Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Gjate fushates zgjedhore jane hapur tema te ndryshme lidhur me fushaten dhe aktivitetet elektorale te partive dhe koalicioneve per zgjedhjet vendore. Pasi qe fushata zgjedhore zyrtarisht ka perfunduar dje, ne kete teme do te postojme lajme qe kane te bejne me ecurine e zgjedhjeve gjate dites se neserme, numerimin e votave si dhe rezultatin perfundimtar.

Do te jete gare interesante, besoj. Jane 61 bashki per te cilat neser pritet te kuptohen emrat e fituesve.

Uroj qe procesi te kaloj pa incidente.
 

Universal

AnonymouS
Ja dhe keshilla e fundit e Ambasades Amerikane e dhene para disa oresh..
23697d1434838936-ecuria-e-votimeve-dhe-rezultatet-e-zgjedhjeve-lokale-2015-shqiperi-11148758_10153022176937198_1896543786757249845_n-jpg
 

Universal

AnonymouS
Ja sa votues do të ketë çdo bashki me 21 qershor





largea_largea_1607131_1466838380276171_7381050913303240517_n14348374461434837499.jpg




Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, numri i përgjithshëm i votuesve në 21 qershor 2015 është 3.370.206 votues, ku 1.667.778 janë votuese femra dhe 1,702,428 janë votuesë meshkuj. Por, duke u mbështetur edhe në zgjedhjet e kaluara, pritet që numri i votuesve në 21 qershor të jetë afërsisht 48 %, pra, nesër pritet që të votojnë 1,617,000 votuesë.

Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit QV në gjithë Shqipërinë do të jetë 5.299.

Nr Bashkia Nr. i votuesve Përballja e subjekteve

1 Belsh 24.037 PS-PD

2 Berat 77.631 LSI-PR

3 Bulqizë 29.065 LSI- PD

4 Cërrik 35.01 LSI- PD

5 Delvinë 14.789 LSI- PD

6 Devoll 33.169 PS-PD

7 Dibër 56.322 PS-PD

8 Divjakë 40.751 PS-PD

9 Dropull 19.969 PD-PBDNJ-MEGA

10 Durrës 233.227 PS-PD

11 Elbasan 158.751 PS-PD

12 Fier 154.652 PS-PD

13 Finiq 29.668 PBDNJ-PD

14 Fushë–Arrëz 9.165 PS-PD

15 Gjirokastër 42.373 LSI- PD

16 Gramsh 27.003 PS-PD

17 Has 15.183 PS-PD

18 Himarë 22.392 PS-PD

19 Kamëz 89.679 PS-PD

20 Kavajë 60.466 PS-PD

21 Këlcyrë 9.784 PS-PD

22 Klos 15.326 PS-PD

23 Kolonjë 15.326 LSI- PD

24 Konispol 10.95 PDIU-PD-PBDNJ

25 Korçë 106.478 PS-PD

26 Krujë 58.603 PS-PD

27 Kuçovë 43.366 LSI- PD

28 Kukës 43.021 LSI- PD

29 Kurbin 54.589 PS-PD

30 Lezhë 80.773 LSI- PD

31 Libohovë 5.797 PS-PD

32 Librazhd 32.304 PS-PD

33 Lushnjë 99.894 PS-PD

34 Malësi e Madhe 42.426 PS-PD

35 Maliq 48.323 PS-PD

36 Mallakastër 31.861 LSI- PD

37 Mat 29.291 PS-PD

38 Memaliaj 16.631 PS-PD

39 Mirditë 28.158 PS-PD

40 Patos 33.833 PS-PD

41 Peqin 28.331 PDIU-PD

42 Përmet 16.348 PS-PD

43 Pogradec 69.488 LSI- PD

44 Poliçan 13.925 PS-PD

45 Prrenjas 24.174 LSI-PD

46 Pukë 12.504 PS-PD

47 Pustec 4.296 Partia Maqedon – PD

48 Rroskovec 24.097 PS-PD

49 Rrogozhinë 29.928 PDIU-PD

50 Sarandë 43.214 PS-PD

51 Selenicë 27.099 LSI- PD

52 Shijak 33.667 PS-PR

53 Shkodër 157.331 PS-PD

54 Skrapar 14.602 LSI- PD

55 Tepelenë 12.838 PS-PD

56 Tiranë 608.829 PS-PD

57 Tropojë 21.376 PS-PD

58 Ura Vajgurore 29.469 PS-PD

59 Vau i Dejës 37.223 PS-PD

60 Vlorë 153.488 PS-PD

61 Vorë 27.496 LSI- PD



Burimi: botasot.info
 

Universal

AnonymouS
Votuesit tallen me fletët e votimit, i bëjnë të pavlefshme
1434897117flete-votimi.jpg


Jo të gjithë shqiptarët që kanë ushtruar të drejtën e votës kanë hedhur në kutitë e votimit zgjedhjen e tyre për një prej kandidatëve.

Shumë prej tyre janë tallur me fletën e votimit të kandidatëve, duke bërë zhgarravina, apo duke vënë shenjën e votimit tek të gjithë kandidatët.

Të tjerë kanë shkruar shprehje të ndryshme, duke e bërë të pavlefshme fletën e votimit. Në këtë mënyrë ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikës, por pa harruar të ushtrojnë të drejtën e votimit që ua jep si mundësi Kushtetuta e Shqipërisë.

/ Top Channel
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Pjesmarrje shume e vogel raportohet ,mendoj qe mund te jete nje 'shpuulle' ketij sistemi se ka te pakten 25 vite qe jane po te njejtet fetyra tallen pa fund me kte popull.Behen te kujdeshem e sikur jane te interesuar per mireqenien tone...:)
Por le te shkojme ne Drejtimin e Duhur...---->>>>
 
Top