E reja me te vjetren ?

atman

Forumium maestatis
Re: E reja me te vjetren ?

Eshte nje problem qe meriton vemendje dhe ia vlen te diskutohet. Te pakten per dy arsye:
E para sepse lindin kontradikta me karakter social, shoqeror.
Dhe e dyta sepse lindin kontradikta me karakter individual, pra te ngushte.
Ne rastin e pare, keto kontradikta midis se rese dhe se vjetres acarohen kur e vjetra behet prepotente dhe kerkon te egzistoje me çdo kusht,
pa e lejuar te rene te afirmohet, ose duke kerkuar ta mbyte ate.
Marrim si shembull permbysjet e medha, si ajo qe ndodhi ne vendin tone dhe ne ish vendet e tjera te ashtuquajtura socialiste. Me kujtohet fare mire qendrimi i nje fqinji tim, plak dhe i semure, ish partizan nga te paret, antar i PPSh nga te paret. Kur filloi permbysja nuk i pengoi femijet e tij dhe kur une i thashe se je per t'u admiruar, m'u pergjigj: "Kur vendosa te dal partizan, prindet u munduan te me pengojne dhe ndoshta ata nuk e kuptonin drejt ate qe kerkonim ne te rinjte. Dhe une isha i bindur ne ate qe doja te beja. Tani nuk dua te bej te njejtin gabim te prinderve te mij. Te rinjte e ndjejne instiktivisht ate qe duhet te bejne dhe e gjykojne drejt. S'kam perse t'i pengoj".
Ky shembull me duket edhe si nje unaze nderlidhese per te kaluar ne rastin e dyte. Ne kete rast kundershtia merr nje forme me komplekse dhe me te nderlikuar sepse ka te beje me koncepte te ndryshme qogfte edhe banale, midis brezave. Pershembull midis teje dhe prindit.
Ndryshe eshte formuar njeri brez, dhe ndryshe tjetri. Fillojme qe nga lodrat e femijerise. Prindi as qe mund te mendonte se egzistonin lodra me kompiuter, femija tani pothuajse i ka si diçka normale. Kjo e ve prindin ne veshtiresi sepse nuk arrin as te njohe ne menyre "teknike" kompiuterin e jo me te depertoje brenda tij.
Nje shembull tjeter eshte e dhe formimi intelektual qe tani afron nje spekter me te gjere, te gjithanshem, duke kaperxyer edhe shume tabu, qe dikur nuk mund t'i shkoje neper mend. Ose muzika. Tjeter muzike degjonte prindi ne rinine e tij dh tjeter sot femija. Ndodh te shikosh babane te mbledhe hundet dhe te mermerise neperdhembe duke e quajtur edhe kakofoni (zhurmerime).
Ose ne konceptet e dashurise. Mendoj se edhe tek ne po kaperxehet koncepti qe djali te martohet me nje vajze patjeter te virgjer. Dikur kjo gje ishte baze per ndertimin e familjes.
Ose veshja..etj pra nje brez rritet ndryshe nga nje tjeter dhe kjo çon ne kundershti qe nganjehere thellohen dhe behen gati te pazgjidheshme ose zgjidhja eshte drastike, e per fat te keq e dhuneshme. Mire eshte qe kur shikon gjyshin, babane, nenen qe paraqitin kundershti, te mundohesh t'i kuptosh, sepse eshte shume me e veshtire per ata te vine drejt teje. Eshte si puna e nje filizi dhe e nje peme. Pemen s'mund ta drejtosh majtas e djathtas apo ta drejtosh nese eshte rritur shtrember, filizin e ke ne dore, mund t'ia ndryshosh pozicionin shume me lehte.
Keto ishin disa mendime shpejt e shpejt, dhe jam shume i bindur qe diskutimet ne kete teme, e theksoj si shume te rendesishme, do te jene me shembuj konkrete sepse ne kete menyre kuptohet me mire gjithçka. E falenderoj nga ana ime autoren e temes LovingCali dhe perfitoj t'i bej nje "verejtje" te vogel: s'kishte nevoje te perdorte termin filozofi ne kete rast.
 

bobo

marksist-enverist
Re: E reja me te vjetren ?

them qe , kur flitet mbi kete teme (sa i perket anes filozofike!), mund ti per`afrojme ligjin , ne materializem(nje rrym filozofike!);i mohimit te mohimit.
e pare kjo, si ne aspektin shoqeror, ashtu edhe natyral.
mendimi im! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Klinton

Primus registratum
Re: E reja me te vjetren ?

E reja me te vjetren?
E vjetra po shkon dhe tash se fundi po rrokulliset me shpejtesi marramendese drejt humneres se thelle dhe te padukshme.
E reja po vjen me shume supriza.
Flitet per nje histori te re, per nje filozofi te re ku si produkt per evolimin njerezor te botes se vjeter eshte elektronika e kohes e te gjitha llojeve.
Dikur njeriu filozofonte, parashikonte por nuk ishte ne gjendje te shihte me tutje se nje "miop".
E reja eshte bota e zhvilluar elektronike, e vjetra filozofia e njeriut per te arritur shkallen e zhvillimit te tanishem qe po jetojme.
Mendojme per nje bote akoma me te mire dhe me te zhvilluar por dhe me te modernizuar.
Besoj kjo eshte motoja me te cilen punohet
Billi
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: E reja me te vjetren ?

Fillimisht postuar nga Klinton:
........
E reja eshte bota e zhvilluar elektronike, e vjetra filozofia e njeriut per te arritur shkallen e zhvillimit te tanishem qe po jetojme.
.....
:confused: :confused: :confused:
 

Nella

Primus registratum
Re: E reja me te vjetren ?

Fillimisht, edhe une ashtu si dhe kordelja, nuk e kam te qarte ate punen e se rese lidhur me 'boten e zhvilluar elektronike' /pf/images/graemlins/smile.gif

Atman ben nje sere pergjithesimesh, se ne fakt eshte teme mjaft e gjere,e megjithate dua te shtoj dicka.

Per mendimin tim, fakti qe te rinjte e perqafojne me lehte te rene qendron jo vetem ne ndryshimet shoqerore, por edhe ne moshen e tyre. Me fjale te tjera, te rinjte kane jetuar me pak, dhe duke pasur me pak eksperience, jane me fleksibel. Nga ana tjeter, te vjetrit kane perjetuar me shume, "vuajtur" me shume si i thone, dhe jane me pak elastike. Kjo nuk do te thote qe e reja eshte gjithmone me e vlefshme se e vjetra--ky mendim eshte nje mit. Ashtu si te vjetrit qe duhet ta tolerojne paksa te rene, ashtu dhe te rinjte duhet ta vleresoje te vjetren. Kufijte nuk jane te prere me thike. Pastaj, nese dicka behet tradite dhe rrenjoset ne mentalitet, eshte shume e veshtire per tu ndryshuar.

Me nje shembull me konkret do te thoja se, kjo e fundit, eshte nje nga "dilemat" qe perjeton nje individ qe gjendet ne emigracion. Kulturat perplasen me njera tjetren ne luften per tu pershtatur, dhe qe te pershtatesh duhet patjeter te mohosh nje sere vlerash qe per ty mund te kene qene themelore. E pra, duhet te "japesh" ne menyre qe te integrohesh.

GJithsesi, tema eshte interesante dhe mjaft e gjere. Diskutim te kendshem!
 

joetisti_

Locus omnem
Birra pihet me mire kur eshte e re. Vera pihet me mire kur eshte e vjeter. Filozofia eshte qe: Secila ka dobine e vet. Duhen te dyja po njelloj. Dikush shkon ne Mars e dikush studion piramidat. Pa patur baze te vjetren, nuk del nje gje e re e vlefshme aq sa duhet(mendim personal)
 

Jeta ekonomistja

Primus registratum
Risite jane te domosdoshme ne jeten tone,ato perbejne ecjen perpara,vete ndryshimin. por si gjithcka qe permban anen negative dhe pozitive te saj,edhe risite mund te sjellin me vete gjera pozitive dhe negative..dhe si pasoje ato mund te pranohen ose jo..dhe e vjetra,ajo qe tashme eshte e pranuar,mund te mbetet ose te zevendesohet nga te rejat..eshte nje cikel i mbyllur mes asaj qe eshte e re dhe asaj qe eshte e vjeter..te rejat pranohen,ndiqen,kthehen ne domosdoshmeri me kalimin e viteve derisa kthehen ne dicka te vjeter..dhe e vjetra mbetet nje fund i cili ndiqet nga fillimi i nje dickaje te re.. keshtu une mendoj se vete jeta eshte nje zinxhir qe nderthuret mes domosdoshmerise se te vjetres dhe lirise per ndryshim.. por asnjehere nuk jane te ndara..
 

joetisti_

Locus omnem
Nga nje ane, jemi nisur nga e reja per te shkuar ne te vjetren. Nuk e di nese kjo eshte mire apo keq por di, qe s'ka kthim prapa.
 
Top