E dyta prishje me kinen

preator

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Epo s'thuhet kot, cdo e keqe e ka dhe nje te mire!
Politikani i rregjur Zogaj e la pa mend Ambasadorin Kinez kur filloi ti citonte Nenet e Kanunit te Leke Dukagjinit di baze e Politikes se Jashtme Shqiptare te kompiluar nga ekspertet Tropojane te ceshtjeve te Gjeostrategjise Globale Berisha/Mustafa!
Agjencite e Lajmeve qe nuk duan te identifikohen thone se Ambasadori Kinez u largua nga takimi me te katra pasi korrespondentet i vune kompresa me uje te ftohte pas te fiktit qe i ra nga cudia!
Nderkohe Ambasadori Iraken deklaroi adoptimin e Kodit te Hamurabit ne te gjitha relacionet Irakene me boten!
P.S. Keta trima Tropojane na i kane zbardhur edhe nje here faqen duke bere qe 6 Kardinaleve tu binte dambllaja ne Vatikan kur ne Audience me Atin e Shenjte gruaja e ketij Tropojanit tjeter legjendar (Bucpapes) u paraqit me ......xhinse!
Aferim!
 

tntn

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

"Historia e pesë shtetasve kinezë mund të konsiderohet si një re kalimtare në këtë qiell të kthjellët të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës. Ky është një dialog që po zhvillohet, që do të vazhdojë dhe që do të finalizohet me zgjidhjet më të mira".

Prec Zogaj,
Ekspert i se Drejtes Kanunore
dhe Diplomacise se Avancuar Tropojane
Master ne Studime Ballkanike dhe Teori Letersie, Msc.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Po sa Shqiptare u shperngulen ne Kine deri tani !???
E sa Shqiptare u shperngulen ne Evropen krishtere !???
Ne zemer e keni Kinen por syrin ne Evrope, po morali ku mbeti !???
Ndoshta e mori deti pasi qe ra nga Gomona !???
 

tntn

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Ne s'kemi ne zemer Kinen, por te drejtat e njeriut, si dhe te drejten per vetevendosje te kinezeve ujgure.

Ne luftojme per te gjitha te drejtat dhe lirite e njeriut ku perfshihet edhe liria e besimit fetar, e cila eshte e drejte e cdo njeriu ne bote, qofte ky edhe kinez ujgur musliman...

Sot ne mund te themi me krenari, se nen udheheqjen largpamese te shokut Sali Berisha, Shqiperia jone e vogel eshte fanar dhe yll ndricues i humanizmit ne syte e gjithe botes, dhe nuk i trembet reaksionit revizionist kinez...Shqiperia eshte dhe mbetet ne vijen e drejte te mbrojtjes me cdo kusht te te drejtave te njeriut, kudo qofte ky i fundit, ne miqesi te perhershme me SHBA...

Mikpritja legjendare shqiptare dhe formula "buke, kripe dhe kinez" jane shnderruar ne binomin revolucionar qe do ta nxjerre Shqiperine ne pararojen e qyteterimit perendimor.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: E dyta prishje me kinen

si eshte ajo shprehja

Kur u ndane keto na rane

Do te ishte shume interesante te dinim se si thuhet ne kinezce "a don miq o i zoti i shpis" dhe, a thuhet njelloj ne ujgurce!
 

preator

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

Ne nje forum tjeter dikush kishte sjelle kete lajm:
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Sot Zogaj e la pa mend Ambasadorin e Kines kur i citoi Kanunin e Lek Dukagjinit si baze e Politikes se Jashtme te Shtetit Shqiptar.
Ambasadori ka ikur nga takimi ne gjendje shoku psikologjik dhe jo vetem qe nuk priti as makinen, po ne dalje te shkalleve ka lene edhe nje lepuce te djathte......
Nderkohe qe Ministri i Shendetsise po bente tentativa te conte kepucen ne Ambasaden Kineze, mesohet se Ambasadori i gjore po merr ndihme intensive nga Doktor Arqileja!
Dr. Arqileja tha pr mediat se gjendja e Ambasadorit eshte kritike por stacionare, dhe ai here pas here uleret Dukaxin! Dukaxin! Pasi lodhet bie perseri ne kllapi.........
 

i_own_u

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: E dyta prishje me kinen

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne nje forum tjeter dikush kishte sjelle kete lajm:
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Sot Zogaj e la pa mend Ambasadorin e Kines kur i citoi Kanunin e Lek Dukagjinit si baze e Politikes se Jashtme te Shtetit Shqiptar.
Ambasadori ka ikur nga takimi ne gjendje shoku psikologjik dhe jo vetem qe nuk priti as makinen, po ne dalje te shkalleve ka lene edhe nje lepuce te djathte......
Nderkohe qe Ministri i Shendetsise po bente tentativa te conte kepucen ne Ambasaden Kineze, mesohet se Ambasadori i gjore po merr ndihme intensive nga Doktor Arqileja!
Dr. Arqileja tha pr mediat se gjendja e Ambasadorit eshte kritike por stacionare, dhe ai here pas here uleret Dukaxin! Dukaxin! Pasi lodhet bie perseri ne kllapi.........

[/ QUOTE ]

Ndërkohë kryeministri Berisha ka nxjerrë në të katër anët e vendit tellallët për të gjetur Ambasadorin kinez të cilit i takon këpuca. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dr. Arqileja është shprehur se Ambasadori qëndron i fshehur pasi nuk është akoma në gjendje të shëndoshë psiqike për të përballuar një marrëdhënie të gjatë me shqiptarët /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: E dyta prishje me kinen

Ujgurët, drejt largimit nga Shqipëria?


Avokatët: Ata rrezikojnë dhe jetojnë në kushte të vështira



--------------------------------------------------------------------------------

Darina Tanushi
redaksia@gazetashqiptare.com

Avokatët e 5 azilantëve ujgurë me shtetësi kinezë në Shqipëri kanë lënë të kuptohet se të 5 të strehuarit në Shqipëri ka shumë gjasa që të largohen prej këndej. Arsyeja zyrtare janë kushtet në të cilat jetojnë, ndërsa realisht duket se është konflikti diplomatik që është krijuar mes Shqipërisë së Kinës që i kërkon 5 ujgurët nën akuzën e terrorizimit.
“Pesë kinezët myslimanë, të liruar kohët e fundit nga burgu i Guantanamos, janë duke jetuar në kushte gjithmonë e më të rrezikshme në Shqipëri. Ky është i vetmi vend që i strehoi ata, pasi SHBA-ja vendosi që kinezët të mos i quajë “luftëtarë armiq”, sipas avokatit të tyre”. Kështu shkroi dje, Charlie Savage i “Globe Staff”,kompania mediatike “The Boston Globe”. Avokati Sabin Willett nga Bostoni, ka shënuar në dosjen e 5 kinezëve, se administrata e Bushit i solli ata në Shqipëri për shkak të sigurisë këtu. Burrat, të cilat janë anëtarë të një grupi etnik të njohur si ujgurë, u arrestuan në Afganistan 4 vjet më parë. Më vonë, Gjykata Ushtarake vendosi, që burrat nuk kanë qenë asnjëherë armiq të SHBA-së dhe ka urdhëruar lirimin e tyre. “Por, për shkak se qeveria kinezë ka një histori persekutimi të ujgurëve, të cilët kanë kërkuar pavarësi të plotë, burrat nuk mund të kthehen në Kinë”, thuhet në këtë shkrim të publikuar dje, në “The Boston Blobe”. Dy javë më parë, në prag të dëgjimit të fatit të tyre nga Gjykata ushtarake bëri të ditur se 5 kinezët janë lënë në Shqipëri, një vend me më shumë myslimanë në Evropën juglindore. Avokati Willett, i cili është përballuar me një betejë të madhe me Gjykatën për t’i sjellë ujgurët në SHBA si refugjatë, fluturoi për në Shqipëri. Në një garanci me shkrim të futur dje në dosje, së bashku me dokumentet e Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, Willett përshkroi një udhëtim tepër shqetësues në një lagje të keqe, ku 5 burrat jetonin si refugjatë në një qendër përpunimi. “Sipas shkrimit të publikuar dje, mbërritja e 5 kinezëve shkaktoi një ndjeshmëri në Shqipëri”, - tha avokati. Qeveria kineze i kërkoi qeverisë shqiptare të ekstradojë burrat, të cilët janë quajtur terroristë. Anëtarë të Parlamentit shqiptar, janë betuar t’i çojnë ata në Kinë. “Edhe nëse ata janë lejuar të qëndrojnë në Shqipëri, - thotë Willett, - ata mund të përballen me një të ardhme jo mikpritëse. “Vendi më i varfër, ku ata janë lënë pa komunitet, gjuhë të njëjtë, familje apo perspektivë, është i papërgatitur të durojë kërkesat e larta të bëra prej diktaturave komuniste më të fuqishme në tokë”, - thotë avokati Willett, sipas këtij shkrimi të publikuar. “Këta burra nuk janë gabuar kurrë me SHBA-në në asnjë mënyrë. Ajo që ka ndodhur është e turpshme”. Administrata e Bushit ka kërkuar nga Gjykata, që të mos pranojë rastin në pikat ku ai është i diskutueshëm. Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë nuk e ktheu thirrjen dje. Po dje, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, lajmëroi se 16 të burgosur që mbahen në arrest në kampin e Gjirit të Guantanamos, mund të transferohen në burgjet saudite në ditët e ardhshme. “Ky është transferimi i parë i një shkalle të lartë nga kampi burg, në këtë ishull të izoluar në më shumë se një vit”. Kështu përfundon shkrimi i Charlie Savage i “Globe Staff”.

Marrë nga Gazeta Shqiptare Online.
 

tntn

Primus registratum
Re: E dyta prishje me kinen

...Gabim, gabim dhe prape gabim!
Ti shoki po ben gjithcka qe te na nxjerresh nga vija e drejte e vetevendosjes dhe miqesise se perhershme me SHBA!

Pra:

Rrofte Kanuni!
Rrofte Imperializmi Amerikan!
Rrofte e drejta e vetvendosjes dhe liria e besimit e kinezeve ujgure, shqiptareve patriote dhe kurdeve turq!
Rrofte Ambasada Hollandeze!
Rrofte Populli i Madh dhe Mik Kinez!
(na) Rrofshin Presh Zogaj, Besnik Mutafaj dhe Lush Perpalla!

...me thene te drejten, ne i duam te gjithe. gjynah qe te gjithe fshijne bycen me ne.
 
Top