Re: E reja me te vjetren ?
Eshte nje problem qe meriton vemendje dhe ia vlen te diskutohet. Te pakten per dy arsye:
E para sepse lindin kontradikta me karakter social, shoqeror.
Dhe e dyta sepse lindin kontradikta me karakter individual, pra te ngushte.
Ne rastin e pare, keto kontradikta midis se rese dhe se vjetres acarohen kur e vjetra behet prepotente dhe kerkon te egzistoje me çdo kusht,
pa e lejuar te rene te afirmohet, ose duke kerkuar ta mbyte ate.
Marrim si shembull permbysjet e medha, si ajo qe ndodhi ne vendin tone dhe ne ish vendet e tjera te ashtuquajtura socialiste. Me kujtohet fare mire qendrimi i nje fqinji tim, plak dhe i semure, ish partizan nga te paret, antar i PPSh nga te paret. Kur filloi permbysja nuk i pengoi femijet e tij dhe kur une i thashe se je per t'u admiruar, m'u pergjigj: "Kur vendosa te dal partizan, prindet u munduan te me pengojne dhe ndoshta ata nuk e kuptonin drejt ate qe kerkonim ne te rinjte. Dhe une isha i bindur ne ate qe doja te beja. Tani nuk dua te bej te njejtin gabim te prinderve te mij. Te rinjte e ndjejne instiktivisht ate qe duhet te bejne dhe e gjykojne drejt. S'kam perse t'i pengoj".
Ky shembull me duket edhe si nje unaze nderlidhese per te kaluar ne rastin e dyte. Ne kete rast kundershtia merr nje forme me komplekse dhe me te nderlikuar sepse ka te beje me koncepte te ndryshme qogfte edhe banale, midis brezave. Pershembull midis teje dhe prindit.
Ndryshe eshte formuar njeri brez, dhe ndryshe tjetri. Fillojme qe nga lodrat e femijerise. Prindi as qe mund te mendonte se egzistonin lodra me kompiuter, femija tani pothuajse i ka si diçka normale. Kjo e ve prindin ne veshtiresi sepse nuk arrin as te njohe ne menyre "teknike" kompiuterin e jo me te depertoje brenda tij.
Nje shembull tjeter eshte e dhe formimi intelektual qe tani afron nje spekter me te gjere, te gjithanshem, duke kaperxyer edhe shume tabu, qe dikur nuk mund t'i shkoje neper mend. Ose muzika. Tjeter muzike degjonte prindi ne rinine e tij dh tjeter sot femija. Ndodh te shikosh babane te mbledhe hundet dhe te mermerise neperdhembe duke e quajtur edhe kakofoni (zhurmerime).
Ose ne konceptet e dashurise. Mendoj se edhe tek ne po kaperxehet koncepti qe djali te martohet me nje vajze patjeter te virgjer. Dikur kjo gje ishte baze per ndertimin e familjes.
Ose veshja..etj pra nje brez rritet ndryshe nga nje tjeter dhe kjo çon ne kundershti qe nganjehere thellohen dhe behen gati te pazgjidheshme ose zgjidhja eshte drastike, e per fat te keq e dhuneshme. Mire eshte qe kur shikon gjyshin, babane, nenen qe paraqitin kundershti, te mundohesh t'i kuptosh, sepse eshte shume me e veshtire per ata te vine drejt teje. Eshte si puna e nje filizi dhe e nje peme. Pemen s'mund ta drejtosh majtas e djathtas apo ta drejtosh nese eshte rritur shtrember, filizin e ke ne dore, mund t'ia ndryshosh pozicionin shume me lehte.
Keto ishin disa mendime shpejt e shpejt, dhe jam shume i bindur qe diskutimet ne kete teme, e theksoj si shume te rendesishme, do te jene me shembuj konkrete sepse ne kete menyre kuptohet me mire gjithçka. E falenderoj nga ana ime autoren e temes LovingCali dhe perfitoj t'i bej nje "verejtje" te vogel: s'kishte nevoje te perdorte termin filozofi ne kete rast.