E vërteta është që…femrat gënjejnë

Universal

AnonymouS
Publikuar: 2:38 / 26.05.2015




Më në fund, një lajm i mirë për meshkujt. Partneret e tyre mund të mos jenë plotësisht të sinqerta me ta. Këto përfundime tregojnë pse.

Një studim i kryer së fundi në Britani ka arritur në përfundimin se vetëm 6% e 5000 femrave të pyetura nuk kanë thënë asnjë gënjeshtër. Pjesa tjetër gënjejnë rregullisht, duke filluar që nga arsyeja pse vonohen e deri tek numri i partnerëve që kanë pasur. Gjithmonë femrat gënjejnë në mënyra dhe situata të ndryshme.

Kështu, 3/4 e femrave të përfshira në këtë studim të publikuar në revistën “That's Life!” në Britani, mosha mesatare e të cilave ishte 38 vjeç, kanë pranuar se kanë thënë gënjeshtra të mëdha, edhe me pasoja të rënda, të tilla si pretendimi se janë duke marrë marrë pilula për të mbetur shtatzënë.

Psikologu Susan Kuilliam, drejtuesi i studimit, ka pohuar: “Gratë gënjejnë sepse kanë frikë të thonë të vërtetën dhe kjo, për disa arsye: Ato kanë frikë se e vërteta e tyre i dëmton njerëzit, kanë frikë nga dështimi, por po ashtu kanë frikë edhe nga kritikat.”

“Gratë janë të prirura për të marrë nga jeta gjithmonë atë që duan dhe nëse thonë të vërtetën, ato ndjejnë se do të zhgënjehen, ndaj e anashkalojnë për të dalë nga situata”-, shpjegon më tej Kuilliam.

Në mesin e gënjeshtrave të zakonshme, janë edhe dredhitë se kanë arritur orgazmën (48 për qind); pretendimet që peshojnë më pak se pesha e tyre reale (51 për qind); kënaqen nga dhuratat (88 për qind) dhe raportimi se janë të sëmura për të ngrënë një gjellë të mbetur (60 për qind).

Por…më shumë se gjysma pranojnë se nëse do të mbeten shtatzënë nga një flirt, do t’i tregojnë partnerit se fëmija është i tij.

Jo Checkley, redaktor i “That's Life!”, thotë: “Vetëm imagjinoni pasojat sikur gratë të thonë gjithmonë të vërtetën tip “Po, dukesh e shëndoshë me këtë fustan!” /Telegrafi/
 

joetisti_

Locus omnem
Femrat genjejne sepse ashtu e kane natyren. Kete mashkulli qe eshte bindur per te kunderten, po e kuptoi me vonese, eshte keq per te. Femres i ka lezet qe te mos jete e sinqerte. Por eshte nje mungese sinqeriteti qe s'e ve ne rrezik harmonine mes te dyve. Po te jete djali i zgjuar duhet ta pranoje ashtu sic femra eshte. Sepse e perseris, eshte natyrore.
 

NiK0001

Primus registratum
Mashtruse fare jan kurr mos ja kesh besen e kan djallin brenda :D ndaj dhe zoti e denoi qe te ket gjakderdhje ter jeten :D
 

joetisti_

Locus omnem
E kishin marre namin djemte. Por tani sikur u barazuam. Mua s'do te me pelqente te me genjente femra ime, por ato qe jane brenda natyres njerezore jo vetem qe nuk shmangen por behen edhe te bukura kur genjeshta s'kalon ne limite shqetesuese.

Jepini vajza, na genjeni. Ne do te vazhdojme t'ju besojme.
 

Mirabel

Locus omnem
Femrat genjejne sepse ashtu e kane natyren. Kete mashkulli qe eshte bindur per te kunderten, po e kuptoi me vonese, eshte keq per te. Femres i ka lezet qe te mos jete e sinqerte. Por eshte nje mungese sinqeriteti qe s'e ve ne rrezik harmonine mes te dyve. Po te jete djali i zgjuar duhet ta pranoje ashtu sic femra eshte. Sepse e perseris, eshte natyrore.
Genjeshtra eshte femerore
mashtrimi mashkullor
kshuqe llogarit bejini ju gjinia e perfeksionit lol
 

joetisti_

Locus omnem
Genjeshtra eshte femerore
mashtrimi mashkullor
kshuqe llogarit bejini ju gjinia e perfeksionit lol
Ne edhe po jemi perfekt, jemi vetem ne syte tuaj qe na doni.
Por dua te saktesoj se s'e kam mendimin per ate qe besojne fetaret qe gjoja Eva ishte ajo qe prishi pune dhe nga kjo ka marre origjin natyra femerore. Une besoj se cdo gje qe kemi, mashkull dhe femer, e kemi te tille per te kaluar ne harmoni. Natyre ne gjen, me pak fjale.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
E kishin marre namin djemte. Por tani sikur u barazuam. Mua s'do te me pelqente te me genjente femra ime, por ato qe jane brenda natyres njerezore jo vetem qe nuk shmangen por behen edhe te bukura kur genjeshta s'kalon ne limite shqetesuese.

Jepini vajza, na genjeni. Ne do te vazhdojme t'ju besojme.


Kam pershtypjen se Thamina eshte femra jote. Nice. Good choice.


El
 

Djellza Aliu

Primus registratum
Eshte e vertete femrat genjejne dhe as nuk mundesh ti hetosh, por mos harroni kur nuk e hetoni genjeshtren, femrat do ta perdorin shume kete dobsi tenden.
 

Mistirio

Primus registratum
E kishin marre namin djemte. Por tani sikur u barazuam. Mua s'do te me pelqente te me genjente femra ime, por ato qe jane brenda natyres njerezore jo vetem qe nuk shmangen por behen edhe te bukura kur genjeshta s'kalon ne limite shqetesuese.

Jepini vajza, na genjeni. Ne do te vazhdojme t'ju besojme.
Ose do bëjmë sikurse ju besojnë
 
Top