen rrjetin me burime të tjera gazi në rajon, si atë të Sirisë, Irakut, Egjiptit, përveç Turkmenistanit që po teston të ngarkuarit me punë. E në fakt, në muajin korrik, Turqia dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje për përudhëzimin e gazit natyror iranian e turkmen drejt Europës, perveç një pakti për pjesmarrjen turke në shfrytëzimin e gazit në qytetin e Asaluye, në Iran me ndërtimin e një gazsjellësi dhe një naftasjellësi prej 3 300 km të financuar nga të dyja palët.
Kjo marrëveshje, padyshim përforcon pozitën e Turqisë brenda negociatave diplomatike me Europën, dhe në vetë projektin e NABUCCO-s, duke qënë se është bërë një element vendimtar për realizimin e vetmit gazsjellës që mund t'i iki kontrollit rus dhe që mund të përudhëzojë gazin Turkmenistan në Europë pa ndërtuar një gazsjellës të ri në tabanin e detit Kaspik. Të mos harrojmë mes të tjerash që në 2010, kontratat e furnizuesve të shumtë të gazit europian me Gazprom do rinegociohen, e kështu ekzistenca e një burimi alternativ gazi do e përforconte pozitën e Vendeve europiane brenda negociatave.

Gazsjellesi nenujor South Stream
Ajo çfarë kërcënon suksesin e NABUCCO-s janë manovrat e Rusisë, e cila i forcon gjithnjë pozitat e saja brenda Mesdheut e Lindjes së Mesme duke garantuar realizimin e naftasjellësit të Bourgas-Alexandroupolis i kontrolluar nga tre kompani ruse Transneft, Rosneft dhe Gazprom, të cilave mund t'i shtrohet gjatë punimeve edhe Shell apo Shteti i Kazakistanit. Ky i fundit faktikisht mund të rreshtohet përfundimisht në favor të Rusisë, në luftën strategjike që i sheh të kundërvëna Bashkimin Europian me Kinën për kontrollin e një nga më të rëndësishmit, përveç se më të paeksploruarit, burime naftë. Kështu Bourgas-Alexandroupolis, përveç se do krijojë ekonomi me shkallë të dalluar për transportimin e naftës së Detit Kaspik - që nuk do trasportohet më me anije çisternë përmes ngushtësirave të Bosforit e Dadaneleve - do i lejojë Rusisë ruajtjen e kontrollit të përudhëzimit të një pjesë bruto te Kaspikut, duke i marrë naftasjellësit anglo-turk të Bakou-Tbilissi-Ceyhan (BTC) që i bie përqark territorit rus përmes Gjeorgjisë. Po me të njëjtën mënyrë është nënvizuar rëndësia për përshpejtimin e ndërtimit të gazsjellësit nënujor mes Rusisë e Europës në tabanin e Detit të Zi, i ashtuquajturi South Stream.
Në këtë projekt është përfshirë në rradhë të parë shoqëria italiane ENI që, në kooperim me Gazprom, ka nënshkruar në muajin korrik marrëveshjen për ndërtimin e një gazsjellësi prej 900 kilometrash i cili, duke u bashkuar me të do jetë Korridori 8, do lidhë Rusinë me Italinë. South Stream në fakt do përshkojë detin e Zi deri në Bullgari, ku do ndahet në dy degëzime, njëri drejt Austrisë e tjetri drejt Greqisë deri në portin e Otrantos. Rrjeti rus do ushqejë South Stream me gaz rus të ardhur nga Azia qëndrore e nga Kazakistani.

Projekti AMBO
Në momentin e fillimi të projektit, ministri Pierluigi Bersani kishte nënvizuar sesi kjo marrëveshje përfaqësonte " një element të ri në strategjinë e përforcimit të sigurisë energjitike të Italisë dhe të Bashkimit Evropian ". Sidoqoftë, duke marrë parasysh evolucionin aktual të marrëveshjeve energjitike të Komisionit Europian, marrëveshjet mes Italisë e Rusisë rrezikojnë të sabotojnë, në një farë kuptimi, projektin europian të NABUCCO-s, që në fakt ka si funksion kryesorë shfrytëzimin e pipelines turke pikërisht për të evituar ato ruse.
Pra strategjia e Putin është e qartë, e ka pasoja determinuese edhe mbi Ballkanin, duke qënë se Kroacia, Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Romania e Serbia kanë theksuar pjesmarrjen e tyre në projektin për krijimin e kooperimit ballkanik për zhvillimin e rrjeteve energjitike të lidhura me Rusinë. Ky kooperim duhet sipas fakteve t'i kundërshtojë planet euroatlantike mbi Ballkanin, po aq ambicioze, duke konsideruar realizimin e projektit të ardhshëm të konsorciumit amerikan AMBO, naftasjellësi që do përshkojë Ballkanin, duke lidhur portin e Bourgas në detin e Zi dhe portin shqiptar të Vlorës duke kaluar nga Maqedonia. Në fakt zë fill më 31 janar të 2006, marëveshja mes Shqipërisë, Bullgarisë e Maqedonisë për ndërtimin e naftasjellësit Bourgas-Vlorë që do transportojë naftën e Kaspikut nga Deti i Zi në Adriatik, ku pritet një kapacitet vjetor prej 35 milion tonelatash.
Ajo çfarë po ngjan në projektet e ndërtimit të rrjetit energjitik rus e europian, ka një influencë të madhe mbi sferën politike. Ndërsa Bashkimi Europian ushtron gjithnjë e më shumë presion mbi vendet Ballkanike dhe mbi vetë Turqinë derisa të hyjnë brenda Komunitetit në kohë sa më të shkurtra të jetë e mundur, Rusia mundohet të garantojë autonominë e tyre nga Institucionet sovranacionale përëndimore në mënyrë që t'i kontrollojë e t'i përdorë për të zbatuar strategjinë e saj gjeopolitike. Interesat e larta në lojë, bëjnë që Ballkani të vazhdojë t'i mbijetojë një klime tensionesh e konfliktesh, brenda të cilëve popujt janë gurë për t'u manovruar, ndërsa pikat e daljes, naftasjellësit si dhe portet janë protagonistët e vërtetë.
 
Top